E shtune, 27.04.2024, 04:38 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore

E premte, 06.05.2011, 07:59 PM


Festuesit e Shoqatës “Sofra Shqipare”, me konzullin Gjon Çoba dhe me presidentin Ndue Qokaj
Festuesit e Shoqatës “Sofra Shqipare”, me konzullin Gjon Çoba dhe me presidentin Ndue Qokaj

 

Shoqata e bashkëkombasve tanë ne Lecco “Sofra Shqiptare” në mbrëmjen e së shtunës organizoi kremte, me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës:

 

FLASIN MREKULLITË E TRADITAVE TONA TË SHENJTA ARBËRORE

 

Në këtë festë madhështore këshilli drejtues i shoqatës kishte vendosur njëzëri që, për hir të veprimtarive të parreshtura dhe të përhershme patriotike, humanitare e kulturore, Engjëll Koliqi nga Kosova, të shpallet Simbol Nderi i Sofrës Shqiptare, me ç’rast pllakatën speciale të kësaj shoqate ia dorëzoi solemnisht konzulli shqiptar nga Milano, Z. Gjon Çoba. Përveç delegacionit të Konsullatës Shqiptare në Milano, muarën pjesë edhe delegacione të këtyre shoqatave: “Illyricus” me seli në Lodi, “Kosova e Lirë” me seli në Magenta të Milanos, “Dardania” dhe “Stublla” me seli në Lecco. Qindëra bashkëkombasë tanë u kënaqën me këngë e valle shqipe dhe me ushqime të specialiteteve shqiptare.

 

Shkruan: Ilirjana Koliqi – Ramaj

Fotot: Astrit Borshi

 

Shoqata patriotike kulturore artistike “Sofra Shqiptare”, në mbrëmjen e së shtunës së 30 prillit, në sallën famullitare të oratorios, në Malgrate të Lecco-s, ka organizuar një festë të mrekullueshme tipike shqiptare, për të nderuar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, në njërën anë, dhe për të freskuar sado pak shpirtin e shkrumuar mërgimtar të arbërorëve, në anën tjetër.

 

Këshilli Drejtues i Shoqatës “Sofra Shqiptare” kishte marrë të gjitha masat e nevojshme që kremtja të jetë e këndshme dhe gjithçka të funksionojë bukur. Ata kishin ftuar përfaqësuesit institucional të shtetit shqiptar, nga Konsullata jonë e përgjithshme në Milano, si dhe shoqatat simotra në mbarë krahinën e Lombardisë. Dhe, pa hezituar, nga Konzullata kishte aerdhur konzulli Gjon Çoba, me përgjegjëset për kulturë – Vasenka Rangu – Leka dhe Mirela Gjyshja, që përfaqësonin edhe shoqatën kulturore “Illyricum” me seli në Lodi, presidente e së cilës është Mirela. Edhe nga Magenta e Milanos kishte ardhur delegacioni i shoqatës “Kosova e Lirë”, kryesuar nga kryetari Xhavit Mahmuti, ndërkaq që u përfaqësuan edhe shoqatat e Leccos “Dardania” dhe “Stublla”, si dhe ishte një delegacion bashkëkombasish tanë, nga Bergamo.

            Mbrëmjen e hapën grupi i veprimtarëve kulturorë të kësaj shoqate, me grupin e vallëtarëve “Shqiponjat”, që funksionon në kuadër të “Sofrës Shqiptare”, të cilët veshur në kostume kombëtare dhe të shoqëruar nga Konzulli Gjon Çoba, hynë në sallë solemnisht, duke sjellur buçete të bukura lulesh.

 

Pastaj, presidenti Ndue Qokaj u foli të pranishmëve për historikun e Ditës së Punës, duke filluar nga demonstrata e madhe famoze në Çikago e deri në ditët e sotme. Të pranishmit e kanë përcjellë me shumë vëmendje, dhe disa herë kanë duartrokitur. Presidenti pastaj ua dha fjalën mysafirëve dhe disa nga ata i përshëndetën të pranishmit, si: konzulli shqiptar i ardhur nga Milano – Z. Gjon Çoba, përgjegjësja për kulturë, në kuadër të aktiviteteve të Konzullatës – Znj. Vasenka Rangu – Leka, presidenti i Shoqatës “Kosova e Lirë” nga Magenta e Milanos – Z. Xhavit Mahmuti dhe të tjerë.

 

Mandej, pa humbur kohë iu la radha artistëve të kësaj shoqate, grupit të vallëtarëve “Shqiponjat” dhe mysafirëve, që interpretuan e vallëzuan pika fantastike të muzikës sonë popullore dhe burimore. Artistët u nderuan me duartrokitje të gjata, nga të gjithë të pranishmit.

 

Ishte moment shumë emocionues, kur presidenti Ndue Qokaj kumtoi vendimin e Këshillit Drejtues të Shoqatës, që të nderohet veprimtari nga Kosova Engjëll Koliqi, me titullin Simbol Nderi i Sofrës Shqiptare. Këtë titull, të shkruar bukur në një pllakatë speciale, Engjëllit ia dorëzoi konzulli mysafir Z. Gjon Çoba. Duartrokitjet e gjata të të pranishmëve konfirmuan se këtë çmim veprimtari e shkrimtari Engjëll Koliqi, për veprimtari dhe të arritura të jashtëzakonshme patriotike, humanitare dhe kulturore, e ka marrë me pëlqimin unanim të të gjithë anëtarësisë së Shoqatës “Sofra Shqiptare”. Të pranishmit e kanë uruar Koliqin me përqafime dhe me shtrëngim duarsh, ndërkaq ai – duke falënderuar shoqatën për këtë nder kaq të madh, tha se e pranon me përgjegjësi dhe vetëdije të madhe, për të kontribuuar edhe më shumë, me të gjitha fuqitë dhe kapacitetet në dobi të çështjes sonë të gjithëmbarshme kombëtare, si dhe në dobi të çdo qenie arbërore. Pra, ai tha se këtë çmim dhe këtë titull (Simbol Nderi), e pranon më tepër si obligim për të kontribuuar gjithnjë e më shumë, bashkë me këtë shoqatë të vyeshme dhe me shoqatat tjera shqiptare, anembanë Italisë dhe në mbarë diasporën.

Shumë domethënëse dhe të shijshme ishin ushqimet e përgatitura enkas, sipas specialiteteve tona kombëtare. Edhe vera që u shtrua në këtë kremte ishte verë e prodhimit shqiptar, e ardhur nga Shqipëria.

 

Këtë përvojë shembullore të Shoqatës “Sofra Shqiptare” duhet përshëndetur dhe uruar nga zemra të gjithë shqiptarët – në atdhe dhe në mërgim, e sidomos ne mërgimtarët duket ndjekur shembullin e tyre, sepse me këso organizime të bukura mbajmë të gjallë shpirtin arbëror dhe i kultivojmë e i ruajmë traditat tona të shenjta.

Anëtarë të Shoqatës me lule
Anëtarë të Shoqatës me lule

Pamje e bukur nga festa
Pamje e bukur nga festa

Presidenti Ndue Qokaj, duke folur për historikun e 1 Majit
Presidenti Ndue Qokaj, duke folur për historikun e 1 Majit

Konzulli Gjon Çoba, duke përshëndetur të pranishmit
Konzulli Gjon Çoba, duke përshëndetur të pranishmit

Znj. Vasenka Rangu – Leka, duke përshëndetur të pranishmit
Znj. Vasenka Rangu – Leka, duke përshëndetur të pranishmit

Çaste nga pranimi i Çmimit Simbol Nderi i Shoqatës, Engjëll Koliqi me konzullin Gjon Çoba dhe me presidentin Ndue Qokaj
Çaste nga pranimi i Çmimit Simbol Nderi i Shoqatës, Engjëll Koliqi me konzullin Gjon Çoba dhe me presidentin Ndue Qokaj

Çaste nga pranimi i Çmimit Simbol Nderi i Shoqatës, Engjëll Koliqi me konzullin Gjon Çoba dhe me presidentin Ndue Qokaj
Çaste nga pranimi i Çmimit Simbol Nderi i Shoqatës, Engjëll Koliqi me konzullin Gjon Çoba dhe me presidentin Ndue Qokaj

Engjëll Koliqi me dy librat e tij të fundit, me konzullin Gjon Çoba dhe me Vasenka Rangu-Leka
Engjëll Koliqi me dy librat e tij të fundit, me konzullin Gjon Çoba dhe me Vasenka Rangu-Leka



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981 Pëllumb Gorica: Promovohet vëllimi poetik “Duke farkëtuar thika” i Niko Stylos Gani Qarri: Akademi solemne kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë Hasan Qyqalla: Xhevahirët e skenës Arif Molliqi: Në Bucholz të Gjermanisë, mbrëmje festive për Kosovës Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara Xhevat Muqaku: Kremtimi i festave të Marsit në Singen Mustafë Shabani: U mbajt manifestim për nder të 30 vjetorit të demonstratave të 81 Ardian Ramadani: Në Augsburg dhe Mynhen Hasan Qyqalla: Grupi i valltarëve të fëmijve fascionoi të pranishmit në Heidelberg

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora