Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Histori e një familje në fshatin Kamuna të Elbasanit
E hene, 27.09.2010, 09:00 PM
Histori e një familje në fshatin Kamuna të Elbasanit
Për 50 vjet diktatura komuniste në Shqipëri tjetërsoi historinë,gënjeu brezat me një histori të gjymtyer e të njëanshme,mohoi inditetin e atyre që luftuan e kontribuan për atdheun, zhvati prona,vrau,dënoi,persekutoi mijëra njerëz të pafajshëm.
Nga Pëllumb Gorica
Kur flitet për fshatin Kamuna të Elbasanit mëndja të shkon patjetër tek dera e njohur e Cerrikasve, derë bujare dhe mikpritëse,por edhe me rrënjë të forta atdhetarie.Një kontribut i jashtëzakonshëm në historinë e krahinës së Sulovës e më gjërë.Si shumë familje të tjera me emër kanë derdhur gjak,djersë,lotë e mund.Në ç’do kohë,çdo pushtuesi ata i kanë treguar armët.Dyer dhe emra të tillë kanë qënë halë në sy për pushtues,klika qeverisëse,ziliqarët.Gojdhënat, këngët e popullit të trasmetuara deri ne ditët e sotme,burimet e shkruara faktojnë gatishmërinë e tyre në kryengritje,kuvende,luftime. Kjo është arsyeja që brezat e sotëm të Cërrikasve mburren me historinë e tyre.Veç trima ishin të zgjuar dhe fisnik.Përmendim Merko Cërrikun,Halim Cërrikun,Xhaferr Cërrikun, Selman Cërrikun,Neim Cërrikun,Çeç Cërrikun,e dhjetra të tjerë.Të spikatur veçanërisht gjatë luftërave kundër pushtuesëve turq.Taksidarët e asqerët turq shpesh herë ishin përzënë me armë në Sulovë. Një këngë e vjetër e kënduar me patos në konakët e Solovës, por edhe në Dumre, Shpat, Vërçë, Tomorricë tregon për një përleshje të të parëve të Cërrikasve me asqerët turq: ...Ç’ke Puçe që rri mejtuar/-Asqerët më kanë rrethuar/Që ke porta gjer te fiku/Bën dyfek Merko Cërriku.
Pas krijimit të klubi “Bashkimi” në Gramsh më 28 korrik 1909,Merko Cërriku, Halim Cërriku,Xhaferr Cërrikun,Selman Cërriku krahas patriotëve të tjerë sulovarë u angazhuan për mobilizimin e popullit të Sulovës së Poshtme në luftë kundër pushtuesëve për liri,pavarsi e dituri.Në drejtim e Cërrikasve u grumbulluan të tjerë sulovarë dhe shkuan në metingun për mbrojtjen e analfabetit shqip në Elbasan.Cërrikasit kishin miqësi me patriotin elbasanas Aqif Pashë Elbasani dhe në çdo proteste,kryengritje kundër pushtueseve apo regjimeve që ishin kundër popullit e përkrahën seriozisht.Cërrikasit u shquan edhe në pavarsinë e Shqipërisë si mbeshtetës të qeverisë së Ismail Qemalit në prefekturën e Elbasanit.Ata shkuan luftetarë kur forcat serbo-malazeze në vjeshtë të 1912 shtrënguan rrethimin e Shkodrës.Një këngë e vjetër bën fjalë për gadishmërinë e tyre në këtë ngjarje:Zunë kapojtë po këndojnë/Këto yjet po rrallojnë/Zunë djemtë dhe po shkojnë/Pa i pyesni ku po shkojnë?/Gjer në Shkodër do qëndrojmë /Në Tarabosh do luftojmë..
Janë të njohura edhe pjesmarrjet në mbrojtje të kufijëve të Jugut më 1913 nga shovinistët grekë.Lef Nosi në“Dokumente historike 1912-
Ishin vitet e Luftës së II Botërore.Një pjesë e Cërrikasve aktivizohen me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare si Shefqet Cërriku, Haziz Cërriku, Sulejman Cërriku, Xhevat Cërriku, Neshat Cërriku, Yzeir Cërriku, Neim Cërriku, Kodhel Cërriku. Degëzohet edhe Balli Kombëtar në Sulovë.Djali 23 vjeçar i Halimit, Bexheti,më i pasuri i fshatit e ndër më të pasurit në krahinë,burrë me virtyte të besës,trimërisë, zgjuarsisë,bujarisë e mikpritjes e prej disa muajsh i martuar,rreshtohet në këtë organizatë,duke qënë se ishte edhe dhëndër i Tafanëve të Belshit,që edhe ata anonin andej.Të kësaj rruge ishin edhe Cërrikas të tjerë. Balli në Sulovë të Poshtme, ndryshe nga ç’është thënë nga historia komuniste e historianëbërës në këto 50 vjet,nuk kishte ndonjë aktivitet kushedi ç’farë.Ishte thjesht jam me Ballin.Në këto vite të luftës në shtëpinë e Cërrikasve gjenin strehë udhëtarë të njohur e të panjohur,partizanë e ballistë.U jepnin bukë dhe i strehonin. Nuk mund të dilnin nga kryerja e detyrave të mikpritjes. U strehuan disa herë partizanët e Brigadës së Parë Sulmuese. Por lufta ka edhe pabesi.Pse ishin me Ballin, për disa pjestarë të Cërrikasve pasojat nuk vonuan të vijnë.Pas një ngjarje pa rëndësi të madhe në dukje,ndodhi që partizanët shkelën besën e bukëdhënësve,mikpritjen e tyre.
Forcat balliste në krahinë në mars 1944 shkrehën pushkë e plagosën një korier partizan gjatë kalimit të lumit Devoll nga Dumreja për në Sulovë.Dhe në këtë ngjarje s’ka dyshim që u shfrytëzua ky mëllef,pse u shkrehën pushkë ndaj partizanëve,që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare e kishte ngarkuar Brigadën e I të kalonte për spastrim të forcave reaksionare (siç i quajtën ballistët e legalistët) me urdhërin e 28 marsi 1944“...Do të veprojmë sipas udhëzimeve që na kanë dhënë dhe në drejtimet që na kanë caktuar”(Mehmet Shehu“Marshimi i Brigadës i forcon besimin popullit”,faqe 236.)Nuk vonoi shumë dhe pas disa ditësh nga kjo ngjarje,Brigada e Parë Sulmuese vjen të vendos autoritetin e rënë,të sqarojë se kush pengoi kalimin e korierëve që vinin nga Peza.Komandanti i Brigadës së Parë,Mehmet Shehu me operacionet e tij ndëshkuese,pas ç’do ngjarje kundër partizanëve sillte spastrime,tortura, arrestime,vrasje.Partizanët i akuzojnë ballistët për hapjen e zjarrit në lumin Devoll.Takime,që përfundojnë me arrestimet e atyre që kishin lidhje me këtë ngjarje dhe që bënin pjesë me Ballin.Dikush tjetër i ngatërruar në këtë ngjarje nga njohjet e lidhjet miqësore me krerë që drejtonin shpëton.Të tjerë pa asnjë lidhje, e vetëm pse ishin me Ballin i dënojnë.Gjatë kësaj kohe arrestohet edhe Bexhet Cërriku.Bexhet Cërriku ishte një nga ata burra që nuk trembej kollaj, nuk kish nevojë për kulisa,për t’u përballur me cilido.Faktet historike e dëshmitarët e ngjarjeve flasin qartë për pabesi ndaj Bexhet Cërrikut.Arrestohet nga forcat partizane të kësaj brigade,ndërkohë torturohet keqas,derisa erdhi lajmi i zi se Bexheti është pushkatuar në Zerec të Korçës,në mars 1944,duke lënë pas gruan shtatzënë.Në dokumentat e Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm dhe të komandës së Përgjithshme të UNÇSH.”,botim i dytë, vëllimi I,faqe 269 shkruhet:“Në katundin Zerec të Oparit kemi pushkatuar Bexhet Lim Cërrikun nga katundi Kamuna i Sulovës,mik i ngushtë i Xhaf Balit dhe komandant vendi i Ballit në Sulovë ... ”.
Lufta ka të vrarë të cilët më pas quhen dëshmorë ose tradhëtarë. Ishte viti që kishte nisur më egër Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare.Bexhet Cerriku u quajt “armik i popullit”.Qetësia e Cërrikasve u prish.Gëzimi, lumturia dhe ëmbëlsia e jetës u larguan.Thellë në shpirtin e saj,gruaja e Bexhetit,Kushja vuante për vdekjen e të shoqit dhe të birit që kish lindur pa e njohur babanë. “Oh! More bir ç’fat të keq që pate.Babai yt u vra nga pabesia njerzore, nga bisha komuniste,nga ata që në darkë u dha bukë e në mëngjez e arrestuan dhe e vranë”.Asaj domosdo do t’i shtohej urrejtja kundër regjimit të sapovendosur. Pëllumbi i vogël e shikonte drejt në sy nënën e vuajtur,ishte i vogël e nuk e kuptonte dhimbjen e saj.Do të rritej e do të kërkonte të atin dhe do të merrte vesh të vërtetën.
Kaluan vite pas çlirimit të vendit dhe sapo nisën përndjekjet ndër të parat familje që pësuan një persekutim të rëndë ishte edhe kjo familje e mbetur përgjysëm në fshatin Kamuna të Elbasanit.Diktaturë që persekutoi plot familje të fisit Cërriku.Kalvar vuajtjesh,dënimesh,internimesh e persekutimesh.E vështirë me përshkruar vuajtjet e përndjekjet e tyre.Regjimi komunist i dënoi më rëndë se askush në Sulovë të Poshtme.Vetëm ata që provuan tmerret e genocidit komunist i kuptojnë vuajtjet e kësaj familje.I bëjnë kulak, armik të popullit.Vëllanë e Bexhetit,Veizin e burgosin shumë vite.Tortura tepër të rënda provoi, tregojnë.Pas daljes nga burgu në gjëndjen e traumave fizike e shpirtërore vdiq.Nuk vdiq- thotë një i afërm i tyre,-ai plasi.Duke lënë pas një brengë tjetër për trungun e Cërrikasve.Pasojat të tjera erdhën radhë-radhë. Është e rëndësishme të kujtojmë grabitjen që iu bë kësaj familje nga proçesi i kofiskimit të pasurisë. Siç ishte zakoni i asaj kohe,sikurse provuan edhe familje të tjera në Sulovë të Poshtme, iu grabitet ç’do gjë me vlerë: Tokat, shtëpitë, mulliri i blojes, kullotat.Mandej u erdhën tatime të rënda për dorzimin me detyrim të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Regjimi nuk u mjaftua me kaq. Gruan e Bexhetit,Kushen në lulen e rinisë së saj,me shpirtin e helmuar nga bisha komuniste pa të shoqin, pa një varr për ta qarë, bashkë me djalin fëmijë Pëllumbin, që nuk e njohu kurrë babanë(fytyrën e tij atërore e njohu vetëm ndërmjet një fotografie),e internoi mundimshëm nëpër Shqipëri, duke i degdisur kampeve të internimit.Si fillim (në vitin 1950)këtë familje e internojnë në një kamp në Berat ku mbijetesa ishte e vështirë.Kujtojnë se flinin në tokë nën hijen e pemëve.Ushqeheshin keq.E tillë ishte diktatura me forma nga më ç’njerzoret. Kampe që do t’i provonin qindra e mijra familje të tjera në gjithë Shqipërinë. Në 1955 i internojnë në kampin Savër të Lushnjës.Vuajtjet që kaluan aty nuk mund ti harrojnë kurrë.Më pas në vitin 1960 në Elbasan.Pas 17 vjetësh me shumë mundime të fitojnë të drejtën të kthehen,që të jetojnë (në 1967) në fshatin e tyre Kamuna.Të njënjtin fat patën edhe disa persona e familje në fshatrat e Sulovës,që i larguan nga shtëpitë e fshati i tyre,me preteksin familje të pasura,kishin mbajtur qëndrime e lidhje me armiqtë e popullit.Ishin vitet kur filloi spastrimi politik.I njohur në këtë kohë termi, bolshevik kulak, që u vërtit si re e zezë kudo në Shqipëri. Një formë demaskimi, që siguroi një njollë edhe për këdo të prekur nga dënimet, persekutimet me motivacionin“Me përbërje të keqe politike”,e më vonë u kthye në lëndë të parë për luftën e klasave.“Pushteti popullor”Kudo në Shqipëri mbajti qëndrim të ashpër ndaj tyre.Dihen pasojat që rrodhën për shumë familje me forma nga më të ndryshmet:burgosje, internime, vuajtje, të destinuar të shkonin në punë të rënda,të heshtnin pa ankimin më të vogël e për më tepër, pa të drejta për arsim të lartë.Ata nuk kishin të drejtë as të bënin pjesë në organizatën e Frontit Demokratik.Lufta e klasave që u praktikua ka qënë njolla më e keqe e këtij regjimi, duke u trumpetuar me përmasa të mëdha për vite e vite të tëra.Edhe pse kishte qënë një i afërm me Ballin, për një gabim të babait, apo gjyshit ngarkohej me faj djali, nipi dhe quhej kulak etj.Rëndom dëgjoheshin shprehjet:Mos o shoqëro me kulakët,mos u shko për gëzime e ngushëllime, mos lidh krushqi, ata janë armiq të pushtetit popullor e të tjera epitete përbuzëse. Diktatura ishte i tillë të fuste frikën edhe popullit të thjeshtë dhe ti mbante në tension, të mos ngrinin kokën. Diktaturën ndoshta të gjithë e përjetuan,ose më mirë të themi e vuajtëm së bashku me mënyra disi të ngjashme mes atij fukarallëku të ulur këmbëkryq në çdo shtëpi, por rastet e këtyre familjeve si kudo në Shqipëri ishin të rënda.
Le të kthehemi tek kjo familje.Kushja me energjinë e jetës së saj të përditshme përballoi ç’do vështirësi, eci drejt shpresës,për të vërtetën, për një jetë të re.E re në moshë, u mplak nga dhimbja e vuajtjet, që i mbajti përbrenda.Ajo grua kurrë nuk u ankua.Ropatej e diskriminuar në kushtet e vështira mes varfërisë se paimagjinueshme të mjedisit fshatar,dhe si të gjithë nënat me kalimin e viteve u përpoq me mundësitë që ta rriste me sakrifica të mëdha djalin e saj.Jeta vazhdonte,koha dhe ditët e vitet ashtu natyrshëm kalonin. Pëllumbi hidhte shtat,rritej, burrërohej. Nënë Kushja gëzohej që djali rritej, por dhe hidhërohej për vuajtjet që e prisnin.Mbi shpatullat e tij do të rëndonin shumë halle e përgjegjësi familjare,të ndërtonte jetën e tij bashkë me nënën e vuajtur.Punonte krahë nënës për bukën e gojës dhe jetesën e përditshme.Rraskapitej në punë të rënda,me përbuzjen e poshtërimin nga veglat e regjimit,por i nderuar nga populli i thjeshtë se edhe ai vuante nga regjim makabër.Pëllumbi me shpresën për ditë të mira kaloi me forcë të gjitha padrejtësitë e kësaj bote.Në punë gjithmon punëtor i i ndershëm,i drejtë.Ai asnjëherë nuk u lavdërua, asnjëherë nuk u shpërblye edhe pse e meritonte.E kjo jetë për një gjysëm shekulli dhe kësaj familje asnjëherë nuk iu nda lumi me dallgë të vrerosura i përbuzjeve nga partiakët e pushtetarët.Provuan titullin “armik”, “të deklasuar”,”kulak”.Më rëndë etiketimin djali i të pushkatuarit, djali i ballistit.
Me përmbysjen e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë,Pëllumb Cërriku gjeti eshtrat e babait të vrarë dhe i vendosi të prehen të qeta në varrezat publike të qytetit të Elbasanit.Pëllumbi u aktivizua në proçeset demokratike duke u ngritur mbi padrejtësitë e kaluara dhe rivendosjen e demokracisë në krahinë.Kontribut edhe në komunën e Mollasit, ku do të shfaq aftësinë e tij,por dhe korrektësinë e ndershmërinë.
Ky shkrim është një përpjekje e vogël,për të pasqyruar një ngjarje tragjike në vitet e Luftës II Botrore,dhe persekutimin e pjesës tjetër të kësaj familje të thjeshtë në viteve të diktaturës komuniste.Edhe me këto rreshta sikur i lehtësoj nga dhimbja që ndjejmë për njeriun e tyre të dashur,për vuajtjet e viteve të vështira,që kaluan me injorime, dënime, internime,persekutime, shtetëzim të pasurisë.