E enjte, 01.05.2025, 03:47 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Hasan Qyqalla: Grupi i valltarëve të fëmijve fascionoi të pranishmit në Heidelberg

E diele, 27.03.2011, 08:57 PM


 

Grupi i valltarëve të fëmijve fascionoi të pranishmit në Heidelberg

 

Nga Hasan QYQALLA

 

Shoqata Kulturore Shqiptare ''ILIRIA'' në Haidelberg të Gjermanisë, shtrinë aktivitetin e vet në kohë dhe hapsirë. Themi në kohë, se daton prej kohësh , ndërkaq në hapsirë, se me aktivitetet e tyre është gadi në të gjitha qytetet e Baden Vyrtenbergut, e më gjërë ku e kur festohen datat historike e kombëtare. Krahas aktiviteteve te nduarndurta kësaj rradhe do ndalemi tek grupi i vallatrëve të voglushëve, nën udhëheqjen e zonjës Ilberie Raad. Grupi i valltarëve ka në gjiun e vet…..antarë. Është vështirë të dallosh se cila është më talente se tjetra. Megjithatë ne si kryepërsonazh e morëm Jessie Raad, e cila vie nga prindër me dy nacionalitete, përkatësisht dy kultura: pra nga nëna shqiptare dhe babai gjerman.

 

Jessie Raad u lind më 4 tetor 1996 në Heidelberg të Gjermanisë. Sot vazhdon shkollimin në të dy gjuhët, deri sa në shkollën e rregullt vijon mësimet në klasën e tetë, Jessie nuk ka asnjë mungesë të vetme sa në shkollën me mësim plotësus në gjuhën shqipe. Vetë zgjuarsia e saj, na bënë të konkludojmë se kemi të bëjmë me një fenomen. Themi kështu pasi veç komunikimit, shkrimit e leximit të të dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht bukur e rrjedhshëm, ajo është e brumosur edhe me dy kulturat. Këndon, reciton e vallëzon shqip dhe gjermanisht! Nga portreti: e qetë, e bukur, e ëmbël, e dashur, … fare brilante, karshi moshës dhe aftësive të saja. Ajo sapo del në skenë, e mund heshtjen, e  then tremën dhe komunikon me bebëzat e syve, e përpiqet të prek çdo ndjenjë të artdashësve. Deklamimi i vargjeve poetike ''Ta bëjmë Shqipërinë''    autorit H. Q. sa ishte rrënqethëse po aq edhe emocionuese. Skenari, lëvizjet, përceptimet,… por edhe mimika e herë-herë buzëqeshja komunikative, që vazhdonte paralel me vargjet, si në tel të kitarës, e hiperbolizonin figurën njomake të artistes së vogël me ambicie të madhe premtuese. Krejt në fund të dramaticitetit,  Jessie nga gjiu shpalos Flamurin Kombëtar duke shtrirë krahët, çel shuplakët, hap gishtërinjtë e kumbon salla nga zëri që shpërtheu jashtë të të rrugëtoj fluturimthi  vargu, ndryshe amaneti i Tokës së gjakosur : „Unik në një truall ta bëjmë Shipërinë SHQIPËRI!

 

Më pastaj del në skenë grupi i valltarëve nën regjin e zonjës Ilberie Raad.

 

Të gjitha në veshje kombëtare, thuaja nga të gjitha trevat tona kombëtare. Shkëlqenin si yjet në qiell. Të kujdesshme, të lëvizëshme, të thyeshme , ritmike, o Zot, luteshin të pranishmit: na i falë dhe një palë sy, mbase nuk iu besojmë më syve tonë. Është e paparë diç  e tillë, mbase, mbase tani ia kalonin të rriturve. Vallëzonin paralel me telat e qiftelisë, me  „bubullimën“ e daulles në takt, me valën frymore të fyellit. Sa fluturojnë lartë, sa thehen në bel, sa ulen e lajnë petka, e kur kërkohet edhe shtrihen, luftojnë, vriten, gjakosen, në shenjë të trdicionales, kombëtares, për NDER E VATAN. Këto janë margaritarët që nga mrekullia në skenë verbuan në dritë të syrit shtrigat e natës! Dëshmojnë nivelin e lartë të kulturës e traditës tonë,sikur  përkdhelen nga dorë e Nënës (Tereze), pasurohen me vlera artistike, kur thuhet se njeriu vlen paralel me gjuhët që njeh dhe komunikon. Anëtarët e grupit te valltarëve janë edhe këto yje që plotësojnë njëra tjetrën: Blerta Pantina, Laureta Azemi, Linda Kryeziu, Vanesa Gashi, Erolinda Osmani, Edona Haliti, Beslinda Behrami, dueti i motrave Antigona e Liridona Oruqi, pastaj trio-motrat Gentiana, Albiona e Ariana Berbatovci. Në fund, u ndava nga  zogjtë e Shqipeve, që një ditë jo fort të largët fluturimthi, uroj t'i takojmë në një Festival kombëtar apo edhe ndërkombëtare. Meritore për këtë, veq udheheqëses z. Ilberie Raad, padyshim është edhe përkrahësi e shtylla qëndrore e Shoqatës "ILIRIA", kryetari i saj z. Sheremet Pantina! Ne i përgëzojmë për punën, aktivitetin dhe devotshmërinë e çështjes dhe kulturës shqiptare.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx