E marte, 19.03.2024, 10:01 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Qeveria e Kosovës dhe dialogu (i ardhshëm) me Serbinë…

E merkure, 31.10.2012, 08:20 PM


Qeveria e Kosovës dhe dialogu (i ardhshëm) me Serbinë…

Nga Hilmi Saraçi

Qeveria e Kosovës ka dokumente  strategjike për bisedimet Kosovë- Serbi, por  ajo (Qeveria) ende nuk e ka bërë  të ditur ndonjë platformë  të përgatitur për këto bisedime . Opozita me të drejtë  kërkon që më parë  platforma për bisedime të  paraqitet në Kuvend , të diskutohet rreth saj dhe në fund të miratohet Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetdijshme se kemi të bëjmë me çështje të rëndësishmë për Kosovën-  me bisedime që paraqesin vendime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Kosovës..Kjo e obligon  edhe rezoluta e aprovuar më parë në Kuvend…Kjo do të ishte edhe një lehtësim për përgjegjesinë që e ka Qeveria Thaçi.  Prandaj Hashim Thaçi ka qenë  i arsyeshëm kur pas këthimit nga takimi me Daçiqin në Bruksel  ka pasur takime me disa lider opozitar dhe ka  sqaruar qëndrimin dhe bisedat që ka zhvilluar me Daçiqin dhe ka marrë mbështetjen e tyre .Mirëpo Qeveria Thaçi sa më parë duhet ta  publikojë platformën për dialogun me Serbinë që do të fillojë gjatë muajit nëntor (2012). Dialogu me Serbinë më tepër ka rëndësi për Serbinë  për integrimet e saja  evropiane, se sa për Kosovën ,sepse nga këto bisedime Kosova mund të dëmtohet, siq është dëmtuar me Pakon e Ahtisarit, ku minoriteti serb ka përfituar mjaft me decentralizimin e tepruar të Ahtisarit.. Ky dialog më tepër po bëhet për çështje të  brendshme  të Kosovës dhe  për territorin e Kosovës, prandaj edhe frika për një përpjekje  në dëm të Kosovës është e arsyeshme.  Në këtë fushë jemi dëshmitar të cenimit të integritetit territorial në veri të vendit dhe të organizimit ilegal të institucioneve shtetërore nga Serbia.Prandaj është vështirë të gjendet një gjuhë në mes të palëve për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara që 13 vite. Për të gjitha këto është potencuar disa herë se fajtor deri dikund  është Qeveria e Kosovës, por më tepër për  përgjegjesinë për këto dobësi dhe lëshime në favor të Serbisë e mbanë Bashkësia Ndërkombëtare e cila ishte tolerante ndaj veprimeve destruktive dhe nacionaliste  të Serbisë …

Mungon uniteti i partive politike për dialogun me Serbinë

Prandaj në këtë fushë ka munguar angazhimi i Qeverisë në kohën e duhur dhe uniteti i partive politike -  opozitë dhe pozitë që nuk kanë qenë dhe nuk janë të njëzëshme për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara , siq janë  në veri të vendit. Mungesa e unitetit  në çështjet e rëndësishme siq është dialogu me Serbinë  po sjellë mjaft paqartësi dhe komfuzione ndërpartiake. Në këtë fushë përplasjet e “Vetvendosjes” me Qeverinë Thaçi rreth dialogut me Serbinë kanë vështirësua dhe po vështirësojnë dialogun. Kundërshtimet e “Vetvendosjet” për dialog me Serbinë dhe kritikat  për dobësitë dhe lëshimet e pranishme kanë vlerën e vetë dhe mund të arsyetohen. Mirëpo disa angazhime të “Vetvendosjes” janë të papranueshme dhe të dëmshme në këto momente të përpjekjeve  për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë . Në këtë mënyrë Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia  duhet ta kenë të qartë se nuk ka lëshime dhe tolerime, sidomos për veriun e vendit, ku Serbia dhe   diplomatë nga BE-ja kanë mendime të ndryshme për veriun si ndarja, shkëmbim territoresh autonomia substanciale, modeli i dy Gjermanive e të tjera që  gjatë dialogut mund të parashtrohen..Opozita (“Vetvendosja”) shpesherë me qëndrimet e saja  po i a lehtëson Qeverisë realizimin e synimeve  të saj, që jo gjithnjë  kanë qenë dhe janë  në përputhje  me interesat e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës.

Mendimet për shkëmbim territorësh nuk janë të favorshme

Në intervistën e Rexhep Qosjes për këto mendime u elaboruar mjaft gjatë. Mendoj se Qosja dhe bashkëmendimtarët e tij, sidomos nga “Lëvizja për Bashkim” (Avni Klinaku) nuk e kanë mirë kur parashtrojnë tezën e ndarjes dhe shkëmbimin e territorit të vendit , respektivisht veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës. Këto janë territore të Kosovës dhe nuk duhet të bëhen pazare (ndërrime) në mes të territorëve të vendit tonë  siq mendon Qosja  dhe Avni Klinaku. Por nese parashtrohet një tezë e tillë duhet të kërkohet reciprociteti – atë që do ta kene  minoriteti serb në veri të vendit ashtu duhet ta kenë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës…

Vizita me frymë progresive për Kosovën

Vizita e sekretarës amerikane, zonjes Klinton dhe baroneshës Eshton (BE) është më rëndësi të veçantë për Kosovën . Vizitës së tyre i ka paraprirë  takimi në Bruksel i kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi i tyre  sipas  mediave ka kaluar mirë se ç’ishtë pritur nga diplomatët e BE-së. Zonja Klinton dhe baronesha Eshton, si duket nuk kanë (pasur)  kërkesa të reja  për Kosovën por kanë inkurajuar rinisjen e dialogut dhe për të përseritur atë  se  çka  pritet nga Serbia në lidhje me Kosovën.. Vizita e tyre gjithashtu shihet si një mesazh që Kosova dhe Serbia të ngrisin nivelin e përgjegjësisë për të marrë  vendime të vështira . Mendoj se gjatë kësaj vizite do të bëhen të qarta vijat e kuqe në realizimet e Serbisë dhe Kosovës, deri ku nuk  mund të shkohet e gjithashtu do të shpërndahet fryma  progresive që të dyja vendet të lënë  prapa  të kaluaren dhe të shkojnë  në drejtim  të ndërtimit të mirë  fqinjësor.

Rusia si gjithnjë këmbëngulse në rezolutën 1244 të KB

Aleati i madh i Serbisë ,Rusia    është pengesë e përhershme ndaj pavarësisë së Kosovës e mirëpret rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe përjashton mundësinë  që të  luajë rolin e ndërmjetësuesit në këto bisedime . “Ne nuk jemi të përgatitur dhe as nuk po përgatitemi   për të ndërmjetësuar në këto bisedime…Mirëpo e vetmja  mënyrë për të arritur tëk një zgjidhje  efikase dhe të qëndrueshme  mes Beogradit dhe Prishtinës  është  zgjidhja e çështjes së Kosovës   në përpurhje me rezolutën 1244 të Kombëve të Bashkuara “…  ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së jashtëm ruse.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Nikoliq ka deklaruar se vetë e ka shkruar platformën për bisedimet me Kosovën dhe se tani e kanë radhën  ministrat për të dhënë  sugjerimet dhe vërejtjet…” Autoritetet e Serbisë tani janë mbledhur për të diskutuar platformën për bisedimet me Kosovën, por  nuk kanë dhënë detaje  për ecurinë  e takimit…

Lista e veprimeve për dialogun Kosovë - Serbi

Lista e veprimeve  në dialogun në mes të palëve që priten nga Serbia është  kjo: Zbatimi i plotë i marrëveshjes për menagjimin e integruar të pikëkalimeve  kufitare,Tërheqja e Beogradit nga strukturat e sigurisë dhe të drejtësisë në veri të Kosovës, Vazhdimi i dialogut dhe ngritja  e bisedimeve  në nivel politik pa cenuar statusin e Kosovës,Gjetja  e zgjidhjeve  për sektorët e telekomunikacionit dhe energjisë. Gjithashtu Beogradit i kërkohet t’i heq strukturat  ilegale në veri të vendit.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë i pafund , por duhet të arrihet përparim në të gjitha  fazat e procesit, që ka për qellim normalizimin e marrëdhënjeve  në mes të dy shteteve …. Ky nuk është dialog i pafund që mund të vazhdojë  përgjithmonë . Është më rëndësi që të bëhet një lloj përparimi i vazhdueshëm në të gjitha  fazat...(Hejg).

Veriu duhet të integrohet- natyrisht pa e dëmtuar pozitën e serbëve  në veri dhe kudo në Kosovë . Por këto aspirate  nuk mund të flasin “për një shtet  brenda një shteti”. Nese projekti për veriun të cilin e propozon BE-ja  i përngjan statusit të Republika Serpska  në Bosnje me duhet të shprehem terësisht kundër kësaj ideje …” (Banac).



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora