Mendime
Ismet Azizi: Tim Judah - Fundi i Gjukanoviqit
E merkure, 21.08.2013, 07:41 PM
Tim Judah: Fundi i epokës së Gjukanoviqit
Nga Ismet
Azizi
Londër –
Epoka e
kryeministrit Milo Gjukanoviç, i cili ishte sundimtar i padiskutueshëm i
Malit të Zi që nga vitet e 90-ta, po mbaron - vlerëson e përjavshmja
londineze "The Economist" e që e transmeton edhe "Vijesti" i Podgoricës.
Në një
artikull të titulluar "udhëheqës i kopesë" gazetari britanik Tim
Judah thekson se kryeministri i Malit të Zi gjithnjë e më shumë po përballet me
probleme të reja me koalicionin.
Revista e
Londrës, në fakt, thekson se Gjukanoviqi, në këtë moment, problem më të
madh po i bënë Partisë Social
Demokratike (SDP), e cila është anëtare e vogël e koalicionit qeverisës, të
cilën e udhëheqë Ranko Krivokapiq.
Gjukanoviqi është duke i shkaktuar probleme edhe parlamentit të Malit të Zi,
lider i së cilit është kryetari i SDP-së.
"Partneri
i tij i vogël, SDP, po sillet si parti opozitare, parlamenti ka rrëmbyer më
shumë pushtet, ndërsa zyrtarët e Unionit
Evropian janë duke kërkuar më shumë veprim kundër krimit dhe
korrupsionit", thuhet në tekstin e Tim
Judës.
Bëhet me
dije se Gjukanoviqi nuk e fshehu
zemërimin kur foli për mosmbështetjen me
rastin e rishikimit të buxhetit. SDP ka krijuar një shumicë të re me
"armiq të shtetit" dhe dërgoi mesazh që dëshiron futjen e diktaturës
parlamentare.
Kritikat
e kryeministrit pasuan pasi qeveria, për
shkak të refuzimit të deputetëve
të opozitës dhe SDP, u detyrua të
tërheq rishikimin e buxhetit i cili kishte paraparë lejimin e shlyerjeve të
borxheve prej 61.000.000 € kombinatit të Aluminit, Elektro Ekonomisë së
Malit të Zi dhe kompanive ndërlidhëse
energjetike në kurriz të
qytetarëve.
Teksti i
artikullit përkujton se Gjukanoviqi sjelljen e parlamentarëve malazez e
quajti "diktaturë e të
paaftëve".
"Asnjë
nga kjo nuk do të çojë në një rënie të pashmangshme të qeverisë së Gjukanoviqit. Ranko Krivokapic thotë se dëshiron ta siguroj
ftesën për Malin e Zi në vitin e
ardhshëm për anëtarësim në NATO, para se
të mendoj të largohet nga qeveria. Mirëpo, këto janë sinjalet se epoka, në të cilën kryeministri Gjukanoviq ishte
sundimtari i padiskutueshëm i Malit të Zi, po mbaron” thuhet në tekstin e revistës së Londrës" Economist
".
Revista
londineze potencon që, edhe pse situata politike në Mal të Zi shumë ka
ndryshuar, asnjë qeveri në Malin e Zi nuk u shkarkua në zgjedhje. Ndryshimi i qeverisë
në zgjedhje, siç thuhet, pas pritjes me dekada të tëra më nuk është e i
paimagjinueshëm.
"Në
prill (lideri i Frontit Demokratik)
Miodrag Lekiq, një ish-diplomat “për një qime floku” korri fitore në zgjedhjet
presidenciale ndaj Filip Vujanoviqit i
cili kishte mbështetjen e Gjukanoviqit,
thuhet në tekstin e Judës.
Ai
përkujton edhe këmbënguljen e
udhëheqësit të socialdemokratëve
se Vujanoviq nuk është legjitim në funksionin e kryetarit të shtetit,
sepse nuk kishte të drejtë për një
mandat të tretë. Në zgjedhje, siç thuhet, ka ndikuar publikimi i transkriptit nga mbledhja e
partisë së SDP të cilët e shkaktuan aferën "Snimak" (Inqizimi).
"Këto
zgjedhje kanë kaluar në shenjë të inqizimit i cili depërtoi në opinion në shkurt, në të cilin iqizim
është dëgjuar Gjukanoviqi dhe
liderët e partisë së tij me sa duket duke debatuar për të rregulluar zgjedhjet
presidenciale duke abuzuar me paratë publike dhe punësimin në këmbim të një vote", thuhet në
"Economist", duke paralajmëruar se sjelljet e pandershme të gjithë akterëve politik e që ishin shumë
të njohura, dhe "atëherë doli ne
shesh të hapur dhe më kjo gjë nuk ishte
e mundur të injorohet".
"Është e lehtë të imagjinohet Gjukanoviqi se si gjatë rrugës deri në vendin e punës në mendje fishkëllen melodinë “udhëheqësi i kopesë”. (Leader of the pack, kënga e metal bendit “Twisted sister”). Padyshim njeriu i mbijetuar i politikës ballkanike i cili vendin e tij nga viti 1989 e udhëheqë nga një punë në tjetrën, i cili është vetëm 51 vjeçar, e ktheu shtetin e tij kah pavarësia nga Unioni me Serbinë, dhe nga atëherë kur Kroacia u bë anëtare e UE, Mali Zi është në rrugë të sigurt të jetë anëtari i ardhshëm, duke e tejkaluar Serbinë dhe katër vendet tjera ballkanike të cilat kanë të njëjtin qëllim” ka nënvizuar Tim Judah.