Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt
E hene, 18.04.2011, 08:26 PM
DUKE LEXUAR NJË TREGIM
Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt.
Nga PËLLUMB GORICA
Jeta është një rrjedhë e fuqishme në hapësirat e kohës. Atje ku mendohet se ajo është futur tërësisht në rrugën e saj, ngjarje tinëzare gremisin të natyrshmen. Në labirintet e realitetit të saj, në gurgullimat, oshtimat dhe vështirësitë ndodh që njeriu të burgoset brenda kornizave të ndjenjave dhe vetëndërgjegjes së tij. Ku është e keqja është edhe e mira, aty ku është gëzimi është edhe trishtimi, aty ku është ferri është edhe parajsa, aty ku është disfata është edhe lavdia. Aty ku të rrethon trishtimi, angështia, ku t’i thua se tani më mori lumi e u katandisa i pushtuar nga monotonia, duke u kokolepsur mes këtij qerfulli kërkon të dalësh për të kapur harmoninë e rrjedhës së jetës.
Të gjitha këto rrjedha të larmishme të jetës, mundohet t’i ngërthejë brenda tregimit të saj, “Profil vetëmjaftueshmërie” autorja Lida Lazaj.
Një grua që i ka vdekur i shoqi e vret vetminë, duke i shkuar çdo ditë “në takim” tek varri me një tufë lule në dorë, me mendimin se jeton më shumë me të kaluarën se sa me të tashmen e zbehur përkohësisht nga ndjenjat e sterilizuara dhe vitet e vështira të jetës, rmundohet që prapë kafen e mëngjesit ta pijë me bashkëmoshatarin e saj, Klitin. I tillë është subjekti i tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie”, ku jeta monotone ka strukur në një rreze të saj një grua fatkeqe me emrin Elenë. Ajo tashmë e thithur nga monotonia e jetës sikur është bërë materie e ngurtë, është sendërtuar. I ngjan vetja send ose objekt mes orendive të shtëpisë, me të vetmen ndryshim: merrte frymë, shkruan autorja, për Elenën. Elena e kupton se jeta jashtë saj gjallon, përtërihet, ndryshon, ecën, herë me ritme të ngadalta e here të vrullshme, por ajo nuk e ndjen veten zonjë më pas vdekjes së të shoqit ta ndjek me hapin e saj të plakur. Ajo rri gjithë ditën brenda shtëpisë, fshin pluhura dhe shikon albume, mundohet të ndalë e rikthejë jetën pas, kohën që ka ikur. I duket se edhe krimbi i mërzitjes, rrezja e diellit që hyn nga dritarja e dhomës e bën të vuaj edhe më shumë, pasi mediton e kupton që bie në donkishotizëm, ndaj
Në fund të tregimit, Elena zgjohet dhe sikur rrezaton shpresa të reja. Nuk mjaftohet më me brendësinë dhe shtëpinë e saj. Dëgjon tingëllimën e telefonit dhe mendon për fëmijët e saj dhe me rrugën e së ardhmes që ecin fëmijët e saj. “Fëmijët me krahët si zogjtë e forcuar, kishin fluturuar në të tjerë qiej” - shkruan autorja. Ndaj autorja vë në gojën e Elenës këto fjalë: “Koha që tjetërson gjithçka, lastarët i bën lisa, djelmoshat burra dhe vashëzat gra”. Ndaj sikur kënaqet në vetëmjaftueshmërinë e saj edhe për takimin me bashkëmoshatarin,Klitin. Jeta pulson me ritmin e kohës, dhe këto përmasa hapësinore sikur ja zbusin cënimet e dhembjes. Ç’hapësira paska për dhimbjet kur koha kalon. Jeta ecën, vazhdon, e kurrë nuk ka vetëmjaftueshmëri.