E diele, 28.04.2024, 04:18 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Na çliroi SHBA dhe jo turqit e arabet

E diele, 18.08.2013, 06:05 PM


O shqiptarë o na çliroi SHBA me demokracitë evropiane se sa për arab e turq sot në Kosovë do kullosnin bagetia serbe dhe shkiet e Shumadisë !

Nga Xhevat Rexhaj

Pa dashtë me ja nis me pellazgët, dardanët, ilirët e tutje, ngase nuk kam as dije, as njohuri e as studime, une po filloi nga aty ku kam së paku njohuri te mia, dhe  ato që dihen botërishtë. Po filloi nga Gjergj Kastrioti, Pjeter Bogdani, Nora e Kelmendit, Pap Albani-Klementi i IX, vllaznit Frasheri, Faik Konica, Gjergj Fishta, Haxhi Zeka, Ded Gjo Luli, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Fan Noli, Vaso Pasha, Nana Tereze- Gonxhe Bojaxhiu e po vij te ai qe do i kushtohem kësaj radhe Ibrahim Rugova.

Që të gjitha këto figura madhore të shqiptarise që ecën, vepruan, luftuan, dhe krijuan atë që mundën për qenjën tonë kombëtare, e deshen dhe e menduan tokën shqiptare pa anmiq, pa sllav dhe pa anadollak të anadollit, të gjitha ato figura e deshen tokën arbnore të pastert me gjak shqiptari se ishte e shqiptarise me mija vjet. Ishte Gjergji ai që 27 vite tronditi portën e barbarise anadollake, por që fatkeqesishte pas vdekjes së tij tokat shqiptare u tymosen nga katrahura, dhe barbaria gjenocidiale sultaneske, sherrin që ende po ua shofim se e kanë mbjell nji farë të keqe që ende po kafshon si virusi i keq trungun shqiptarë, e deri te Njeriu i dy shekujve që ripertriu aleancen me perendimin , pra me qytetnimin e civilizimin te cilit i takojme me shekuj, ishte pra Ibrahim Rugova që përmes frymezimit të Cetës së Profetëve, dhe mendjes e penës së Pjeter Bogdanit trokiti në dyert e ndërgjegjës së demokracive si motra të qytetnume evro-atlantike që ta çlironin gjysmën e kombit shqiptarë nga gjenocidi sllavo-serb.  Gjergj Kastrioti, dhe të gjithë ata burra e gra të lartëpermendura ishin me shekuj në luftë me të keqen e dyfishte, me sundimin barbar sulltanezo-anadolak dhe nën brutalitetin dhe zaptimin e tokave tona me lejen e anadollakeve që na i benin sllavet në krye me serbët, pra ishte vet turk-osmani pushtues që fali apo dhuroi për kurva serbe tokat tona shekullore te cilat sot e kësaj dite janë pronë e sllavëve të Karpateve. Ibrahim Rugova prej ditës së parë që doli haptas si lider. dhe udhëheqës së pari shpirtëror, e më pastaj edhe i zgjedhur me votën e popullit e kishte të caktuar ruten, apo rrugën të cilën ai dhe me të edhe populli shqiptarë duhej ndjekur që të vinte deri te çlirimi dhe pavarësia e Kosoves-Dardanisë. së cilës ai i krijoi edhe Himnin edhe Flamurin e që mjerisht i hodhën. dhe i dogjën këta pushtetarët e sotëm e banditët e dikurshëm. dhe hajnat e sotëm perseri. Ibrahim Rugova busollën e kishte shumë mire të rregulluar, ndihmë dhe rikrijime aleancash me SHBA-ne, dhe shtetet e forta demokratike evropiane, besa deri edhe Kanadanë, Japonin dhe Australin i beri krah të popullit shqiptarë , dhe vet Kosovës. Stacionet e rregullta të Ibrahim Rugovës ishin, Washingtoni, Berlini, Londra, Parisi, Roma, Berna, Stokholmi, Brukseli, Praga e kudo të tjera seli të cilat në nji kohë të caktuar do vendosnin që edhe me forcën ushtarake të quajtur NATO ta godisnin qendrën e barbarise evropiane Beligradin, dhe mbare Serbinë, dhe kjo do të ndodhte në vitin 1999.

I llidha të gjitha këto që të vie edhe të ajo se ku e kisha edhe qëndrimin dhe cakun e këtij shkrimi të shkurtër. Gjatë gjithë kohës sa veproi dhe punoi për realizimin e projektit madhor Kosova shtet i pavarur, Presidenti Ibrahim Rugova asnjihere nuk u turr kah arabet, asnjihere nuk u turr kah Turkia, asnjihere nuk u turr kah sheiket e që të gjithë së bashku edhe atehere edhe sot ishin dhe mbesin miqët e denjë të Rusisë dhe Serbisë, këtë e dinte shumë mire Ibrahim Rugova, e pra ai për dy dekada me rreshte, apo në punën e tij si President në dy shekuj nuk u perkul para arabo-turqeve, ngase sigurishte se e dinte qendrimin e tyre karshi shqiptarëve, por Ibrahim Rugova ishte gjithmonë aty ku dëgjohej zeri i shqiptarëve, në SHBA, Bruksel, dhe në Selinë e Shenjët te Papa Gjon Pali i dytë i cili edhe dihet mirefilli se kishte dhanë sinjalin e gjelbërt Bill Klintonit që të sulmohej Serbia edhe pse si vend i krishterimit orthodox. Ibrahim Rugova ishte vet truri i kthjellët shqiptarë, qebesa Ibrahim Rugova sigurishte se me kohë e ka ditë dhe e ka hetue se çfarë mundë te sjellin arabo-truqit në trojet shqiptare, pra ata na sollën vetëm ndërtime xhamijash, dhe duhet thënë se kishim mjaft dhe i respektonim të gjithë shqiptarët si xhamijat ashtu edhe kishat tona, por pas luftës doli se radikalizmi islamik e mori mbështetjën e hajnave qeveritar,  dhe shpërlarësve të parase kriminale, dhe të korrupcionit dhe tani Kosovën gradualishtë po e shëndërrojnë në nji shtet islamik të tipit arabo-afganistanez. Ibrahim Rugova gjatë mandatit të tij asnjihere nuk deshi të vizitoi ato vende nga të cilat asnji e mirë nuk na vie, Ibrahim Rugova asnjihere nuk kerkoi ndihmë nga ato vende, ngase ishte e vetëdijshëm se mu ato vende e mbështetnin Serbin me dollare dhe me armë, andaj Ibrahim Rugova me kohë e kishte përcaktue fitorën dhe fitusin e çlirimit të Kosovës, dhe ishte Amerika me demokracitë evropiane që edhe ne mundë të themi lirshëm se të gjitha këto shtete që na çliruan , dhe po na mmbajnë gjallë edhe si shtet sot e kësaj dite ishin, dhe janë kombe të besimit të krishterë, por për këto kombe parimore është njerëzia, humaniteti,  dhe demokracia e jo feja. Mos të dalldisemi na shqiptarët sot pas  mjekrrave, pas altoparlanteve,  dhe pas budallakive që janë të mesjetës, por të kthjellemi dhe të mendojmë vetëm nga nji minutë në ditë; po mos të ishin SHBA ja. Gjermani, Anglia, Franca, Italia, Kanada, Zvicrra e shumë shtete të tjera sot nuk do kishte shqiptarë në Kosovë, por do kishte vetëm shkije,  dhe gabel, do kishte vetëm sllav e jo shqiptarë, këto janë gjëra që i dijmë të gjithë, por mjerishtë sot ka disa grupe që po mundohen të shpërlajnë trurin, dhe gjenin shqiptare me budallaki dhe pisllek nga stepat dhe shkretinat e arabisë, larg atyne se na duhet shkollimi, perparimi, ekonomia, dhe demokracia moderne të sigurojmë bukën tonë si shtet…

Rrnofshin aleatët që na i riofroi pas 5 shekujsh nga Gjergj Kastrioti, i Madhi i shqiptarëve Ibrahim Rugova, e pra une mbetem I mendimit se ishte Gjergj Kastrioti , dhe pas 5 shekujsh na lindi I dyti me emrin Ibrahim Rugova, që të dytë tani më janë në amshim, por mbesin në mendjet tona shqiptare për mote, ne duhet të jemi mirenjohës për miqet tanë që na çliruan dhe na rindertuan shtetin, por nese jemi mirënjohes athere duhet edhe të punojme për shtetin, ngase  ashtu do jemi ballëhapur para atyne që na bënë shtet, se qebesa sa për arab e turq sot nuk do kishte ma shqiptarë në Kosovën tonë të dashtun.

Me këtë shkrim të shkurtër nuk mëtoi kurrë të lë anash sakrificat, angazhimet, veprimet dhe luftën që zhvilloi populli shqiptare i Kosovës me shekuj, dekada dhe vite për çlirim, por duhej koha që të dilte në skenë Njeriu që prodhoi durimin, menqurin dhe largëpamsin se vetëm me miqë të fortë ne mundet të çlirohemi nga Serbo-sllavia, ja edhe sot e kësaj dite po shifet se sa veshtire ishte te çliroheshim nga ai pushtues gjenocidial, kur sot jemi shtet ende banditat që e moren pushtetin e Kosoves sot bisedojne me shkiet e Millosheviqit.....Shkurt shkiet dhe arabo-turqit ishin dhe mbesin anmik dhe gangrena shqiptare, sa ma larg tyne ma të forte do behemi ne shqiptaret...kaq kesaj radhe!



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora