E hene, 29.04.2024, 02:12 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Hasan Qyqalla: Xhevahirët e skenës

E shtune, 09.04.2011, 07:57 PM


XHEVAHIRËT E SKENËS

 

Nga Hasan Qyqalla

 

Mërgata shqiptare sa vijë e bëhet më e zëshme, më e dukshme dhe më prezente se kurrë. Në mjediset ku jetojnë e veprojnë. Veç integrimit të suksesshëm, tani janë bërë edhe pjesë e strukturës kulturore, sociale e politike të shtetit nikoqir. Gjithnjë në saje të punës vetmohuese të mërgimtarëve tone. Falë aftësisë, zgjuarsisë e gadishmërisë së qytetarëve.

 

Kësaj radhe si rast unikat ndoshta, zgjodhëm qiftin e vallës sonë tradicionale “SHOTA”, Albinë dhe Albion Xheladini. Dueti simpatik e tërheqës, vijnë nga prindët Afërditë Dauti-Xheladini dhe Driton Xheladini, që ndryshe njihen edhe si aktivistë të dalluar të çështjes kombëtare në qytetin e Heidelbergut. Albioni u lind, më 13. 06. 1998; kurse Albina u lind më 09. 09. 2002.; që të dy në qytetin e Heidelbergut. Është interesante se Albina, sapo kishte zënë të bënte hapat e parë, pra si (3) tre-vjeçare doli në skenë për herë të parë, karshi vëllait Albionit; pra si partnere e tij, me vallen tonë tradicionale „Shota“! Tërë ky sukseses veç interesimit vetanak e kujdesit prindor, është ngusht i lidhur me emrin e këngëtares së estradës tonë, Zonjës Selvete TERSTENA. Ajo vite të tëra punoi më fatosët, drejt kultivimit të vlerave e traditës tonë kombëtare. Mesin e të cilëve ishin edhe „dueti“: vëlla e motër! Shkathtësia e veçorit në lojën nën tingujt e muzikës sonë burimore-autoktone, i ranë në sy artistes tonë, që tani bente punën e koreografes, z.Selvete TERSTENA, e cila iu qas me shumë seriozitet punës me voglushët. Bile-bile shfaqën edhe disa programe në kuadër të shoqatës „ILIRIA, ku shkëlqenin si xhevahirë në skenën me ndriçim shumëngjyrësh e veshur me kostumet tona kombëtare, tradicionale. Në saje të një organizimi të mirëfilltë e kompakt të kësaj shoqate, dhe koordinimit e bashkëpunimit me organet vendore të qytetit në Heidelberg, ky çift simpatik në Festën e Qytetit në fjalë, prezantuan vlerat tona, gjithnjë me vallen „Shota“ në programin multikulturor. Aty u pritën dhe përshëndetën me duartrokitje të gjata frenetike! Pos vallëzimit, kanë prirje e talent edhe për aktrim; si p.sh. recital, skeçe humoristike, interpretime monologu… etj. Gjatë gjithë kësaj kronologjie aktive, na bënë të nënkuptojmë se artin e kanë pasion, talentin zotërojnë, ndryshe duet që premton shumë.

 

   Veç aktiviteteve të lira, vëlla e motër, janë edhe nxënës të vyer. Albioni, vijon me sukses mësimet në klasën e shtatë, kurse Albina gjithashtu me zell vijon mësimet në klasën e dytë. Vullnet e interesim të veçantë tregojnë edhe në shkollën shqipe, ku janë të rregullt që të dy. Falë kësaj qasje serioze, e përkrahjes së prindëve, mesueses dhe Shoqatës „Iliria“, me kryetar z.Sheremet Pantina, edhe shkrim-leximin e komunikimin në gjuhën amtare zotrojnë për lakmi.

 

  Ne ndahemi nga këta nga voglushë pasionant pas artit, me dëshirën që të vazhdojnë aktivitetin e tyre kulturor, së vetëm të tillë do jemi të vlerësuar në nivelin meritor edhe nga shteti ku jetojmë e veprojmë. Më konkretisht, është koha e fundit, që edhe në të bëhemi pjesë e integrimeve në të gjitha poret e stukturat jetësore të shteteve europiane.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora