Kulturë
Luan Dibrani: Atdheu i ëndrrave të mia
E hene, 12.03.2012, 07:12 PM
Atdheu i ëndrrave të mia
Luan (Asllan ) Dibrani
Malli i tokës, malli i nënës,
Me thërret në gjumë. O bir !
I thërras edhe unë nënë!
Malli i tokës peshë,po më qon
Rri dhe mendohem e llafosem
Me nënën, e me tim at , në atë botë
Me ta i shijoj cicërimën e zogjve
Gurgullimën e kroit
Me ta eci fushës dhe maleve të trëndafilta
Me ta pijë ujë të freskët dhe marrë aromën e luleve
Me ta me zënë muzgu i errësirës dhe agu i mëngjesit
Fluturoj atje, ku së pari fluturoi shqiponja,
Çdo herë me bindjen se do të jetë i fundit shtegtim.
Shtegtimet ,ikjet i kujtova
Alfabetin e shkrim leximin ku e mësova
Ngrihem në mesin e errësirës së natës
E shoh se s'jam në vendin tim
Atëherë fillon vaj , i qullosur me lot
I thyer në shpirt, e trupi me dhemb
Ikën kaq vite , me ëndrra në mërgim
Për ty vendin im.
Unë do të dua përgjithmonë emrin atdhe ,
Përgjithmonë do të jetë emri yt
Fole në zemrën time
Në ty kam lindur , dhe do të rroj për ty
Edhe ëndrrat e këqija do i përballoj
Ty do të dua dhe për ty do të vdes
Atdheu i ëndrrave të mia.