Mendime
Pirro Prifti: Gjeopolitika Turke dhe Historia
E hene, 01.04.2013, 07:23 PM
Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë
Nga Pirro Prifti
Për një
kohe te gjatë, përreth 90 vjet pas
pavarësisë së Shqipërisë, Turqia nuk u interesua ër ish-koloninë e saj dhe as
për Ballkanin në përgjithësi; në periudhën 1912-1939 Shqipëria faktikisht u drejtua dhe u
turbullua dhe nga intelektualë pro-turq nga Ismail Qemali, Esat
Pashë Toptani, Haxhi Qamili, dhe Ahmet Zogu. Të tërë këta individë arritën që Shqipëria, deri në
pushtimin italian, të mos përfshihej në asnjë koalicion anti-turk. Ky ishte
qëllimi i gjeopolitkës së atëhershme turke, dhe qëllimi u arrit sepse përvec
vëndeve të tjera të Ballkanit- vetëm Shqipëria kolonia më besnikë dhe aleatja
më e dobishme, nuk i doli asnjëherë
kundër Turqisë post-perandorake. Turqia
pranoi gjatë luftës me Greqinë , gjatë luftës së parë botërore si dhe menjëherë
pas saj shkëmbimin e popullatave të ashtuquajtura myslimanë në shkëmbim të
largimit të të krishterëve autoktonë që jetonin në Anadoll. Pra gjeopolitika e
Turqisë post-perandorake përvec neutralitetit, pati dhe një risi-ruajtjen e
popullatave myslimane tashmë të keqtrajtuarara
nga shtetet e krishtera
ballkanike.
Nga viti
1939-1945 në luftën e dytë botërore,
gjeopolitika e Turqisë synoi neutralitetin dhe për pasojë kjo
gjeopolitikë nuk pati asnjë ndikim tek Shqipëria e pushtuar përvec faktit që
qeveria turke e asaj kohe nuk e pranoi kërkesën për azil të pro-turkut Ahmet Zogolli (lindur në Turqi) pas
braktisjes nga ana e Zogut të vëndit të tij; dhe mbetet historike fraza e Qemal Ataturkut drejtuar Zogut:
..përse ike ashtu? Të paktën të kishe luftuar disa ditë për vendin tend e jo të
iknje ... . Gjeopolitika e Turqisë nga
vitet 1945-1991 mbeti një gjeopolitikë
neutrale, njohëse, interpretuese dhe
pranuese e fakteve dhe e realitetit ballkanik dhe vecannërisht e atij shqiptar.
Praktikisht pranoi rreth 450.000
shqiptarë që të hynin e të jetonin në Turqi pasi ra dakort me Jugosllavinë e Titos që popullatat shqiptare, boshnjake, dhe minoriteti turk në Jugosllavi
të quhej popullata myslimane, duke pranuar dhe mgracionin e kësaj popullate si
një migracion vëllezërish në nevojë. Megjithatë , popullata myslimane e migruar
në Turqi kryesisht e populluar nga shqiptarë (pas viteve 1945 të njohura si
politikat Rankovicit), ashtu si dhe në fillimet e shekullit (më 1913, dhe më
1925-26) synuan në kthimin e emigrantëve në qytetaë turq dhe më pas, si qytetarë me kombësi turke, pra pa asnjë të
drejtë, duke shkelur haptazi të drejtat dhe liritë e njeriut njëlloj ashtu sikundër
bënë dhe qeveritë greke dhe jugosllave me popullsinë shqiptare qoftë ajo
myslimane apo e krishterë- me synimin e shkombëtrarizimit të popullatës
shqiptare.
Pas
viteve `90, me ndryshimin e sistemit, gjeopolitika turke ndryshoi gradualisht duke përfituar qoftë
nga shëmbja e sistemit komunist , qoftë
nga e zbatimet ligjeve ndërkombëtare për
liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe
nga rritja dhe zgjerimi i Komunitetit Euke patropian, zbatimi i reozlutave të
ODHIR, rritja e ndikimit të SHBA në
Ballkan dhe në Europën Qëndrore dhe Lindore.
Në këtë
mënyrë, Turqia duke qënë një vënd ish-perandorak, duke qënë një vënd qënuk pati luftë më që pas
1925 e deri më sot, duke ruajtur neutralitetitin gjatë luftës së dytë botërore
dhe duke mbajtur një politikë të zgjuar
përballë dy bëlloqeve të mëdha ushtarake, duke u fuqizuar nga ana
ekonomike sidomos pas viteve `90 e deri më sot, duke mos u përfshire në luftën
e ekstremistëve islamike por gjithashtu duke ndenjur përkrah SHBA në këtë luftë , arriti të zërë pozita
prioritare përsa i përket ekonomisë në Ballkan, Azinë e vogël dhe të mesme.
Për
pasojë me stabilitetin ekonomik të arritur tashmë, i cili pasohej nga një stabilitet politik i
fuqizuar edhe nga dora e fortë e politikanit Taip Erdogan, Turqia avancoi kërkesat gjeopolitke të saj
duke i shtrirë atonë fazë të parë tek ish kolonitë e saj perandorake me
popullsi myslimane Shqipëri+Kosovë+Bosnjë. Në fillim presioni i kamufluar filloi me vizitat e
Erdoganit dhe me vërejtjet e dhe
propozimet e tij për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe atyre `vëllzërore`, t ë
pasuara me vërejtje `si të rastësishme`
për periudha të caktuara historike të cilat ai i cilësonte si ofenduese
për Turqinë dhe historinë e saj e cila sipas tij ishte e
njëjtë me vëndet myslimane si Bosnja, Kosova , dhe Shqipëria.
Këto
sugjerime u shoqëruan dhe me një rritje të entuziazmit nga ana e komuniteteve
fetare myslimane por vecanërisht atyre radikale, të cilat hodhën e parat idenë e një historie ndryshe, sepse
sipas tyre, sistemi komunist kishte ndryshuar historinë. Në këtë mënyrë kryesisht
në Shqipëri dhe Kosove janë botuar që në fillimet e viteve `90, Historia e
Shqipërisë (dhe së bashku me të edhe ajo e Kosovës) sidomos ajo e mesjetës, ku turqit janë paraqitur si
clirimtarë, dhe ku heronjt ë janë të ndryshëm.
Këtu mund
të përmëndim tërheqjen servile të Nanos i cili hoqi pas vërejtjes së Erdoganit
- pikturën e Skënderbeut , insistimin e Berishës për të mbajtur
portret tjetër në Kryeministri atë të
Ismail Bej Qemalit meqënëse ky i fundit ishte kryeministri i parë; megjithattë
këtë justifikim Kryeministri Berisha e mbështeti me një sërë deklaratash
dhe sugjerimesh për disa figura historike të Shqipërisë si injorimin e Fan Nolit dhe rilindasve të
krishterë, dhe mbivlerësimin e disa
figurave të tjera historike (pro-turke) si Ahmet Zogu, Esat Pasha (në fakt jo
nga vetë Berisha), dhe kërkesat për rishikim të historisë dhe individëve të caktuar.
Rishikimi
i historisë së Shqipërisë dhe Kosovës mund të jetë i dobishëm në se historia
pasurohet me fakte historike të dokumentuara, por rishikimi i historisë është i
dëmshëm nëse imponohet nga personalite politike apo akoma me keq nga qeveri te
tjera të cilat kërkojnë që nëpërmjet ndryshimit të histojektrisë me pretekstin
e ..`heqjes së fjalëve fyese...` sipas komenteve të Davutogllut- të arrijnë
edhe disa objektiva politko-ekonomike si:
- Krijimin e një zone influence
pro-turke në Ballkan (njëlloj si në kohën e mesjetës kur turqit përpiqeshin të
futeshin në Ballkan si mercenarë të Bizantit apo të disa feudalëve arbër si
Karl Topia, etj),
- Njëhsimin me shtetet ballakanike si
Bosnjë+Kosovë+Shqipëri si `shtete e
vëllezër të një feje`, duke kamufluar rikrijimin e një `Perandorie` të Re
Turke,
- Nëpërmjet kësaj gjeopolitike të re,
Turqia synon gjithashtu të korrigjojë historinë e së kaluarëstë një perandorie
mizore për popullatat ballkanike në përgjithësi dhe shqiptare në vecanti.
Në këtë
mënyrë, Turqia përpiqet të zërë rolin e saj të dikurshëm por tashmë të
përkrahur nga SHBA e cila e sheh Turqinë një bufer të situatave të rrezikshme
të mundshme në Ballkan dhe në Azinë e afërt e të mesme, si dhe një potencial të
mundshëm anti-sllav, duke njëhsuar gjeopolitikën e saj me atë të SHBA përsa i
përket shteteve të mësipërme. Nga ana tjetër, SHBA kërkon një mashë-si Turqia,
për të mos dalë direkt përballë situatave të ardhëshme , të mundëshme.
Megjithatë
Turqia nuk ka respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vetë vëndin e saj
multietnik si të drejtat dhe liritë e 3 milion shqiptarëve (e drejta e mësimit të gjuhës shqipe dhe e
drejta e minoritetit), të drejtat dhe liritë e kurdve, hapja e Kishës së Shën
Sofisë për besimtarët e krishterë, etj, etj.
Përsa i
përket peticionit `Kundër ndryshimit të teksteve të historisë`, pavarësisht opinioneve të disa
historianëve, politikanëve dhe analistëve, mbetem me idenë e Prof. Marenglen
Verlit i cili ka komentuar peticionin
kështu: `...“Kam përshtypjen se tekstet e
historisë në Shqipëri dhe Kosovë
paraqesin drejt shkencërisht periudhën e
shekujve të XV deri në fillim të shekullit
të XX kur këto vise ishin pjesë e
Perandorisë Osmane. Është tjetër problem
, nëse diku nëpër rreshtat e këtyre
teksteve shkollore mund të ketë
mbetur ndonjë shprehje e papërshtatshme
në aspektin etik. Në këtë rast duhet parë konkretisht përr cilën frazë aapo fjalë , në këto tekste duhet bërë vërejtja….”.
Përsa i
përket z. Luan Malltezi i cili thotë se…`nuk ka presion turk, historianët janë
të lirë..` mendoj sa z.Luan nuk thotë të vërtetën. Presioni turk u pa fare
haptazi kur Erdogan ofendoi figurën e Skënderbeut gjatë takimit me Nanon në 2003.
Më pëlqeu letra e hapur për ministrin jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu nga z.Xhevat Rexhaj, por është koha që teknokratët, profesionistët, meritokratët, të mos imponohen nga politika dhe politikanët e brëndëshëm dhe të jashtëm por të mbrojnë dhe të konfirmojnë në baza shkencore-faktike të histrisë reale të Shqipërisë.