E diele, 28.04.2024, 06:13 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht

E hene, 02.05.2011, 07:57 PM


Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht

 

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare në Belgjikë në bashkëpunim me Europa Press Club (Klubi i Gazetarëve Ndërkombëtar), organizuan në datën 29 prill në Bruksel promovimin e veprave letrare të Jeton Kelmendit: “How to reach your self” dhe “Comme le commencement est silencieux” (“Si shkohet tek vetvetja” dhe “Sa i heshtur është fillimi”).

 

Në këtë eveniment letrar ishin të pranishëm shkrimtarë shqiptarë, miq e dashamirrës të letërsisë, miq belg etj. Ky eveniment letrar u çel me përshëndetjen e presidentit te Klubit të Gazetarëve Ndërkombëtër z. Thomas A.Friedrich, i cili u ndal në rëndësinë e organizimit të aktivitete letrare për gazetarët që përveç profesionit të tyre kanë edhe talente të tjera, sikurse ato letrare. Në fjalën e tij përshëndetëse  ai theksoi se poezia e gazetarit poet J. Kelmendit e kishte tërhequr shumë dhe nga sadifaksioni i krijuar ai recitoi edhe disa vargje të  autorit. Po kështu ai i fali shkrimtarit Jeton Kelmendit një libër ku flitet për konceptin Europian. Në  këtë   aktivitet  ishin të pranishem edhe Ambasadori i Shqipërisë në Belgjikë z.Ilir Tepelena (të cilit ju dhurua në shenjë mirënjohje  libri i sapobotuar i autorit) , por edhe për faktin se ai pikërisht atë ditë kishte ditëlindjen), Ambasadori i Maqedonise z. Muhamet Halili, Ministër Keshilltar pranë Ambasadë së Kosovës në Belgjikë z.Gani Azemi si dhe z. Daim Iljazi Ministër Këshilltar pranë Ambasadës së Maqedonisë në Belgjikë, i cili  është edhe vetë autor dhe  shkrimtar.

 

Referimin e parë rreth veprave të autorit e bëri  Akademiku, z. Ahtanase Vantchev de Thracey, që kishte ardhur posaçërisht nga Franca për ketë eveniment. Në  analizën  letrare të vëllimit poetik “ Comme le commencement est silencieux”, u shpreh:

“Jeton Kelmendi është një baptizues i mrekullueshëm poezish që na impresionojnë me aftësinë dhe formën simbolike, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një fluditet plot delikatesë. Veshur pastër nga krijuesi që fsheh një  talent të madh.  Na bën të rindjejmë plotësinë e fjalëve, plagët e tyre, trupin e heshtjes, butësinë e lirizmit.   Antologjia e tij personale është një breg ku marrin fund të gjitha robëritë, kryesisht të burrit modern që ikën nga vetvetja, po ashtu dhe të njeriut që është i detyruar të largohet nga vendi i lindjes. Breg që rrallëherë arrijnë letra nga mëmëdheu. E gjitha kjo shpjegon specifikat sekrete e magjike të poezisë së Jetonit.”

 

Për vëllimin poetik  në gjuhën angleze “How to reach yourself” referimin e Profesor Emeritus, Richard A.Brosio Ball Sate University Lecturer and Visiting Scholar at The University of Wisconsin Milwaukee e bëri znj. Kate Holman, e cila është tashmë dhe një mike e mirë e shqiptarëve. Për krijimtarinë letrare si dhe për tematikën e veprës së Jeton Kelmendi kumtoi në frëngjisht z.Albert Nikolla, ku ndër të tjera ai u ndal te: “Në brendësinë poetike të veprës së Jeton Kelmendit është Dashuria gjithmonë e pranishme. Ajo është prezente në të gjitha format e mundshme : dashuria për vendlindjen, dashuria mëmësore e Nënë Terezës, dashuria atësore për Ibrahim Rugoven, dashuria dhe pafajësia fëminore, dashuria për natyrën, për vashën...e shprehur dukshëm në vargjet: “zonjusha fjalë dhe zotëria mendim”....”.

 

Për auditorin shqipfolës u lexua kumtesa e dr. Irena Gjonit “Poezia e Jeton Kelmendit mes esencash hyjnore dhe kumtesh” (edhe pse ajo nuk  ishte e pranishme). Nder te tjera ajo theksonte:  “Ashtu si prezantohen të tejdukshme poetikisht, po ashtu shfaqen sigurt edhe kodet e padëshifrueshme lehtë. Dhe këtu behet evidente esenca hyjnore, duke u shndërruar në esencë kumtesh. Këto kode bëhen bashkëudhëtare në kohë të ndryshme. Bëhen grishëse në deshifrim duke tërhequr vëmendjen e receptuesve në kohë e hapësira të ndryshme, ashtu si dhe në kohët e reja të së ardhmes.

Dhe kjo pjesë e padëshifrueshme, e  kodifikuar, esencë hyjnore dhe esencë kumtesh, ndihmon  për të   krijuar më sigurt profilin e një poeti  modern si Jeton Kelmenti, një nga përfaqësuesit më dinjitoz të poezisë moderne  mbarëshqiptare, që ka për të “rrojtur” shumë gjatë.”

 

Në fund të këtij aktiviteti ju dha fjala autorit, z. Kelmendi, i cili falënderoi miqtë e  pranishëm, ata që ndihmuan në  mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Më tej shkrimtari Kelmendi u shpreh: “Duhet je jemi të sinqertë me vete-veten në radhë të parë që të jemi të sinqertë edhe me te tjerët. Ne si shkrimtar gjënë më të madh qe kemi është fjala dhe librat qe botojmë, prandaj duhet ta pranojmë se kur miqtë dhe lexuesit flasim fjalë të mira për ne, natyrisht se na inkurajojnë të besojmë se përkushtimi ynë nuk është i kotë”.

Aktiviteti u bë i këndshëm nga moderimi interaktiv i Elona Zhanës, nga  interpretimet në poezi të aktores Shpresa Bërdëllima, e cila recitoi në  gjuhën shqipe,si dhe nga poetja Shqiponja Duro e cila recitoi në gjuhë të huaja, Anglisht, Frengjisht dhe Hollandisht poezitë e Jeton Kelmendit. Gjatë koktejit të këndshëm nën tinguj të muzikës shqiptare të pranishmit mundën të njihen nga afër me poetin Jeton Kelmendi si dhe të merrnin libra me autograf nga autori Jeton Kelmendi tashmë i përkthyer në 22 gjuhë të huaja dhe i njohur për lexuesin evropian.

Vlen të thuhet se ky ishte promovimi i parë i veprave të një shkrimtari shqiptar në institucionet e BE-së.

Ky eveniment u mundesua nga Ismet Ademi përfaqësues i Skywings International-Belgium,  i cili sponsorizoj koktejin e mbrëmjes.

 

Shqiponja Duro

Koordinatore e Shoqatës

së Shkrimtarëve Shkrimtarë në Belgjikë

 



(Vota: 41 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora