Mendime
Ismet Uka: Statusi special i dëmshëm
E hene, 01.04.2013, 03:40 PM
Statusi
special për pjesën veriore të Kosovës i dëmshëm, për funksionimin normal të
shtetit
Nga Ismet Uka, Vushtrri - Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Kosovës
ju kurdis nga ndërkombëtaret rruga pa shteg dalje e pjesës veriore duke par një
mos interesim total të këtyre që rrihnin gjoks gjëja se Kosovën e donë si shtet
a në realitet vepronin për çdo dit kundër ti duke e grabit çdo gjë,që e forcon
shtetin e bën shtetin funksional,dhe
shtetin stabil si në aspektin ekonomik ushtarak dhe politik.
Pra nga
Kosova në vend që të krijohet një punishte e madhe ku njeriu dhe qytetari i saj
me mujt me pa perspektiven e vet dhe ardhmërinë e fëmijëve të vet në Kosovë u
krijua një poligon politik që në thelb është një politik kundër shtetit dhe
shtetësisë stabile dhe të sigurt të Kosovës .Kësaj gjendje të pa shteg dalje me
mjeshtri pra i priu UNMIKI ku në Kosovë
krijoi një pasiguri totale në radhë të par ekonomike shëndetësore dhe politike
e të sigurisë që Kosova mbet në duar të elementeve mafioze klaneve grupeve që shtetin
dhe shtetësinë e Kosovës kurrë nuk e harrojnë të trumbetojnë neper tubime e
ndeja të ndryshme kurse në anën tjetër e kanë fut në funksion anarkinë që nëse
dikujt nga ta i përmendet ligji dhe funksionimi i shtetit mi ato baza ,i jep
veti te drejt me të sulmuar në mënyrë brutale duke ta bërë me dije se ai vet
është shteti dhe ligji.
Ketë
barrë të anarkisë që u krijua në Kosovë më së tepërmi janë duke e ndie shtresa
e varfër qytetare kjo shtresë po detyrohet të punojnë te kapitalistët
keqpërdorues që kapitalin e tyre e fituan përmes hajnive e veprimeve tjera
kundër ligjore tani ketë kapital janë duke e rrit duke e shfrytëzuar shtresën e
varfër që ja kanë pru punën të punoj nga 16 orë vetëm sa për një gojë bukë siç
thotë populli .Në këtë shoqëri që dikush po e quan shtet bile edhe demokratik u
krijua pa siguri e madhe sociale ekonomike dhe e sigurisë. Pra nuk është pik
synim ndërtimi i një shoqërie e shteti që sundon rendi,ligji por u krua shtet
ku sundojnë klanet grupet dhe grupacionet e interesave personale dhe këta çka
ka në Kosovë po e sheh Evropa bota civilizuese dhe sa po mundet po na e tërheq
vërejtjen që ti kthehemi rendit ligjit prodhimit dhe ndërtimit të ekonomisë
.Mirëpo fatkeqësisht njerëzit e zhytur në korrupsion dhe njerëzit të cilët vite
të tera kanë krijuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme dhe përmes rrugëve të
pista ata kurrë nuk janë as nuk kanë qen me funksionuar rendi as ligji as
shteti si aparat dhune dhe kurimi atëherë kur shfaqet nevoja dhe është e
nevojshme pa marr parasysh për kënd është fjala.
Evropa
një far forme çdo here ka pasur implikime në rendin e ri shoqëror i cili u
formua në Kosovë dhe një far forme edhe kësaj anarkia po i pëlqen atje ku
shkelet reni dhe ligji ku kriminaliteti është prezent dhe ku rrezikohen jetët e
njeriut atje ku nga grupet kriminele atakohet edhe prona individuale e
qytetarëve policia e saj që ka ardhë të mbaj rend dhe ligj fare nuk merret me
këto gjëra .Vite të tera në pjesën veriore bandat kriminele Serbe nuk lan të
zezë pa e ber dhe këta evropianet që për mes EULEKSIT,janë prezent këtu fare
ndaj këtyre krimeve nuk intervenojnë .Pra më të interesuar janë që të
intervenojnë brenda organeve të Kosovës me policin e vet për të kamufluar
ndonjë keqpërdorim eventual se sa për të shkua atje ku shkelet rendi e ligji e
atje ku bandat kriminele e bëjnë ligjin.
Si
rezultat i zhvillimit te krimit deri në kulminacion ka qen mos interesimi total
i vendorëve për atë pjesë .Kurse ndërkombëtaret me punën e tyre janë ndërtues
të ati krimi atje sepse e lejuan të rritet zhvillohet dhe të organizohet në atë
formën që për ta zhduk ose duhet me bisedime që pasojën kompromiset e dhembshme
ose duhet shpartalluar fizikisht qe ky hap dot ishte edhe ma i dhembshëm .Pra
ndërkombëtaret me neglizhencën e vet lejuan që të krijohet anarkia në atë pjesë
kurse vendoret ketë veprim të ndërkombëtarëve e pranuan në heshtje duke ju
frikësuar gishtit të ndërkombëtarëve që nëse reagojnë kundër mos veprimit te
tyre po i humbin privilegjet .Pra Serbet e kamufluan një rrezik të pa qen kinse
po ju vinte nga shteti dhe shtetësia e Kosovës .Kurse shqiptaret edhe se të
rrezikuar seriozisht dhe të dëmtuar edhe me viktima njerëzish me shkatërrim të
pasurive private nuk reagonin në mënyrën si duhej të reagohej por të pa
mbrojtur nga askush detyrohen të largohen nga pronat e veta dhe struktura nacionale
e cila deri dje ishte në favor të shqiptarëve tani kjo strukturë u shndërrua me
anë të dhunës mbi shqiptar në favor të Serbëve.
Politikanët
kosovar ndonëse të ri dhe pa provoj krijuan një eufori brenda grupacioneve të
veta politike dhe u zotojshin se nuk do të ketë as bisedime teknike e as
bisedime politike me Serbin sepse siç deklaroheshin ata Kosova e ka kushtetutën
e ka planin e Ahtisarit e problemi është zgjedh me kaq duke harrua se këto të
gjitha duhet zbatuar në jetë përmes organeve të pushtetit i cili del nga vota e
lirë e qytetarëve .Edhe tani po thuhet se nuk do të ketë kompromis,një nder
kompromiset mate dhembshme që u bë në këto bisedime është amnistimi i
kriminelëve Serb që vranë shqiptar të pa fajshëm për prona dhe shtëpia të veta
pa i ber askujt asgjë.
Kompromisi
tjetër është ai i themelimit të bashkësisë
të komunave Serbe,e cila bashkësi në mënyrë të pavarur do të sillnin
vendime dhe me vendime të sjellura do të përcaktohen me kënd donë të punojnë
dhe bashkëpunojnë .Prandaj numri më i madhe i policëve në atë pjesë do të jetë
Serb që do ta marrin rrogën nga Kosova kurse do ti zbatojnë urdhrat nga
Beogradi si deri edhe me tani,pra po thuhet se nuk dot lejohen qe kjo bashkësi
e komunave të ketë rrol legjislativ e as ekzekutiv kjo mundet me qen vetëm një
dëshirë dhe pohim i cektë politik i atyre që hyn në dialog me Serbin pa
kurrfarë zori sepse vet përfshirja e komunave Serbe në një bashkësi komunash do
të thotë se për mes pjesës veriore qellim ka qen krejt komunat Serbe në ter
territorin e Kosovës,që të futen në një bashkësi dhe të drejtat që do të vlejnë
për Serbin në veri ato të drejta do të vlejnë edhe për ata në jug.
Pra
Kosova me dialogun e ber u nda për se brendshmi në aso mënyre që shqiptarët të
cilët do tu prin fati të jen brenda territorit të komunave Serbe do të jen të
rrezikuar në të gjitha drejtimet sepse edhe ne jug nga Serbet nuk është pranuar
realiteti i ri siç po trumbeton politika kosovare sepse në ato komuna,simbolet
shtetërore të Kosovës as që vendosen e as që ka pasur pretendime nga ana e
vendorëve që këto simbole të valojnë detyrimisht për këto komuna,pra këto
komuna Serbe në jug nuk i kanë pranuar plan programet shkollore të Republikës
së Kosovës,por mësimin e zhvillojnë me plan programe Serbe shqiptaret që janë
brenda këtyre komunave ece e pjtov me këto veprime që vinë në kundërshtim me
rendin kushtetues të Kosovës
Pra Stan-Terrgu për hir të shqiptarëve të pjesës
veriore sa më par duhet të themelohet si komunë me qellim që shqiptarët e
pjesës veriore si Vllahia Zhazha,Boletini Bistrica Dedia ,Selaci Koshtova e
Vllahisë,banoret e këtyre fshatrave duhet të deklarohen se kah donë të shkojnë
me komunë të Leposaviqit, Zveqanit apo me komunë të Stan-Terrgut. Prandaj
dialogu i fundit që po zhvillohet me Serbin do të jetë i dhembshëm e ketë
dhembje do ta ndjejnë vetëm shqiptarët si edhe deri me tani se nëse e shikojmë
realitetin nuk kem të interesuar ta ndërtojmë shtetin ta faktorizojmë shtetin
që kur është nevoja me trajtuar qytetarin të trajtohet në formën që e kërkon
sillja e ti.
Pra
të,bëmet e Serbisë mbi popullatën
shqiptare u harruan,u harrua largimi nga puna i mbi njëqindmijë punëtorëve,U
harruan helmimet e nxënsave që edhe sodë pasojat e ati helmimi shumë qytetar i
vuajnë ,u harruan me dhjetar ushtar të vrarë neper kazerma,të ushtrisë Serbe në
brendi të territorit Serb,u harruan,me mia viktima të luftës shumica nga ta
civil fëmijë dhe gra shqiptare që i masakronte ushtria dhe policia Serbe,u
harruan me mia civil shqiptar të kidnapuar e të zhdukur diku në territorin
Serb,u harruan me qindra motra dhe nëna të dhunuara u harruan mia objekte
banimi dhe afariste të djegura gjatë luftës .Pra çdo të keqe Serbia që e ka ber
në Kosovë politikanët kosovar që e kërkonin votën nga populli për ta udhëheq
këto krime të Serbisë i shukaten dhe fare as që deshën të merren me to .Mbi të
gjitha kur Serbia kërkonte dialog me shqiptaret për mes miqve të vet me qellim
që Serbia ta thotë fjalën e fundit se si duhet Kosova të duket për së
brendshmi,në vend që kjo te refuzohet kategorikisht,dhe të vihen në funksion
paralelizmat .ku nëse Serbet nuk kanë besim në institucionet e Kosovës atë
besim në organet e republikës së Serbisë nuk e kanë shqiptaret e Preshevës
Medvegjes dhe Bujanofcit dhe nëse Serbet janë të pa kënaqur me pozitën e tyre
në Kosovë edhe shqiptaret në Serbi janë të pa kënaqur me pozitën e tyre atje
.Krejt dialogu i kërkuar .me Serbin nga kush do qoftë ka qen dashur të
kushtëzohet edhe me bisedime rreth pozitës së shqiptarëve në Serbi por
bisedimet ka qen dashur të ndërlidheshin me të gjitha të bamët kriminele të
Serbisë gjatë luftës së fundit por edhe ma par.
Pra po
del se Serbia le që ka miq në arenën ndërkombëtare dhe krimet e Serbisë të
cilat i ka ber as që i përmendin,por Serbia tani po dëshmohet se miqtë më të
mëdhenj i paska në Kosovë që këto krime të saj që i beri mbi popullin shqiptar
as që dikujt nga politikanët kosovar i intereson që ti fut në agjendën e
politikes shtetërore dhe për çdo krim të saj të kërkoj llogari e jo Serbia të
sillet si viktimë në arenën ndërkombëtare e shqiptarët të trajtohen si
kriminel.
Pra ne
shqiptarët për tu shfajësuar nga të bamët e saj kriminele Serbisë i ndihmuam më
tepër se çdo mik tjetër i saj sepse askund nuk e kemi paraqit krimet as me një
fjalë as fjali në arenën ndërkombëtare për krimin që Serbia e ka ber në
Kosovë,por këto krime ja kemi mbuluar me heshtje e duke vepruar në punë tjera
punë të cilat e kanë stagnuar zhvillimin dhe përparimin e Kosovës në të gjitha
drejtimet.
Neglizhenca
e jon ndaj problemeve reale të Kosovës të cilat ja la Serbia me thye qafen nuk
kem të interesuar të merremi me to dhe ti fusim në agjendën e drejtësisë
ndërkombëtare duke menduar se ajo vet do ti sheh e do ti shqyrtoj duke harrua
se rastet duhet të paraqiten para drejtësisë se nëse nuk paraqiten me argumente
drejtësia vet vetiu nuk i hulumton rastet,që neve na ndodhen gjatë dekadave që
Serbia me veprimet e veta kriminele bëri veprime kriminele shumë të rënda në
Kosovë e tani ju dha e drejta që për dukjen e Kosovës të vendos me bisedime
garantuese nga bashkësia evropiane.
Pra po
bisedohet për dhjet autobusë Serb të cilët janë në pjesën veriore e që statusi
i tyre është i zgjedhur me planin e Atisarit dhe kushtetutën e Kosovës që me
barazi të plot me popullin shumicë si pakicë nuk janë të kënaqur,por tani po
kërkojnë që tu afrohen privilegje diçka edhe më tepër se barazi,e shtetet që
janë duke ndërmjetësuar në këtë dialog pakicat e veta shumë ma keq i trajtojnë
për shtetet e veta,kurse këtu në Kosovë e kanë gjet dobësinë të cilën e krijuam
vet,mirë po e shfrytëzojnë dhe tani me presion pakicën Serbe po kërkojnë ta
bëjnë faktor legjislativ dhe ekzekutiv që Kosova të jetë në vuajtje për jetë e
mot e nga korniza e çështjeve politike mos të mundet me dal kurrë,pra Kosova po
krijohet një shoqëri politike ku do të shërbej si poligon eksperimental ku për
vuajtjet të cilat i ka përjetua dhe po i përjeton populli shumicë askujt nuk
është duke interesuar,po ndërkombëtarëve po ju intereson që sa më keq në Kosovë
për ta aq ma mirë.
Ndërkombëtarët
mirë po i shohin shqiptarët që pozita e tyre ekonomike është e mjerë se 35% e tyre jetojnë me më pak
se një euro në dit,mirë po e shohin mjerimin i cili u kriua dhe sikur ti kishim
pas miq ashtu qysh po mendojmë Kosova moti ja kish filluar punës zhvillimit dhe
përparimit nga ndihmat të cilat do ti afroheshin,por këto ndihma të cilat po
trumbetohet që u dhanë për zhvillimin e Kosovës hyn në Kosovë por dolën nga
Kosova duke u keqpërdor nga stafi i tyre por edhe nga stafi jon,kështu që
popullit të Kosovës po i mesin çdo here valixhet e përgatitura duke menduar se
kah të ja mbaj .Sodë nga pasojat e luftës në Kosovë i ke me mijëra të pa strehë
që si interesoj askujt nga shtetet perëndimore që me dhanë ndihma e këto
familje të rregullohen sa i përket strehës,kurse për kishat dhe disa objekte
Serbe të cilat u dëmtuan nga agjenturat e huaja në vitin 2004 rreth atyre
kishave ende trumbetohet ku ka pretendime që ti fajësojnë shqiptarët duke
harruar se kishat kanë qen nen sigurinë e rreptë të KFOR-it dhe për damtimin e
tyre përgjegjësin duhet ta bartin ata e jo ne shqiptaret se qëllimi i
shqiptarëve asnjë here nuk ka qen dëmtimi i kishave se po të ishte aj qellim
kishat kishin mu damtue gjatë luftës dhe menje here mas luftës.
Pra çdo e
shmangje nga kushtetuta e Kosovës dhe plani i Atisarit,Kosovën po e qet jashtë
funksionimit të saj si shtet si tersi dhe po e len për jetë e mot si territor
politik dhe një lënje e tillë do ta stagnoj zhvillimin dhe përparimin e
mirëfilltë sepse për investitorët e huaj dhe vendor do të jetë teren jo i
sigurt,standardi aty ku nuk investohet në prodhim për çdo dit do të bie dhe
Evropa duhet të përgatitet për të pranuar fluksin e refugjatëve të cilët do të
shpërngulen nga Kosova për shkakun e vetëm,të ekzistencës ekonomike .Prandaj
Kosova ka ber kompromise të mëdha në bisedimet e Vjenës ma ven për kompromise
nuk ka pa marr parasysh edhe sugjerimet e kujt do qofshin pakica Serbe është
pakicë e priveligjuar në Ballkan e Evropë që nuk është asnjë pakicë tjetër në
kurrfarë shteti prandaj as nuk do të ketë,status special e as autonomi e as status
Evropën sepse këto të tria Kosovën e dëmtojnë si tersi dhe e qesin jashtë
funksioni të mirëfilltë si shtet.
Por
Kosova duhet ti kthehet punës sa më par planifikimeve programore ekonomike e ai
që është kundër zhvillimit dhe përparimit ekonomik që do të krijonte vende pune
për të gjithë sa më par le të ecin prej Kosovës e të shkojnë atje ku të gjejnë
më mirë.