Mendime
Demir Krasniqi: Terma të gabuara politike në përditshmërinë tonë
E diele, 20.05.2012, 07:07 PM
TERMA TË GABUARA POLITIKE NË PËRDITSHMËRINË TONË
Shkruan: Demir KRASNIQI
Jo
rrallë, në përditshmërinë tonë, na bien që t’i lexojmë dhe t’i dëgjojmë disa
terma, apo shprehje të cilat fund e krye janë të pakuptimta dhe të palogjikshme
.
Ndër to, kësaj radhe po i marrim si shembull vetëm dy prej tyre, të cilat në vazhdimësi po na përsëriten nëpër mediat tona të shkruara dhe elektronike :
1. Termi “
Kur thuhet se “Serbia e ka humbur Kosovën”, kjo
nënkuptohet se Kosova paska qenë pronë e patundshme dhe e përhershme e Serbisë,
apo një pasuri të cilën Serbia e paska humbur, që është një soj sikur të thuhet
:”Një person e ka humbur një portofol me dokumente e para, por mbesim me
shpresë se dikush do ta gjejë atë portofol dhe do t’ia rikthejë pronarit të
dëmtuar”!
Kosova tani është
shkëputur nga kolonializmi serbë dhe e ka fituar lirinë, pavarësinë ,
sovranitetin dhe shtetin e vet të pavarur .
2. Termi tjetër i palogjikshëm , është: “Zbardhja
e fatit te të pagjeturve (zhdukurve)”,
apo “Zbardhja e krimit”, terme këto
që po ashtu janë refren i përditshmërisë sonë tash e 13 vjet më parë.
Fati i të
zhdukurve , të humburve , apo i të pagjeturve , në asnjë mënyrë nuk mund të “zbardhet”, nga se dihet mirëfilli se
fati i tyre nuk është “i bardhë”,
por është “i zi” dhe shumë i hidhur
!
Viktimat e kësaj kategorie nuk e kanë humbur rrugën diku
nëpër male, apo nëpër mjegull, ku mund të pritet kthjellimi i motit për t’
a ndriçuar terrin dhe për t’i gjetur
ata, por dihet mirëfilli se kush i mori dhe nga kush u zhduken ata!
I njëjti
term jo logjik , përdoret edhe në rastet
e zbulimeve të krimeve të rënda, kur thuhet:
“Zbardhja e krimit”, ose :”Jemi afër zbardhjes së krimit”!
Në terminologjinë profesioniste , dihet mirëfilli se krimet në asnjë mënyrë nuk “zbardhen”, as nuk “ndriçohen”, por ato hulumtohen, hetohen , zbulohen, argumentohen dhe dënohen .