| E shtune, 23.04.2011, 07:57 PM |
Shkolla shqipe në Stuttgart
Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart
Nga Xhevat Muqaku
Bashkatëdhetarët tanë që jetojnë në qytetin
Njeriu nuk mund të kënaqet vetëm me pasuri. Ai ka nevojë për gjellën e shpirtit. Idealet e larta nuk vdesin kurr. Larg Kosovës martire dhe të shtrenjët, ndër gjellërat e para të shpirtit është vet shkolla shqipe.
Asnjëri s' mund të dij saktë qka dotë sjellë dita e nesërme, megjithë ate, arsimimi zgjëron dritaren prej të cilës shohim botën.
"Andërroj shpeshëherë grykën e Llapushnikut, të rrethuar nga Vatrat e diturisë, njëra karshi e tjetra në fshatin Negrofc".
Në këto dy paralele dhe në shkollën amë " Emin Duraku " në Arllat, mësuesja Miradie Gashi, punoi 14 vjet e gjysëm, pas përfundimit të shkollës së lartë pedagogjike dhe Universitetit në Prishtinë.
Është knaqësi e madhe të punosh me nxënës shqiptar në Diasporë
Si në shumë qytete tjera në Baden- Würtemberg, ashtu edhe në qytetin Stuttgart, në lokalet e shkollës " Rosensteinschule ", ka rifilluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe.
Iniciativen e kësaj detyre të shenjët e përkrahën institucionet e Republikës së Kosoves, pikërisht Konsullata në
" Vështirësitë e punës po i tejkalojmë. S'do mend që kurrizet tona do të mbingarkoheshin po të mos e ndanim barrën bashkarisht. Zatën diqka të tillë, kemi lexue por edhe kemi provue në kurrizet tona gjatë shekujve.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur më datë 25 shkurt të këtij viti, u zgjedh këshilli i prindërve, që drejtohet nga znj. Premtime Sheji dhe zotrinjët; Qamil Hogja dhe Nehat Livoreka.
Me atë rast, veprimtari Gani Gashi, theksoi ndër tjerash; ne prindërit jemi të bindur dhe duam që shkolla shqipe të funksionoj gjithmonë. Me zërin kushtrim, të Konsullatës së Republikës së Kosovës në
Atë ditë nga të pranishmit u vendos njëzëri që mësimi plotësues të rifilloi me datë 4 Mars 2011. U caktua mësuesja dhe lokali shkollorë, si dhe u përpilua lista e nxënësve.
Për mua, dita e Premte, qe një ditë e veqantë. Erdhën të buzëqeshur, nxënësit së bashku me prindërit e tyre. Një ditë e pritur me padurim, fëmijët tanë do të mësojnë, të flasin, të shkruajnë dhe të këndojnë gjuhën e nënës, foli njëra prej tyre.
Të voglën Dasantilë me fytyrë paksa të drojtur por edhe të qeshur e percjelli fjalia e nënës në vijim; kaherë e kam pritur këtë ditë të madhe, që të ulët ime bijë shqip në banken e shkollës ku ligjërohet shqip.
Ardhjes në shkollë ju gëzuan të gjithë, ndër ta edhe Samirë Qollaku, nëna e të cilës është me prejardhje spanjolle. Ajo së bashku me bashkëshortin sollën vajzën e tyre nga qyteti Weilmdorf,gogja larg nga qendra Stuttgart.
Erdhën të gjithë nxënësit që ishim në listën e regjistrimit.
Së bashku, kremtuam nismën e orës së parë të mësimit plotësues shqip", theksoi në vazhdim mësuesja Miradije.
Biseduan shtruar nxënësit dhe prindërit me mësuesen
Recituan dhe vallëzuan, të përgaditur mirë nga prindërit e tyre: Laura, Dasantila, Anesa, Shkrepa, Endriti, Adisi, Zgjimi, Gresa, Eldre, Ilirida, Arbëria, Learti, Qëndresa, Elmedina, Arlinda, Almina etj. Nxënësit e mij, edhe me emrat e tyre, përfaqësojnë hartën gjithëshqiptare.
" Edhe Viktori i vogel recitoi një vjershë, kësaj radhe në gjuhën gjermane. Ai premtoi se në orën e ardhëshme mësimore do të recitoj në gjuhën shqipe.
Me gjithësejt 24 nxënës ( 13 vajza dhe 11 djem ), sipas moshës dhe përgaditjes së deritashme shkollore, punoj në dy grupe.
Grupin e parë e përbëjnë nxënësit prej klasëve 1 deri 4, kurse grupin e dytë e kam ndërtuar prej klasëve 5 deri 8.
Se vërtetë, prindërit nuk kann ndenjur duarkryq, flet fakti se fëmijët jan të interesuar për çdo gjë që frymon shqip. Madje që në orën e parë kishte të interesuar për shkronjat dyshe: dh, gj, rr, sh, th, xh, zh.
Nuk hezituan të shpalojnë ndjenjën e zjarrrtë, të gjithë me radhë si në lojën Domino, duke vizatuar dhe ngjyrosur Flamurin- Shqiponjën.
Nuk mund t'i harroi pyetjet për;
...Kryetrimin- Gjergj Kastrioti, nanë Terezën, legjendarin- Adem Jashari, UÇK- ën, Tiranën, Prishtinën, Shkupin, Preshevën, Janinën, Ulqinin, Malësinë e madhe, Durrësin etj. Edhe pse ishim në orën e gjuhes dhe gramatikes shqipe, me pyetjet e tyre, fëmijët, shumica të linder në mërgim, më orientonin drejt historisë Kombëtare.
Flisnin me qejf edhe për të riun, talentin nga Kosova, Ardian Bujupi.
Ishin bashkuar të gjithë, ishin bërë kokë e trup, si asnjëher tjetër. Shkolla në fjalë në fillim kishte 16 kurse sot numëron 25 nxënës.
Padashur mu shfaq imazhi i viteve 1991/1992. Përkujtova zhvillimin e procesit edukativo- arsimor të asaj kohe kur shumë shtëpi banimi u shëndrruan në shkolla.Ishte një sprovë e rëndë e arsimit të Republikes së Kosovës që u tejkalua bashkarisht, mbijetuam pasi që bashkuam punën dhe dashurinë njeri ndaj tjetrit.
Drejtoresha e shkollës " Rosensteinschule ", ku ne organizojmë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, zonja Ingrid Macher është mike e vërtetë e jona, kemi perkrahjen e plotë dhe raporte kolegiale në vazhdimësi.
Aktualisht nxënësit gjenden në pushime gjerë më 06.05.2011
"Mësimi zhvillohet ditën e Premte.
Mësuesja, ka të botuara 30 poezi, në gazetat; Fjala, Shkëndija, Gepi, Zëri Rinisë, Rilindja etj. Textet që i pëlqejnë, i përjeton të ngjyrosura, të qëndisura, ndërsa thekson se arti i të shkruarit s’ka kufij.
Znj. Miradije Gashi, vjen nga Arllati i komunës së Drenasit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Akademinë pedagogjike dhe më vonë Pedagogjinë në Universitetin e Prishtinës.
Ajo u detyrua në vitin 1994 të migroj në Gjermani, ku veprimtarinë e sajë prej mësueseje e vazhdoi në Shkollën e lartë në Villingen- Schwenningen. Aktualisht jeton dhe vepron në qytetin Stuttgart, dhe punon me fëmijët e bashkatëdhetarëve tanë.
Historiku i shkolles shqipe në Stuttgart daton që nga viti 2004. Ndërprerja e përkohshme e mësimit plotësues pasoi në vitin 2006. Besoj se përkrahja e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe e prindërve nuk do të na mungoi, dhe se nuk do të flasim asnjëherë në të ardhmen për ndërprerjet, theksoi në fund të këtij rrëfimi mësuesja Miradije.
22.04.2011