E diele, 28.04.2024, 05:05 AM (GMT+1)

Mendime

Klubin Demokratik Shqiptaro-Amerikan: Stop terroristëve pseudo-shqiptarë

E enjte, 03.03.2011, 09:59 PM


STOP TERRORISTEVE PSEUDO- SHQIPTARE

 

- Tu hiqet shtetesia dhe kombesia

 

Leter e hapur drejtuar:

 

Presidentit te Republikes se Kosoves Z. Behgjet Pacolli,

Kryeministrit te Republikes se Kosoves Z. Hashim Tthaci

Kryetarit te Kuvendit te Kosoves Z. Jakup Krasniqi

Kuvendit te Republikes se Kosoves

Presidentit te Republikes se Shqiperise Z. Bamir Topi

Kryeministri te Republikes se Shqiperise, Z. Sali Berisha

Kryetares se Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise, Z. Jozefina Topalli

Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise

 

Me indinjate te thelle qytetare e shqiptare mesuam per aktin e rende te terroristit pseudoshqiptar nga Kosova Arid Uka ne Frankfurt te Gjermanise. Pasi identifikoi dy ushtarake te forcave ajrore amerikane ne Gjermani, bastardi terrorist Arid Uka nxorri revolen dhe hapi zjarr duke i vrare dy e duke plagosur dy te tjere shoqeruar me thirrjet histerike fundamentaliste e terroriste "Allahu Akbar" te Al Keidas dhe 11 shtatorit te zi te vitit 2001.

Te gjithe keta bastarde te kombit me proamerikan e me properendimor ne Bote, qe nuk kane asgje te perbashket me shqiptaret, dyshohet se e kane kryer keto akt per llogari e ne sherbim te organizates terroriste te Al Keidas dhe fundamentalisteve islamike.

Pa paragjykuar fajesine apo pafajesine e tyre, per te cilen vendos gjykata ligjore perkatese, na shqeteson fakti qe eshte e teta here gjate kater vjeteve te fundit qe shqiptare nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Shqiperia arestohen ne vende te ndryshme te Botes per akte te ngjashme terroriste. Shtate prej ketyre akteve jane kryer ne SHBA, nenen e dmeokracise dhe mikun e aleatin me te madh te shqiptareve ne historine e tyre.

Me aktet e tyre terroriste dhe fundamentaliste ata kane njollosur emrin, moralin, vlerat pro-perendimore te popullit e kombit shqiptar dhe te Republikes se Kosoves.

Jemi kombi dhe populli me pro-amerikan dhe me pro- perendimor ne Bote. Proamerikanizmi shqiptar eshte jo vetem nje vlere, por edhe nje kult kombetar qe na nderon ne shqiptaret kudo ne Bote.

Eshte fakt i mirenjohur po ashtu se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet anetare te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian, jane aleatet dhe miqte me te medhenj strategjike te ne shqiptareve dhe kombit shqiptar ne teresi.

Per te ruajtur, kultivuar dhe perparuar kete kult kombetar te shqiptareve si popull e si komb, kerkojme nga ana e institucioneve me te larta shteterore e ligjore te Kosoves, Shqiperise qe cdo shqiptari qe implikohet ne veprimtari terroriste, fundamentaliste dhe akte te renda dhune apo genocidi kudo ne Bote menjehere tu hiqet shtetesia dhe kombesia shqiptare ose kosovare!

U bejme thirrje bashkatdhetareve tane shqiptare ne mbare Boten te denoncojne prane organeve ligjszbaturese perkatese cdo individ ose bande terroriste fundamentaliste.

Komisionet ligjore dhe te dy Kuvendet e Shqiperise dhe te Kosoves , por edhe ne Maqedoni e Mal te Zi, ku jetojne shqiptare, te hartojne me urgjence dhe te miratojne me procedure te pershpejtuar ligjin per heqjen e shtetesise perkatese dhe kombesine cdo shqiptari pa asnje dallim qe implikohet ne veprimtari terroriste, fundamentaliste apo ne akte genocidi kudo ne Bote.

Po ashtu kerkojme nga Prokuroria e Pergjithshme e Shquiperise dhe e Kosoves te hapin nje hetim per te gjitha celulat, grupet dhe individet qe propagandojne fundamentalizmin dhe terrorizimin islamik deri edhe me kenge folklorike per Al Keidan e Osama Ben Ladin dhe te nxjerrin jashte ligjit dhe vene para drejtesise ata dhe cilindo grup, person ose sekt fanatik wahabist qe predikon intolerancen fetare, fundamentalizmin dhe terrorizmin, duke demtuar imazhin properendimor e proamerikan te shqiptareve kudo ne Bote.

U shprehim ngushellimet me te sinqerta familjeve, burrave e egrave heroike nen uniforme, administrates se Presidentit te madh Barack Obama dhe te gjithe popullit vella amerikan per kete akt te rende cnjerezor te nje pseuidoshqiptari.

Shprehim trishtimin tone te thelle, dhimbjen tone te madhe dhe denimin me te ashper e me te vendosur per terrroristin Arid Uka, qe eshte pjelle bastarde dhe sherbetor i verber fanatik i armiqve me te medhenj te njerezimit Al Keidas terroriste!

God bless US men and women in uniforms and USA! Amen!

 

Vellazerisht

Per Klubin Demokratik Shqiptaro-Amerikan

Kryetari Alban Dega

Sekretari Prel Deda

 

Nju Jork, me 2 mars 2011



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora