| E diele, 20.05.2012, 07:08 PM |
“GOMARI” QE
KERKON PUSHTET….
Nga Ksenofon M. Dilo
Mëngjes. Papritur
u dha alarmi “Partia në rrezik ! Përbindëshat duan poste!”
Kudo
vrapohej,udhë më udhë e shteg më shteg…si në acarr të asaj dite.Asgjë tjetër veç britma e vrap…
Më të fortat
britma ato të kryetarit sektorit,sa harritën deri në ngjirrje” Të shpëtojmë Partine nga rreziku që I kanoset .”
Gjithëve
një hije e zbetë në fytyrë u kish rënë:-“Rreziku ! ”…
“ Rreziku?! Ku është?!”
Dikush ja
bënte me gisht: - Atje - teej!
-Kuuu!?
-Në katin
e dytë,tek zyrat.-ish zëri i sekretarit partisë
Tërë turma
me kazma,kova,legena anadej u drejtua. Si të xhindosur dukeshin njerëzit?! Ç ‘gjëmë
ishte kjo?!
Ç’të shikonin?!!!
Si një stalinist nudo,qëndronte i heshtur dhe krenar.
Tepër i rrezikshëm, guximtar dhe shume i vendosur ne të tinë…,nga zyra e
kryetarit nuk lëvizte..Gjën ngushëllim
te nevoja për të qënë “kuqo” Triumfalisht kish hyrë në zyrën e shtetit komunist..
Po…ç’të donte
vallë?
Dukuria melankolike e zyrtarëve e pamohuarshme .Ndërsa
ai i vendosur , i denjë për ti shoqëruar si ortak i tyre.
Zotësia e
tij e vendosi atje ku e kish vëndin..
Në raport
me veprimin,“Uni” i ka pozën e një aparatçiku…
A mos vallë dhe
ai kërkonte post ?
Të katër
burra,që mundoheshin nuk e nxirrnin,që se nxirrnin dot nga zyra , aq këmbëngulës ish!.. Të xhindosur e,me djersë
çurk ,në alarm se,
mos sa herë lëvizte bishtin fluturonin mbeturina edhe te fotografia e
udheheqësit varur te muri …Fotografi
kjo, që dhe në shtëpi duhej ..tu
ish prezent … ndryshe, ngrinte
krye dyshimi..
… Përpjekjet
e tyre fëminore për të ruajtur
vehten ...të kota… ëdhe pse, çoku shoqëroheshin
dhe- me gazra që i lehtesonin stomakun..mysafirit..!
Ata
kishin rrëmbyer për vehte ndërgjegjen- Reflektonte
kështu, sipërfaqja e aparatit shpirtëror të tyre
Së fundi
i bënë një privilegi: E morën në krah…
Qumështi i nënës u dolli, …sidomos kur e zbritën nga shkallët ..deri sa u dhanë tek dera…
Pas këtij
ankthi e.. qeshura shpërtheu.
E qeshur
, e qëshur që ngriu në buzë .
-Nxitoni,nxitoni
të fshehim gjurmët…!
C’të shihnin
brënda?...
Sa herë dëgjonte
krismën e kërcitjeve të potkojve te këmbeve
tij mbi dyshemenë e dhogtë shpërndarë
gjate nates,bile dhe tani në prezencë të shokëve te partise.., si një amalgam uniform kudo e ku mundej: mbi karrike, mbi
dysheme,mur,tavolinë,telefon e..deri te
ndonjë shkresë me vlera politike…
Filloi pastrimi. Tërë kjo çudi…?! Po.. më e madhja ndotje …deri tek telefoni?!
C’gjëmë e zezë!!!
I tërë ky
provokacion !
Bërë shokët
e partisë helm e vrer..Tu mirrje lulen nga dora !
Përherë e
më e rëndë ngjante avaria…
Kalonin
minutat e sa vinte shtohej shqetësimi : C’do thotë tani qëndra e njoftuar ?!
Hëmë..,po
kjo…?
Gomari në
zyra ç’kërkonte?! - sillej e pyeste kryetari sa mëndje-lehtë dhe
zëmer-lig që, zor se donte njeri. E ..shumë
e inatoste dhe tani, pallja e furishme e
hajvanit…
-Armiku bën
ç’do gjë që i del përpara,-shtoi propagandisti i pikëlluar.
Dhe këtë e
bën-nxorri zë sekretari i nxirë në fytyrë!
Frika
gllabëroi shpirtin e këtyre që ua
ndjente lëkura…ndoshta për ndonjë të ardhme të afërt…tani… ndjenja e fajit është
memëce,nuk i thotë: je fajtor !
-Jashtë –ia-ia-ia-të
e gomarit.
Nuk dihej
pse thërriste…e sa më shpejt lëvizte aq më tepër forconte zënë . Mos
vallë që i morën pushtetin?!!!
Jo. Saktë
nuk dihej,edhe me shkelmat që i binin sa mundnin barkut e ku mundnin ,ai,po, i vendosur të mos fliste..
-Mjaft ! Lëreni
gomarin! Gomari-gomar është ! Nuk ka faj - bëri zë drejtori i shkollës i kënaqur
. Shyqyr , gomari nuk kish zënë postin e tij.
…Shokë!-foli
pastaj barkaleci i shkollës-Nëpërmjet gomarit
armiqtë tanë na tregojnë(ua ,e zbuloi..) sa na duan,sa na çmojnë dhe sa
aftësi kemi . ç’vigjëlentë jemi. Oh!...
Psherëtiu,duke vënë duart në kokë.
Gjithë e
shihnin dhe e kuptonin : sa i trashë në kurm aq dhe,në mëndje.
I dyzuar,
ndërmjet frikës që,ndjen prej eprorëve të tij dhe ambicjeve karjeriste,si
zakonisht,e futi mendimin dhe ndjenjën e vet në kallëpet e pregatitura prej të tjerëve…Në
tipin ë markës enveriste duke i dhënë zjarr
farkës staliniste :
-Jemi
serjozë ne,-shtoi. Nuk e lëshojmë vëndin që na ka besuar Partia- dhe vazhdoi—Armiku na identifikon me…kafshe.. Punon të na marri
pushtetin,që me gjak e kemi marrë dhe
,duke i mbetur besnik idealit komunist që, e ka pervehtësuar në skenën e gjërë e
plot labirinthe të luftes së klasave, e
ngriti më lart zënë:
Po .. vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë,kushdo qofshin
ata .. se,partine tonë e kemi të fortë, shokë, ajo di ti zbulojë e, si kurdoherë,do
ti dënojë pa mëshirë..
- Po flet
njëlloj si në mbledhje-u dëgjua një zë nëpër buzë…Vështirë të bindish të tillë të
sëmurë..
Vështrimet u dhanë nga zëri i nëpërbuzëshëm. Për çudinë e të gjithëve ky zë vazhdoi edhe më kumbues…
Të tjerë mendonin:” Mirë ua kanë bërë. Gomarë janë,gomarin
po,shok e kanë. Pse mos i kenë të barabarta dhe të drejtat? Pse ai pa post? Ndermjet diskutimeve,mbriti
e famëshmja telefonatë.
-Përgënjeshtroheni ! Na diskreditohet Partia, Pushteti ynë popullor.
E qeshura
e turmës ,qetësisht mbytëte këto fjalë…
Pas këtij
qameti aq të madh,gomari misterioz qetë-
qetë kulloste te ai bregu për karshi pa lejuar kërkënd ti afrore . E tregonte këtë
me turfullimën e me kapistrën që mirrte
bran duke tundur kokën si me vërtik e
shoqëruar dhe me ndonjë shkelm në zakon të tij…
.. Ja
tani dhe një e pallur e tij e fuqishme që nisi me një ecje të shpejtë e plot
dinamizëm duke tundur e shkundur bishtin
e me kokë përpjetë, dukej sikur thoshte :
-S’më dhatë post mos m’u afroni! Rroftë forca !..”Fiziku” është gjithçka. Jam në pushtetin tim.
***
Ndodhia
eshte ndodhi,dhe do te mbetet histori..Askush nuk ka pse ti shtoje driten e
hijen te dyve…zemerimet,shqetesimet e polemikat…e tyre veç u shtojne pasurine
dhe Drejtesine kthyer ne azil Padrejtesie !
Ç’ditë fatliume … për partine dhe për gomarin, jo per zellin e besimit por,per zagalin(zekthin) e egoizmit qe u ka hyre dhe nuk lene vendin te kete qetesi…
..Po,ku
eshte faji ?
Sigurisht
kane te drejte t’I levdohen sho-shoqit per kontribute…
Pa ua
vene kandarin ..ne “zotesi “ pervehtesim
- pasurish..Ata bejne qendren e gravitetit ne hajduteri xhambazeri e…ne drejtesi qe kalon zenithin ne
padrejtesi !
- Për
Partine : Shyqyr ..”opozitare po vellezer”
- Për gomarin. S’pati ligje të dënonte gomerë , s’kishte kushte që në poste të mos viheshin gomerë
Deshmia : E vërteta e ndriçuar- ulja që i kanë bërë vatanit ata ,që absolutizuan tiraninë më të turpëshme, mohuan ZOTIN dhe shemtuan ATDHEUN ,ngadhnjoi forca mbi te drejtën,”njeriu shtazë-mbi njerinë-Njeri.”
Konkluzioni
:të sëmurit nga kanseri i kuq nuk i do
lejuar përpjekja për të bërë rolin e m
a gj i s t a r i t ! Shpëtimi i
shpirtit të tij nga sëmundja
! ..
të jetë kunder të deklasuarit ,familjeve që e kanë larë me gjak
Demokracine , e, vendi i RILINDASVE te mos RILINDE ! Por…,
sado te hidhet perpjete bretkoca ,shqiponjen nuk e harrin dot .
…..
Vlera: Jeta e njeriut ka kuptim me sa ka mirësi morale.”Burri s’matet me pëllëmbe - thotë mënçuria sheperjote - po ,me zëmër”.
Problemet e medha,qe na rrijne mbi koke, na perkasin gjitheve,e na detyrojne te mos u besojme fjaleve po veprave .Ta kundershtojme pasurine e padrejte,terrorizmin,imoralitetin,reformat –zhambaslleqe , dhunen,vesin,etj. Ky hap fisnik perballon mjaftushem te tilla sulme e rreziqe kundrejt ekzistences sone si popull e si Komb.
Fisnikeria
ka lene gjurme te pashlyera : deshmimtare -
Burreria Shqiptare Egërsia
,sadizmi, nuk jane forcë po dobësi,poshtërim ,është formë kafshërie prandaj dhe njeriu ka te drejtë të fitojë po,jo me
forcen e shtazes po me karakterin e lartë fisnik , me madhështine shpirtërore që i thonë v i r t u t , me fuqinë e mendimt kur hedh voten..
”Mëndja –fuqi
dhe jo fuqia-mend”pra, ideal ku
ngadhnjon jeta njerëzore –DEMOKRACIA !