E enjte, 01.05.2025, 07:03 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kush asht ai mizor që masakron një engjëll

E diele, 27.02.2011, 09:02 PM


KUSH ASHT AI MIZOR QË MASAKRON NJË ENGJULL

 

Nga Selim Hasanaj

 

Gjatë leximit të gazetave shqiptare në internet, me piklloj dhe tronditi një shkrim per rastin tragjik në fshatin Miratoc të Presheves. Engjulli flokgeshtenjë, me buzqeshjen e tij virgjër (ashtu sikur buzëqeshin vetëm engjut e ZOTIT, që i qofshim falë) , 6 vjeçari Njazi Ibrahimi ishte masakrue barbarisht në një shtallë bagëtishë, jo fort larg nga shtepia e tij, ndërsa ai me buzëqeshje në buzë dhe me andërrat e tija fëminore në mendje nxitonte nga parashkollorja për në shtëpi, ku e priste përqafimi i nanës dhe lojnat fëminore.

Në rrugë e pret barbari, çnjerëzori, i pashpirt Refik Z. Dhe, mbasi e futë me dhunë (padyshim) në stallë, e masakron barbarisht.

Dje shtypi shkruente se vrasesi asht kapë, i janë dhanë 30 ditë paraburgim, dhe dëshmitarët për gazetën thonë se kjo vrasje asht me motive hakmarrjeje.

Nuk kamë asnjë tëdhanë për raportet familjare të familjeve Ibrahimi dhe asaj Z. të Miratocit të Preshevës, sikurse nuk kam asnjë lidhje miqësore e farefisnore me asnjënen. Shkruej thjeshtë prej dhimbjes që më pushtoi shpirtin kur mesova për shuemjen e jetës së Engjullit të vogël dhe ndërsa shikjoja foton e Tij në gazetë, lotët më shkuen rreke. Si ka mundësi që një njeri i rritun të ketë shpirt aq mizor, të jetë aq i pandjenja dhe t’i shuej jetën një krijese plotësisht të pafajshme dhe të paaftë per t’i ba as ma të voglën rezistencë?!

Nuk më intereson cili ishte motivi, as nuk më intereson se kush i familjes Ibrahimi i paska ba diçka asaj të katilit Refik Z. dhe paska ra në gjak. Unë ngre zanin kundër vrasësit të këtij fëmije, këtij engjulli që vetem raca e çakajve dhe hienave, apo hordhive gjakpimse serbosllave do kishin forcen t’i merrin jetën.

Flitej pak në shkrim për këte vrasje dhe thuhej prej dëshmitarëve,  bashkfshatarë të viktimës dhe vrasësit, se motivi ishte HAKMARRJA. Po ku mirret hak mbi fëmijë?! Kush e thotë dhe pranon njëbarbari si kjo?! As ligjet kanunore, as ato fetare, nuk lejojnë një gja të tillë. Kjo asht e tmerrshme, asht e tmerrshme sepse për të saten herë na dëshmojmë se jemi mizorë mes veti, kundër njeni tjetrit. Jamë shumë, tejet i sigurt se, sikur Engjulli Njazi Ibrahimi të kishte qenë i kombësisë serbe, kurrë, e përseris, KUUUUUUURRRË nuk do e masakronte Refik Z.

Nuk kamë çka zgjatem në këtë shkrim. E bana këtë shkrim si shprehje të dhimbjes dhe indinjates time si shqiptar e që t’i them pak fjalë kështu publikisht familjes së Engjullit Njazi Ibrahimi.

E DASHTUNA FAMILJE IBRAHIMI NGA MIRATOCI

Unë Selim Mustafë Hasanaj, vëllaj juej në mergim në Norvegji, i lindun në fshatin Lubozhdë të Istogut në Dardani, në emen të familjes time të gjanë Hasanaj ju shpreh ngushllimet ma të sinqerta. Zoti ju lashtë shëndosh dhe bahuni të fortë e qendroni. Qofshi ju të tjerët dhe Zoti ju ndihmoftë këto ditë dhimbje e pikllimi. Pikllimin dhe  dhimbjen me juve e ndaj edhe unë, sado që nuk di as ku asht fshati Miratoc. I piklluem asht secili njeri që shekon e dëgjon për këtë rast, prandaj ju nuk jeni vetem për asnjë moment.

Me sa kuptova nga shkrimet, juve paskeni pasë një ngatrresë ma parë. Tash për atë shkak ju ndodhi kjo tragjedi, prandaj Ju lus, për emen të ZOTIT, për SHPIRTIN E NJAZIUT TË VOGËL, që të baheni burra dhe të logjikoni me kryet e ftoftë, pa emocione, dhe do e shifni se ku sjellin vrasjet, kur do e shifni se pasojat e një vrasjeje i pëson edhe nji Engjull i pafajshem, kam besim se do e gjeni forcë e kurajo e do  t’i thyeni STOP hakmarrjes dhe vrasjeve të matejshme. Të isha unë në vendin tuej, pa mëdyshje, do ia falja vrasjen mizore të birit tuej këtij barbari. Do ia falja, se nuk do kisha pasë kurrë mundësi të mirrem e hakmirrem në një përbindësh kaq mizor, aq ma pak në dike të familjes së tij. Do t’i lija ata të jetojnë me peshen e turpit, TURPIT ma të poshtër, që në trojet tona asht dëgjue të ketë ndodhë ndonjëherë.

 

27.02.2011.

Borgenhaugen

Norvegji



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx