E diele, 28.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi

E hene, 25.04.2011, 08:00 PM


 

PËRKUJTIM DINJITOZ I DËSHMORËVE DHE MARTIRËVE NGA HEREQI

 

Shkruan: Lekë Preçi

 

Të shtunën e kaluar, në Ludwigsburg të Gjermanisë, organizuar nga Shoqata humanitare ”Hereqi” dhe Klubi Shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, u mbajt një manifestim dinjitoz për përkujtimin e dëshmorëve dhe martirëve nga ky fshat. Dhe me të drejtë mund të thuhët se nëse nuk i përkujtojmë ata që ranë për lirinë, nuk ke çka të tregosh për ardhmërinë. Mërgimtarët nga fshati Hereq i Gjakovës, që jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të Gjermanisë, kanë formuar Shoqatën humanitare “Hereqi”, veprimtaria e së cilës është mjaft e begatëshme në çdo aspekt. Këta mërgimtarë, kanë organizuar shumë aksione qoftë në aspektin humanitarë dhe të tjerë për ta nduhmuar vendlindjen e tyre, fshatin Hereq të Gjakovës.

 

Ky manifestim përkujtimor, u hap me hymnin kombëtar të kënduar nga nxënësit e Shkollës Shqipe nga Tuttlingeni, për të vazhduar edhe me : Kur ka ra kushtrimi në Kosovë .. Me një minutë heshtje u nderuan të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë në luftë. Kryetari i Shoqatës humanitare “Hereqi” Isa Halitaj përshëndeti të pranishmit duke i falemnderuar të gjithë për pjesmarrje në këtë manifestim përkujtimor e posaqerisht familjarët e Heriot të Popullit Sali Çekaj, zotin Smajl Çekaj, nanën e Heroit të Popullit Rasim Kiqina zonjën Hasibe dhe vëllain Destan Kiqina, familjen e dëshmorit Agim Qelaj,familjarët e dëshmorëve Agron e Gazmend Mehmetaj nga Gllogjani Bashkim Mehmetaj, Hasan Qyqallen nga Shoqata shkrimtarëve dhe dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, familjen Krasniqi , Kryetarin e Klubit Shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg Afrim Sylejmanin, Kryetarin e Klubit Shqiptar “Iliria” në Rottweil Zenel Osmanaj. Përshëndetje të veqanta shkojnë për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve nga fshati Hereq .

 

Pastaj zotri Halitaj theksoi se: Jeta dhe vepra, rënja e tyre heroike për atdhe, tani më është pjesë e historisë sënë të re. Është frymëzim i fuqishëm për bashkim kombëtar. Jemi bashkuar sot këtu, që ti përkujtojmë, tu bëjmë nderin atyre që për lirinë tonë dhe të brezave që vijnë, dhanë atë mëtë shtrejtën, jetën e tyre. I përkujtojmë me dhëmbje të madhe, por njëkohësisht ndjehemi krenar që i patëm në mesin tonë dhe kishim nderin që të jemi shokë , miq dhe bashkfshatarë të tyre. Për luftën dhe heroizmin e këtyre 18 dëshmorëve dhe 17 martirëve të fshatit Hereq, mund të flasim gjatë, por për këtë do të rrëfejnë bashkluftetarët e tyre të cilët kishin rrugëtimin dhe luftën e përbashkët. Lavdi të gjithë të rënve për lirinë e Kosovës , përfundoj Kryetari i shoqatës humanitare “Hereqi” zotri Isa Halitaj. Për dëshminë më të vërtetë për vitet e kësaj lufte, që u përcoll nëpër të gjitha fazat e saj rrëfejë Luftëtari, i plagosuri i luftës Xhavit Din Alijaj. Ja se çka tha ky pjesmarrës i drejtpërdrejt i luftës: Në emër të familjeve të dëshmorëve , invalidve dhe veteranve te luftes, ju përshëndes duke ju falemnderuar për pjesmarjen tuaj në këtë tubim te lavdisë dhe krenarisë kombëtare. Këta dëshmorë me gjakun e dhënë për lirinë e Kosoves na bene me identitet.

 

Me shekuj identiteti ynë u shkel duke dashur ta qrrenjosur nga faqja e dheut emrin shqiptar , deshen te na tjetersonin, te na benin sllav, por harruan se shqiptari nuk perkulet as nuk tjetersohet. Hereqi një fshat i vogel por me emer dhe zemer te madhe, me luftarë që lan emer ne historinë e re kombëtare. 23 prilli 1998 për hereqasit dhe mbarë shqiptarinë, ishte ditë lavdie dhe ditë e thyerjeve te madhe per arsye qe kufiri shqiptaro-shqiptar i vene artificialisht nga armiq dhe ujq te uritur te shqiptarisë u la me fjakun e bijve me te mirër te kombit , ai gjak u bë gurthemel i lirisë së Kosovës dhe nje hap drejt bashkimit te trojeve shqipetare. Ajo ditë ishte dhe ditë lavdie per fshatin Sllup te komunes se Deqanit dhe fshatin Dujakë, ku krah per krah me luftetaret e Hereqit ranë për të mos vdekur kurrë 9 deshmorë nga Sllupi, dhe dy deshmorë nga Dujaka.

Tashme dita e madhe kishte ardhur. Ëndrra shekullore po behje realitet. Shqiptaret kishen rrokur armet që të dilnin zot atdheut. Pas shumë përpjekjeve, pas shumë sakrificave dhe luftes paqesore u pa se liria fitohet me gjak.

 

Ne koordinim me shtabin e pergjithem te UÇK-së në Gllogjan, ne hereqasit, tashmë pjesë e atyre që po e benin lirinë pas konsultimeve me komantantin e pergjithshme te rrafshit te Dugagjinit Komandant Ramush Haradinaj si dhe me Nasim Haradinaj, ne vendosem qe te nisemi per tu furnizuar me armatim. Në shtëpinë e Ahmet Thaqit u bene pergaditjet e fundit si dhe u caktuam detyrat e secilit, njëherit u dha dhe betimi i perbashket "Ja Vdekje, ja Liri" . Duhet te ceki kontributine e jashzakonshem te Sadik Alijaj, Ukë Shabanbaj, Shefqet sheh Vehbi Hasanj, te cilet tashme kishin kryer punë te koordinimit me organizim e luftes ne koordinim me shtabin e UÇK-së ne Smolicë. Ajo kohë ishte edhe mbeti kohë e modestisë, dashurisë dhe respektit te madh qe kishim per njeri - tjetrin. E them këtë për të vetmen arsye, nga se ishtim te propozuar tre vetë per te udhehequr me grupin tonë te luftetareve te lirisë, te propozuar ishin Hasan Tahiraj, Shefqet Alijaj dhe une Xhavit Din Alijaj. Pas nje konsultimi te shkurter , Hasani dhe Shefqeti ,bashk me te tjeret, vendosen qe Xhavit Din Alijaj te udhheqi luftetaret nga Hereqi. Per mua ishte nje nder i madh dhe një pergjesi e madhe . Mbas sa ditesh morem rrugen drejt Shqiperisë. Per kater ditë qendruan ne Tropojë ne kullen e Sali Berishes ku bem ca ushtrime me ushtaret e ri dhe u fornizuam me armatim. Nen komanden e komandat Korabit thyn kufinin fatmirsisht pa humbje.

 

Ofenziva serbe nderkoh kishte marr permasa me te gjera per rreth fshatarve qe kufizonin Gllogjanin.

Diku ka mengjesi i 23 prillit arritem ne Kosharen e legjendarve.

Ne Kosharen e Luan Haradinit e te Sali Qekut, te Agim Ramadanit ne Kosharen e Besnikut dhe Bujar Jasiqit, në Kosharen e hereqsave te Sllupit e te Dujakes , ne Kosharen e te gjithë luftetarve aty gjaku ku u derdh i gjith luftetarve nga te gjithë trojet shqiptare, qe nga Amerika e larget e deri ne Kosovë, gjak i cili u be gurthemel i bashkimit te trojve shqiptare.

Kjo renje hereqasve ua shtoj edhe ma shum urrejtjen kunder shkaut dhe forcave e trimerin per luften me tutjeshme drejt liris me nuk kishte kthim.

Nga hereqasit dulen shum emra qe Kosoves i dhan dritë ata ishin prezent ne te gjitha frontent. Nga mergimi u kthyhen luftetaret Mustaf Halitaj, Muhamet Metaj, Ismet Qamil Thaqi, Afrim Bajraktari, Riza Imer Dulaj, Ardeshir Shabanaj . Hereqi vadhdoj rrugen e liris kesaj radhe dukej e dhen betimin para trrupave te deshmorve te kombit te Hereqit. Nen udhheqjen e Xhavit Ali Alijaj ben lufte qe hyri ne analet e historis tone me te re kombetare. 9. Gushti 1998 iste dite kur Hereqasit sebashku me 20 luftetar nga Gjakova te udhhequr nga Yll Morina bene nje luftë te lavdishme dhe i shkaktuan armikut hubje te medha me ushtar dhe teknik luftarake. Ate ditë ranë deshmor Din Alijaj, Muhatmet Zenunaj dhe Asllan Regjepaj. U plagosen Yll Morina, Hommes Halitaj, Avni Sahitaj, Gjemajl Metaj. Hereqi vdhdon luften edhe ne fronte te tjera. Si ne Gjllogjan , Maznik , Zhebel, Koshare, Zone e Pashtrrikut, ku plagoset edhe luftetari Arben Alijaj.

Kur se ne Kosharen legjendare bin per mes te vdekur kurr vllezerit Bujar dhe Besnik Jasiqi, te cillet ishin nder luftetaret me te njohur ne Koshare.

Cekim dhe luftetarin Hagji Zenel Dinaj , i cilli ishte nga fillimi deri ne fund te luftes ne rrethin e ngusht te luftetarve te komandantit te UÇKsë Ramush Haradinaj.

Perfundoj duke lutur zotin dhe njerzt e mirë te punojnë drejt , dhe te bejn realitet amanetin e deshmorve per bashkimin e trroeve shqipetare.

Shpetimi ynë është vetem Shqiperia etnike.

Me nderime luftetari, invalidi dhe veterani i Ushtrris Çlirimtare te Kosoves:

Xhavit Din Alijaj

Ludwigshafen; Gjermani

 

Kështu përfundoj fjalën e vetë ky luftëtar, ky trim, ky invalid i luftës së lavdishme. Një rrëfim besnik .

Tubimin e përshëndetën edhe Smajl Çekaj, Destan Kiqina, Hasan Qyqalla dhe Afrim Selimaj. Shoqata humanitare “Hereqi” ndau mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë luftës. Me këto mirënjohje u nderuan Prefektura e Tropojës, Teqja e Sheh Hakisë në Gjakovë për kontributin e dhënë gjatë luftës. Me mirënjohje e nderuan edhe Shkolla Shqipe në Tuttlingen, Rexep Rexhepaj për të arriturat në aspektin shkencor. U falemnderua edhe firma Thaqi për kontributin e material. Në fund u lexua edhe një përkrahje për Komandantin Ramush Haradinaj i cili mbahët padrejtësisht në burg. NË fund duhët theksuar se i tërë ky manifestim përkujtimor, nuk do ta kishte pa hijeshinë e programit artistik të shfaqur nga nxënësit e Shkollës Shqipe nga Tuttlingeni të përgatitur nga mësuesja e vyeshme Nexhmije Syla.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora