E hene, 29.04.2024, 03:38 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Arif Molliqi: Në Bucholz të Gjermanisë, mbrëmje festive për Kosovës

E hene, 04.04.2011, 07:56 PM


 

NË BUCHOLZ TË GJERMANISË,

MBRËMJE FESTIVE PËR KOSOVËN

  

Demostrat e vitit 81`dhe shpallja e pavarësisë se Kosovës, janë dy ngjarje të mëdha jo vetëm pë Kosovën por për gjithë kombin shqiptar, u tha mes tjerash në manifestimin e mbajtur në Buholz.

 

Nga Arif Molliqi

 

Shkolla shqipe nga qytetet Buchholz, Buxtehude, Tostedt, Hollenstedt, dhe Neu Wulmstorf, bashkë më mësuesin e tyre Azem Xhafollin, organizuan një mbëmje kulturore në shenjë rikujtimi për  ngjarjet e lavdishme të marsit të vitit 1981, dhe trevjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës. Mbrëmjen e begatuan pjesmarrja e shumë mëgimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në këto qytete si dhe nxenës, prindër dhe mysafirë gjerman.

Fjalën e rastit e mbajti mesuesi Z. Xhafolli i cili mes tjerash tha: Të ndërua nxenës, bashkatdhetarë dhe ju prindër të dashur që për këto vite me keni ndihmua dhe rrespektua shumë, zonja dhe zotëri, sonte do ti kujtojmë dhe festojmë dy ngjarje të rëndësishme të popullit tonë. Demostrat e vitit 81`dhe shpallja e pavarësisë se Kosovës, janë dy ngjarje të mëdha jo vetëm për Kosovën por për gjithë kombin shqiptar, andaj kemi arsye që këto dy ngjarje ti kujtojmë në vazhdimësi.

Më pastaj u fol për sakrificen dhe ngjarjet që kaloj populli shqiptar i Kosoves, gjatë shekullit që lam pas. Demostrata studentore, protestat gjithëpopullore në vazhdimësi, dhe lufta e UÇK-së, treguan se shqiptaret në asnjë kohë nuk u pajtuan më pushtuesin. Dhe sakrifica, lufta në vazhdimësi në fund u kororizua me pavarësinë e Kosovës, u tha mes tjerash. Në vazhdim  mbrëmja festive vazhdoj me program artistik që ishte përgatitur nga nxenësit sebashku me mësuesin të ndihmuar materialisht nga prinderit, Hysret Imeri, Sali Mallakaj, Jahush Qyqalla, Myhedin Zanziba, Gëzim Asllani, Naim Selmani, Shaip Veseli, Fehmi Pllana, Milaim Brati, Agim Hjrullahu dhe Musa Sylaj.

Programi argëtues e kulturor ishte përgatitur mirë nga nxenësit të cilët u kënduan dhe recituan poezi për deshmoret e kombit, për Adem Jasharin, Sali Çekaj, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin, e tjerë. Recituan, e vallëzuan: Laureta Aliu, Erina Selmani, Alisa Canziba, Lediona Asllani, Melina Mallakaj, Mirela Mallakaj, Dalfina Brati, Erdonita Pllana, Marigona Emini, Endit Gërxhaliu, Albin Emini, Arianit Pllana, Blerta Hajrullahu, Dorentina Haxhimurati, Anisa Xhafolli, Blerta Hajrullahu, Blerta Voci, Azize Pllana, Vendlira Qyqalla, Laureta Aliu, Elmedina Veseli, Mevlane Veseli, Arbëresha Selmani, Qëndresa Imeri, dhe Ardiana Imeri. Sidomos përshtypje të këndshëm dhe që entuazmoi të pranishmit ishin vallet e luajtura nga vet nxenësit me koreogarfin dhe pergaditjen e Ardiana Imerit, nxense, që ket vit perfundon abituren ne Hamburg.

Pjesë e veçant e programit ishte pjesa teatrale. Nga të pranishmit u ndoq me interesim të madh disa skena të dramës me titull „Gurbeti rrugë e pa kthim“,  të autorës Ardiana Imeri, nxenese. Në ketë dramë rolet i interpretuan: Arbresha Selmani, Mevlane Veseli, Elmedina Veseli, Qëndresa Imeri, Blerta Hjarullahu dhe Doruntina Haxhimurati.

Më përfundimin e programit të nxenëseve të shkollës shqipe, të pranishmit i argetoj  kengetari Veton Mushkolaj, i cili u kujdes qe kjo mbrëmje te jet sa më festive.



(Vota: 13 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora