E premte, 26.04.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës

E premte, 13.05.2011, 07:57 PM


Liqenet polake në  garë për mrekulli të 7-të të botës

            

LIQENJET E MEDHENJE - MAZURIA

                        

Liqenët e Mëdhenj të Krahinës Mazuria, janë kandydat  i Polonisë në Konkursin Ndërkombëtar të fundacionit zvicran „New7Wonders” , të 7 Mrekullive të Natyrës të cilët u  rreshtua në finale në mesin e 28 vendeve më të bukura të botës

 

Nga Haxhi Dulla - Varshavë

 

Liqenet e Mëdhenjë te Mazuria u vleresuan lartë nga ekspertë, ndërsa verdimi se kush do të  plasohet në 7 vendet më të bukura do të mvaret nga juria  e konkursit "New 7 Wonders".  Juria profesionale zgjodhi nga rivaliteti i 71 propozimeve, 28 vende të cilat do të konkurojnë për 7 e ndër to njëra do te zgjidhet  fitimtare  në fund të  vitit 2011

Mazuria Polake,konkuronë  për fitore me disa vende magjike, sikur delta e lumit Amazon,Ujdhesat Galapagos, Maledivet,, ujvarën më të larte në botë, Salto  del Angel, Kilimanxharo.

 

Krahina e Liqenjeve të Mëdhenje të Mazuria, shtrihet në pjesën veriore të Polonisë, duke përfshirë pjesën e mesme të Liqenjeve Mazuria,  me sipërfaqe 1732 km², nga e cila 486 km² e përbejnë  Liqenet e Medhenjë Mazuria, duke krijur një rrjet më të madh liqenesh në Poloni.

Sistemin e kanaleve të bashkëngjitur të këture Liqeneve në veri e fillon liqeni i dytë për nga madhësia Mamry(105 km²), më poshtë  shtrihet liqeni Niegocin  duke kaluar nëpër liqene  të tjerë , sikur Ry?skie, Ta?ty, Miko?ajskie, Be?dany dhe Nidzkie. Në lindje të liqenit të Mikolajki shtrihet liqeni më i madh në Poloni , liqeni ?niardwy(113,8 km) ,është ky një liqen i rrall, pasqyra e ujit të tij shtrihet në 117 m mbi nivelin e detit, ndërsa fellësia arrin deri në 23,4 m. Ky liqen është i njohur për shtigje të lundrimit me barka.

 

Pasuria e këtyre liqeneve,  bënë që bukuritë natyrore të këtij regjioni të dallohen nga regjionet tjera natyrore të Polonisë. Është kjo sipërfaqe karaktetistike edhe në Europe-me pasuri natyrore,  monumente historike si edhe e dashur nga dashamirët e sportit të ujit, notit, peshkatarët, dhe turistët e shumtë.

Këto liqene janë të njohur edhe për qerdhet të shumta të llojeve të rralla të shpezëve.  Këtu mund të hasin në llojin e rrallë të lejlekëve të zi,breshkave,drerit,lakuriqëve etj. 

Liqenet e mëdhenjë të Mazuria,vizitohen më së shumti në sezoninë e  verës në muajtë korrik-gusht. Per turistët të cilët kërkojnë , qetësi ,rehati dhe pushim të mirë preferohet të vizitohet në muajt maj-qershot.ose pas sezonie veror dmth.  shtator-nëntor. Porse pa marr parasysh  stinët e vitit, cdo kohë është e përshtatshme për vizituar këto liqene, të cilët kan një mrekulli të  rrallë për tërheqjen e vizitorve. Hotele të shumta  i kanë dyertë  përher të hapura për  turistët gjatë tërë vitit kalendaria.

Duhet  permendur  me këtë rast se kuzhina  dhe mikpritja e njohur polake është kurreshtje për turistët e  shumtë nga e terë Europa .

Flora dhe fauna e këtij regjioni, është tërheqëse për turistë nga tërë bota.

Polonia dhe qytetarët e saj, që jetojnë në këtë pjesë të vendit janë krenar që kanë mundësi të ofrojnë botës, mrekulli të rralla natyrore.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981 Pëllumb Gorica: Promovohet vëllimi poetik “Duke farkëtuar thika” i Niko Stylos Gani Qarri: Akademi solemne kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë Hasan Qyqalla: Xhevahirët e skenës Arif Molliqi: Në Bucholz të Gjermanisë, mbrëmje festive për Kosovës Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara Xhevat Muqaku: Kremtimi i festave të Marsit në Singen Mustafë Shabani: U mbajt manifestim për nder të 30 vjetorit të demonstratave të 81

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora