E premte, 26.04.2024, 12:06 PM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: ‘’Gomari’’ që kërkon pushtet…

E diele, 20.05.2012, 07:08 PM


“GOMARI” QE KERKON PUSHTET….

Nga Ksenofon M. Dilo

Mëngjes. Papritur u dha alarmi “Partia në rrezik ! Përbindëshat duan poste!”

Kudo vrapohej,udhë më udhë e shteg më shteg…si në acarr të asaj dite.Asgjë tjetër veç  britma e vrap…

Më të fortat britma ato të kryetarit sektorit,sa harritën deri në  ngjirrje” Të shpëtojmë  Partine nga rreziku që I kanoset .”

Gjithëve një hije e zbetë në fytyrë u kish rënë:-“Rreziku ! ”…

“ Rreziku?!  Ku është?!”

Dikush ja bënte me gisht: - Atje - teej!

-Kuuu!?

-Në katin e dytë,tek zyrat.-ish zëri i sekretarit partisë

Tërë turma me kazma,kova,legena anadej u drejtua. Si të xhindosur dukeshin njerëzit?!    Ç ‘gjëmë  ishte  kjo?!

Ç’të shikonin?!!!

Si një  stalinist nudo,qëndronte i heshtur dhe krenar. Tepër i rrezikshëm, guximtar dhe shume i vendosur ne të tinë…,nga zyra e kryetarit  nuk lëvizte..Gjën ngushëllim te nevoja për të qënë “kuqo” Triumfalisht kish hyrë në zyrën e shtetit komunist..

Po…ç’të donte vallë?

Dukuria  melankolike e zyrtarëve e pamohuarshme .Ndërsa ai i  vendosur ,  i denjë për ti shoqëruar si ortak i tyre.

Zotësia e tij e vendosi atje ku e kish vëndin..

Në raport me  veprimin,“Uni” i ka pozën e një  aparatçiku…

A  mos vallë dhe  ai kërkonte post ?

Të katër burra,që mundoheshin nuk e nxirrnin,që se nxirrnin dot nga zyra ,  aq këmbëngulës ish!.. Të xhindosur e,me djersë çurk  ,në alarm  se,  mos  sa herë lëvizte bishtin   fluturonin mbeturina edhe te fotografia e udheheqësit varur te muri …Fotografi  kjo, që dhe në  shtëpi duhej ..tu ish prezent …    ndryshe,   ngrinte  krye  dyshimi..

… Përpjekjet e tyre fëminore  për të ruajtur vehten  ...të kota… ëdhe pse, çoku shoqëroheshin dhe- me gazra që i lehtesonin  stomakun..mysafirit..!

Ata kishin rrëmbyer për vehte ndërgjegjen-  Reflektonte kështu, sipërfaqja e aparatit shpirtëror të tyre

Së fundi i bënë një privilegi:  E morën në krah…

Qumështi i nënës u dolli, …sidomos kur e zbritën  nga shkallët ..deri sa u dhanë tek dera…

Pas këtij ankthi e.. qeshura shpërtheu.

E qeshur , e qëshur që ngriu në buzë .

-Nxitoni,nxitoni të fshehim gjurmët…!

C’të shihnin brënda?...

Sa herë dëgjonte krismën e kërcitjeve të potkojve te këmbeve  tij mbi dyshemenë  e dhogtë shpërndarë gjate nates,bile dhe tani në prezencë të shokëve te partise.., si  një amalgam uniform kudo  e ku mundej: mbi karrike, mbi dysheme,mur,tavolinë,telefon e..deri  te ndonjë shkresë me vlera politike…

Filloi pastrimi.  Tërë kjo çudi…?! Po.. më e madhja ndotje …deri tek telefoni?!

C’gjëmë  e  zezë!!!

I tërë ky provokacion !

Bërë shokët e partisë helm e vrer..Tu mirrje lulen nga dora !

Përherë e më e rëndë ngjante avaria…

Kalonin minutat e  sa vinte shtohej shqetësimi :    C’do thotë tani qëndra e njoftuar ?!

Hëmë..,po kjo…?

Gomari në zyra ç’kërkonte?!  -  sillej e pyeste kryetari sa mëndje-lehtë dhe zëmer-lig  që, zor se donte njeri. E ..shumë e inatoste dhe tani, pallja e furishme e  hajvanit…

-Armiku bën ç’do gjë që i del përpara,-shtoi propagandisti i pikëlluar.

Dhe këtë e bën-nxorri zë  sekretari   i nxirë në fytyrë!

Frika gllabëroi shpirtin e këtyre  që ua ndjente lëkura…ndoshta për ndonjë të ardhme të afërt…tani… ndjenja e fajit është memëce,nuk i thotë: je fajtor !

-Jashtë –ia-ia-ia-të e gomarit.

Nuk dihej pse thërriste…e sa më shpejt lëvizte aq më tepër forconte zënë  .  Mos vallë që i morën pushtetin?!!!

Jo. Saktë nuk dihej,edhe me shkelmat që i binin sa mundnin barkut e ku  mundnin ,ai,po,  i vendosur të mos fliste..

-Mjaft ! Lëreni gomarin! Gomari-gomar është ! Nuk ka faj - bëri zë drejtori i shkollës i kënaqur . Shyqyr ,  gomari nuk kish zënë  postin e tij.

…Shokë!-foli pastaj barkaleci i shkollës-Nëpërmjet gomarit  armiqtë tanë na tregojnë(ua ,e zbuloi..) sa na duan,sa na çmojnë dhe sa aftësi kemi . ç’vigjëlentë jemi.   Oh!... Psherëtiu,duke  vënë duart në kokë.

Gjithë e shihnin dhe e kuptonin : sa i trashë në kurm aq dhe,në mëndje.

I dyzuar, ndërmjet frikës që,ndjen prej eprorëve të tij dhe ambicjeve karjeriste,si zakonisht,e futi mendimin dhe ndjenjën e vet në kallëpet e pregatitura prej të tjerëve…Në tipin ë markës  enveriste duke i dhënë zjarr farkës   staliniste :

-Jemi serjozë ne,-shtoi. Nuk e lëshojmë vëndin që na ka besuar Partia- dhe  vazhdoi—Armiku  na identifikon me…kafshe.. Punon të na marri pushtetin,që me gjak e kemi marrë  dhe ,duke i mbetur besnik idealit komunist që, e ka pervehtësuar në skenën e gjërë e plot labirinthe të luftes së klasave,  e ngriti më lart zënë:

Po .. vetëm  kur të kalojnë mbi trupat tanë,kushdo qofshin ata .. se,partine tonë e kemi të fortë, shokë, ajo di ti zbulojë e, si kurdoherë,do ti dënojë pa mëshirë..

- Po flet njëlloj si në mbledhje-u dëgjua një zë nëpër buzë…Vështirë të bindish të tillë të sëmurë..

Vështrimet  u dhanë nga zëri i nëpërbuzëshëm. Për çudinë e të gjithëve ky zë vazhdoi edhe më kumbues…

Të tjerë  mendonin:” Mirë ua kanë bërë. Gomarë janë,gomarin po,shok e kanë. Pse mos i kenë të barabarta dhe të drejtat?   Pse ai pa post? Ndermjet diskutimeve,mbriti e famëshmja telefonatë.

-Përgënjeshtroheni ! Na diskreditohet Partia,  Pushteti ynë popullor.

E qeshura e turmës ,qetësisht mbytëte këto fjalë…

Pas këtij qameti  aq të madh,gomari misterioz qetë- qetë kulloste te ai bregu për karshi pa lejuar kërkënd ti afrore . E tregonte këtë me turfullimën e me kapistrën që  mirrte bran duke  tundur kokën si me vërtik e shoqëruar dhe me ndonjë shkelm në zakon të tij…

.. Ja tani dhe një e pallur e tij e fuqishme që nisi me një ecje të shpejtë e plot dinamizëm duke  tundur e shkundur bishtin e me kokë përpjetë, dukej sikur thoshte :

-S’më dhatë post mos m’u afroni! Rroftë  forca !..”Fiziku” është gjithçka. Jam në pushtetin tim.

***

Ndodhia eshte ndodhi,dhe do te mbetet histori..Askush nuk ka pse ti shtoje driten e hijen te dyve…zemerimet,shqetesimet e polemikat…e tyre veç u shtojne pasurine dhe  Drejtesine  kthyer ne azil Padrejtesie !

Ç’ditë fatliume … për partine dhe për gomarin, jo per zellin e besimit por,per zagalin(zekthin) e egoizmit qe u ka  hyre dhe nuk lene vendin te kete qetesi…

..Po,ku eshte faji ?

Sigurisht kane te drejte t’I levdohen sho-shoqit per kontribute…

Pa ua vene  kandarin ..ne “zotesi “ pervehtesim - pasurish..Ata bejne qendren e gravitetit ne hajduteri  xhambazeri e…ne drejtesi qe kalon zenithin ne padrejtesi !

-           Për  Partine : Shyqyr ..”opozitare po vellezer”

-           Për gomarin. S’pati ligje të dënonte gomerë , s’kishte kushte që në poste të mos viheshin gomerë

Deshmia : E vërteta  e ndriçuar- ulja që i kanë bërë  vatanit ata ,që absolutizuan tiraninë më të turpëshme, mohuan ZOTIN dhe shemtuan ATDHEUN  ,ngadhnjoi forca mbi te drejtën,”njeriu shtazë-mbi njerinë-Njeri.”

Konkluzioni :të sëmurit nga kanseri i kuq  nuk i do lejuar përpjekja për të bërë rolin e   m a gj i s t a r i t   ! Shpëtimi i shpirtit  të tij   nga  sëmundja !  ..  të jetë kunder të deklasuarit ,familjeve që e kanë larë me gjak Demokracine ,  e,  vendi i RILINDASVE te mos RILINDE  !     Por…, sado te hidhet perpjete bretkoca ,shqiponjen nuk e harrin dot .

…..

Vlera:  Jeta e njeriut ka kuptim me sa ka mirësi morale.”Burri s’matet me pëllëmbe - thotë mënçuria  sheperjote -  po ,me zëmër”.

Problemet e medha,qe na rrijne mbi  koke, na perkasin gjitheve,e na detyrojne te mos u besojme fjaleve po veprave .Ta kundershtojme  pasurine e padrejte,terrorizmin,imoralitetin,reformat –zhambaslleqe , dhunen,vesin,etj. Ky hap fisnik perballon mjaftushem te tilla sulme e rreziqe kundrejt ekzistences sone si popull e si Komb.

Fisnikeria ka lene gjurme te pashlyera : deshmimtare -  Burreria Shqiptare  Egërsia ,sadizmi, nuk  jane forcë po dobësi,poshtërim  ,është formë kafshërie prandaj  dhe njeriu ka te drejtë të fitojë po,jo me forcen e shtazes po me karakterin e lartë fisnik  , me madhështine shpirtërore  që i thonë v i r t u t , me fuqinë e  mendimt kur hedh voten..

”Mëndja –fuqi dhe jo fuqia-mend”pra,  ideal ku ngadhnjon jeta njerëzore –DEMOKRACIA !



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora