Mendime
Isa Mulaj: Jacobson - ofertë Albin Kurtit
E enjte, 16.05.2013, 07:59 PM
Jacobson: Ofertë Albin Kurtit për zgjidhje përfundimtare
Idetë të cilat SHBA ua imponojnë shteteve tjera, janë dukshëm të ndryshme nga ato që i praktikon në shtetin e vet – Joseph E. Stiglitz
Nga Isa Mulaj
Tracey
Ann Jacobson është ambasadorja më e papërshtatshme dhe më kundërthënëse e
SHBA-së që ka njohur ndonjëherë Kosova. Pararendësi i saj Christopher Dell,
ndonëse na kishte ardhur te hunda me veprimet e tij, ka qenë lule në krahasim
me këtë. Kjo ka filluar haptas të deklaroj se kë e ka halë ne sy. U kujtohet
kur deklaroj se Albin Kurti ka kërcënuar ish-sekretaren amerikane të shtetit
Madeleine Albright? Ambasadorja tjetër e mëhershme e SHBA-së, në pamundësi për
ta shpikur ndonjë akuzë banale kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (VV), si për
shembull, kërcënimi ndaj vetë ekzistencës së SHBA-së, e kishte shpallur këtë
Lëvizje “armike të popullit të Kosovës”. Megjithatë, populli i Kosovës jo vetëm
që nuk e ndante fare këtë bindje të saj, por tani është thellësisht i bindur se
armik i tij janë të gjitha partitë politike, dhe se miku i vërtetë i tyre sipas
të gjitha gjasave ka mbetur VV. Çdo gjë që e spikatë rolin koxha negativ të
ambasadës së SHBA-së, sidomos në shpronësimin e resurseve të Kosovës, menjëherë
të raportojnë si kërcënues serioz.
Në
Kosovë, nëpërmjet propagandës dhe kërcënimit, është imponuar dukuria e kultit
amerikan, pavarësisht se si rrjedhin gjërat para syve tanë për çdo ditë. Një
vështrim i shkurt dhe sipërfaqësor vë në shesh rolin destruktiv të ambasadës së
SHBA-së prej ambasadorit Philip Goldberg e deri te Tracey Jacobson me
intensitet të shtuar. Shumicës së popullit të Kosovës i ishte bërë kancer
ambasadori Dell me qasjen e tij gangstere dhe të papërgjegjshme. Disa kosovarë
që frikësoheshin për hir të asaj se ky e përfaqësonte SHBA-në në Kosovë,
detyroheshin t’i pranojnë të këqijat e tij në heshtje. Kur vetë ambasadori doli
me një koment dhe karikaturë në rrjetin social Facebook duke i ironizuar
kosovarët si lopë që nuk kanë ndryshuar dhe nuk ndryshojnë, edhe shqiptari më
pro-amerikan më në fund u detyrua të reagoj: “Tpthu bre nanën e kllosharit; se
na kem faj qe t’kemi lanë me na shitë e shkërdhy, e tash edhe lopë po na bon.”
Stejt departamenti amerikan moti ia pat tërhequr vërejtjen Dellit për pisllëqet
që i bënte në Kosovë. Mediet dhe shqiptarët në Kosovë nuk kanë guxuar prej
Dellit ta raportojnë këtë realitet, dhe me këtë tregonin se sa pro-amerikan
qenkan. Lajmin për ngrehjen e veshit Dellit nga Uashingtoni e kishte
transmetuar gazeta “Blic” e Beogradit. Ndaj këtij lajmi kishte reaguar gazeta e
Hashim Thaçit “Express” duke e mbrojtur Dellin, çka do të thotë se mbrohej
krimi i përbashkët në Kosovë të cilin e gjykonte Uashingtoni.
Pavarësisht kësaj, Delli vazhdonte i pavarur nga Uashingtoni në gjahun kundër çdo politikani dhe aktivisti në Kosovë që nuk i përshtatej programit të tij destruktiv. Pas skandaleve të njëpasnjëshme, Delli u fut edhe personalisht në Kuvend dhe mori pjesë aktive në shantazhin për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës. Në Kuvend duhet të ketë disa rregulla, së paku sa për sy e faqe. Edhe ai që mundohej t’i përmbahej rregullave, Dellit nuk i pëlqente. Ishte ky krye-kuvendari Jakup Krasniqi të cilin Delli e akuzonte për privilegjet e deputetëve. Deri atëherë, pak kush e akuzonte Dellin për imunitetin absolut të bëjë ç’të dojë me kë do qoftë në Kosovë. Ishte shumë e qartë se ambasadës së SHBA-së nuk i shkonte përshtati Kupa dhe me gjithë qejf do ta rrëzonin si Nexhat Dacin. Delli e kishte edhe përkrahjen e shumë qytetarëve kosovarë miopë të cilët nga frika janë në gjendje të mbështesin çdo krim dhe të keqe për dy arsye: e para, kanë frikë se po të mos e mbështesin të keqen, i keqi mund t’i ndëshkoj; dhe e dyta, shpresojnë se duke mbështetur të keqen, mund t’i bashkëngjiten asaj dhe të përfitojnë nga ajo. Me të drejtë, ambasadori Dell, të gjithë këta qytetarë me këto dy qëllime, i quajti si lopë të pandryshuara dhe që nuk ndryshojnë. E këta, le të vazhdojnë t’i bëjnë lajka Dellit dhe të na shpallin luftë neve që e kundërshtonim këtë “biçim ambasador” prej kohësh. Lopët e Kosovës të cilat Delli i ka mjelë, vërtetë mbeten lopë që nuk ndryshojnë. Ne nuk jemi pajtuar kurrë me këto lopë të cilat nga frika dhe karakteri jonjerëzor na sulmonin si anti-amerikanë.
(Keq)kuptimi i konceptit të dhunës nga Tracey Jacobson
Pas
dhunës intensive dhe të shfrenuar kundër VV-së nga të huajt dhe aparatit
represiv të Kosovës, ambasadorja e SHBA-së më në fund duket sikur e ka kuptuar
se bashkëpunimi me strukturat kriminale dhe tradhtare të Kosovës nuk mund të
ketë më biznes plaçkitës. Synon të ofrohet me Albin Kurtin, sepse lopëve tjera
politike të cilat i ka detyruar ta kullosin popullin, i ka mjelë sa duhet dhe
dikur duhet të largohen. Lopët e tilla ishin të dhunshme, mbi ligjin, dhe të
dëgjueshmet më të besuara të ambasadës së SHBA-së. Mendohet se veprimtaritë e
tyre kriminale dhe të dhunshme janë shfrytëzuar mirë nga të huajt në Kosovë për
shantazh në dëm të interesave të përgjithshme. Thënë me letra çelë, shumë
politikanëve kosovarë iu bë me dije se “ju duhet t’i bëni disa punë që na
pëlqejnë neve (të huajve), përndryshe ua qesim të palarat në shesh (u dërgojmë në
Hagë, burgje të Kosovës e gjetiu).” Duket sikur është përmbyllur ky cikël
shantazhi politik, dhe radha tani i vjen VV-së. Si zakonisht, motori kryesor i
metodologjisë së këtyre shantazheve është ambasada e SHBA-së. Kur Tina Kaidanow
e quajti VV-në “armike të popullit të Kosovës”, kjo e fundit nuk e rroi fare
për akuzat e tilla. Ndryshon qasja por jo edhe metodologjia për ta bindur Albin
Kurtin të heq dorë nga programi i partisë së tij dhe të bëhet me Amerikën,
pavarësisht se çfarë detyrash do t’i japë ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe
sa të dëmshme mund të jenë ato për ne.
Forma e
shantazhit për rreshtim në radhët e ambasadës së SHBA-së është kjo: ambasadorja
Jacobson akuzon publikisht Albin Kurtin se ka kërcënuar ish-sekretaren
amerikane të shtetit Madeleine Albright. Vetë Albright nuk ka deklaruar
ndonjëherë dhe kurrë nuk është ndier e kërcënuar nga Kurti. I thotë Kurtit dhe
VV-së se SHBA është e gatshme të bashkëpunoj me ta, nëse këta heqin dorë nga
taktikat e dhunshme. Ambasada e SHBA-së nuk e ka dënuar dhunën e skajshme
kundër VV-së të ushtruar nga argatët e kësaj ambasade (Qeveria e Kosovës),
madje as në rastet kur këtë e kanë dënuar edhe organizatat ndërkombëtare për të
drejtat e njeriut si Amnesty International. Ambasada e SHBA-së, zonja Jacobson më
konkretisht, mbron fuqishëm vetëm të drejtat e komuniteteve që nuk ekzistojnë,
si ato të homoseksualëve, e kurrfarë të drejtash tjera për njerëzit të cilat i
shkel sistematikisht. Kuptimi i dhunës për këtë ambasadë është njëdrejtimëshe.
Dhuna për të nuk ekziston nëse ushtrohet nga argatët e saj. Djemtë e
politikanëve në pushtet si të Adem Grabovcit i cili mburret publikisht se është
i “qim nane”, kur rrahin policinë e trafikut rrugor në detyrë, nuk janë taktika
të dhunshme sipas Jacobsonit. Kjo vërtetohet me faktin se ambasada e SHBA-së e
fton Grabovcin në Lutjet e Mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas
incidentit të dhunshëm të djemve të tij dhe skandalit të përgjimeve telefonike.
Një kundërpërgjigje ironike që mund t’ia bëjë çdokush ambasadores Jacobson,
është kjo: “SHBA duhet të heqin dorë nga dhuna e saj nëpër botë.” Jacobson nuk
do ta pranojë faktin se në botën reale, shumë probleme nuk mund të zgjidhen pa
përdorimin e forcës. Kjo thjeshtë po i bënë thirrje Kurtit të mos e trazoj
garniturën politike kriminale të Kosovës, por të hyjë në rrugët e tyre. E tëra
çka po i ofron Jacobson Kurtit, është se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë
vetëm të protestojnë, japin komente, ankohen, dhe të pallin (arsyeja pse Delli
i quan kosovarët lopë!) përballë kriminalitetit dhe plaçkitjes së popullit, pa
ndërmarrë asgjë konkrete kundër tyre.
Qeveria e
tanishme e SHBA-së dhe garnitura e saj e demokratëve, nuk brengoset për dhunën
në shtetet tjera, edhe në rastet kur kjo ushtrohet kundër ambasadave të saj.
Ndërmjet 11 dhe 12 shtatorit 2012, kryengritësit në Libi (aleatët e SHBA-së
kundër Gadafit), ua mbytën SHBA-së për adalet në Bengazi ambasadorin John
Christopher Stevens dhe tre agjentë të CIA-s. Beteja kishte zgjatur më shumë se
katër orë. Pushteti i demokratëve në Uashington, përkundër se ishte njoftuar me
kohë dhe mund të intervenonte në mision shpëtimi sa zgjatnin luftimet, as
“ngëk” nuk bëri. Dhe merreni me mend se për çfarë arsyeje banale aleatët e
SHBA-së në Libi e bënë këtë sulm – dikush në SHBA paska bërë një film ku
përqesh profetin Muhamed. Nga ai film askush nuk lëndohej fizikisht dhe askujt
nuk i dilte gjaku në Libi. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton,
bëri një reagim në formë pendimi. Do të thotë, vritej personeli diplomatik dhe
angjeturor amerikan në Bengazi “bigajri hak” (sepse këta nuk u bënin keq
libianëve sikur këta ambasadorët në Kosovë, përkundrazi), dhe diplomacia
amerikane si kundërpërgjigje kërkonte falje në mënyrë të tërthortë. Edhe zonja
Jacobson e ka një qasje të çuditshme diplomatike në Kosovë. Kësaj i intereson
vetëm shantazhi për biznes kriminal. Me njerëzit nga Kosova të cilët SHBA i ka
në Listë të Zezë, kjo ka marrëdhënie të mira. Vetëm njerëzit e ndershëm dhe që
nuk pajtohen me krimin institucional në Kosovë, kjo i ka armiq. Dhe jo pa
qëllim të caktuar, por me qëllim të njëjtë sikur këta në qeverinë e tanishme
dhe të mëhershme të Kosovës.
Të gjitha partitë politike kryesore të Kosovës janë testuar dhe shpërblyer nga ambasada e SHBA-së. Ka mbetur vetëm VV si alternativa e fundit, çka duket se do të jetë “zgjidhje përfundimtare.” Si do të funksionoj kjo zgjidhje? Nëse Albin Kurti dhe VV do të bëhen miq të Jacobsonit sipas agjendës së saj dhe nuk kërkojnë ndëshkimin e krimeve kundër kukullave të gjertanishme të ambasadës së SHBA-së, atëherë e kuptojmë si lojë për ndërrimin e pushtetit dhe rrotacion në funksion të nëpërkëmbjes së mëtejmë të lirisë së shumicës kosovare. Nëse SHBA e kushtëzon VV-në t’i lë rehat të inkriminuarit e gjertanishëm, sidomos ata që janë “t’qim nane” ngase u paskan bërë shumë të mira ambasadorëve Goldberg, Kaidanow, Dell, dhe Jacobson por jo edhe SHBA-së dhe popullit të Kosovës, atëherë populli duhet të pajtohet me “zgjidhjen përfundimtare” (final solution), në kuptimin që VV është partia politike e fundit që e do ambasada e SHBA-së ta shfrytëzoj. Kjo është “zgjidhja përfundimtare” politike. Mos të harrojmë se ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka koncepte edhe për një zgjidhje tjetër përfundimtare të cilën po na e ofron të gjithëve, pavarësisht bindjeve tona ideologjike dhe politike. Këtë do ta diskutojmë në vijim.
Oferta tjetër për “zgjidhje përfundimtare”
A e keni
vërejtur se sa energjinë dhe resurset i shpenzojnë ambasada e SHBA-së dhe
zagarët e saj vendorë në promovimin e degjenerimeve dhe krimeve seksuale në
Kosovë? Kur Maureen Shauket u soll në Prishtinë si drejtoreshë e USAID-it, në
biografinë e saj në faqen zyrtare të USAID-it spikatet se kjo është një
përkrahëse e fortë e të drejtave për homoseksualët, lesbiket dhe çështje
transgjinore. A u kujtohet se si pat reaguar ambasadorja Jacobson kundër
“Plisave” kur këta ua kishin bërë qyqe statujat dhe materialet tjera promovuese
për homoseksualë në Sallën e Kuqe? Reagoj ambasadorja edhe në mbrojtje të një
lesbikje me emrin Besa Luci (çfarë mbiemri seksi; vetëm këto me këtë mbiemër
siç është edhe Nita Luci janë aleatë natyror të ambasadores). Këto subjekte
nëpërmjet medieve si makinë e propagandës së tyre, avokatit të (anti)popullit,
po mundohen të na detyrojnë se ne kosovarët si profesion dhe prioritet duhet ta
kemi, me nder me thanë, vetëm të shkërdhehemi ndërmjet vete, dhe atë në mënyrë
degjeneruese, ndërsa ata t’i marrin resurset e Kosovës dhe gllabërojnë
ekonominë e saj. Shumica dërmuese e kosovarëve nuk po bindet dot me këtë
ofertë, dhe po ironizohen si njerëz konservativë, primitivë, budallenj, e me
etiketime tjera poshtëruese. Në fakt, oferta e tillë detyruese dihet botërisht
se është profesioni më i vjetër në botë, pra është krejtësisht e kundërta.
Japonia
është çudia dhe mrekullia ekonomike e botës. Ka arritur në këtë fazë të
zhvillimit përkundër mungesës së madhe të resurseve natyrore. Në vend të
profesionalizmit dhe eksportimit të degjenerimeve seksuale, një Japoni furnizon
gjithkah misionet e Kombeve të Bashkuara me xhipa Toyota, dhe tërë misionin e EULEX-it
në Kosovë me xhipa Nissan. Pse ndodh kjo mrekulli ekonomike. Në Japoninë 127
milionë banorësh nuk lejohen zyrtarizimet e çorientimeve seksuale të cilat
shpijnë në krime. Asnjë japonez nuk gjendet në Evropë duke bërë krime të
natyrave seksuale. E shqiptarë sa të duash. Gati përditë ka vrasje brenda
familjes në mesin e shqiptarëve në Gjermani, Zvicër, Itali, etj. Sepse kështu
po i orientojnë shumicën e shqiptarëve disa grupe amerikane dhe evropiane në
Kosovë. Japonezët i marrin resurset nga të tjerët dhe nuk e lënë popullin të
degjenerohet. Edhe kinezët po bëhen superfuqi dhe janë kredituesit më të
mëdhenj në botë. Sipas klasifikimit të kulturës LGBT dhe disa të degjeneruarve
mentalë në Kosovë, japonezët dhe kinezët duhet të jenë primitiv meqenëse janë konservativ
ekstrem, por në fakt janë më modern se ne në çdo aspekt, pos në profesionin më
të vjetër në botë. E vjetra është e vjetër, instinkt themelor, dhe nuk u duket
prioritet. Instinkti themelor dhe më i vjetër më së shumti është i përhapur në
vendet arabe dhe islame të Azisë, ku burrat marrin me nga 10 e 20 gra, dhe ku
prostitucioni është më i përhapur se në çdo rajon tjetër të botës. Tani po e
kuptoni pse vendet arabe të pasura me naftë nuk janë të zhvilluara si Japonia
dhe Kina. Ata që e njohin pak historinë, e dinë se kjo kultura e degjenerimit
dhe krimeve seksuale është zbatuar shumë nga rusët dhe serbët, por jo ndaj
popullit të tyre – kundër popujve tjerë, kryesisht kundër polakëve, gjermanëve,
hungarezëve, dhe shqiptarëve. Prandaj, këta shqipfolës që po na i tregojnë
dhëmbët për domosdoshmërinë e një revolucioni kolektiv homoseksual dhe lesbik,
duhet t’i cilësojmë armiq me të rrezikshëm se sa ata të jashtëm.
Megjithatë,
ambasadorja Jacobson vazhdon me vendosmëri më të fortë të na bind me ofertën e
saj për zhvillimin e arrestuar. Ajo në emisionin “Rubikon” të KTV-së ishte
ftuar për intervistë rreth zhvillimeve politike. Nuk e kam përcjellë atë
intervistë të saj, jo nga rastësia, por nga ajo se kësaj ambasadorje moti ia
kam blerë mendjen. Nëse nuk jam në gjendje t’i parashikoj deklaratat e saj
fjalë për fjalë, së paku e di thelbin e tyre në bazë të qëllimit dhe misionit
të saj. Sidoqoftë, ata që e kanë përcjellë intervistën, u kishte rënë në sy
diçka e pazakonshme në shfaqjen e saj. Shumë femra kosovare ishin irrituar
(disa mund të ishin entuziazmuar, e meshkujt mund të jenë përndezur) nga
paraqitja e saj. Njëra prej tyre (Kimete Berisha) ia kushtoj një analizë
intervistës së ambasadores. E akuzonte ambasadoren me minifund se nuk mund t’i
bashkonte këmbët afër njëra tjetrës por i mbante tepër hapur për t’u dukur e
besueshme! Ai pozicion i ambasadores ishte krahasuar me shfaqjen e aktores
Sharon Stone në filmin “Basic Instinct” (instinkti themelor). Kameramani i
KTV-së ishte lavdëruar për përmbajtje, se po t’ia drejtonte ambasadores kamerën
më afër ndërmjet këmbëve, do të bënte “krëdi” dhe skandal. Këtë shfaqje
ambasadorja nuk e ka bërë pa qëllim. Ka dashur të na tregoj: “Qe, edhe unë po
bëjë diçka simbolike në funksion të atyre dukurive që po i mbroj dhe po u nxisë
juve të merreni më to! Nëse është nevoja, u qes n’syret, por ju lutem mos
prekni kah çështja e shitjes së PTK-së, Aeroportit, Trepçës, resurset tjera,
krimit dhe korrupsionit (atë pjesë që lidhet me ne), sepse këto paraqesin
kërcënim për ambasadën tonë, Madaleine Albright-in, Thomas Jefferson-in, dhe
çdo gjë amerikane, pra bëheni, siç po u thotë edhe kukulla jonë Hashim Thaçi,
anti-amerikanë! Merruni vetëm me instinkte themelore dhe ne u përkrahim!” Është
pikërisht i përkëdheluri i ambasadës së SHBA-së, respektivisht i qimi nanës,
Adem Grabovci, ai i cili voton i pari në Kuvend kundër rezolutës me të cilën
dënohen dhunimet e serbëve si krime lufte në Kosovë dhe kërkohet rehabilitimi i
viktimave. Ambasada e SHBA-së nuk ndalet me iniciativën e saj të na “kulturoj”
me këto dukuri që prodhojnë dëme.
A ka
poshtërim më të madh se ky që del tërthorazi nga brendia e sugjerimit të
ambasadores? Nuk quhet kot instinkt themelor. Demek, inteligjenca e jonë duhet
të jetë e përparuar vetëm kaq, sepse sipas ambasadores, drejtoreshës së
USAID-it, avokatit të (anti)popullit, emisionit Jeta në Kosovë në RTK, këtyre
dy helaqeve me mbiemrin Luci, për të tjera profesione shqiptarët e Kosovës nuk
bëjnë. E vlerësimi më i shpeshtë që ua bëjnë njerëzit nëpër botë për këtë lloj
“civilizimi” dhe profesioni, gjithmonë shoqërohet me shprehjen Fuck You!