E hene, 29.04.2024, 04:40 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981

E diele, 17.04.2011, 07:57 PM


Nderimi i Himnit Kombëtar dhe të rënëve për lirinë e pavarësinë e Atdheut
Nderimi i Himnit Kombëtar dhe të rënëve për lirinë e pavarësinë e Atdheut

 

MANIFESTIM KUSHTUAR 30 VJETORIT TË DEMOSTRATAVE TË KOSOVËS NË REINACH TË ZVICRËS MË 2011-04-09

 

Nga Abas Fejzullahi

 

          Z.Xhyzide Lumi, lajmëruese e piakve të programit të përgatitur për këtë manifestim, i cili filloi me Himnin Kombëtar dhe nderimin e të gjithë të rënve për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, përshëndeti të pranishmit në përgjithësi, familjet e dëshmorëve në veçanti, veprimtarët nga mërgata, dhe të ftuarit nga Koosova , Shqipëria dhe Maqedonia.

 

       Nga Kosova: Ali Lajçi, Bajram Kosumi, Hidajet Hyseni, Zymer Neziri, nga Shqipëria ish- kryetarin Rexhep Mejdani,, përfaqësuesit diplomatikë në Zvicër, Ambasadori i Kosovës Naim Malaj, të Maqedonisë, Ramadan Nazifi, Aziz Pollozhani, Ambasador i Maqedonisë në OKB në Gjenevë, Sabri Kiçmari,Ambasador i Kosovës në Austri dhe veprimtar tjerë të ftuar si: Sami Lukaj, Hasan Ukhaxhaj, Binak Dinaj, Shefqet Hasani dhe Fazli Veliu,nga Maqedonia, shumica prej tyre përshëndetën manifestimin, disa paraqiten pikëpamjet  dhe vëlerësimet e tyre lidhur me ngjarjet e vitit 1981, si ngjarje me rëndësi historike që duhet hulumtuar, analizuar dhe vlerësuar në pikpame shkencore.

         Në përgjithësi diskutimet ishin në formë kujtimesh, përshkruese dhe përjetuese, të përcjellura edhe me kërkesa e porosi të arsyeshme, lidhur me ndriqimin e ngjarjeve të vitit 1981,  në mënyrë shkencore si dhe çështjen shqiptare ende të pa zgjedhur si duhet …!?

 

PROGRAMI  I SHFAQUR NGA NXËNËSIT DHE SHKOLLA E VALLËZIMIT “SHOTA “ NË ZVICËR,  ISHTE I MREKULLUESHEM

        Manifestimi në Reinach-CH më 9 Bleror 2011-04-09, kushtuar 30 vjetorit të demostratave të vitit 1981, u madhshtua me programin e mrekullueshem të shfaqur nga nxësësit e mërgatës shqiptare të mësimit plotësues shqip(MPSH), organizuar nga LAPSH“ Naim Frashëri“në Zvicër.

 

Programi ishte i pasur dhe i larmishëm me këngë, valle, recitime dhe luajta e pjesëve të zgjedhura dramatike, u mirëpriten dhe u duartrokiten në shenjë mirënjohje dhe respekti nga pjesëmarrësit në sallë, dhe vërtetë shkëlqyen me paraqitjen e tyre në përgjithësi dhe në vçantitë vëlla e motër, Shqipërim dhe Mimoza Idrizi, me këngën çame „Këngë për Çamërinë“

 

Hysnije Rexhepi nxënëse e klasës së katërt me zërin e saj melodik e shoqëruar me çifteli, që tani më e quajn Fatime Sokoli, Diellza Demaj, me këngën kushtuar Adem Jasharit, këngë me lahut nga rapsodja Ajshe Muriqi-Fetaj si dhe luajten me instrument flaut dhe violin motrat Abetare dhe Arta Bala, programi vazhdoj me pika tjera artistike nga këngëtarët Xhemajl Murtishi dhe Naim Selmani, kurse Shkolla e vallëzimit“Shota“ në Zvicër që drejtohet nga koreografi dhe valltari i mirënjohur Z.Agron Bajrami, me vallen e demostratave të vitit 1981, duke valvitur flamurin shqiptar me yll të asaj kohe, dhe tue brohoritur “Kosova Republikë“ me grusht ngritur lartë, të rikujtonin ato ngjarje të pranverës së madhe shqiptare, e në veçanti tek ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës në demostrata e vitit 1981 e që ishin të pranishëm në sallë.  U vallëzuan edhe valle tjera e poashtu ishte mjaft interesant edhe Marshi i UÇK-së.

 

Z.Saime Isufi, kryetare dhe Riza Demaj nënkryetar i Këshillit Organizativ përshëndeten të pranishmit . Z.Sejdi Gega lexoj referatin kushtuar 30-të vjetorit të  demonstratave  të Pranverës së Madhe të vitit 1981, të cilatë  lëkundën themelet e Federatës Jugosllave…

Këshilli Organizativ

Në fund të programit Z. Bejtullah Tahiri, falënderoi donatorët dhe Këshillin Organizativ në raportin e paraqitur shkurtimisht.

  

Abas Fejzullahi

2011-04-13

Në fund të programit Z. Bejtullah Tahiri, falënderoi donatorët dhe Këshillin Organizativ në raportin e paraqitur shkurtimisht
Në fund të programit Z. Bejtullah Tahiri, falënderoi donatorët dhe Këshillin Organizativ në raportin e paraqitur shkurtimisht

Saime Isufi, kryetare e Këshillit Organizativ përshëndet të pranishmit
Saime Isufi, kryetare e Këshillit Organizativ përshëndet të pranishmit

Riza Demaj,nënkryetar i Këshillit organizativ përshëndet pjesëmarrësit
Riza Demaj,nënkryetar i Këshillit organizativ përshëndet pjesëmarrësit

Sejdi Gega paraiti referatin kryesor në emer të Këshilit Organizativ
Sejdi Gega paraiti referatin kryesor në emer të Këshilit Organizativ

Rexhep Mejdani ish kryetar i Shqipërisë lexoi kujtimet e tia  për ngjarjet e 1981
Rexhep Mejdani ish kryetar i Shqipërisë lexoi kujtimet e tia  për ngjarjet e 1981



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora