E hene, 29.04.2024, 11:29 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë

E hene, 18.04.2011, 09:00 PM


 

Nga turneja e Ansamblit të Zhurit në Gjermani

 

Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Mëngjesi i së Premtes, i datës 15 Prill dhe përballja me Autobusin " Hatmagja" i ngjau andrrës.

 Në orën tetë pa një qerek, derisa mendoja, se po afronte ora nëntë, dhe  si do të dukej takimi me drejtuesit dhe grupin e Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve " Emin Duraku " ( AAKV ) nga Zhuri,  papritmas frymëmarrja m' u ndal për një qast. E pamundur, fola në vehte, së pari. Merr vehten për të mirë qunosh jo më i ri, shkrepi përgjegjëja. Llogaritë që keni bërë, më herët se është menduar, filluan të realizohen. Kështu, në të shumten, realiteti e drejton jetën. Një ndjenjë gëzimi ju drejtua ballit ndërsa vetura lakoi dhe parakaloi shqip krushqit nga Vendlindja.

 Ashtu siq kishte planifikuar më parë këshilli organizativ, pritja u organizua në odën e klubit kulturor shqiptar " Kosova " në Singen. Pasi dasmorët, nikoqirët dhe odagjiu, ndërruan bisedat përshëndetëse, përkujtuan së bashku se kjo është vizita e dytë e këtij Ansambli, bashkatëdhetarëve në qytetin Singen.

 Dëshirojmë nga zemra, që edhe ju të vini në Zhur, të bëjmë dasmen  e radhës me vllezërit dhe motrat tona nga mërgimi,foli z.Hajdar Elezkurtaj. 

 Pas kaftjallit dhe kafes së mëngjesit, jehoi fuqishëm vallja e përcjellur nga zurlat dhe daullja në oborrin shqiptarë. Me këtë gjest sikur paralajmëruam qytetin se vëllezërit dhe motrat kan mbërrijt mirë.

 Më pastai, vizituam së bashku, burimin e lumit Aach, kështjellën mesjetare Hohentwiel, qendrën e qytetit Singen, pijtëm kafën që e shtroi për mysafirët, bashkatdhetari nga Prizreni, drekuam në odën e klubit " Kosova ". Dikur në mbrëmje, udhëtuam përmes qytetit universitar Konstanz am Bodensee në odën tjetër,në Qendrën shqiptare për kulturë dhe integrim në Kreuzlingen të Zvicres.

 Një pritje të përzemërt organizuan, zotrinjët Ahmet Asani, Tomë Berisha, Rrustem Selca, Gazmend Pajaziti dhe të tjerët për artistët dhe përcjellësit e tyre nga Zhuri dhe Singeni.

 Ditë feste në Tiranë, mirënjohje- dëshirë për bashkëpunim, vallja e topallit dhe të tjera të përcjellura me instrumentet e lartëshënuara, e vulosën punën e madhe të nisur nga babai i koreografit aktual si dhe traditën mbi 60- vjeqare të këtij institucioni.

 Këthimin në Singen e përcjelli sistemimi dhe gjumi i rehatshëm i mysafirëve në familjet shqiptare.

 Dita e shtunë, filloi me shetinë të cilën për nderë të Ansamblit nga Zhuri e organizoi, zotëriu Çerkin Bytyqi, në regjionin Schwarzwald, në qytezat;  Triberg, Schönwald si dhe tek burimi i lumit Danub.

 Shtroi drekën për mysafirët në qytetin Villingen, veprimtari i shquar z. Xhemshit Shala i përkrahur nga disa familje shqiptare, i cili vite të tëra, rininë e tij e kaloi në Lumbardh.

 

Koncert i AAKV " Emin Duraku " nga Zhuri para mërgimtarëve në Singen

 

Që të mundësohej koncerti i AAKV nga Zhuri,  shoqata për kulturë dhe integrim Rinia në Singen, pranoi kompromiset më një shoqatë të gruas gjermane. Ndihmoi bashk me të rinjët dhe të rejat nga Zhuri, në rregullimin, përshtatjen e sallës në shtëpinë e kulturës " Kardinal Bea- Haus " , qëndisjen e skenës me flamujt e ansambit dhe dy shoqatave " Rinia " dhe " Kosova " në Singen.

 Hapjen e mbrëmjes shumë të pritur e bëri në emër të Nikoqirit dhe këshillit organizativ, zotëriu Hasan Hajdari. 

 Bashkatëdhetar të nderuar, sympatizant dhe përfaqësues të ; AAKV " Emin Duraku " nga Zhuri, përfaqësues të departamentit të kulturës nga qyteti Prizren, shoqata;  " Gastmahl ", Bashkësia shqiptare në Zvicer, Qendra shqiptare në Kreuzlingen, si dhe shoqatat; në Villingen, " Kosova ", " Nermin Vlora " etj,  mirë se erdhët në mesin e vllezërve dhe motrave tuaja, tek mërgimtarët tuaj në Singen të Gjermanisë.

 Falenderojmë Ambasadën e Republikes së Kosoves në Gjermani,nën patronatin e të cilës, është organizuar kjo turne e juaja, për shoqatën " Rinia ", dhuratë shumë e qmueshme.

 Për nikoqirllëkun dhe fillimin e turnesë tuaj në Singen, falenderojmë për besim  dhe bashkëpunim, zotin Qerkin Bytyqi, mësues dhe veprimtar i denjë i qështjes kombëtare ndërsa për njoftimin e opinjonit të mërgimtarëve, mediat e shkruara; bota sot, zëri ditorë, fakti ditorë si dhe ato elektronike; zemra shqiptare, kosovarimedia.com, radio driona, dardania-rv.de, klubikosova.com.

 

U lexuan dy letra përshëndetëse;

 

 E nderuara kryesi e shoqates " Rinia ", të nderuar pjestar të AAKV " Emin Duraku", në pamundësi të jem fizikisht në mesin tuaj, pranoni urimet dhe përgëzimet më të mira nga unë. Të nderuar Nikoqir, përfaqësues shoqatash, të nderuar të pranishëm, me bindjen që sonte do të ndjeheni si në atëdhe, me atë që do të prezanton Ansambli, ju dëshiroi argëtim të mirë. Me rrespekt, Ymer Lladrofci, zv. Konsull i Republikës së Kosovës në Stuttgart.

 Kryetari i qytetit Singen, z. Oliver Ehret, në pamundësi të takohet me ansamblin e Zhurit, shkruajti në letrën përshëndetëse; " Ansamblit Artistik i dëshiroi një qëndrim të këndshëm në Singen ndërsa Nikoqirit shumë publikë në Koncert".

 Valltaret e grupit të vallëzimit " Rinia " uruan mirëseardhje moshatarëve dhe prindërve të tyre me gjuhë të njësuar të artit të valles " Besa- besë ", të mësuar nga z. Rrustem Selca.

 

Moderimi, pasqyrë e vet Ansamblit

 

 Moderatorja, znj. Albana Sopaj, lexoi në vijim;  bashkatëdhetar, vllezër dhe motra, rrugëtuam me mijëra kilometra që të vijmë tek ju, të çmallemi dhe së bashku me ju të këndojmë, të vallëzojmë, për disa qaste të harrojmë brengat dhe vuajtjet, të kalojmë një mbrëmje të hareshme. Ne kemi sjellur me vehte edhe të falat dhe përshëndetjet nga Kosova, të prindërve, vllezërve dhe motrave tuaja, mirëqenjen e të cilëve ju e mendoni dhe e realizoni.

 Falënderojmë Ambasadën e Kosoves në Gjermani dhe Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë,

Ministrinë e punëve të jashtme të Kosovës, Ministrinë e kulturës, dhe kuvendin komunal të qytetit Prizren, familjet që shtruan drekë, dhe ato që akomoduan në odat e tyre antarësinë tonë, ish valltaret dhe valltarët e Zhurit të pranishëm në mbrëmjen e sontme, Nikoqirin- shoqatën " Rinia ", të përkrahur nga klubi kulturor  "Kosova " dhe fondacionin "Nermin Vlora".

 Vallet; ditë në Tiranë, barinjët e Vërrinit, festë me motive kosovare,Tropoja, ringjallja e shqipeve,valle e lirisë, me kurorën e programit të sontëm; " dasma e Zhurit- pasqyrim i traditës ne Zhur, Lumë, Opojë, Vërrin, me solistët; Egzona Rizanaj, Valton Hogjaj, Miran Susuri, Besiana Hogjaj etj, mahnitën publikun shqiptarë dhe gjerman.

 

Këngëtarët; Masar Ademaj- veteran i Ansamblit

 

Miriman Hogjaj, Meleqe Begaj, Diana Kolëukaj , Agnesa Omaj, begatuan atmosferën në sallë. Të gjithë së bashku me znj. Bukurie Zogaj,  Lladrofcase- që flet me qejf për prejardhjen dhe nostalgjinë e fshatit të saj të mbrëmjeve të kuqërremta, ju sollën mërgimtarëve të tyre, një buqetë këngësh popullore të freskëta, që burojnë por edhe e gjejnë thellësinë e shpirtit.

 Pjesa humoristike, një ditë vere në Zhur, me gjuhën zhurjane i bëri të pranishmit të qajnë dhe qeshin njëkohësisht.

 

Mirënjohjet

 

 Shoqata " Rinia "  dhuroi një mirënjohje për " bashkëpunimin shembullor dhe prezantimin e suksesshëm të thesarit folklorik kombëtar në Singen.

 Skulptori Akademik- z. Mal Myrtaj, dhuroi skulpturën e punuar vet, të titulluar; " Lot i mërgimtarit ". Ai në mes tjerash theksoi; " ishte knaqësi që ju patëm pran neshë, ju sollet me vehte një copë atëdhe , me vallet, këngët, folklorin dhe buzqeshjet tuaja.

 Ju me punën tuaj prezantuat traditën dhe modernen. Dëshiroi të ju nderoi me Skulpturën, që simbolizon lotin e mërgimtarit. Uroi suksese,60 vjetorin e jubileut, dëshiroi që kjo punë mos ndalet kurr ".

 

Dhuratë për mysafirët që na mahnitën me prezantimin e kulturës, tradites shqiptare

 

Znj. Frede Môhrle- drejtuese e shoqates gjermane " Gastmahl " në përkthim- shujtë për mysafirin,; "ju përgëzoi per zellin dhe Kulturen artistike të prezantuar sonte. Isha e pregaditur per nje mbramje kulturore të zakonshme. E pranoi, bashk me mikeshat e mia, përjetuam diqka të jashtzakonshme, unikate. Do ta ruaj kujtim për vehte ftesën, por jo edhe artin tuaj. Ajo shpërbleu ansamblin me një dhuratë modeste.

Mirënjohjet dhe dhuratën drejtuar AAKV, i pranoi zemra e këtij ansambli, koreografi dhe drejtori Artistik z. Hajdar Elezkurtaj.

 Ai dhuroi , po ashtu mirënjohjet e AAKV, veprimtarit të zellëshem, mësuesit Çerkin Bytyqi, skuptorit; Mal Myrtaj, shoqatave shqiptare; në Kreuzlingen, Rinia, Kosova, dhe Nermin Vlora në Singen.

 Me vallëzimin e përbashkët si dhe në fund me lojën e mërgimtarëve të Zhurit i erdhi fundi shpejt mbrëmjes artistike me Ansamblin e mrekullueshëm të këngëve dhe valleve nga Zhuri.  

 

Opinione

 

 Znj.Besiana Hogjaj- valltare; edhe pse e lodhur nga rruga e gjatë, vallet me motive zhurjane, veqanërisht, momenti kur nis daullja dhe zurla, sikur lirojnë Ventilin, ndjenjën e veqant, gëzimin. Trupi lëviz vetvetiu  mendja ndikohet, motivohet nga ritmi i lodrave dhe grupi.

 Një pjesmarrëse gjermane e përshkruajti z. Hajdar Elezkurtaj;

" vërejta tek ai,  mësuesin, Artistin serioz e të disciplinuar i cili kishte punuar mirë dhe zgjedhur me shije ; kostumet, koreografinë e lartë, zhvillimin e artit të valles tek brezat e rinjë".

 Z. Çerkin Bytyqi: falënderoi; bashkatëdhetarin, z. Ismet, i cili në shetitoren e Singenit, ftoi Zhurin në kafe, posa kuptoi se ata jan pjestar të AAKV " Emin Duraku ", si dhe për drekën e shtruar në qytetin Villingen, veprimtarin dhe dashamirin e kultures dhe arsimit, z. Xhemshit Shala.

 Mësuesi z. Mejdi Omaj; e përcjellim zhvillimin e gjeneratave, porosinë.

 E shohim se nuk jeni pa aktivitete, e kuptojmë, se zogjëve te shqipes, edhe pse kan lindur ne mergim, ju pëlqen më shumë buka e gjyshes. Dëshirojmë të mbjellet farë e shëndoshë e mirëkuptimit, në qytetin ku ju jetoni, sikurse gjithëandej në trojet stërgjyshore. Zemra shqiptare e vuajtur dhe e plagosur rëndë, këndej dhe matanë atdheut, me ardhjen tonë sot, dhe me këthimin tuaj nesër, forcon trupin në tërësi. 

 Koreografi z. Rrustem Selca; edhe pse skena nuk ishte e përshtatëshme, kolegu im z. Hajdar Elezkurtaj, prezantoi një program mahnitës dhe të mbizakonshem. Repertoari  i tërë , thesari i AAKV, jo vetëm që mirëpritet kudo që prezantohet, ai duhet të merret shembull, mësim dhe bazë e shkëlqyeshme për artin e valles.

 Vallëtari, z.Miran Susuri; nuk ka guxim t'i largohet traditës familjare, përvojës së gjatë në artin e valles, e cila lindë nga shpirti.

" Vallja e topallit, ushtari i plagosur tek ringjallja e shqipeve, më marrin me vehte kudo.

Në dasmën time, në malet e lirisë, kur papritë i vërejta  shokët e mi në valle, eh se që u trimërova, mora kurajë, i plagosur hyra në valle. Nusja më dhuroi gjybën që e kishte ruajtur kohë të gjatë, ndërsa unë i dhurova nuses time, flamurin me të cilin fitova betejat në fushën e mejdanit.

Ah, moj këmba ime e qalë, topolake, topalle, më dhimbsesh ti mue dhe unë ty. Dhembjet e forta në vazhdimësi, ma nxjerrin lotin pa e vrejtë. Edhe pse më çrregullove dukshem , më shkatërrove baraspeshën time, falë mbështetjes së trimave, dhe zërit të zurlave dhe daulles, që më qëndrojnë mbi kokë, gjej motivin të zhvilloi betejën deri në fund.  

 Këshilli organizativ, falënderon familjet , klubin kulturor " Kosova " dhe fondacionin " Nermin Vlora " për përkrahjen, mbështetjen, drekën dhe akomodimin- sistemimin e mysafirëve.

 Ndjehemi mirë, si kurr më parë. Vallet tuaja burojnë nga zemra, luhen me shpirtë, prezantimi në Singen e dëshmoi më së miri këtë.Ansambli i këngëve dhe valleve nga Zhuri, ishte dhuratë, ilaq për shpirtin e mërgimtarit, e propozuar nga dora, mendja e vet Ambasadës së Kosovës në Berlin.

 Qyteti i Singenit u zgjua gëzueshem, vloi si zgjua bletësh dy ditë të tëra, frymoi si një trup. Provuam që nostalgjinë për atëdheun ta shuajmë në odat shqiptare, tek burimi i lumit Aach, në kështjellen mesjetare Hohentwiel, në qendrën e qytetit Singen, me bisedë e valle të përbashkët.

 Edhe përmbatja e emrave të rinisë artistike, nuk dallonte nga arti tradicional.

 Ditën e dielë, me datë 17 Prill, AAKV, u prit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, nga z. Faket Kajtazi- Konsull dhe z. Ymer Lladrofci- zv. Konsull.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora