Udhëpërshkrim
Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë!
E merkure, 11.05.2011, 08:58 PM
![]() |
Diplomatet e Konsullatës së Stuttgartit me arsimtarët shqiptarë |
Gjuha e jonë sa e mirë!
Diplomatët e Konsullatës dhe mësuesit u takuan në Lugwigsburg të Gjermanisë
Nga Miradije Gashi
Në shkollën e lartë pedagogjike të Ludwigsburgut,me datën 07.05.2011, u mbajt një takim me mësuesit shqiptarë ne nivel të Badenwürtembergut, mbledhja qe planifikur dhe organizuar nga diplomatët e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart, zotërinjët Kajtazi dhe Lladrovci, te cilët kryesuan mbledhjen, përshendetën arsimtarët e pranishëm dhe falenderuan për pjesëmarrjen e tyre.
Mbledhja filloi dhe vazhdonte rrjedhën….
Pikat e rendit të ditës ishin:
1.Shpërndarja e librave të nivelit të parë.
2.Njoftim lidhur me seminarin që do të mbahet së shpejti.
3.Të ndryshme.
Unë…s’kisha të bëj me pikat, po më librat!
Të paktë janë ata popuj që kan bërë luftë më shumë se populli shqiptar për pamvarësi dhe subjektivitet kombëtar. Që nga koha e Traktatit të Berlinit, shqiptarët s'kishin pushuar së luftuari! Vitet 80/81 ishin ato vite, kurë mbi trojët e popullit të Kosovës filloj politika më brutale e më e ndyrë, dhe vunë në shenjestër intelegjencën shqiptare! Sa të shumtë ishin ata që u priashtuan, u suspenduan nga vendi i punës, u denuan, u burgosen e shumë të tjerë u detyruan të mergojnë në vende të ndryeshme të botës, por se kurrë nuk pushuan së vepruari, duke zhvilluar veprimtari të ndryeshme shkencore, artistike, mësimore etj.Të lidhur më popullin dhe fatet e kombit, të papërkulur në çastët më të vështira që njeh historia,të angazhuar për lirinë dhe pamvarsinë e popullit e të kombit.Mësuesit tanë, për shkollën shqipe, janë dëshmi e gjallë e atëdhedashurisë e qëndresës heroike.Ndjekja dhe përsekutimi i kuadrave vërtetë e pengoi mësimin e gjuhës së shkruar shqipe, por nuk e shoi atë. Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pazavendësueshem për të kryer sado pak një lloj obligimi ndaj Atdheut. Fëmijët e mergatës janë brënga dhe kategoria e jonë primare e dhimbjës që kemi .Nxënësit shqiptarë në diasporë janë të kërcnuar nga rreziku i gllabrimit të asimilimit. Nxënësve të diasporëse, iu duhet një mbrojtje, një mbeshtetje. Mbrojtja e këtyre nxënësve jemi ne, janë prindërit e tyre. Fëmijët në diasporë, nuk janë fajtor pse kanë lindur dhe janë në mergim!Andaj në, u kemi borxh këtyre fëmijëve, këtyre nxënësve, këtyre pasardhësve tanë shqiptarë! Borxhi ynë është,që ne duhët mbajtur ndezur dashurinë për atdheun, dashurinë për historinë kombëtare, dashurinë për njeri-tjetrin,dashurinë për dergimin e nxënësve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Kjo detyrë është obligim yni moral, patriotik e intelektual.Të ndëruar prindër,është koha e fundit të mendoni ndryeshe dhe te shikoni ndryeshe.Ju lutëm mos i praktikoni si gjithnjë format e tilla, duke u përgjegjur, se fëmijët tanë kanë ngarkesë të mjaftueshme në shkollat nikoqire, se fëmijët tanë janë të angazhuar me aktivitete sportive e muzikore, se fëmijët tanë e dinë gjuhën shqipe, se fëmijët tanë dëshirojn të kenë fundjavën e lirë pa obligime shkollore etj.Po,po të ndëruar Prindër, ju kuptojmë, dhe jemi të kënaqur, më të gjitha këto angazhime e rezultate,të fëmijëve tuaj, por edhe më të kënaqur do të ishim ne, sikur të mos hezitonit, që edhe nxënësi i fundit t’i përgjigjet ftesës sonë. Po merreni shembull nacionalitët tjera të cilët janë shumë të përbashkët,të përkrahur si nga institucionet shtetrore edhe nga ato private e individuale.për të gjitha ato që thrret zëri kushtrim i atëdheut tyre ata i gjën tok.Ndërsa ne qendrojmë akoma shumë larg disa gjërave. Më rastisë shpesh të shohë nepër trena,autobusa, tramvaja e tjera, se si njërzit tanë fshehin gjuhën e tyre duke ikur nga bashkatëdhetari tjetër, pse kështu? shkaqët janë prej më të ndryeshmeve!Të ndëruar bashkatëdhetarë lypset menduar më mirë, shikuar më lartë, sa s’është bërë vonë, sepse e nesërmja do të na gjykoj.Mbledhja që thirrur nga Diplomatët e Konsulatës së Stuttgartit e cila,ishte hera parë pas 13 viteve që unë,merrja pjesë ne një takim arsimtarësh shqiptarë në nivel te Badenwürtembergut. Isha shumë e emocionuar, mbledhja ishte tipike shqiptare, kështu doja të ishte e thjeshtë e natyrshme, kolegët më pyetjet dhe diskutimët e tyre të sinçerta, më bënin sikur shihja një pjesë të shqipës nga shkollat e Republikës së Kosovës. Vërtetë isha shumë e emocionuar,më ishin përzier ndjenjat. Më duhet të pranoi këtë, së isha prezent vetem fizikisht, kurse shpirtrisht isha diku larg shumë larg, dhe nuk doja të ndodhte kështu më mua! Ç’është tërë kjo nostalgji e mall,dhëmbje,
zbrazëti,mungesë,kujtesë,porosi,emocion,thirrje!
Oh Zoti im, çfar po ndodhë me mua? Sot!
Mbledhja vazhdonte rrjedhën...
Në psikën time erdhi një zë, si meteorë që për një çast u krijua një prehje amulli, saqe nuk shihja asgjë për rreth meje, pos një zeri që pikaste si kushtrim sikur më thoshte; Urdhëro mësuese ushqimin tuaj. Mos hezito ngritu, merri librat e gjuhës shqipe!
Që dritë të këtë më shumë,
Nga librat e gjuhës shqipe.
Fëmijët të bëhen më të ditur.
Me këngët që s’shuhen kurrë!
Derisa gjendësha në mesin e këtyre arsimtarëve para sysh m’u shfaq imazhi i maleve të zeza gjatë viteve 1995,1997 dhe margaritari i këtyre maleve Sali Çekaj, me disa veprimtarë te diasporës shqiptare.Ky patriot jo rrallë citonte një thënje:
”Njeriu nuk mund të kënaqet vetë më buk, por ka nevojë edhe për gjellën e shpirtit.Buk’e punë kishim, ndoshta me gjetun edhe nën thëmren e të huejit, por do t’ishte bukë e mbulueme me turp.Ma mirë pra le të kënaqemi më pak e të ushqejm vlera që nuk vdesin kurrë.”
Sali Çeku, qe njëri ndër trimat e Dugagjinit që i ndihmoi bazamentit kryesor mbi të cilën u ndërtue e gjithë ajo që quhët luftë e armatosur.Të gjitha aksionet guerile që bënë në Kosovë u kryen nga kordinatori Sali Çeku. S'ka elitë që mund ta eleminoi këtë figurë të madhe të historisë demokratike nga historia më e re e Kosovës. Nga këndi ku isha ulur,vështroja këndin tjetër pa ndërprer ku qëndronin të paketuara tekstët mësimore të cilat pritnin për tu shpërndarë t' gjithë arsimtarëve.Një mësuese e cila tërë kohën me shoqëroi, më dha shejë që te rrinja ulur, për t’më sherbyer ajo vetë më tekstët mësimore.Kjo arsimtare më krijoi mbresën e justifikimit shpirtëror, se ndoshta ia vlenë për të shpresuar për një të ardhme më te mirë.Prandaj duhët të kemi parasyshë thënjën e Babelit,”Kërkesa e parë për ta njohur të vërtetën është ta flakësh paragjykimin,”andaj nga një herë kam frikën nga epoka e klaneve të obskurantizmit!..