| E hene, 27.08.2012, 08:04 PM |
Dialogu
me Serbinë dhe koalicionet
Nga prof. Hilmi Saraçi
Kohë më parë
pata parashtrua çështjen e mundësisë për një koolicion në mes të dy
partive , PDK dhe AAK, duke menduar se
një koalicion i tillë ndoshta do ta përmirësonte gjendjen ashtu të vështirë,
mirëpo kjo në kohet e fundit ka marrë dimenzione më të gjera për një koalicion
të mundëshëm i cili do të mundësontë dhe do të zgjithte problemet e
pranishme , sidomos në veriu të vendit. Për këtë temë desha të elaboroj edhe disa mendime te dhëna
dhe të përfolura nëpër mediat tona nga
disa komente dhe analiza...
Megjithatë koalicioni i mundshëm ndermjet PDK-së dhe AAK-së, ka nxjerr në pah disa paknaqësi brenda partiake. Nga PDK-a ka të dhëna se ka pasur biseda , por nuk është arritur diçka konkrete lidhur me koalicionin PDK e AAK. Ka pasur edhe kundërshtime për një dialog të mundshëm me Serbinë. Në këtë fushë ishtë më i zëshmi Fatmir Limaj i cili kundërshton dialogun me Serbin, sidomos me udhëheqjen e re të zgjedhur të Serbisë,në krya me Nikoliqin dhe Daçiqin. Mirëpo siq shihet nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të koalicionit.. Për këtë arsye ndoshta do të jetë një skenë e ndryshimit të qeverisë nëse arrihet pajtimi për koalicion , por edhe në vetë PDK-n.
Përpjekjet për një koalicion të fortë janë të arsyeshme
Këto përpjekje për një koalicoon të mundëshëm janë të arsyeshme, sidomos tani kur pritet të fillojnë bisedimet me Serbinë. Në bisedimet që u zhvilluan në Rambuje dhe në Vijenë të gjitha forcat politike të Kosovës u bashkuan për të mirë të Kosovës derisa erdhem edhe të dita më fatlume- 17 shkurtin 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia.. “ Çdo konfrontim, qoftë edhe “ spontan” është i dëmshëm në këtë kohë për vetë të ardhmen e Kosovës. Mbasi fqinjësia e mirë është kusht i rëndësishëm për këtë perspektivë që kemi, jo vetëm në Kosovë , por edhe në ballkan si rajon dhe më gjerë”
A do të zhberen strukturat parale dhe MUP-i i Serbisë në veri të vendit(?)
Serbia në këtë fushë nuk është duke punuar me vetëdije, është e zhytur në pellgun e nacionalizmit dhe të kaluarës së përfunduar. Prandaj për të arritur rezultate Serbia më parë duhet të largojë të gjithë pjestarët e MUP-it nga pjesa e territorit tonë –të Kosovës , por edhe struktura paralele joligjitime që veprojnë brenda territorit të një shteti të pavarur dhe Sovran. Ato (Strukturat paralele dhe MUP-i) udhëheqen dhe kontrollohen drejtpërdrejt nga Beogradi dhe pikërisht nga Daçiq, pra ky kryeminister i Punëve të Brendshme të Serbisë… Këta pjesëtarë si dhe strukturat paralele që 12 vite janë duke penguar institucionet legale të Kosovës, me organizimin e krimit të organizuar , kontrabandën , korropcionin… Për këtë arsye këto ditë është mirëpritur kur kspertët për çështje të sigurisë kanë vlerësuar se ardhja e 700 forcave speciale të NATO-s në veri të Kosovës ka të bëjë me fillimin e dialogut Prishtinë –Beograd, pasi sipas tyre Qeveria e re e Serbisë mund të rrezikojë situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon…Këto forca paqerujtëse kanë marrë kontrollin mbi të gjitha rrugët që qojnë në Zubin Potok dhe në pikën kufitare në Bërrnjak, si dhe kanë hequr barrikaden e vendosur nga serbët në Zypç dhe atë pjësë gjithashtu kanë vënë në kontroll të plotë. Opëracioni i KFOR-it nuk ka zgjatur shumë e serbët e rebeluar kanë ikur, posa kanë parë vendosshmërinë e forcave paqëruejtës se kësaj radhe nuk e kanë për shaka. Ndërhyrje të tilla është dashur edhe më herët të merren , sepse serbët tani disa vjet janë të mësuar të keqpërdorin maturinë dhe urtësin e forcave paqëruejtëse në Kosovë…
Pozita dhe opozita nuk kanë një zë të përbashkët
Dialogu politik me Serbinë , i cili po tregohet nga bshkësia ndërkombëtare është pranuar edhe nga pozita kosovare, mirëpo ka ndarë në dysh opozitën, e cila nuk ka një zë të unifikuar. AAK-ja nuk është në mendje me “vetëvendosjen” por si duket as me LDK-në Mirëpo është e njohur se opozita kosovare nuk ka qenë e unifikuar sa i përket çështjeve madhore për Kosovën, por është përçarë nga bashkësia ndërkombëtare . që nga paslufta nese shikojmë me vëmendje, shohim se asnjëherë nuk kemi pasur opozitë rreth bisedimeve. Kjo tregon se nuk kemi qene sa duhet të kujdesshëm për ardhmërin e vendit tonë , prandaj kësaj radhe ka ardhur koha që të gjitha forcat tona t’i angazhojmë për zgjdhjen e problemeve të pranishme duke mos u nisur nga interesat përsonale…
Disa
analistë thonë se përpjekja e Thaçit dhe antarëve të kabinetit qeveritar që më
çdo kusht që ta kenë në “gjirin” e saj
opozitën gjatë bisedimeve , ka për qellim që pas përfundimit të këtij procesi të
këtë bashkëfajtorin për rezultatin e tyre , sepse dialogu me Sebinë, sidomos me
udhëheqjen e re të zgjedhur të Serbisë është i vështirë, prandaj nuk është e
tepërt kur flasim për një koordinim më të mirë , të përgatitur politikisht dhe
profesionalisht gjatë kësaj kohe për dialogim me Serbinë.
Mendoj se ende qeveria nuk është e përgatitur sa duhe për bisedime , nuk ka platformë as strategji të duhur për atë se si do t’i përballojë bisedimet. Ajo (Qeveriaa) sikur e paragjykon dështimin e saj në këto bisedime dhe kështu dëshiron ta ndajë dështimin se bashku me të tjerët, sepse nese do të ishte e bindur në sukses,”ajo nuk do të donte që të kishte hisedar në këto suksese”. Kështu mendojnë edhe disa të tjerë analistë. Mirëpo këto paramendime nuk janë të qëndrueshme, prandaj duhet flakur pa hezitim duke menduar për të ardhmen e vendit- me mendime dhe qëndrime të njëzëshme, për ndryshe do të prodhojmë paqartësi të dëmshmë për vendin nese vazhdojmë kështu siq kemi filluar…
Kush po i acarron raportet për dialogun me Serbinë(?)
Partia e
Isa Mustafës (LDK) dhe ajo e “Vetëvëndosjes (Albin Kurtit) si duket janë duke i
acarruar raportet në fushën e dialogut me Serbinë dhe me koalicionin e mundshëm
më partinë më të madhe (PDK-AAK) si dhe me bashkësin ndërkombëtare , sidomos
pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ka pranuar mandat pesvjeçar
presidentës Atifete Jahjaga .Për këtë dhe për të tjera bashkësia ndërkombëtare
nuk do t’i përkrah dhe mund t’i “përshendes”me pushtetin nese vazhdojnë me këto acarrime të paarsyeshme.
Mirëpo në disa komentime dhe analiza mendohet se edhe partitë politike që i presin duarhapur bisedimet politike me Serbinë
nuk do të kenë jetë të gjatë në pushtet,
ngase “ndërkombëtarët nuk duan të kenë partner në Kosovë, një parti që është pa rregull dhe pa qëndrime”.. , sepse pasi të
kryhen marrëveshtjet, nga bisedimet, krijohet një realitet dhe kjo nuk do të thotë që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i
hedh edhe forcat politike që kanë
marrë pjesë në ato marrëveshje”… nese nuk janë në vijën e
duhur të angazhimit dhe të veprimit.
Dialogu teknik i përfshirë për temat që do të trajtohen për veriun mund të mos tingëllojnë “të rënda”, por rezultati i marrëveshjeve mund t’i jape rezultate të pavavorshme për Kosovën siq do të preket autonomia në këtë pjesë të vendit. Autoritetet kosovare thonë se nuk do të ketë ndonjë status të veçantë administrative opo juridike..Kjo edhe është e domosdoshme të reagohet në kohën e duhur , sepse dialogu i ardhshëm ka të bëjë më tepër për zgjidhjen e proplemit të veriut të vendit. Në këtë fushë çështjet që diskutohen mund të japin më tepër definim autonom për veriun të banuar me serbë .Disa ekspert dhe diplomatë ndërkombëtarë sikur mendojnë të prekin pulsin e përfaqësuesve tane legjitim për një mendim të tillë . Mirëpo këto janë disa kalkulime nga disa kancelleri të llojeve të veçanta që parashtrojnë propozime të ndryshme vetëm për të arritur një koncenzues për arritjen e marrveshjeve dhe paqës në mes të Kosovës dhe Srbisë, më lehtë, duke mos menduar për rrjedhimet e dëmshme për Kosovën në të ardhshmen..
Kosova duhet të insistojë në reciprocitet në kuadër të bisedimeve të ardhshme politike me Serbinë
Megjithse
nuk pritet të hapet çështja e ndarjes, ndërrimesh të territoreve dhe për ndonjë
status special për veriun e vendit, mendoj se
Kosova duhet të insistojë në reciprocitet në kuadër të bisedimeve
të ardhshme politike me Serbinë nese parashtrohen këto tema . Insistimi
i Serbisë për gjetjen e një zgjidhjeje për
pozitën e serbëve në veri të Kosovës, ato duhet të përcillen me insistimet e Kosovës
për zgjidhje identike për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Tani
aktualisht nuk ka reciprocitet, por në të ardhmen Kosova duhet të insistojë në reciprocitet, nese
dalin në shesh këto mendime ..
Për
dialogun me serbin ka pasur mendime për prishjen e koalicionit. Për këto
mendime kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se nuk e sheh të nevojshme
ndryshimin e koalicionit vetëm e vetëm për bisedimet e paralajmëruara me Serbinë . Gjithashtu ai (Krasniqi ) ka thënë “ nuk ka ndonjë arsye që për çështje të bisedimeve
të bëhen koalicione . Për këtë çështjë as që është biseduar në organet e
partisë (PDK). . Mirëpo unë mendoj se koalicionet që prodhojnë peshë më të madhe
për zgjidhjen e problemeve të vendit duhet të pranohen dhe të përkrahen , pa
marrë parasysh se dikush mendon ndryshe ,siq është duke kundërshtuar “Vetëvendosja”në
krye me Albin Kurtin. Qëndrimet dhe veprimet në kohet e fundit të “Vetvëndosjes”
në krye me Albin Kurtin nuk janë të pranueshme, prandaj në këtë fushë duhet të jemi
të vetëdijshëm për situatat që do të rridhshin nga këto qëndrime…