Kulturë
Atdhetari e poeti Ndue Ukaj
E diele, 22.04.2012, 01:10 PM
|
|
Ndue Tomë Ukaj |
|
Emri |
Ndue |
Mbiemri |
Ukaj |
Lindur më |
1977 |
Lindur në |
Stublla e Epërme, Viti |
Kombësia |
shqiptare |
Shtetësia |
kosovare, |
Profesioni |
gazetar |
|
Më 2004 ka botuar librin ”Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD, Prishtinë).
Është bashkautor i monografisë “Stublla”, si dhe është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe.
Ndue Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, teori, kritikë dhe studime letrare, si publicist.
Ka disa libra në dorëshkrim, të zhanreve të ndryshme letrare të cilat priten të dalin së shpejti në dritë.
Ndue Tomë Ukaj u
lind në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë.
Ka
kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur
edhe studimet e magjistraturës. Në Suedi ka ndjekur disa kurse të gjuhës.
Gjatë
kohës së studimeve ka qenë i angazhuar në Unionin e Pavarur të Studentëve të
Fakultetit Filozofik, dhe anëtar i redaksisë në revistën “Fryma”, ku ka botuar
tekste letrare. Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” që është
botuar në Prishtinë. Është i njohur edhe për aktivitet politik, si njëri nga
drejtuesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, por edhe aktivitete
tjera institucionale në Kosovë. Gjatë një periudhe të gjatë kohore ka
bashkëpunuar me revista, gazeta me renome, sikundër në Shqipëri, Kosovë, Mal të
Zi, Maqedoni etj., si Koha jonë, Fjala, Tema, Gazeta 55, Zëri, Koha Javore, Pavarësia, Iliriapost, Fakti,
Koha Ditore,
etj. Tekstet letrare dhe eseistike te autorit jane botuar ne peridikun letrar
te Kosoves, Shqiperise, etj.
Vepra
letrare: Më 2004 ka botuar librin ”Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD,
Prishtinë). Me 2008 ka botuar librin me poezi "Ujëvarat e metaforave"
(botimet M&B) Tiranë. Më 2010 ka botuar libri Ithaca of the word në
anglisht (Perkthyer nga Peter Tase) ne Shtetet e Bashkuara, nga botimet Lulu
Enterprises. Më 2010, ka botuar librin me poezi Godo nuk vjen në shqip,
anglisht dhe spanjisht, me përkthim të Peter Tases dhe të botuar ne Lulu
Enterprises. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe dhe te
huaja. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, rumanisht, spanjisht,
italisht. Shkruan poezi, prozë, eseistikë, teori, kritikë dhe studime letrare.
Ukaj është laureat i çmimit “Azem Shkreli” 2010, për librin më të mirë në
poezi, Godo nuk vjen, botuar me 2010, çmim ky të cilin e ndanë Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
Poezia
e Ukajt është vlerësuar si shenjë identifikuese e poezisë moderne shqipe, ku
ndjehet fuqishëm fryma universale e poezisë dhe kërkesat e saj për të qene
pjesë e poezisë së përbotshme, duke përcjellë frymën e veçantë dhe tiparet
moderne të poezisë shqiptare, tipare dhe karakteristika këto që ndeshen
fuqishëm dhe me një mjeshtëri në vargjet e Ndue Ukajt. Ky libër, i vlerësuar
për stilin unik nga përkthyesi Peter Tase, karakterizohet për origjinalitetin e
tij dhe mund të konsiderohet një ngjarje e rëndësishme për poezinë shqipe dhe
përkthimin e saj në gjuhën angleze. Nga kritika letrare është vlerësuar si
psalmist modern i poezisë shqipe. Për veprën letrare të Ndue Ukajt kanë shkruar
autorë dhe studiues te shumte, si Glen Jeansonne, Ph. D. Professor, University
of Wisconsin, Milwaukee, René Antrop-González, Anton Gojcaj, Daniel Gazulli,
Petrit Palushi, Peter Tase, Skender Sherifi, Nuhi Ismajli, Alisa Velaj, Fatmir
Tereziu, Naim Kelmendi, etj.
Ndue
Ukaj në Festivalin Ndërkombetar të Poezisë, "Ditët e Naimi" ka fituar
çmimin për poezinë më të mirë. Linke me rëndësi lidhur me autorin:
ndue-ukaj.blogspot.com
Ndue Ukaj
Shtegtari
I mbledhur kruspull, njeriu i kohës sime
Si guaskë e qitur baltës së zezë,
Bredh në kërkim të kohës.
Të cilën s’e njeh askush, e as ai.
I përhumbur, me mitin e rikthimit që i vlon në kokë,
Përshkon botën rreth e qark,
S’ është Odise, nuk ka Itakë që e kërkon.
E di se Penelopa dënesët n’shtrat e dashuruar si kurrë më
parë.
Çdo mugëtire, kur qetësia e kafshon.
I patrembur me kokën e mbushur pasione.
E grushtat përplot kujtime që i vlojnë si ujë n’zjarr
Ai bredh meridianëve t’ rruzullimit
Pa harta e kufij, pa emër e kohë
Si zog lajmëtar, shtegtari
Rrapëllin nëpër kohë, lexon e rilexon.
E mashtron vetën pafundësisht
Duke i numëruar shekujt nëpër gishtërinj.
Pastaj kalon detin e kuq n’ këmbë.
Atje nuk është më Nazareti,
As Toka e Premtuar. Trishtohet!
Është një kala e mbushur me mite vdekëtare.
I zhgënjyer.
I ngrati, kthehet vrap nëpër detin e ngrirë.
Dallgët e kohës...
Hemingway-ane
Është një det i trazuar
Dhe një plak që peshkon pa nda
Me anijen e kohës
së amshuar.
Brigjet i kërkon pa pra.
Një re e zezë e përcjell me hapa të harlisur
Peshkun e jetës detit të dalldisur.
Është një det i trazuar dhe shumë çudira ka
Ka dhe një plakë që peshkon pa nda
Dhe një vajzë të dashuruar
Që peshkun e artë n’dorë dëshiron ta ka.
Dhe ky det i trazuar
Asnjëherë s’ ka qetësi
Lufton fytas me jetën
Një anije e sulmuar
Nga shumë stuhi.
Në thellësi të mistershme detit në stuhi
Një peshkaqen i uritur kërcënon pa pra.
Ndërsa një anije e prishur sfidon pa nda.
Dimri i acartë e ngrinë detin gurë
Dhe furtuna rritet nuk pushon kurrë.
Plaku i harlisur s’e sheh më kohën rreth tij.
Klith ankthshëm
dhe numëron vitet nëpër gishtërinj
Është natë e zezë deti s’ka qetësi.
I dremitur nga peshkimi ndalet e mendon
Është fundi i jetës, tani një gjë e kupton
S’ kishte lindur për të qenë peshkatar njerëzish.
As shkëmb për ndërtim.
Mirëpo dhembshurinë për jetën e kthehu në lundrim.
Janë ditë të ftohta akulli të trishton
Brigjet janë të largëta s’ka dallgë që e shpëton.
Anija e kohës e sfiduar lundron.
Ajo tundet si era me plakun e topitur.
Derisa dielli t’bjerë mbi det
E vajza të kap peshkun, tej mase e uritur.
Akuarium i kujtimeve i asht ba hije
Gërmadhë e zemrës së mallëngjyer.
Një strehë e madhe dhembshurie.
Numëron edhe njëherë vitet e jetës.
Në ëndërr asnjë engjëll s’i lajmërohet.
Klith ankthshëm
dhe numëron vitet nëpër gishtërinj
Është natë e zezë deti s’ka qetësi.
I dremitur nga peshkimi ndalet e mendon
Është fundi i jetës, tani një gjë e kupton
S’ kishte lindur për të qenë peshkatar njerëzish.
As shkëmb për ndërtim.
Mirëpo dhembshurinë për jetën e kthehu në lundrim.
Janë ditë të ftohta akulli të trishton
Brigjet janë të largëta s’ka dallgë që e shpëton.
Anija e kohës e sfiduar lundron.
Ajo tundet si era me plakun e topitur.
Derisa dielli t’bjerë mbi det
E vajza të kap peshkun, tej mase e uritur.
Akuarium i kujtimeve i asht ba hije
Gërmadhë e zemrës së mallëngjyer.
Një strehë e madhe dhembshurie.
Numëron edhe njëherë vitet e jetës.
Në ëndërr asnjë engjëll s’i lajmërohet.
Është
i vonuar shumë.
Kthimi në atdheun e pasioneve është më i largët
Se kujtimi për ditën e nisjes në shtegtimin e pafund!
Mugëtira ikën, ikën edhe koha.
Ai vrap ec duke ndjekur yllin e rikthimit.
I cili shuhet bashkë me yllin që e përpijnë ca re të zeza.
Dhe zbulimin e ëndrrës që kundërmon keq
Diku ku tani s’e di ku?
Shtegtari, një korb i kohës,
Që vajton pa pushim në kërkim të vetvetes.
Si vjeshta përkundet para gjumit dimëror.
HARRIMI
Fjalët
i mat me milimetra
Nëpër
dorë mëkatarësh dergjet poezia
Mos
më qorto shpirti im,
Të
kam lodhur me metafora të pakuptimta
Me
këto vargje kohësh të zymta
Fjala
e lidhur me harrimin e pistë
Të
zhbërjes së rrënjës
Që
i mbijnë fletët sikur pemë vjeshte
Për
t’u mbyllur në harrim dimëror
Nëpër
vetmi të moshuara
Hapi
im sa qielli
Çative
me dëborë
E
tremb harrimin
Më
kot i këndojmë këngës së moçme të këngëve të lashta
Më
kotë heronjtë e çartur tkurren vargut modern
Dhe
kotsëkoti i vë kuptim vargut
Thellësia
është e tretur pa i kuptuar esencat
Në
harrim dimëror që t’i mbin dhëmbët
Baladat
legjendat mitet
Shpirtëzimi
i zanës
Murosja
e nuses përplot butësi,
Me
njërin gji jashtë vetëm për dashuri
Librat
e rrënjës organike janë çekuilibruar
S’mund
të përdorë barkun e Kalit të Trojës
Për
t’i ikë karvanit të zhbërjes
Fati
i Formulës së Pagëzimit lëngon keq
Në
tokën e tkurrur çdo pranverë
Është
i vonuar shumë.
Kthimi në atdheun e pasioneve është më i largët
Se kujtimi për ditën e nisjes në shtegtimin e pafund!
Mugëtira ikën, ikën edhe koha.
Ai vrap ec duke ndjekur yllin e rikthimit.
I cili shuhet bashkë me yllin që e përpijnë ca re të zeza.
Dhe zbulimin e ëndrrës që kundërmon keq
Diku ku tani s’e di ku?
Shtegtari, një korb i kohës,
Që vajton pa pushim në kërkim të vetvetes.
Si vjeshta përkundet para gjumit dimëror.
HARRIMI
Fjalët
i mat me milimetra
Nëpër
dorë mëkatarësh dergjet poezia
Mos
më qorto shpirti im,
Të
kam lodhur me metafora të pakuptimta
Me
këto vargje kohësh të zymta
Fjala
e lidhur me harrimin e pistë
Të
zhbërjes së rrënjës
Që
i mbijnë fletët sikur pemë vjeshte
Për
t’u mbyllur në harrim dimëror
Nëpër
vetmi të moshuara
Hapi
im sa qielli
Çative
me dëborë
E
tremb harrimin
Më
kot i këndojmë këngës së moçme të këngëve të lashta
Më
kotë heronjtë e çartur tkurren vargut modern
Dhe
kotsëkoti i vë kuptim vargut
Thellësia
është e tretur pa i kuptuar esencat
Në
harrim dimëror që t’i mbin dhëmbët
Baladat
legjendat mitet
Shpirtëzimi
i zanës
Murosja
e nuses përplot butësi,
Me
njërin gji jashtë vetëm për dashuri
Librat
e rrënjës organike janë çekuilibruar
S’mund
të përdorë barkun e Kalit të Trojës
Për
t’i ikë karvanit të zhbërjes
Fati
i Formulës së Pagëzimit lëngon keq
Në
tokën e tkurrur çdo pranverë
Rruga
nëpër Ferr është më e shkurtë
Se
trishtimi prej harrimi
KUPTIMI
Tek
e fundit çfarë kuptimi ka arti shpirti im
Mes
gishtave të mi përvijohet shikimi yt
Dhe
kalendari i grishur ku Kulla e Babelit u thye keq
Si
të deshifrohen të pathënat, të pashkruarat,
E
të kuptohen absurdet si lule të ujitura
Trazohet
arena e mendimeve të bukura
Mëkatarë
e papenduar ngarendin pas Përmendoreve Lavdie,
Ditë
e natë çirren pa fije turpi nën hijen e hijes së dhembjes
Që
gulçon tmerrshëm
Këlshedra
prej detit gulçon
Ne
puthemi pa e ditë efektin e puthjes
E
duhemi pa i ditë pasojat
Më
ç’paftyrësi ecet rrugës së djallit, Zot im
Me
lëkurë të gjarprit veshur për të hijeshuar trupin,
Dikush
thumbon e dikush thumbohet
Karikaturat
e vdekjes të përdhosin trutë
Ndërkaq
misteri i pafund rëndon:
Një
mollë e kafshuar natën mbin dhëmbët e prishur
Dita
nuk fsheh gjurmët e mëkatit të zi
Dhe
ekzistencën e konceptit të humbjes
Gjarpri
s’dihet në cilën ditë të krijimit u zvarrit në Eden
As
për misionin e tij nuk mësuam asnjëherë
Poezia
Kur të mbushet shpirti helm
Kur të përdhosen trutë
Kur t’i kafshojnë ndjenjat, ëndrrat kur t’i vjedhin
Kur mendimin ta vrasin mu në ballë
Kur s’ke me kënd të çelësh gojën
Të cakërrosh ndonjë gotë viski
T'i shtrydhësh koqet mbushur me spermë
Poezia është terapi
Mos klith
Mos derdh lot
Mos shkruaj elegji e balada mbytëse
Rruga nëpër Ferr është më e shkurtë
Se
trishtimi prej harrimi
KUPTIMI
Tek
e fundit çfarë kuptimi ka arti shpirti im
Mes
gishtave të mi përvijohet shikimi yt
Dhe
kalendari i grishur ku Kulla e Babelit u thye keq
Si
të deshifrohen të pathënat, të pashkruarat,
E
të kuptohen absurdet si lule të ujitura
Trazohet
arena e mendimeve të bukura
Mëkatarë
e papenduar ngarendin pas Përmendoreve Lavdie,
Ditë
e natë çirren pa fije turpi nën hijen e hijes së dhembjes
Që
gulçon tmerrshëm
Këlshedra
prej detit gulçon
Ne
puthemi pa e ditë efektin e puthjes
E
duhemi pa i ditë pasojat
Më
ç’paftyrësi ecet rrugës së djallit, Zot im
Me
lëkurë të gjarprit veshur për të hijeshuar trupin,
Dikush
thumbon e dikush thumbohet
Karikaturat
e vdekjes të përdhosin trutë
Ndërkaq
misteri i pafund rëndon:
Një
mollë e kafshuar natën mbin dhëmbët e prishur
Dita
nuk fsheh gjurmët e mëkatit të zi
Dhe
ekzistencën e konceptit të humbjes
Gjarpri
s’dihet në cilën ditë të krijimit u zvarrit në Eden
As
për misionin e tij nuk mësuam asnjëherë
Poezia
Kur të mbushet shpirti helm
Kur të përdhosen trutë
Kur t’i kafshojnë ndjenjat, ëndrrat kur t’i vjedhin
Kur mendimin ta vrasin mu në ballë
Kur s’ke me kënd të çelësh gojën
Të cakërrosh ndonjë gotë viski
T'i shtrydhësh koqet mbushur me spermë
Poezia është terapi
Mos klith
Mos derdh lot
Mos shkruaj elegji e balada mbytëse
Vargje pikëllimesh trishtimesh largo
Mos e përul synimin, shiko poezinë mu në ballë
Ushqehu kur të mungon buka
Kripa dashuria e shkrimi
Mos vajto vetminë
Edhe kur të përbuzin
Kur të shajnë e të gozhdojnë në kryq
Të shpallin çmendurak
Të anatemojnë
Dashurinë ta përdhosin
Poezia është shpëtim
Klithmë e ëmbël me gëzim.
PIKËPYETJE
Largësia pikturohet në varg,
Me nuanca ngjyrash që thyhen mes vete si në pasqyrë
Thyer si dielli në perëndim
Fjala digjet në zjarr
Zjarri humb në fjalë
Dhe unë humb bashkë me fjalët
Bashkë me vargjet digjem
Me copëzat e qiellit
Që më kafshojnë
Me lotët e djegur
Nën gurgullimë lotësh
Ujis vargjet
Pëshpëris ofshama
Me mall
Kultivoj rimat, ritmet
Bashkë me pikëpyetjet e çelikosura,
Që rëndojnë sot, nesër... përgjithmonë.
dhe sot:
Këputje vargjesh
Përthyerje motivesh
Ngjiten pa dashje vargut tim
Jo në emër të shenjtërisë
As të djallëzisë
Plot shikime të përhumbura, të zbehura, të hutuara
Ngjiten si merimanga gërdie vargut tim të lodhur
Jo vetëm kaq
Dashuni, të mbërthyen pamëshirshëm
Këngë laviresh të shprehin dhembjen
O shpirt, për kohë të mykura
Kokave të trasha
Vargje pikëllimesh trishtimesh largo
Mos e përul synimin, shiko poezinë mu në ballë
Ushqehu kur të mungon buka
Kripa dashuria e shkrimi
Mos vajto vetminë
Edhe kur të përbuzin
Kur të shajnë e të gozhdojnë në kryq
Të shpallin çmendurak
Të anatemojnë
Dashurinë ta përdhosin
Poezia është shpëtim
Klithmë e ëmbël me gëzim.
PIKËPYETJE
Largësia pikturohet në varg,
Me nuanca ngjyrash që thyhen mes vete si në pasqyrë
Thyer si dielli në perëndim
Fjala digjet në zjarr
Zjarri humb në fjalë
Dhe unë humb bashkë me fjalët
Bashkë me vargjet digjem
Me copëzat e qiellit
Që më kafshojnë
Me lotët e djegur
Nën gurgullimë lotësh
Ujis vargjet
Pëshpëris ofshama
Me mall
Kultivoj rimat, ritmet
Bashkë me pikëpyetjet e çelikosura,
Që rëndojnë sot, nesër... përgjithmonë.
dhe sot:
Këputje vargjesh
Përthyerje motivesh
Ngjiten pa dashje vargut tim
Jo në emër të shenjtërisë
As të djallëzisë
Plot shikime të përhumbura, të zbehura, të hutuara
Ngjiten si merimanga gërdie vargut tim të lodhur
Jo vetëm kaq
Dashuni, të mbërthyen pamëshirshëm
Këngë laviresh të shprehin dhembjen
O shpirt, për kohë të mykura
Kokave të trasha
E
ti vazhdon të besosh gjithçka
E s'e kupton vargun e këputen
Në harresë të lënën
Në fyt të prerë
Magjeve përplot merimanga gërdie,
Kullave të fikura kanunesh
O zot, shpirti im dashuri
Beso
Nëse jeta ushqyet me metafora
e ushqehet me krimbat e qelbur
apo ushqehet me art e dashuri
beso
Me metaforat vrasëse
Me ofshama helmuese
Me leshrat që s’gjejnë gërshërët dot
S’tunden aspak muret e heshtjes, muret e moskalimit
Unë vazhdoj t'i lutem Zotit,
Mësomë t’mos dua kurrë djallëzoren për shenjtëri.
KOMPROMIS I DHIMBSHËM
ME METAFORAT
Fjala frymon jetë
Mesazh jep
Edhe atëherë kur s’thotë gjë
Për këtë mos u hamend
Shiko poezinë
Çdo shkronjë të ujitur me gjak
Varret në subjektin e saj, shiko
Beso në peshën e jetës
Në fjalën e vrarë në gjuhë
Beso në metafora e alegori
Në fjalën e brumosur që vlon në gji
Në kompromiset e vetëflijimit
Nëpër kabinete ofshamash epshore
Rritet shkurtohet njëqind herë mjekra ime
Bashkë me gjuhën që fjalët i mban
Të heshtura në shpirt
gjarpri pret gojëhapur gjithherë
Heshta
Deri sa heshtja u shndërrua në zhurmë
Prapë
Heshta
Jo pse heshta po pse heshtja u shndërrua në revoltë
Dhe përsëri si për inat
Heshta
E ti vazhdon të besosh gjithçka
E s'e kupton vargun e këputen
Në harresë të lënën
Në fyt të prerë
Magjeve përplot merimanga gërdie,
Kullave të fikura kanunesh
O zot, shpirti im dashuri
Beso
Nëse jeta ushqyet me metafora
e ushqehet me krimbat e qelbur
apo ushqehet me art e dashuri
beso
Me metaforat vrasëse
Me ofshama helmuese
Me leshrat që s’gjejnë gërshërët dot
S’tunden aspak muret e heshtjes, muret e moskalimit
Unë vazhdoj t'i lutem Zotit,
Mësomë t’mos dua kurrë djallëzoren për shenjtëri.
KOMPROMIS I DHIMBSHËM
ME METAFORAT
Fjala frymon jetë
Mesazh jep
Edhe atëherë kur s’thotë gjë
Për këtë mos u hamend
Shiko poezinë
Çdo shkronjë të ujitur me gjak
Varret në subjektin e saj, shiko
Beso në peshën e jetës
Në fjalën e vrarë në gjuhë
Beso në metafora e alegori
Në fjalën e brumosur që vlon në gji
Në kompromiset e vetëflijimit
Nëpër kabinete ofshamash epshore
Rritet shkurtohet njëqind herë mjekra ime
Bashkë me gjuhën që fjalët i mban
Të heshtura në shpirt
gjarpri pret gojëhapur gjithherë
Heshta
Deri sa heshtja u shndërrua në zhurmë
Prapë
Heshta
Jo pse heshta po pse heshtja u shndërrua në revoltë
Dhe përsëri si për inat
Heshta
Deri sa kënga në vargun tim shpërtheu
Nën mjekrën e pakrehur u tërbua heshtja
Nën qimet e pakrehura u dogj heshtja
E unë heshta
Deri sa u mbyt...
Hija e korbave
Në ishullin e pritjes vetmia e thartë
Dhe struktura e deformuar e seksit
Në lumin e kohës ecte zvarrë, Grua
Nuk e njoha Homerin as verbimin e tij
Me hapa të Akilit masë kohën prapa
Dhe kilometrat deri matanë Itakës
Sythi yt kaltërosh përhumbet në lakuriqësinë
E natës së zezë ku tëhajsohet mendja
Në të qarën e seksit tënd rrjedhin pikat
E dushit të ftohtë në ishullin e vetmisë
Drama e pashkruar në teatrin e gërmadhave
Dhe puthja e akullt që dogji sythin e përlotur
Një korb vështroj shikimin tim prej të dashuruari
Ditën me mendime të hallakatura
Dhe miti reflektoj fragmentin
E artit të shkruar nën hije kobrash
Sytë nuk janë dritare prej motesh
As dyer të largimit nga trishtimi
HAPAT E VEGJËL
E
masë kohën me shikimin prej zogu
Atë
ditë kur dielli rrëshqiste drejt perëndimit
Një
korb parakaloi para syve tanë
E
tokës iu zu fryma nga inati
Si
s’u bë që ta kthej diellin
Aty
ku puthi shikimin tonë përsëpari
Dhe
rrugën deri në Kodër ta kaloja me pupla
Atë
ditë kur shikimi im u tret
Toka dridhej nga të ftohtit
Dielli
u dha si femër mëkatare pas Bjeshkëve të Nemuna
Hapi
i vogël për ta ndalë ishte pa përmbajtje
Shikimi im u mbyt krejt…
PËRLESHJE
Nganjëherë
i kafshoj dhëmbët furishëm
Më
mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me
gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëllushka
ime, jo pse dua, nganjëherë
Çuditem
edhe me veten si i kafshoj ëndrrat.
Hahem
me to deri në përgjakje
I
kafshoj dhe përleshem me realitetin,
Nëpër
net me ëndrra vjeshtore
Dhe
pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja
për fitore mbyt trishtimin
I
kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të
zeza si futa, netët e paperënduara,
Përgjakem
krejt nganjëherë,
Me
dhëmbët e mi të rëndë, të rëndë,
PËRLESHJE
Nganjëherë
i kafshoj dhëmbët furishëm
Më
mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me
gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëllushka
ime, jo pse dua, nganjëherë
Çuditem
edhe me veten si i kafshoj ëndrrat.
Hahem
me to deri në përgjakje
I
kafshoj dhe përleshem me realitetin,
Nëpër
net me ëndrra vjeshtore
Dhe
pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja
për fitore mbyt trishtimin
I
kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të
zeza si futa, netët e paperënduara,
Përgjakem
krejt nganjëherë,
Me
dhëmbët e mi të rëndë, të rëndë,
Sa
shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,
Nganjëherë
botën e zë gjumi n’mes të ditës,
Dhe
aty përulet miti i fuqisë së qëndresës
Trulloset
bota krejt e humbur përkundet,
Harron
përuljen e gjurit bota nganjëherë
Bie
në gjumë nëpër ninulla ledhatuese
Papritur
tretet nga thartira që të qet zorrët
Tëhuajësohet
mendja dhe humb imazhin në pasqyrë
Pema
e Jetës zë rrugën në mëngjesin me vesë diellore
E
unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën
Dhe
përhumbem në lakuriqësinë e poezisë
TUNDIMI
Koka
e rraskapitur tundet vend e pa vend,
Zoti
im sa vështirë e kam ta mbaj drejt
Era
e heshtjes e luhat si një fletë qershie
Bota
qesh mistershëm
Unë
nuk çaj kokën engjëllushja ime
Përkundem
në tundimin tim
Aty
ku rrëshqet dheu nën këmbë,
Mundësia
për të mbajtur boshtin drejt
Është
më e vogël si një zero e madhe
Tundimi
mban peng kokën time
Rrëmujës
së përplasjeve tokë e qiell
Për
fjalën e ambël si gjini i nënës
Për
shkronjat e emrit tim që i përpiu Liqeni i Shkodrës
Mori
krimbash të qelbur ushqyer nga dromcat e vjella nga alkooli
Rrëzë
Kalasë së Rozafatit u kryqëzua një grua
Dhe
dymbëdhjetë meshkuj dhanë betime të rreme
Tridhjetë
e tri shishe të zbrazura
Tridhjetë
e tri të mbushura i cakërroj përnjëherë
Pëlcet
pikëllimi dhe bërtet:
Sa
i mirë është të mos lexosh poezi -
kjo
domethënë, thjesht, të mos vrasësh kokën për asgjë,
Vetëm
poetët, vetmitarë dinë të duan,
Të
duan e të duan pakufi,
Të
kapin diellin në shuplakë dore,
E
të përqafojnë detin në gji
Vetëm
poetët dinë t’i numërojnë
Heshtjet
tua të dhimbshme
Të
lavdishme, o Shkodra jonë,
Të
puthurat e përgjakshme nga Kosova,
Dardania
Antike e maja e Stubllës së kryqëzuar
Dhe
një emër i përbashkët:
Të
vdesësh për të rrëfyer mistere të përjetshme
***
Si
të mësohet te shkruhet ardhmëria në dheun
Që
rrëshqiti nën këmbët tona elastike,
Ikën
frikshëm, sa çel e mshel sytë ikën si era
Ku
ta vjedh një pikë uji ta shumëzoj si Krishti,
Ta
shumëzoj e det ta bëj
Për
pastrim të pluhuri të mykur ka etje
Dhe
mendimet e burgosura të lirohen
Lëkura
e gjarprit të nemur, O Zoti im
Ngre
kokën mbrëmje e mëngjes
Zvarritur
tokës së cilës i zihet fryma
Dhe
një kope zvarranikësh të dehur
E
një mollë e mbjellë pa dëshirë
Në
oborrin tonë rrethuar pa dashje
Nga
pluhuri dhe merimangat
ehu,
po si të digjet pa tym e zjarr...
POET ME U BA
Mos
u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
Për
secilën fjalë, për secilin varg.
A.
Shkreli
Dje jetova për sot Poet
të bëhem.
Ëndërrova
gjatë
Nëpër
natën e gjatë që humbi në horizont,
Në
natën e veshur me lëkurë muzash
Recitova
dymijë herë këshillën poetit
U
përgjaka në ëndërr sa trishtueshëm i kafshova vargjet,
Thonjtë
më mbetën në vargje pikëllueshëm
Kupa
e Enigmës për pak sa nuk u përplas ballit tim,
Aty
ku bluhen mejtime për Ty,
Ku
zihet dielli e vullkanet e panumërta.
Në
teh të dilemës recitova vetës dymijë herë këshillën e poetit
Me
vargje s’mund të prekësh thellësitë e Tokës e lartësitë e Qiellit
Për
vargje nuk vdiqët, thonë të pagdhendurit për poezi
Sot
jetoj për nesër...
Poet
të bahem
Me qirinj të mbyt terrin kafshues
*
Mbi
Kopenhagë shfaqen re të bardha shiu.
Ngjyra
blu s’ka më në qiell
Ca
ide marroqe bredhin nëpër hapësirë
Teksa
maratona e kuptimeve peshon rëndë në kozmos
Në
majat e poezisë aty ku puthitet qielli me tokën:
Të
ecësh nëpër Ferr, Purgator për në Parajsë s’është gjë e kotë,
Ku
sytë e rëndomtë s’shohin gjë,
*
Mbi
Kopenhagë shfaqen re të bardha shiu.
Ngjyra
blu s’ka më në qiell
Ca
ide marroqe bredhin nëpër hapësirë
Teksa
maratona e kuptimeve peshon rëndë në kozmos
Në
majat e poezisë aty ku puthitet qielli me tokën:
Të
ecësh nëpër Ferr, Purgator për në Parajsë s’është gjë e kotë,
Ku
sytë e rëndomtë s’shohin gjë,
As
sytë e kaltër të suedezeve shtatholla
Vetëm
gjunjët e përgjakur dinë të ecin pafundësive,
Dhe
sytë e Mona Lizës shpojnë kështjellat antike
Fortësinë
e mureve të mendimeve.
Ca
yje të përgjakur pikojnë si kujtime kohësh,
Sa
mistershëm pikojnë mu në ballë të poezisë.
Dhe
pra poet me u ba domethanë
Me
u çjerrë sa herë të bjerë shi mbi tokë,
E
sa herë të ketë rreze në qiell,
Me
u ushqye me vargje, poet me u ba,
Domethënë
me fluturue sikur zog nëpër qiell,
Me
prekë sa e sa thellësi.
Me
shkue te Kodra e Dashurisë,
Ku
puthen qielli e toka, me pa çka nuk sheh bota.
Ku
nuk shkohet me këmbë, veç me gjunjë të sakatosur.
Me
u ba poet domethënë me besue në dashuri,
E
me pika uji me mbushë oqeanin e thamun: Dashuri e Poezi.
KRIJIMI
Zoti, gjashtë ditë krijoi pa ndalë,
Të shtatën ditë
poetët i futi në Kopshtin e Fshehtësisë
ua mësoi zanatin e ua caktoi misionin; As sytë e kaltër të suedezeve shtatholla
Vetëm
gjunjët e përgjakur dinë të ecin pafundësive,
Dhe
sytë e Mona Lizës shpojnë kështjellat antike
Fortësinë
e mureve të mendimeve.
Ca
yje të përgjakur pikojnë si kujtime kohësh,
Sa
mistershëm pikojnë mu në ballë të poezisë.
Dhe
pra poet me u ba domethanë
Me
u çjerrë sa herë të bjerë shi mbi tokë,
E
sa herë të ketë rreze në qiell,
Me
u ushqye me vargje, poet me u ba,
Domethënë
me fluturue sikur zog nëpër qiell,
Me
prekë sa e sa thellësi.
Me
shkue te Kodra e Dashurisë,
Ku
puthen qielli e toka, me pa çka nuk sheh bota.
Ku
nuk shkohet me këmbë, veç me gjunjë të sakatosur.
Me
u ba poet domethënë me besue në dashuri,
E
me pika uji me mbushë oqeanin e thamun: Dashuri e Poezi.
KRIJIMI
Zoti, gjashtë ditë krijoi pa ndalë,
Të shtatën ditë
poetët i futi në Kopshtin e Fshehtësisë
ua mësoi zanatin e ua caktoi misionin;
Vetëm një gjë qysh ngaherë mbeti sekret,
Gjarpri!
Cilën ditë të krijimit u zvarrit së pari mbi Dhe?
PËRLESHEM
Nganjëherë i kafshoj dhëmbët,
I kafshoj sa fort gjuha më përleshet me dhëmbë,
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëlli im
Jo pse dua
E, pra nganjëherë çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat,
Hahem me to deri në përgjakje
I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,
Nëpër net me ëndrra vjeshtore e pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja për fitore mbyt trishtimin
I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të zeza si futa, netët,
Krejt përgjakëm nganjëherë,
Me dhëmbët e mi të rëndë, oh sa të rëndë,
Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,
Nganjëherë botën e zë gjumi 'mes të ditës, trulloset bota krejt,
Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota
E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën
Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë
TË
GJITHË JEMI ODISE
*
Kërkimi është art!
Gjithë nga pak jemi Odise, kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Pjesë trupi: gjymtyrë, sy, veshë
sa t’ përhumbur në lakuriqësi t’lakoreve ujore detit kaltërosh, detit idhnak.
Vetëm një gjë qysh ngaherë mbeti sekret,
Gjarpri!
Cilën ditë të krijimit u zvarrit së pari mbi Dhe?
PËRLESHEM
Nganjëherë i kafshoj dhëmbët,
I kafshoj sa fort gjuha më përleshet me dhëmbë,
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëlli im
Jo pse dua
E, pra nganjëherë çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat,
Hahem me to deri në përgjakje
I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,
Nëpër net me ëndrra vjeshtore e pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja për fitore mbyt trishtimin
I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të zeza si futa, netët,
Krejt përgjakëm nganjëherë,
Me dhëmbët e mi të rëndë, oh sa të rëndë,
Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,
Nganjëherë botën e zë gjumi 'mes të ditës, trulloset bota krejt,
Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota
E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën
Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë
TË GJITHË JEMI ODISE
*
Kërkimi është art!
Gjithë nga pak jemi Odise, kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Pjesë trupi: gjymtyrë, sy, veshë
sa t’ përhumbur në lakuriqësi t’lakoreve ujore detit kaltërosh, detit idhnak.
Brigjet
e rrahura prej miliona pika uji kërkojnë e nuk kthehen më kurrë,
Me heshtjen e detit, me zhurmën e detit thyhen heshtjet më të ankthshme
Më kërkue është art si me puth diellin me buzë të akullta
qiellin me kap në shuplakë, e me shtrydhun, tamblin e tij me pi
Sytë të përhumbur sa në qiell sa në det
Itaka, destinacion i shenjtë nuk u shkatërrua asnjëherë,
Sa tinëzisht e ruan Penelopa diku e fshehur me sy t’mëdhenj me sy t’Zinj,
misterin e pritjes.
Odiseu sykaltër kurrë nuk e ndali kërkimin,
kërkoi e nuk ndalet deri në kërkimin e ri
**
Gjithë nga pak jemi Odise, kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Labirinteve të tokës kërkojmë e kërkojmë e kërkojmë
deri në fundin që nuk shihet kurrë
Kush kërkon Itakë e kush Penelopë,
Bota pret e zhurmshme,
Gjithë nga një copë Penelopë kanë në kokë
Gjithë kërkojmë ngapak e gjithë presim ngapak
ecjet kanë një qëllim,
tutje natës së burgosur në heshtje trishtim,
kush me hapa të shpejt, kush me gjunjë të përgjakur
Ecim, o sa përmallshëm ecim
rrugës së kërkimit, pa prâ ecim.
Pa pritur, sa çel e mshel sytë, na zihen dëshira,
nganjëherë na puthitën si yje të flakur në ballë
Kohëna të humbura herë i shkelim me thembra, herë i kemi në ballë
gjithë ngapak jemi Odise,
Kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Thirrje
Muzë, mos fli, hape sythin
Dhe m'i huazo zërin këngës
Përkulem para teje
Digjem e flakë s’jam
Muzë, në fillim ishte fjala
Dhe fjala ishte gjithçka
Tanimë s’mbet gjë tjetër
Përpos fjala e dashuria
Më dëfto kufirin e jetës dhe vdekjes
Dhe mbretërinë e poezisë
Në qytetin tim me kufij dhe mure
Më dëfto mbretërinë tënde
Prej urate
Dhe
më mëso të bëhem dishepull i fjalës
I muzikës së shpirtit të dëlirë
Që vallëzon kurrë pa ndal
Më dëfto shumë
Se historia është nyje në këmbë
E shkruar dhe e rishkruar
Nëpërmjet gishtave të dridhur
Për të prodhuar mite
Dhe një kodër rrenash
E pra Muzë, këndo me mua
Dhe dashurinë që vlon
Në metamorfozën e kohës
Më dëfto Zoti im se
Dielli lind për të mirët dhe të këqijtë
Gjuha e zjarrtë shndërrohet në hije
Dhe shikimi im në horizontin e pritjes
Tek rikthen mendjen në ditën e djeshme
Dhe kundron strukturën e kohës
Në pikën e së nesërmes
Tingëllima
e dielës
Dialogu
im i së dielës është më i thartë
Se
espresso e mëngjesit me llomin e gazetave të përmbysura
Në
tavolinën kur përplasën ca rreze të frikshme dielli
Dhe
zëra të çorientuar që uturijnë si era në kohën që na gërryen sytë.
Humb
shikimin brenda orbitës së espressos që lëshon
Një
duhmë arome bashkë me kambanat e katedrales që s’janë më
Dhe
kujtimin e natës së epshme i mbytur në duhmën e seksit
Tek
selitej dhembja për tingëllimën e humbur
Dhe
afshin e pafundmë dashuror
Dialogu
im i së dielës i ngjan orës së lëvizshme
Që
numëron kohët dhe i lidh me varg shkëmbor
Pastaj
refrenin e përsëritur “Në fillim ishte fjala”
Të
më falni dashuria...u marrosa pas expressos
Dhe
Eva lakuriqe- një histori që kurrë s’u shua
Dhe
kujtimi që mi gërryen sytë për Kopshtin e lumturisë
E
fjala harrim që kap qiellin më shuplakë dore
Dialogu
im i së dielës nuk ka tingëllimën e katedrales së rrënuar
Me
shikimin tim bredh një zog i harlisur ajrit të akullt
Teksa
unë numëroj si i çartur shtatë ditët e krijimit
Dhe
fus ndjenjat thellë në gjinjtë e tu, qielli im
Që
shëmbëllen me dashurinë e gulçon si në orgazëm të çmendur
Zoti
im, dialogu im i së dielës është më i vetmuar
Se
nata e vjeshtës me fortuna dridhmuese
Se
tingëllima e katedrales që grish vetminë e zezë
E
ngreh zvarrë si viktimë kohësh klasike
Dhe
ngjyrat e piktorit që prehet prerit të gruas së epshme
I
gdhirë me shikimin e humbur që i shëmbëllen
Të
dielës së dialogut tim me poezinë...!
Për
ribotim-Kadri Mani