E premte, 26.04.2024, 07:32 AM (GMT+1)

Mendime

Jahja Kokaj: Kosovari shqiptar vrau ushtarët emerikanë

E diele, 06.03.2011, 08:58 PM


KOSOVARI SHQIPETAR VRAU USHTARËT AMERIKANË

 

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

kokay@kuc01.kuniv.edu.kw

 

Vrasja e ushtarëve amerikanë do të gjenrojë shumë dilema dhe komente.

Por fatkeqsisht ka gjenruar dhe gjeneron një realitet i cili është i pamohueshëm dhe i cili  ka disa dimenzione më të cilat na kosovarët në veçanti, por edhe një numër i madh i shqipetarëve në përgjithësi, do të ballafaqohemi:

1.Shqipetarët në hyrje të kufirit gjerman dhe amerikan në veçanti dhe në të gjitha kufiret e botës perëndimore në përgjithësi, do të kenë një tretman rigoroz, do të shikohen me një dyshim të theksuar dhe se nga ata do të jetë një frikë e veçantë.

Kjo do të thotë që shqipetarët në perëndim, sidomos në dy vendet e theksuara, do të trajtohen me një dyshim të veçantë, i cili konsiderueshëm e veshtirëson tratmanin e tyre ekonomik dhe jetësore në mërgatë. Tretman i cili do të shprehet në momentet e punësimit, marrjes se lejeve të qëndrimit apo shtetësisë në vendin ku jetojnë  e punojnë.

3. Edhe deri tani, shqipetarët e Kosovës ishin të vetmit që nga " gropa e zezë" e Ballkanit mundoheshin apo torturoheshin duke dhënë shumë ryshfete zyrtareve të ambasadave në Kosovë, qoftë te huajve qoftë disa shqipetarëve –matrapazë të punësuar në ato ambasada. Ata arrinin me shumë vështirësi të marrin vizat për të udhëtuar në shtetet perëndimore. Me shumë vështirësi merrnin vizat për një interval të shkurtër kohor për t’u bërë operacion nga kanceri apo sëmundje të tjera të cilat fatkeqësisht nuk ka mundësi të trajtohen në Kosovë, ku është një sistemin mjekësor plotësisht i çrregulluar dhe tmerrësisht i dobët. Tani vështirësitë e marrjes së vizave në fjalë do të shumfishohen.

4. Në Amerikë shqipetarët që shkuan pas luftës, merrnin pasaporta amerikane me shumë lehtësi, por jo tani e tutje! Të mos i theksojmë kontributet e pamohueshme që bëri Amerika për neve, që të arrijnë deri ku momentaisht gjendemi. Si duket, tani e tutje niveli i këtij kontributi do të bie funkcionalisht.

5.Tani vjen pika që është më serioze për ardhmërinë e Kosovës dhe të shqipetarëve. Siç e dini, jemi në prag të finalizimit të bisedave me Serbinë për kufijtë dhe ardhmërinë e Kosovës apo shkallës definitive të pavarësisë së shqipetarëve nga Serbija.

Të gjithë e dijmë që makinerija prapagandistike serbe me miqtë e saj në perëndim dhe lindje ka krijaur një klimë të zymtë ndaj shqiptarëve, duke plasuar me sukses shumë informacione trishtuese, në kulmin e të cilave është akuza se na ishim edhe kanibalë gjatë rrezistencës sonë shumë modeste që i patëm bërë barabarizmit serb dhe veprimeve të tyre makabre që i patën ushtruar ndaj popullit duarethatë në Kosovë.

Prapaganda e Milloshevicit që me represaljet e tij " mbronte Europën nga islamizimi", se " çelësat e Kosovës siç thotë Drashkoviqi, janë te Sveti Sava në qiell", "lulzimi i ekstermizmit islamik" që trumbetonte Artemije e shumë të tjerë, tani marrin një substancë të re, pas këtij sulmi ndaj ushtarëve amerikanë, pikërisht para momentit kur do të vuloset fati afatgjatë i yni në bisedat serbo-shqipetare që janë në prag të fillimit.

Pesha e pikës së fundit dhe konotacionet që vrasja e ushtarëve amerikanë do të ketë lidhur me këtë pikë, na shtynë të mendojmë që personi që bëri krimin me të cilin neve shqipetarëve na dëmtoi më tepër se këndo tjetër, mund të kishte shkallë të presionit  dhe veprimeve perfide serbe në trurin e tij për ta bërë këtë krim trishtues. Prezenca e këtij farë presioni në trurin e tij, ka më shumë gjasa se sa indoktrinimi islamik që ndoshta ai paska fituar nga ndonjë çerdhe islamike ekstremiste në Gjermani.

Sidoqoftë, mendojmë që është koha e fundit që ne të mendojmë dhe bëjmë diçka lidhur me ektremizmin islamik, gjë që kami mbresën që në masë të caktuar është duke u zhvilluar në Kosovë.

Lidhur me këtë eksremizëm janë të brengosur edhe institucionet fetare islamike në Kosovë, duke filluar nga kryemiftiu Tërnava dhe shumë personalitete të mençura fetare, sidomos ato të fakultetit islamik në Kosovë.

Idealet njerzore dhe besimi e fisnikëron shpirtin e njeriut dhe rritë mirëqenien e trupit, por ekstremizmi me thepat e tij e thepon, plagosë dhe dëmton shpirtin, ndergjegjjen, njeriun dhe njerëzit rreth tij ku ai jeton dhe vepron. Mendojmë që është koha që bashkësise zyrtare islame në Kosovë, e cila lufton zhvillimin e ekstremizmit islamik atje, t’i bashkangjitemi serozisht të gjithë, që fenë tonë islamike ta kthejmë në binarët e mësimeve të vërteta kuranore, të cilat gjithësesi janë humane dhe të pasterta dhe nuk durojnë bidate -ekstremizma vrasëse që sot burojnë nga shumë çerdhe të Lindjes së Afërme e vende të tjera në Botë. Këto ektremizma përgënjeshtrojnë këndo, por rasti i vrasjeve të ushtarëve amerikanë, vërteton që neve shqipetarëve na dëmtojnë më së tepërmi.

Jami thellësist të bindur që vlerat pozitive të cilat kanë rrënjë mijëravjeçare në qenien tonë kombëtare, mendjet e ndriteshme të shkollarëve tanë islamikë në Kosovë, dhe mendjet intelektuale dhe bujaria e cila është  virtyt i pamohueshëm i shqipetarëve, do të bëjnë që ne t’i tejkalojmë këto kriza. Që me angazhimet tona serioze dhe të çiltërta ta ndërtojmë një avenir fatlum të kombit tonë. Për këtë jemi të bindur që kemi potenciale dhe me një angazhim më të mençur individual dhe kolektiv, do t’ia dalim.

Të gjithë lexuaseve nga zemra iu urojmë mireqenie dhe shëndet.

 

 (Autori është mësimdhënës në Universitetin e Kuvajtit, ku pos tjerash, ligjëron edhe lëndën: "Raporti i fenomeneve shkencore astronomike me suret Kuranore", ka kulturë të konsiderueshme nga mësimet Biblike dhe të Gites induse-mësime me vjetërsi 5000 vjeçare)



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora