| E premte, 13.05.2011, 07:57 PM |
Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës
LIQENJET E MEDHENJE - MAZURIA
Liqenët e Mëdhenj të Krahinës Mazuria, janë kandydat i Polonisë në Konkursin Ndërkombëtar të fundacionit zvicran „New7Wonders” , të 7 Mrekullive të Natyrës të cilët u rreshtua në finale në mesin e 28 vendeve më të bukura të botës
Nga Haxhi Dulla - Varshavë
Liqenet e Mëdhenjë te Mazuria u vleresuan lartë nga ekspertë, ndërsa verdimi se kush do të plasohet në 7 vendet më të bukura do të mvaret nga juria e konkursit "New 7 Wonders". Juria profesionale zgjodhi nga rivaliteti i 71 propozimeve, 28 vende të cilat do të konkurojnë për 7 e ndër to njëra do te zgjidhet fitimtare në fund të vitit 2011
Mazuria Polake,konkuronë për fitore me disa vende magjike, sikur delta e lumit Amazon,Ujdhesat Galapagos, Maledivet,, ujvarën më të larte në botë, Salto del Angel, Kilimanxharo.
Krahina e Liqenjeve të Mëdhenje të Mazuria, shtrihet në pjesën veriore të Polonisë, duke përfshirë pjesën e mesme të Liqenjeve Mazuria, me sipërfaqe 1732 km², nga e cila 486 km² e përbejnë Liqenet e Medhenjë Mazuria, duke krijur një rrjet më të madh liqenesh në Poloni.
Sistemin e kanaleve të bashkëngjitur të këture Liqeneve në veri e fillon liqeni i dytë për nga madhësia Mamry(105 km²), më poshtë shtrihet liqeni Niegocin duke kaluar nëpër liqene të tjerë , sikur Ry?skie, Ta?ty, Miko?ajskie, Be?dany dhe Nidzkie. Në lindje të liqenit të Mikolajki shtrihet liqeni më i madh në Poloni , liqeni ?niardwy(
Pasuria e këtyre liqeneve, bënë që bukuritë natyrore të këtij regjioni të dallohen nga regjionet tjera natyrore të Polonisë. Është kjo sipërfaqe karaktetistike edhe në
Këto liqene janë të njohur edhe për qerdhet të shumta të llojeve të rralla të shpezëve. Këtu mund të hasin në llojin e rrallë të lejlekëve të zi,breshkave,drerit,lakuriqëve etj.
Liqenet e mëdhenjë të Mazuria,vizitohen më së shumti në sezoninë e verës në muajtë korrik-gusht. Per turistët të cilët kërkojnë , qetësi ,rehati dhe pushim të mirë preferohet të vizitohet në muajt maj-qershot.ose pas sezonie veror dmth. shtator-nëntor. Porse pa marr parasysh stinët e vitit, cdo kohë është e përshtatshme për vizituar këto liqene, të cilët kan një mrekulli të rrallë për tërheqjen e vizitorve. Hotele të shumta i kanë dyertë përher të hapura për turistët gjatë tërë vitit kalendaria.
Duhet permendur me këtë rast se kuzhina dhe mikpritja e njohur polake është kurreshtje për turistët e shumtë nga e terë Europa .
Flora dhe fauna e këtij regjioni, është tërheqëse për turistë nga tërë bota.
Polonia dhe qytetarët e saj, që jetojnë në këtë pjesë të vendit janë krenar që kanë mundësi të ofrojnë botës, mrekulli të rralla natyrore.