E marte, 19.03.2024, 09:35 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Dialogu me Serbinë dhe koalicionet

E hene, 27.08.2012, 07:04 PM


Dialogu me Serbinë dhe koalicionet

Nga prof. Hilmi Saraçi

Kohë më parë pata parashtrua çështjen e mundësisë për një koolicion në mes të dy partive  , PDK dhe AAK, duke menduar se një koalicion i tillë ndoshta do ta përmirësonte gjendjen ashtu të vështirë, mirëpo kjo në kohet e fundit ka marrë dimenzione më të gjera për një koalicion të mundëshëm  i cili do të  mundësontë dhe do të zgjithte problemet e pranishme , sidomos në veriu të vendit. Për këtë temë  desha të elaboroj edhe disa mendime te dhëna dhe të përfolura  nëpër mediat tona nga disa komente dhe analiza...

Megjithatë koalicioni i mundshëm ndermjet PDK-së dhe AAK-së, ka nxjerr në pah disa paknaqësi brenda partiake. Nga PDK-a ka të dhëna se ka pasur biseda , por nuk është arritur diçka konkrete lidhur me koalicionin PDK e AAK. Ka pasur edhe kundërshtime për një dialog të mundshëm me Serbinë. Në këtë fushë ishtë më i zëshmi Fatmir Limaj i cili kundërshton dialogun me Serbin, sidomos me udhëheqjen e re të zgjedhur të Serbisë,në krya me Nikoliqin dhe Daçiqin. Mirëpo siq shihet nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të koalicionit.. Për këtë arsye ndoshta do të jetë një skenë e ndryshimit të qeverisë nëse arrihet pajtimi për koalicion , por edhe në vetë PDK-n.

Përpjekjet për një koalicion të fortë janë të arsyeshme

Këto përpjekje për një koalicoon të mundëshëm janë të arsyeshme, sidomos tani kur pritet të fillojnë bisedimet me Serbinë. Në bisedimet që u zhvilluan në Rambuje dhe në Vijenë  të gjitha forcat politike të Kosovës u bashkuan për të mirë të Kosovës derisa erdhem edhe të dita më fatlume- 17 shkurtin 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë  e saj nga Serbia.. “ Çdo konfrontim, qoftë edhe “ spontan” është i dëmshëm në këtë kohë për vetë të ardhmen e Kosovës. Mbasi fqinjësia e mirë  është kusht i rëndësishëm  për këtë perspektivë  që kemi, jo vetëm në Kosovë , por edhe në ballkan si rajon dhe më gjerë”

A do të zhberen strukturat parale dhe MUP-i i Serbisë në veri të vendit(?)

Serbia në këtë fushë nuk është duke punuar me vetëdije, është e zhytur në pellgun e nacionalizmit dhe të kaluarës së përfunduar. Prandaj për të arritur rezultate Serbia më parë duhet të largojë të gjithë pjestarët e MUP-it nga pjesa e territorit tonë –të Kosovës , por edhe struktura paralele  joligjitime  që veprojnë brenda  territorit të një shteti të pavarur dhe Sovran. Ato (Strukturat paralele dhe MUP-i)  udhëheqen  dhe kontrollohen  drejtpërdrejt nga Beogradi dhe pikërisht nga Daçiq, pra ky kryeminister i Punëve të Brendshme të Serbisë… Këta pjesëtarë si dhe strukturat paralele  që 12 vite janë duke penguar institucionet legale të Kosovës, me organizimin e krimit të organizuar , kontrabandën , korropcionin… Për këtë arsye këto ditë  është  mirëpritur  kur kspertët për çështje të sigurisë kanë vlerësuar se ardhja  e 700 forcave speciale  të NATO-s në veri të Kosovës ka të bëjë  me fillimin e dialogut Prishtinë –Beograd, pasi sipas tyre  Qeveria e re e Serbisë  mund të rrezikojë  situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon…Këto  forca paqerujtëse kanë marrë  kontrollin mbi të gjitha  rrugët që qojnë në Zubin Potok dhe në pikën kufitare në Bërrnjak, si dhe kanë hequr barrikaden e vendosur nga serbët në Zypç dhe atë pjësë gjithashtu kanë vënë në kontroll të plotë. Opëracioni i KFOR-it nuk ka zgjatur shumë e serbët e rebeluar kanë ikur, posa kanë parë  vendosshmërinë  e forcave paqëruejtës se kësaj radhe nuk e kanë për shaka. Ndërhyrje të tilla është dashur edhe më herët të merren , sepse serbët tani disa vjet janë të mësuar të  keqpërdorin maturinë dhe  urtësin e forcave paqëruejtëse në Kosovë…

Pozita dhe opozita nuk kanë një zë të përbashkët

Dialogu politik me Serbinë , i cili po tregohet nga bshkësia ndërkombëtare  është pranuar edhe  nga pozita  kosovare, mirëpo ka ndarë në dysh opozitën, e cila nuk ka një zë të unifikuar. AAK-ja  nuk është në mendje  me “vetëvendosjen” por si duket as me LDK-në Mirëpo është e njohur se opozita  kosovare   nuk ka qenë  e unifikuar sa i përket çështjeve  madhore për Kosovën, por është përçarë nga bashkësia ndërkombëtare . që nga paslufta  nese shikojmë me vëmendje, shohim se asnjëherë  nuk kemi pasur opozitë  rreth bisedimeve. Kjo tregon se nuk kemi qene sa duhet të kujdesshëm për ardhmërin e vendit tonë , prandaj kësaj radhe ka ardhur koha që të gjitha forcat tona t’i angazhojmë për zgjdhjen e problemeve të pranishme duke mos u nisur nga interesat përsonale…

Disa analistë thonë se përpjekja e Thaçit dhe antarëve të kabinetit qeveritar që më çdo kusht që ta kenë në “gjirin”  e saj opozitën gjatë bisedimeve , ka për qellim që pas përfundimit të këtij procesi të këtë bashkëfajtorin për rezultatin e tyre , sepse dialogu me Sebinë, sidomos me udhëheqjen e re të zgjedhur të Serbisë është i vështirë, prandaj nuk është e tepërt kur flasim për një koordinim më të mirë , të përgatitur politikisht dhe profesionalisht gjatë kësaj kohe për dialogim me Serbinë.

Mendoj se ende qeveria nuk është e përgatitur sa duhe për bisedime , nuk ka platformë as strategji të duhur për atë  se si do t’i përballojë  bisedimet. Ajo (Qeveriaa) sikur e paragjykon dështimin e saj në këto bisedime  dhe kështu dëshiron ta ndajë dështimin se bashku me të tjerët, sepse  nese do të  ishte e bindur në sukses,”ajo nuk do të donte  që të kishte  hisedar  në këto suksese”. Kështu mendojnë edhe disa të tjerë analistë. Mirëpo këto paramendime nuk janë të qëndrueshme, prandaj  duhet flakur pa hezitim duke menduar për të ardhmen e vendit- me mendime dhe qëndrime të njëzëshme, për ndryshe do të prodhojmë paqartësi të dëmshmë për vendin nese vazhdojmë kështu siq kemi filluar…

Kush po i acarron raportet për dialogun me Serbinë(?)

Partia e Isa Mustafës (LDK) dhe ajo e “Vetëvëndosjes (Albin Kurtit) si duket janë duke i acarruar raportet në fushën e dialogut me Serbinë dhe me koalicionin e mundshëm më partinë më të madhe (PDK-AAK) si dhe me bashkësin ndërkombëtare , sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ka pranuar mandat pesvjeçar presidentës Atifete Jahjaga .Për këtë dhe për të tjera bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i përkrah dhe mund t’i “përshendes”me pushtetin  nese vazhdojnë me këto acarrime të paarsyeshme. Mirëpo në disa komentime dhe analiza mendohet se edhe  partitë politike  që i presin duarhapur bisedimet politike  me Serbinë  nuk do të kenë  jetë të gjatë në pushtet, ngase “ndërkombëtarët nuk duan të kenë partner në Kosovë, një parti që është  pa rregull dhe pa qëndrime”.. , sepse pasi të kryhen marrëveshtjet, nga bisedimet, krijohet një realitet dhe kjo nuk do të thotë  që bashkësia ndërkombëtare  nuk do t’i  hedh edhe forcat politike  që kanë marrë  pjesë  në ato marrëveshje”… nese nuk janë në vijën e duhur të angazhimit dhe të veprimit.

Dialogu teknik i përfshirë  për temat që do të trajtohen për veriun mund të mos  tingëllojnë “të rënda”, por rezultati i marrëveshjeve  mund t’i jape rezultate të pavavorshme për Kosovën siq do të preket autonomia në këtë pjesë të vendit. Autoritetet kosovare  thonë se nuk do të ketë  ndonjë status të veçantë  administrative opo juridike..Kjo edhe është e domosdoshme të reagohet në kohën e duhur , sepse dialogu i ardhshëm ka të bëjë më tepër për zgjidhjen e proplemit të veriut të vendit. Në këtë fushë  çështjet që diskutohen mund të japin  më tepër definim autonom për veriun të banuar me serbë .Disa ekspert dhe diplomatë ndërkombëtarë sikur mendojnë të prekin pulsin e përfaqësuesve tane legjitim për një mendim të tillë . Mirëpo këto janë disa kalkulime nga disa kancelleri të llojeve të veçanta që parashtrojnë propozime të ndryshme  vetëm për të arritur një koncenzues për arritjen e marrveshjeve dhe paqës në mes të Kosovës dhe Srbisë, më lehtë, duke mos menduar për rrjedhimet e dëmshme për Kosovën në të ardhshmen..

Kosova duhet të insistojë në reciprocitet në kuadër të  bisedimeve të ardhshme politike me Serbinë

Megjithse nuk pritet të hapet çështja e ndarjes, ndërrimesh të territoreve dhe për ndonjë status special për veriun e vendit, mendoj se  Kosova duhet të insistojë në reciprocitet në kuadër të  bisedimeve  të ardhshme politike  me Serbinë  nese parashtrohen këto tema . Insistimi i  Serbisë për gjetjen e një zgjidhjeje për pozitën e serbëve në veri të Kosovës, ato duhet të përcillen me insistimet e Kosovës për zgjidhje  identike  për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Tani aktualisht nuk ka reciprocitet, por në të ardhmen Kosova  duhet të insistojë në reciprocitet, nese dalin në shesh këto mendime ..

Për dialogun me serbin ka pasur mendime për prishjen e koalicionit. Për këto mendime kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se nuk e sheh të  nevojshme  ndryshimin e koalicionit vetëm e vetëm për bisedimet e paralajmëruara  me Serbinë . Gjithashtu ai (Krasniqi ) ka thënë  “ nuk ka ndonjë arsye që për çështje  të bisedimeve  të bëhen koalicione . Për këtë çështjë as që është biseduar në organet e partisë (PDK). . Mirëpo unë mendoj se koalicionet që prodhojnë peshë më të madhe për zgjidhjen e problemeve të vendit duhet të pranohen dhe të përkrahen , pa marrë parasysh se dikush mendon ndryshe ,siq është duke kundërshtuar “Vetëvendosja”në krye me Albin Kurtin. Qëndrimet dhe veprimet në kohet e fundit të “Vetvëndosjes” në krye me Albin Kurtin nuk janë të pranueshme, prandaj në këtë fushë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatat që do të rridhshin nga këto qëndrime…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora