Mendime
Dedë Preqi: Pa Veriun Kosova do lëngojë
E hene, 01.04.2013, 03:49 PM
NËSE
VERIU DO TË DEVIJOJË, KOSOVA PËRHERË
DO TË LËNGOJË
Nga Dedë Preqi
Nesër, do
të bëhët vonë, nëse dikush mendon me kërkuar falje për bisedimet dhe devijimet politike në mes Kosovës dhe
Serbisë, për qështjen e Veriut të Mitrovicës.
Bisedimet
të cilat po i zhvillon Kosova, gjegjësisht kryeministri Thaqi, me kryeminstrin
serb Daçiq, për qështjen e veriut të Kosovës, ende nuk është e njohur
rruga e qëllimëve të tyre, dhe
popullata kosovare, nuk është e kënaqur
me opinionet e kryeministrit të vendit, sepse vet populli është dhe duhet të
jetë qelsi i këtyre marrëveshjeve
përfundimtare.
Janë
opinione shumë interesante, ato që vijnë nga kryministri Thaqi, dhe kryeministri i Serbisë Daçiq, që
në një takim të njëjtë, na dalin opinione të ndryshme, dikush këtu, po mundohet
të manipoloj me popullin e vet, kur njëri dhe tjetri shprehin mendime të
kundërta, me vlerësime të favorshme ndaj
anës së vet, që në realitet gjërat qendrojnë ndryshe, sidomos të anës kosovare,
të cilat opinione janë vetëm formale, dhe ato
përpunohen pak kohë, mandej dalin në opinion apo prezentimi i tyre në Parlament , dhe sipas
Thaqit thuhet se, sëcili dialog është
një ballafaqim i favorshëm, veqanarisht
për palën kosovare, ndërsa, realiteti
qëndron ndryshe, kur deri me tani nuk
është afruar asnjë rrugëzgjidhje, apo marrëveshje në as një takim, dhe pala serbe nuk ngutet, duke parë se gjithçka po shkon në favor të saj, duke ditur se ajo
asgjë nuk po humbë…
Nuk është
e quditshme, nëse Kosova në këtë rast mund të tradhëtohet, ndoshta edhe nga ana
ndërmjetësuese, sepse një Dokument i draftmarrëveshjes 10 pikëshe bëhët nga ana e Serbisë, njëherazi edhe nga ana evropiane është Drafti i marrëveshjes
8 pikëshe, kurse , ana kosovare nuk ka asnjë kusht dhe asnjë draft të
marrëveshjes, vetëm pret, që aminin t’ia
bëjnë të tjerët, në tavolinën e Baroneshës Ashton, ndonëse qëllimet
Evropiane janë, vetëm të anashkalohen konfliktet dhe të përcaktohet çdo lloj
marrëveshje, edhe nëse njëra palë dëmtohet, që në këtë rast është Kosova dhe
shteti i saj.
Asociacioni
i komunave të veriut, që kërkon Serbia, është jo vetëm mundësi, por realitet i
qëllimëve të palës serbe për bashkimin e këtyre komunave në një rajon të
përbashkët dhe të pavarur, apo në formën
e një „autonomie“ , ashtu, siq është modeli i Tirollit në Jugun e Austrisë.
Komentet
e Kryeministrit Thaqi, janë komente të ndërlikuara dhe jo bindëse për popullin
e Kosovës, sepse diçka po zihet në
kazanat e kësaj politike dhe populli nuk po njoftohet dhe konsulltohet me kohë,
kurse mediat e dy palëve dhe ato
evropiane, po i stërmbushin raportet e tyre, të cilat më shumë u ngjajnë politikave
ditore, se janë afër substances
reale, prandaj kjo sjellje e
kryeministrit të vë në dyshim për një sjellje më shumë të një retorike dhe
ndikimi të fjalëve , se sa diçka efektive dhe në favor të Kosovës.
Në këtë
rast për qështjen e veriut, nuk është i nevojshëm inkurajimi, sepse treni e ka
shancën vetëm këtë herë të qarkullojë nëpër këtë rrugë dhe asnjëherë tjetër,
dhe në këtë rast sëcili duhet ta pyeste vetëvetën- çfarë humbjesh dhe
çrregullimesh do të ketë shteti i Kosovës, nëse në këto negociata veriu i
Kosovës do të devijojë, atëherë është vonë të kuptojmë, kur Kosova përherë do
të lëngojë.
Dhuna e
ushtruar prej pushtetit serb në Kosovë nuk ishte e rastit, por e paramenduar
dhe mirë e planifikuar, prandaj Bashkësia Ndërkombëtare dhe BE-ja, duhet ta
kuptojnë dhe studiojnë sikur në vet familjet e tyre , në mënyrë që krimi
i shtetit serb të denohet
njëherë, sikur që janë dënuar edhe
krimet tjera, apo ato hitleriane, dhe jo
sikur po ndodh tani me Serbinë, që
Evropa, në vend të dënimëve po e gradon
krimin dhe kriminelët.
Me fjalë
të tjera, nuk mund të llogaritët që me 2 prill, me rastin e takimëve të dy
kryeministrave, të vendoset fati i veriut të Kosovës, sepse përcaktimet e një
parimi nuk mund të bëhën përmes një date, apo një afati të caktuar, duke ditur
se këtu vendoset fati i një shteti dhe një populli me shekuj të shekujve.
Konsiderojmë se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cilit do vend tjetër, duhet të jenë në fuksion të interesave afatgjata të këtyre vendeve, por edhe në interes dhe funksion të zhvillimit të kombësisë shqiptare dhe shtetit të Kosovës.