E shtune, 27.04.2024, 08:43 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart

E shtune, 23.04.2011, 07:57 PM


Shkolla shqipe në Stuttgart
Shkolla shqipe në Stuttgart

 

Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Bashkatëdhetarët tanë që jetojnë në qytetin Stuttgart, jan të vetëdijshëm se, me shkollën shqipe, mbjellet dhe zhvillohet ndjenja patriotike, ndjenja për Mëmëdheun, dashuria për bashkëkombasin, stepja e kanosjes së asimilimit të fëmijve dhe nxënëve tanë.

 Njeriu nuk mund të kënaqet vetëm me pasuri. Ai ka nevojë për gjellën e shpirtit. Idealet e larta nuk vdesin kurr. Larg Kosovës martire dhe të shtrenjët, ndër gjellërat e para të shpirtit është vet shkolla shqipe.

 Asnjëri s' mund të dij saktë qka dotë sjellë dita e nesërme, megjithë ate, arsimimi zgjëron dritaren prej të cilës shohim botën.

 "Andërroj shpeshëherë grykën e Llapushnikut, të rrethuar nga Vatrat e diturisë, njëra karshi e tjetra në fshatin Negrofc".

 Në këto dy paralele dhe në shkollën amë " Emin Duraku " në Arllat, mësuesja Miradie Gashi, punoi 14 vjet e gjysëm, pas përfundimit të shkollës së lartë pedagogjike dhe Universitetit në Prishtinë.  

 

Është knaqësi e madhe të punosh me nxënës shqiptar në Diasporë

 

 Si në shumë qytete tjera në Baden- Würtemberg, ashtu edhe në qytetin Stuttgart, në lokalet e shkollës " Rosensteinschule ", ka rifilluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

 Iniciativen e kësaj detyre të shenjët e përkrahën institucionet e Republikës së Kosoves, pikërisht Konsullata në Stuttgart, këshilli i arsimtarëve Shqiptar në Gjermani, bashkatëdhetarët dhe familjet e tyre. Kështu nisë rrëfimin e saj, mësuesja Miradije.  

 

" Vështirësitë e punës po i tejkalojmë. S'do mend që kurrizet tona do të mbingarkoheshin po të mos e ndanim barrën bashkarisht. Zatën diqka të tillë, kemi lexue por edhe kemi provue në kurrizet tona gjatë shekujve.

 Në mbledhjen e fundit të mbajtur më datë 25 shkurt të këtij viti, u zgjedh këshilli i prindërve, që drejtohet nga znj. Premtime Sheji dhe zotrinjët; Qamil Hogja dhe Nehat Livoreka.

 Me atë rast, veprimtari Gani Gashi, theksoi ndër tjerash; ne prindërit jemi të bindur dhe duam që shkolla shqipe të funksionoj gjithmonë. Me zërin kushtrim, të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart, vjen kurora që e kërkuam dhe e dëshiruam, zonja dhe zotërinjë.

 Atë ditë nga të pranishmit u vendos njëzëri që mësimi plotësues të rifilloi me datë 4 Mars 2011. U caktua mësuesja dhe lokali shkollorë, si dhe u përpilua lista e nxënësve.

 Për mua, dita e Premte, qe një ditë e veqantë. Erdhën të buzëqeshur, nxënësit së bashku me prindërit e tyre. Një ditë e pritur me padurim, fëmijët tanë do të mësojnë, të flasin, të shkruajnë dhe të këndojnë gjuhën e nënës, foli njëra prej tyre.

 Të voglën Dasantilë me fytyrë paksa të drojtur por edhe të qeshur e percjelli fjalia e nënës në vijim; kaherë e kam pritur këtë ditë të madhe, që të ulët ime bijë shqip në banken e shkollës ku ligjërohet shqip.

Ardhjes në shkollë ju gëzuan të gjithë, ndër ta edhe Samirë Qollaku, nëna e të cilës është me prejardhje spanjolle. Ajo së bashku me bashkëshortin sollën vajzën e tyre nga qyteti Weilmdorf,gogja larg nga qendra Stuttgart.

Erdhën të gjithë nxënësit që ishim në listën e regjistrimit.

Së bashku, kremtuam nismën e orës së parë të mësimit plotësues shqip", theksoi në vazhdim mësuesja Miradije. 

 

Biseduan shtruar nxënësit dhe prindërit me mësuesen

 

 Recituan dhe vallëzuan, të përgaditur mirë nga prindërit e tyre: Laura, Dasantila, Anesa, Shkrepa, Endriti, Adisi, Zgjimi, Gresa, Eldre, Ilirida, Arbëria, Learti, Qëndresa, Elmedina, Arlinda, Almina etj. Nxënësit e mij, edhe me emrat e tyre, përfaqësojnë hartën gjithëshqiptare.

" Edhe Viktori i vogel recitoi një vjershë, kësaj radhe në gjuhën gjermane. Ai premtoi se në orën e ardhëshme mësimore do të recitoj në gjuhën shqipe.

 Me gjithësejt 24 nxënës ( 13 vajza dhe 11 djem ), sipas moshës dhe përgaditjes së deritashme shkollore, punoj në dy grupe.

 Grupin e parë e përbëjnë nxënësit prej klasëve 1 deri 4, kurse grupin e dytë e kam ndërtuar prej klasëve 5 deri 8.

 Se vërtetë, prindërit nuk kann ndenjur duarkryq, flet fakti se fëmijët jan të interesuar për çdo gjë që frymon shqip. Madje që në orën e parë kishte të interesuar për shkronjat dyshe: dh, gj, rr, sh, th, xh, zh.

 Nuk hezituan të shpalojnë ndjenjën e zjarrrtë, të gjithë me radhë si në lojën Domino, duke vizatuar dhe ngjyrosur Flamurin- Shqiponjën.

 

Nuk mund t'i harroi pyetjet për;

 

...Kryetrimin- Gjergj Kastrioti, nanë Terezën, legjendarin- Adem Jashari, UÇK- ën, Tiranën, Prishtinën, Shkupin, Preshevën, Janinën, Ulqinin, Malësinë e madhe, Durrësin etj. Edhe pse ishim në orën e gjuhes dhe gramatikes shqipe, me pyetjet e tyre, fëmijët, shumica të linder në mërgim, më orientonin drejt historisë Kombëtare.

 Flisnin me qejf edhe për të riun, talentin nga Kosova, Ardian Bujupi.

Ishin bashkuar të gjithë, ishin bërë kokë e trup, si asnjëher tjetër. Shkolla në fjalë në fillim kishte 16 kurse sot numëron 25 nxënës.

 

Padashur mu shfaq imazhi i viteve 1991/1992. Përkujtova zhvillimin e procesit edukativo- arsimor të asaj kohe kur shumë shtëpi banimi u shëndrruan  në shkolla.Ishte një sprovë e rëndë e arsimit të Republikes së Kosovës që u tejkalua bashkarisht, mbijetuam pasi që bashkuam punën dhe dashurinë njeri ndaj tjetrit.

 Drejtoresha e shkollës " Rosensteinschule ", ku ne organizojmë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, zonja Ingrid Macher është mike e vërtetë e jona, kemi perkrahjen e plotë dhe raporte kolegiale në vazhdimësi.

 

 Aktualisht nxënësit gjenden në pushime gjerë më 06.05.2011

 

"Mësimi zhvillohet ditën e Premte.

Mësuesja, ka të botuara 30 poezi, në gazetat; Fjala, Shkëndija, Gepi, Zëri Rinisë, Rilindja etj. Textet që i pëlqejnë, i përjeton të ngjyrosura, të qëndisura, ndërsa thekson se arti i të shkruarit s’ka kufij.

 Znj. Miradije Gashi, vjen nga Arllati i komunës së Drenasit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Akademinë pedagogjike dhe më vonë Pedagogjinë në Universitetin e Prishtinës.

Ajo u detyrua në vitin 1994 të migroj në Gjermani, ku veprimtarinë e sajë prej mësueseje e vazhdoi në Shkollën e lartë në Villingen- Schwenningen. Aktualisht jeton dhe vepron në qytetin Stuttgart, dhe punon me fëmijët e bashkatëdhetarëve tanë.  

 Historiku i shkolles shqipe në Stuttgart daton që nga viti 2004. Ndërprerja e përkohshme e mësimit plotësues pasoi në vitin 2006. Besoj se përkrahja e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe e prindërve nuk do të na mungoi, dhe se nuk do të flasim asnjëherë në të ardhmen për ndërprerjet, theksoi në fund të këtij rrëfimi mësuesja Miradije.

 

 22.04.2011



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora