Mendime
Adil Fetahu: Çamëria - plagë e pa shëruar
E shtune, 17.08.2013, 03:41 PM
ÇAMERIA –
PLAGA JONE E PA SHERUAR
(Në njeqindvjetorin e pushtimit)
Shkruan:
Adil FETAHU
Çamëria
është (ishte!) njëra nga krahinat më të bukura të tokave iliro-shqiptare, që
shtrihet në brigjet e Detit Jon. Sot vetëm shtatë fshatra të kësaj krahine, me
qendrën në Konispol, janë brenda kufijve të Shqipërisë; tërë pjesa tjetër më e
bukur është pushtuar dhe aneksuar nga shteti fqinj – Greqia, gjatë luftërave
ballkanike 1912-1913, ndërsa me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve të
fuqive të mëdha të asaj kohe për caktimin e kufirit jugor të Shqipërisë, të mbajtur në Londër (11 gusht 1913), Çamëria i është
lënë Greqisë.
Pushtimi dhe aneksimi nga Greqia i tokave shqiptare të cilat akoma ishin nën sundimin e Perandorisë Otomane, ishte pjesë e “Megali Idea-s”, një program nacional panhelen, të cilin e kishte shpallur kryeministri grek Ioannis Kolettis në vitin 1844, po atë vit kur ministri e pansllavisti serb Ilija Garashanin e kishte shpallur programin nacional të Serbisë së Madhe (“Naçertania”), në realizimin e të cilit Serbia punoi gjatë gjithë kohës, duke pushtuar tokat shqiptare: Sanxhakun e Nishit, Vilajetin e Kosovës e të Manastirit, e duke ngushtuar deri në maksimum hapësirën jetësore të Shqiptarëve.
Gllabërimet
e tokave shqiptare nga fqinjët, me bekimin e superfuqive të kohës
Fqinjët
tanë nga Jugu e nga Veriu:
Në
luftërat ballkanike për çlirimin nga pushtuesi otoman, morën pjesë të gjithë
popujt e Ballkanit. Shqiptarët që ishin më të diskriminuarit nën pushtetin
otoman, për shkak se nuk njiheshin si etni e veçantë ose komb, veçse varësisht
nga përkatësia fetare njiheshin si muhamedan, ortodoks ose katolik, prandaj nuk
u lejoheshin shkollat as gjuha shqipe, luftuan për të drejtat e veta dhe
çlirimin e vet, krahas me popujt e tjerë
(grekë, serbë, bullgarë). Mirëpo, nga luftërat që bënë shqiptarët kundër
Perandorisë Otomane, fituan kryesisht fqinjët tanë: grekët, serbët, malazezët.
Shqiptarët e fituan një gjysmë-shteti (Shqipërinë), në më pak se 1/5 e
territorit të banuar kryesisht ose me
shumicë shqiptare.
Pas një lufte që zgjati plot gjashtë muaj, në të cilën ranë dëshmorë mbi 4000 shqiptarë dhe 5000 të tjerë vdiqën nga plagët ose nga sëmundjet dhe rraskapitja, me rënien e Janinës (mars 1913), Çamëria u çlirua nga pushteti otoman, por ra nën pushtimin grek. Me qenë se Shqipëria londineze ishte shtet i ri, i dobët dhe i pa konsoliduar, nga kjo luftë përfitoi Greqia e cila e mbante Çamërinë të pushtuar, ndërsa fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës (më 11 gusht 1913) ia caktuan kufirin jugor Shqipërisë, duke e lënë Çamërinë brenda kufirit të Greqisë. Humbja e Janinës, si kryeqendër e Çamërisë dhe gjithë Epirit, ka qenë humbja më e dhembshme dhe më e hidhur në historinë shqiptare.
Projektet e spastrimeve etnike
Sapo e
morën Çamërinë, qeveritë greke filluan spastrimin etnik, në mënyrën dhe me metodat
më barbare: duke bërë krimet më monstruoze mbi popullsinë çame, veçmas atyre të
besimit musliman, për t’i detyruar ta braktisin atdheun e tyre. Pas luftës
greko-turke (1920-1922), Turqia dhe Greqia nënshkruan Konventën e Llozanës (janar 1923), për shkëmbimin e ortodoksëve të
Turqisë me turqit e Greqisë. Me forma të ndryshme të presionit, propagandës e
dhunës, Greqia i detyronte edhe çamët e besimit musliman të deklarohen si turq,
për t’i shkëmbyer me ortodoksët e Turqisë, duke ua marrë çamëve tokat dhe
gjithë pasuritë, për t’i vendosur në to grekët e ardhur nga Anadolli, apo
grekët
Në librin
e Hajredin Isufit: “Çamëria – nëpërmjet kronikave të kohës 1902-
Ata 70
‘shpirt’ ishin paria e gjithë Çamërisë, dhe nuk ishin 70, por 72 veta. Ky krim
kishte për qëllim që ta frikësojë tërë popullsinë e Çamërisë dhe t’iu
tregojë atyre se nuk kanë perspektivë as jetesë në vendin e
vet. Për t’ua bërë jetën të padurueshme çamëve të besimit musliman, pushteti
grek përmes reformës agrare iu merrte tokat, e më vonë edhe shtëpitë, të cilat
ua ndante grekëve, me qëllim që të ndryshonte strukturën etnike të Çamërisë.
Kisha në anën e vet përqante sa mundte shqiptarët në baza të përkatësisë
fetare.
Në prag
të luftës italo-greke (1940), pushteti grek i mblodhi të gjithë meshkujt e
çamëve muslimanë prej 15-75 vjeçe dhe i internoi nëpër ishujt e Egjeut, gjoja
nga frika se këta çamër do të hakmerreshin sapo Italia ta pushtojë Greqinë.
Shumë (450 veta) prej atyre të
internuarve nuk u kthyen më kurrë, ngase u likuiduan ose vdiqën nga
torturat. Në familjet e të internuarve
bënin kërdi bandat greke, duke vrarë,
masakruar e dhunuar gra e fëmijë, dhe duke plaçkitur gjithë çka kishin.
Krimet më
monstruoze kundër çamëve bandat greke (ushtri, xhandarmeri e paramilitarë) i
kryen në periudhën 1944-1945, atëherë kur Greqinë e kishte pushtuar Gjermania.
Klerofashizmi grek bashkëpunonte fshehtas me gjermanët, duke iu premtuar
gjermanëve se nuk do i ngacmojnë gjatë ikjes, në qoftë se do t’ua lënë duart e
lira për t’i përzënë çamët. Në kronikat e kohës shënohet se më 27 qershor 1944,
në Paramithi ndodhi “nata e Bartolomeut”, me ç’rast monarko-fashistët grekë
arrestuan tërë popullsinë muslimane çame dhe deri të nesërmen i vranë të gjithë
burrat. Qyteti ishte mbushur kufoma. Nga 380 tjerë të burgosur, në mesin e tyre
plot gra e fëmijë, 120 vdiqën nga torturat dhe uria. Në Spatar të Filatit, në
shtator 1944 i grumbulluan të gjithë banorët para xhamisë së fshatit, i
torturuan e dhunuan gra e vajza, kurse nëpër shtëpi bënin mizori të papara.
Plakës 50 vjeçe (Paçe Çulani) ia prenë flokët dhe veshët e pastaj e vranë në
kopshtin e saj. Familjen tetë anëtarësh
të Sako Banushit, pasi i çnderuan gratë, i masakruan me thika. Në shtëpinë e
Damin Muhametit u vranë 5 gra e 3 fëmijë. Në shtëpinë e Dul Sherifit ia prenë
kokën plakut 80-vjeçar dhe shoqes së tij. Në shtëpinë e Metë Brahës i dogjën
për së gjalli 20 gra, fëmijë e burra. Në kopshtin e Avdyl Nurçës masakruan 30
veta. Çamëve nuk iu mbeti shteg tjetër, veçse të ikin brenda kufirit të
Shqipërisë, ku u strehuan mbi 20.000
veta, duke lënë gjithçka që kishin në shtëpitë e tyre, e duke mos mund të
marrin asgjë prej tyre. Ata çamë që nuk kishin mund të ikin, në vitet
1944 e 1945 u bënë objekt i masakrave të bandave greke të udhëhequra nga
Napolon Zerva famkeq (për këtë shih
librin, romanin historik të Arben Kondit),
të cilët vranin e masakronin kudo
që i gjenin: në shtëpi, në rrugë, në treg apo në arë. Sipas një statistike për
krimet ndaj çamëve (“Masakra në Çamëri – përmbledhje dokumentesh”), më 27
qershor 1944, në Paramithi, Margëlliç e katunde, u vranë e masakruan 800 burra
dhe 230 gra e fëmijë, në Pargë 130 burra;
në gusht 1944, në Filat e katunde 198 burra e 61 gra e fëmijë; në mars
1945 në Filat e katunde 142 burra dhe 59 gra e fëmijë; e kështu me radhë. Në
qytetet e përmendura kishin humbur edhe 230 burra, gra e fëmijë. Gjatë asaj
kohe, pasi plaçkitën gjënë e gjallë dhe gjithçka që mund të plaçkitej, i dogjën
e shkatërruan 68 katunde me 5800 shtëpi. Statistika jep shënime edhe për
bagëtinë dhe mallrat e grabitura e plaçkitura, në naturë dhe në çmime.
Sipas një
raporti të Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë, drejtuar kryeministrit të
Shqipërisë (3 qershor 1946), çamët e ikur në Shqipëri ishin vendosur
përkohësisht, në: Konispol 1490, në Delvinë 940, në Sarandë 1050, në Vlorë
4700, në Fier 1980, në Berat 1070, në Lushnjë 1500, në Durrës 1420, në Kavajë
1450, në Shijak 640, në Krujë 770, në Elbasan 500, në Peqin 450, në Dumre 820,
në Tiranë 900, dhe në Shkodër 75 veta, e kështu me radhë.
Regjimi
komunist në Shqipëri, i lidhur ngushtë me komunistët në Greqi, Jugosllavi e
Rusi, nuk u kujdes sa e si duhet për
fatin e çamëve as nuk i trajtoi në mënyrë adekuate refugjatët çamë. Bile, në
vitin 1949, gjatë luftës civile në Greqi, me kërkesën e Greqisë, regjimi
shqiptar u përpoq të mobilizojë çam për t’i dërguar në luftën civile në Greqi
që zhvillohej midis të majtës e të djathtës greke.
Një “shërbim” tjetër të keq që regjimi komunist u ka bërë çamëve, është dhënia e shtetësisë shqiptare të gjithë çamëve në mënyrë kolektive, me një dekret në vitin 1953, dhe ky fakt paraqet në një mënyrë pengesë në kërkesën e çamëve për kthim ose për kompensimin e pronave të tyre të lëna në Çamëri.
Ka apo s’ka sot çamë në Greqi?
Dikush
mund të shtrojë pyetjen: a ka sot çamër në Greqi? Përgjigja mund të jetë: edhe
ka, edhe s’ ka! Çamët e konfesionit ortodoks, janë asimiluar e konvertuar në
grekë, dhe nëse ka ndonjë që e ndien veten shqiptar, këtë nuk guxon ta thotë
“as në vesh”. Nëse ka mbetur ndonjë çam i besimit musliman, nuk guxon të ndihet
i gjallë. Gjuha shqipe është e ndaluar,
ndërsa pa gjuhë, pa arsim në gjuhën amtare, pa liri të përdorimit të
gjuhës në komunikimin publik e pa mjete të informimit në gjuhën amtare, nuk mund të ruhet identiteti kombëtar.
Historiani Arben Llalla, në një intervistë dhënë gazetares Valeria Dedaj me
rastin e botimit të librit “Demografia e viseve shqiptare në Greqinë e
Veriut”, thotë se në atë pjesë
(Maqedonia e Egjeut dhe Trakia), sot (2013) shqipja flitet në 42 fshatra,
ndërsa në gjithë Greqinë gjuhën shqipe e flasin rreth 1,5 milion njerëz, dhe se
rreth 4 milion grekë kanë origjinë të pastër shqiptare?! E pabesueshme!
Shteti grek është shteti më fashist në Evropë, në mos edhe në botë. Policia (fashiste) greke e ka ndihmuar nazizmin gjerman në mars të vitit 1943 për t’i kapur dhe internuar çifutët nga Selaniku në kampet e Aushvicit, kurse në pronat e tyre u vërsulen grekët, si bishat mbi gjahun. Prej 47000 çifutëve në Greqi, vetëm 2000 veta mbijetuan Luftën e Dytë Botërore, dhe askush në Greqi nuk është gjykuar as për gjenocidin mbi çamët, as për atë mbi çifutët! Fashizmi në Greqi është paraqitur shumë më përpara se fashizmi e nazizmi në Gjermani, qysh prej luftërave ballkanike, dhe ende është në zbatim nga shteti dhe kisha greke, që në të vërtetë janë një. Gjenocidin e programuar e zbatuar në baza etnike, fetare, kulturore, ekonomike që ka bërë Greqia ndaj popullsisë autoktone çame, është i përmasave më të mëdha të fashizmit. Një përqindje të madhe të popullsisë çame e ka likuiduar fizikisht në mënyrën më mizore, ndërsa të gjithë të tjerët i ka shpërngulur e përzënë nga atdheu i tyre. Sot, pas një shekulli të pushtimit të Çamërisë, pushtim që ia ka njohur edhe bashkësia ndërkombëtare, plaga kombëtare shqiptare për Çamërinë nuk ka gjasa të shërimit. Evropa demokratike e me plot gojën të drejta të njeriut e të minoriteteve, qe plot një shekull e heshtë problemin e Çamërisë e të çamëve, ndërsa Greqinë fashiste e përkëdhelë dhe ndihmon, si ta kishte ‘bijë hasreti”! Fatkeqësisht!