E premte, 06.12.2024, 10:18 AM (GMT)

Mendime

Ymer Halimi: Shqiptarët vlerësuan guximin e jo virtytin e vizionit politik të prijësve në politikë(!?)

E enjte, 24.02.2011, 07:57 PM


Shqiptarët vlerësuan guximin e jo virtytin e vizionit politik të prijësve në politikë(!?)

 

Nga YMER HALIMI

 

Me kujtohet, saktë, besoj edhe dikujt tjetër, kohë e kohë më para kur në garë për kandidaturë për kryetar të SHBA-se brenda nga radhët e Demokratëve ishte edhe kandidati Dukakis. Ai ne një çast ishte, i pavëmendshëm, u pa në ndej ne një hotel buzë Pacifikut me një zonjë nga arti i shtat, i vetëm më atë, ndërsa ne skajin tjetër buzë Atlantikut e kishte zonjën me fëmijët. Dikush e fotografoj dhe shprehu habinë, pse ai është pa zonjën e vetë këtu!? Pse!?... Shkak i një presioni të tillë publik vetëm ditë më pas u tërhoq nga gara ne radhën e demokrateve. Ishte lëshim, shkelje etike,ky veprim për atë që konkurron për Kryetar të SHBA-së. Po ashtu kohë më vonë kur Klintoni do te propozohej  për kandidat për kryetar të SHBA-së, për një paqartësi disa mujore në biografin e tij, nominimi pakëz u vonua.  E kulluar duhet të jetë biografia e individit si fytyrë politikë e përfaqësimit publik. Po edhe kjo si e tillë është relative(pwr dike) , por  është një principi i shumë vendeve që janë të suksesshëm te funksionimi i shtetit. Mbi këtë parim edhe koha e Aristotelit angazhohej.

Po ç’far njohim ne, te biografit e prijësve tonw politik, kudo te shqiptarët?!  E kaluar e tyre është një e panjohura në shumë rrafshe te jetës, e etika e  tyre i pa perceptuar?. Cili është filtri ynë etik për politikanet? Sa duket ky filtër etik s’hynë në punë fare te shqiptaret!

Shi për këtë, kudo te shqiptare, ambienti politike është i mbushur me veprime e shprehje që shumë pak kanë të bëjnë me politikë. Konfrontimi pozitë-opozitë  është mi bazën e lakmisë politike për karrige pushteti e jo përpjekjen për të argumentuar përparësitë e vizioneve politike. Kjo lakmi pushteti ke shtanguar Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin zyrtar te shqiptarëve. E gjitha del  se u përzgjodhën te guximshmit e jo politikanet me virtyt. Te tillët e kanë kryeneçësinë si karakter te personalitetit. Pa droje ecin mbi vuajtjen e të tjerëve dhe e shohin cakun e vetës dhe grupit të vete te interesit, por jo edhe cakun e të gjithëve. Nuk i ruhen te keqes fare, se atë e kanë normë mbijetese. Ndërsa, lakminë e përvetësimit  e ndjejnë për krenari. .

 Le te mbetet te sqarojmë, ne një masë,  këtë që shkrova. Kryetari i njërit shtet shqiptar /Prishtinë/, lejon heqjen e emrit  të shkollës se fshatit te tij,  qe mbante emrin e një heroi kombëtar,  për t’ia ven emrin e gjyshit  te vet qe ishte, sa duket, një bujk i vyer, por tash i rëndësishëm(!): gjysh i kryetarit.  Me kaq, për mos i numëruar diç tjetër! A nuk shfleton kjo mjerimin shpirtëror te tij!! Apo kërkesa publike /e çmendur/ e “heqjes se kokës” së kundërshtarit politik, si kërkesë zgjedhore për elektorat, e një shkodraneje. Jo qe nuk ndëshkohet me votë, por më pastaj arriti te bëhet kryekuvendare në Kuvend te shtetit /Tiranë/! Ajo urrejtje aç e theksuar s’mbeti jashtë Kuvendi. Edhe seancën e fundit e nisi nga dhembja për të lënduar e më pastaj i ra ndërmend për ata qe u vranë nga arma  e shtetit.  Ne Kuvend kundërshtarët politik, arrijnë të bëhen tamam armiq. E trishtueshme! Me pastaj fjalori i Kryeministrit kulmon me përmbajtje rrugaçërie, fyes për te gjithë shqiptaret kudo që janë. Nxites! I papërmbajtur. Ai ne Kuvendin e shtetit shpalosi te panjohurën nga biografia, se si i ka shalua, dikur ne rini, kuajt ne fshatin e vetë. Sugjeron, se do t’i shaloj kundërshtarët, Kuvendin e shtetin (!)  A ka kjo, te beje me fjalor politike për favore te shtetit?! Assesi! Ne anën tjetër shfaqet  kryeneçësia e kryeopozitare, deri në shkatërrim e të gjithave, si luftë kryqëzate për hakmarrje, shkak i humbjes në garë zgjedhore, qe mendojnë se humben nga hajnia e komisionarëve apo e tradhtuan komisionarët e vet ne lakmi për lekë. Ku ta dimë te vërtetën?! Si binden dot asgjëje, kërkon vetëm të vërtetën e vet, ne mënyrën e vetë. S’ka kompromis!

Kryeministër e kryeopozitar /Tiranë/ ishin te ‘lavdishëm’, se njeri u gjet ne rastësi i pari te procesi i rinisë e tjetri ndërtoj karriere, qe i kulmoi kur mbi supe barti sopatën në emër të mbrojtjes se shtetit. Por asnjeri s’kaluan nëpër filtrin etik politik, as nuk iu shpalosen asnjë detal nga biografitë, qe tregojnë atë te meshehurën, karakterin.

Ne anën tjetër kërkesa, me çdo kusht e me çdo çmim, për fitore ne zgjedhjet e dhjetorit e kryeministrit tjetër ne /Prishtinë/, beri qe ne vendlindjen e vetë, arrin te “motivoj” (komisionarët partiak) për mbushje te kutive te votimit deri 140%, me votë te të vdekurve e të gjallëve, mu aty ku ishte ne vëzhgim ambasadori Dell. Rezultat i vlershme, për te keq, për libër Ginisi! Kjo ishte një shuplakë shtesë fytyrës së Kosovës. E për ironi, kryeministri ne dorëheqjeje ndjehet mire ne ”fitore te thellë”! Po ku është përgjegjësia politike e etka politike e tij?!  

Nga kësi politikanë të përzgjedhur ndodhë edhe kjo(!): Një majtist mbërthehet në djathtistë brenda natës/Tiranë/,  ne emër te ‘funksionimit te shtetit’, qe të arrijë te parajsa e grabitjes-pushteti. S’ka rendësi programi, s’ka rëndësi votuesi  majtist. Kjo në Kosovë veç ka kohë që është bërë modë, e te shqiptarët ne Maqedoni mw mirw te mos flitet. Kushtimisht, te gjithë këta politikan pushtetin e kanë privilegje, për te kënaqë orekset e tyre materialiste, e jo përgjegjësi. Te gjithëve, (kushtimisht), iu besua se ishin ne një çast te proceseve shoqërore guximtar. Jetojnë tash ne pasuri përrallore. Por, kur kemi 12 dhjetorin /zgjedhjet  Prishtinë/ e 21 janar /dhunën ne Tiranë/, e përfytyrimi për shqiptaret kudo u errësua, po mbetet te ndjehemi fajtor për ‘shijen’ zgjedhore, qe u votua (vlerësua) guxim e jo virtyti e vizioni politik i prijësve ne politikë.  

Më pastaj, po u shikua paanshëm, e në thellësi, sjellja e tyre ne armiqësi është një mentaliteti politik, komunistesh dhe neokomunistesh, që dot nuk arrin te konvertohen ne demokrat e politikan te përgjegjshëm. Janë të mësuar me “luftë klasash” e nuk (duan) i kuptojnë rregullat e reja te politikës.  Këta, demokracinë e përdorin për qëllime personale e “te klasës së vetë” e jo për qëllimin primar të saj, qytetarin. Dhe e dyta, ‘prirja për luftë për pushtet’ mos është sëmundjeje e kamotshme e shqiptareve, sëmundje qe nuk “ua ndien për njerëzoren” kur është fjala për “grabitje materiale”, me që dihet se ne kohen e sundimit Turk, shqiptaret vetëm dhanë më shumë i pashallarë Turqisë, se sa të gjitha kombet tjera ne Ballkan se bashku (!?).

Nga te tillë politikan del imazhi i keq për shqiptaret, e kundërshtarëve te kombit u epin shanse veprimi.  Tash, shi sulmet greko-sllave kanë arrtë koherencë veprimi, dhe gjetën mbështetje në qarqe evropiane, se brendia e jonë politike është ç’thurur tej mase. Përfytyrimin  tonë e  degraduam.

Prandaj kjo sprovë, sot,  kërkon individ që t’i ngrehin përpara proceset e përgjithshme. Idetë e të gjithëve e jo idetë parciale. Individ të përgjegjshëm, qe din ta kuptojnë edhe fajin e vete e të veprojnë për të përforcuar funksionimin e shtetit duke i lënë  veprim te lirë prokurorëve e drejtësisë. Duke i lënë vend arsyes, kompromisit e jo e ekskluzivitetit,  Duke i jep hapësirë jetës e jo vdekjes, e kombit shanse qe te udhëtoj lirshëm në kahun e rrjedhjes së historisë.

 Shqipëria e jonë etnike e ka një fytyrë tjetër! Ka një brendi tjetër! Atë duhet t’ua tregojmë të tjerëve. Mundemi! Kur? Kur Kuvendet e shteteve tona janë vlera më e virtytshëm e politikës së Kombit. Kur? Kur vendoset filtri etik për politikanet. Kur? Kur partitë do bëjnë demokratizim te mirëfilltë te brendshëm.  Mund të fillohet qe sot! Prishtinë, 11.02.2011.

 

Prof. Dr. Ymer Halimi

Profesor i lendes Fizike mjekesore me Biofizike ne FM

Lagja e Universitetit,

Rruga 2. nr.57

Prishtinë

tel. +37744111066

 

 



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora