Mendime
Gëzim Llojdia: Dhamo - Kënga qytetare vlonjate...
E diele, 18.08.2013, 02:54 PM
DHAMO-KENGA
QYTETARE VLONJATE ARRITI KULKMIN ME TRIO VLONJATE
Nga Gëzim Llojdia
1.
Artur
Dhamo kompozitori vlonjatë i lindur në një vit ku shkronjat përbajnë numra
kombinin e numrave mistik 1969 mbanë
mend se prej fëmijërisë pasioni i tij si
cdo fëmijë është kënga.Melodia në buzët fëminore e kahershme sa vetë njeriu.
Prandaj shqyrtojmë mundësin tonë kur themi se: Muzika është art, është urë që
na lidh përmes tingujve dhe ai e tillë, muzika është një kombinim i veçante
ritmi dhe notash ndërkaq ëikipedia ka bërë një klasifikim unik të sajën: Muzika
është formë e artit, mediumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë.
Elementet kryesore të muzikës janë toni (ku përfshihen melodia dhe harmonia),
ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë tempo, metri dhe artikulimi),
dinamika, si dhe kualiteti zënor. Kështu Turi një emër që vlonjatwt ta ngjisin
në fëmijër,i ka filluar në moshë të vogël të endet nëpër festivalet e këngëve
në moshat më të hershem të fëmijërisë së tij. Ka qenë prezent nëpër festivalet
e këngëve, që në aso kohe ishin argëtimi dhe përbënin ngjarje të veçantë
muzikore për moshën. Një raport, që ai tregon në lidhje me pjesëmarrjet në këto
festivale janë të këtilla:5 herë në festivalet kombëtare dhe 6 herë në
festivalet e Qytetit të Vlorës.
Turi me
dëshirën e këngëtarit të fëmijëve ka
udhëtuar disa herë mëngjeseve në një rrugëtim që fillonte në qytetin
portokajve duke përfunduar në Shkodër.
Është larguar andej me autobusin që shpinte fëmijë,kompozitorë dhe poete në
festivalet e Shkodrës me një hare të veçantë.
3 herë
ndërmjet këtyre largimeve me vete ka shtrënguar në dorë çmim fituesi të disa
vendeve në festivalet e fëmijëve që
ishin stacionuar prej kohësh në qytetin verior buzë Taraboshit. Kush mund ta
frymëzonte Turin në këtë investim afatgjatë të përhershëm dhe të pazhbëshëm,
përveç yllit dhe krijuesit të këngëve
qytetare vlonjate,Reshatit.
Atij
krijuesi që nëse do të konvertohej
shpirti nota muzike do të përbënte një lartësi mali të lartësuar ,ndërkaq që
këngët si” brezare” do të qarkonin hapësirat e tij.Trio vlonjate u krijua nga
bashkimi i tri zërave meliodioz Reshat Osmani,Konstandin Thana dhe Meliha
Doda.Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori
“Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi I Vlorës,
“Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani,
Kostandin Thana dheMeliha Doda.
Trioja
vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të
këngës, dhe zëri i gruas. Pra, ishte një
formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma
e parë në atë kohë. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga
mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, Meliha 22 vjeçe.
Në një
rrëfim me Turin mësoj;Filloj shkollën e muzikës me S.rrapi që në vitin e parë
regjistrohem për kanto.
Aty
kishte një grup profesionistësh V.Cuni,F.Nasto,K.Koka.
Si shkova
unë tek burimi i këngës?Dua të deshifrojë rrugëtimin tim,më thotë Turi.Diku aty
nga shkollimi 8 vjecarë.
- Erdhi
Reshat Osmani. Sapo fillonte procesi për përzgjedhjen e talenteve të reja,pra
bëhej llaf për festivalet e pionierëve
të cilët ishin zërat me të pëlqyeshme për kohën
tonë,Reshati dhe kompozitorë të tjerë vlonjate nisnin ecejaket e tyre
nëpër shkollat e qytetit të Vlorës për të përzgjedhur talentet. Një ditë në
shkollën tonë erdhi pikërisht Reshat Osmani. Reshati i trios vlonjate dhe kompozitori i saj nuk
gaboi kur tundi kokën në shenjë vlerësimi për aftësitë e mija në fushën
muzikore. Nga ajo përzgjedhja unë,shkova dhe këndova në festivalin kombëtar të
fëmijëve në qytetin e Shkodrës. Sapo ka përfunduar studimet e shkollës s mesme
shkon në fshatë. Një lloj stazhi quhej ky për gjimnazistët përpara fillimit të
studimeve universitare.
Në zonën
lumit të Vlorës, në Mavrovë ku punoi 1.5 vite. Koncertet e para mbajë mend që i bëra në majë të fshatit Mazhar të
Lapardhasë. Ndërsa në shkollën e Kotës ndërtova një grup kori. Edhe në këtë
zona muzika që deri atëherë bëhej thjeshtë në shkollë pa krijuar grupet apo
koncertet me muzikë. Ka qenë viti 1983. Rrëfimi i tij të shpie larg.
Shpatat e
malit të Gjerë dhe kalaja e Argjiros prisnin festivalistët
,grupe,këngëtarë,melodi,veshje të larmishme nga folklori dhe tradita e bukur
shqiptare. Morra pjesë me grupin e Vlorës në Gjirokastër.
Nga viti
1988-92 vijova studimet në degën histori-gjeografi në Tiranë. Në vitin 1992
fillova të angazhohem si drejtues artistik te ansambli”Labëria”.Me këtë asamble
të mrekullueshëm arritëm të realizonim albume dhe koncerte deri në TOB. Si
ndikim të tij dhe kontribut ai përmend edhe pjesëmarrjen apo në disa grupe folklorike
për gjetjen apo zbulimin e këngëve të reja me grupet e
Lapardhasë,Vranishtit,Pilur,Kallarat etj. Ka ndjekur nga afër trion vlonjate si
dhe këngëtarët e tjerë të Vlorës që përfaqësonin rrymën e muzikës qytetare
vlonjate si Kleopatra Skarco,Milika Meminaj,Mariza Mico,Venranda
Billa,kompozitorin Pirro Cakrani. Një krijesë e bukur ishte kompozimi i
Themistokli Mones;Miq nga Vlora vijnë
shoqëruar nga F.Haxhiraj,M.Nerenxi,Sh.Shabani. Bashkëpunim të mëtejshëm
vijon me grupin e këngëve qytetare dhe
kompozitorin vlonjate që sot nuk jeton më,Haxhi Dalipi.
Arturin
nga Vlora e mbajnë mend për debutimin e parë në festivale kombëtare të muzikës
së lehtë shqiptare. Në vitin 1990, kënga:” Lule e vetmuar”, duet me Redina
Tilin,mbeti mjaftë e adhuruar nga brezi i të rinjve të asaj kohe. Në vitin 1994
ishte edhe kënga e kënduar nga Ludimilla Baballaku ne koncertin e pranverës.
Nga viti 1990-deri në vitin 1994 Arturi ka një pjesëmarrje aktive në festivalet
e RTSh në dy sfera;a këngëtar,b-kantautor.Në vitin 1993, çmimi i dytë ju dha
këngëtares vlonjate Anita Bitri me kompozimin e Artur Dhamos:”Dashuri ke emrin
ti”.Edhe kjo këngëtare e talentuar vlonjate
nuk rone ndërsa në Vlorë ka një rrugë në qendër të qytetit që rruan
emrin e artistes.
Një
rrugëtim tjetër i Turit është ky 1992-1997 drejtues muzike në Qendrën
kulturore. Së fundi drejtues artistik në teatrin “Petro Marko” të Vlorës.
Ka
realizuar në një total nëse shprehmi kështu:60 premiera estrada dhe variete si
dhe 50 premiera teatri. Është autori i Himnit të skuadrës vlonjate të
Flamurtarit.
.....Flamurtar.....
Flamurtar....../Dy emra kam në zemër unë/Para më je ti o Vlorë/I dyti është
ekipi ynë/Flamurtari madhështor/Me fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si
ty/.....Flamurtar..... Flamurtar....../Kur del në fushë lufton, fiton/Zemrat
tona ndizen zjarr/Ne derdhim lot, për ty gëzojmë/Brohorasim Flamurtar....../Me
fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si ty/.....Flamurtar..... Flamurtar......
Artur
Dhamo është edhe krijuesi i këngës së 100vjetorit të kënduar nga këngëtari
brilant Ylli Baka dhe grupi lab Cipini. Madje për këtë këngë një vit më
parë intervistova Ylli Bakën harrova të
shënojë emrin e atij që e nxori nga shpirti dhe e bëri të pavdekshme duke e
hedhur në nota muzikore. Ky ishte kompozitori Artur Dhamo.
Oh moj
Vlora me kurore
Vlora me
kurore
Te uroj
100 vjetor
Oh moj
Vlora me kurore
te urojme
një 100 vjetor
te puthe
detin, te puthe malin
te takoj
Smail Qemalin.
Vitet
ikin, vitet shkojnë
gjithë
shqiponjat fluturojnë
rrugët
kombin e bashkojnë
te gjitha
ne Vlorë fillojnë.
I dha
besën burri burrit
ne
kalkonin e flamurit
mbylli
plaku pavarësisë 500 vjet e historisë.
Vitet
ikin, vitet shkojnë
gjithë
shqiponjat fluturojnë
rrugët
kombin e bashkojnë
te gjitha
ne Vlorë fillojnë.
Zemra e
kombit arbëror
si sahat
punon ne Vlore
u kurdis
nga ajo dore
me 28
nëntor.
hajdeeeeeeeeeeee
!!!!!
Oh moj
Vlora me kurore
te uroj
100 vjetor
rrugët e
kombit e bashkojnë
te gjitha
ne Vlore fillojnë.
Vitet
ikin, vitet shkojnë
gjithë
shqiponjat fluturojnë
rrugët
kombin e bashkojnë
te gjitha
ne Vlorë fillojnë.