Mendime
Bekim Rexhepi: Serbët e Kosovës nuk njohin Kosovën
E marte, 20.08.2013, 07:58 PM
Simbolet shtetërore janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet lëshuar pe qe ato të zhbëhen, për shkak të një procesi që në esencë nuk do të legjitimoj asgjë. Më mirë të mos zhvillohen zgjedhjet e tre nëntorit fare se sa të hiqet dorë nga simbolet. Është gati e njëjta gjë sikur me fusnotën që morri Kosova nga koncesionet që më herët i bëri Serbisë, e në fund ajo edhe pse morri fusnotën për Kosovën, serish i bojkotoi të gjitha takimet ku morën pjesë përfaqësuesit shqiptar.
Nga Bekim REXHEPI
Janë
zgjedhjet e ardhshme te 3 Nëntorit, ato te cilat ua qartësojnë serbeve të
Kosovës që të mos e njohin definitivisht Kosovën si shtet të tyre. Në fakt ne
kishim dilema se një dite Serbia mund ta njoh pavarësinë e Kosovës, madje ishim
afër një shprese dhe gjase se ndofta janë bisedimet apo vetëm përmes tyre
Serbia më në fund do të qartësohet politikisht ndaj realitetit të krijuar në
Kosovë.
Janë
zhvilluar një varg bisedimesh dhe janë bërë një varg marrëveshjesh me Serbinë,
sa i përket Kosovës dhe gjendjes së saj. Por të gjitha këto bisedime dhe të
gjitha këto marrëveshje akoma nuk kanë sjellë ndryshime të theksuara ne
raportet shqiptaro serbe.
Politika
zyrtare e Kosovës ka bërë disa hapa në drejtim të përmasimit të këtyre
raporteve duke ua falur edhe krimet, edhe dëmet nacionale. Por, serbet këto
raporte nderë etnike as edhe sot nuk orvaten ti relakësojnë në dobi të vetë
raporteve por orvaten që ato ti shfrytëzojnë akoma ne dobi te
ultranacionalizmit të tyre.
Duke iu
kthyer dhe një herë çështjes së zgjedhjeve të tre nëntorit, zgjidhje qe po
synohet të fusin edhe popullatën serbe të veriut. Është për tu analizuar nëse
serbet e Kosovës ne këto zgjedhje do të dalin masovikisht apo vetëm sa për të
përmbushur një lloj komoditeti politik për pushtetin në Prishtinë, i cili më
shumë është i interesuar të fus serbet në zgjedhje për shkak të pushtetit se sa
ti fus në shërbim të shtetit dhe vet serbëve. Është tashmë e çartë se propozimi
për datën e tre nëntorit ka rrjedhë nga qeveria serbe ne
Nuk duhet
injoruar rasti i z. Maloku, sepse ai do të ngjeshi edhe me shumë faktin se
Kosova nuk qeveriset nga shteti kushtetues por nga pushteti qe e ka kapur
shtetin me gjithë kushtetutë.
Kryetarja
e KQZ-së Daku, është jashtë mandatit të saj, sepse ka udhëtuar disa herë në
Bruksel duke marrë pjesë në dialogun politik. Gjithashtu zonja Daku, ka
urdhëruar kryeshefin ekzekutiv të KQZ-së që të bëjë zëvendësimin e zyrtarëve
komunalë në komunat në veri të vendit me individë të propozuar nga qeveria
serbe, me çfarë është jashtë mandatit dhe shkel pavarësinë e vet KQZ-së.
Valdete
Daka, orvatet të spekuloj akoma më shumë duke ritheksuar se “deri tash akoma
nuk është diskutuar se si do të duket logoja në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale
të 3 nëntorit”.
Çfarë
logo-je tjetër duhet të kenë zgjidhjet në Kosovë, përpos asaj logo-je
shtetërore. Këtu orvatet të mënjanohet simbolet shtetërore dhe për hir të
pushtetit, duke i dhënë të drejtë qe edhe serbëve të Kosovës të mos e njohin
Kosovën si shtet të tyre. Përse të mbahen zgjedhjet ne veri të Kosovës nëse ato
nuk e legjitimojnë pushtetin e vendit atje?! Ato mund të mbahen atje vetëm nëse
e legjitimojnë një pushtet i cili i përgjigjet shtetësisë së Kosovës, në të
kundërtën është më mirë të mos mbahen fare siç po orvatet të mashtrohet vetëm
opinioni i brendshëm shqiptar sepse opinioni serb është i qartësuar sa i përket
zgjedhjeve në Kosovë.
Serbet do të hynë ne zgjedhjet e Kosovës nëse këto zgjedhje ua mundësojnë serbëve të Kosovës të mos i pranojnë domosdoshmërish institucionet e Kosovës. Simbolet shtetërore janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet lëshuar pe qe ato të zhbëhen, për shkak të një procesi që në esencë nuk do të legjitimoj asgjë. Më mirë të mos zhvillohen zgjedhjet e tre nëntorit fare se sa të hiqet dorë nga simbolet. Është gati e njëjta gjë sikur me fusnotën që morri Kosova nga koncesionet që më herët i bëri Serbisë, e në fund ajo edhe pse morri fusnotën për Kosovën, serish i bojkotoi të gjitha takimet ku morën pjesë përfaqësuesit shqiptar.