Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Sejdi Gashi, përparimtar
E diele, 24.07.2011, 07:51 PM
Kadri Mani
Sejdi Gashi, përparimtar
1947
O tek-o len dielli-o e praron hana
O Sejdi Gash-o ma nuk-o ban nana!
Pedagogu po i merr fëmijët përdore
Paska shkruar-o dhe tekste shkollore!
Mësues n’atdhe-o e mësues n’mërgatë-e
O paska bërë-o bre një rrugë-o të gjatë-e!
Rrugë-o të gjatë po e qarkullon globin
O për me ia hjekë poullit zgjedhën kobin!
O në Gjermani-o ai kur paska migrue
O historia e emigracionit i ka interesue!
Viziton qytete-fshatra shtëpi më shtëpi-e
O po ç’po e përpilon-o bre një Monografi-e!
O shpërnguljet tona-o gjatë historisë-e
O po i varfnojnë-o trevat e Shqipërisë-e!
Sejdiu me aftësi t’mëdha n’nivel mësuesi
I përshtatej aftësive të çdo bashkëbiseduesi!
Midis emigrantësh-o nuk shkonte ngjeti
Edhe të painformuarit-o po i bante përveti!
O ju rrini bashkë-o e mos shkoni ndojkah-e
Dhe punoni-o aq sa bart bleta-o mbi krahë-e!
O bën programe-o ndër më t’mirat kahje
E nga Komuniteti-o po merr-o mirënjohje!
O nuk vdes vetëm ajo që nuk harrohet
O andaj çdo shenjë simbol aty kultivohet!
O të gjithë janë bërë-o bre poliglotë-e
Që lufta jonë të jetë-o sa më e plotë-e!
Trimi i mirë-o bre me shumë-o shokë-e
O po dërgojnë-o para-o me kile e me okë-e!
O dirigjenti-o bre po e dirigjon korin
O atje po kultivojnë-o gjuhën folklorin!
O mësues Sejdi Gashi-o ti paç-o uratën
Yllkave-fatosave vendlindje jua bëre mërgatën!