E shtune, 25.01.2025, 07:54 PM (GMT)

Mendime

Albert Shabanaj: Si do të formohet qeveria e ardhshme në Kosovë me duar të pastra...

E hene, 21.02.2011, 07:58 PM


SI DO TE FORMOHET QEVERIA E ARDHSHME NE KOSOVE ME DUAR TE PASTRA E QE NE BALLE KA HIPOTEKEN E VOTES SE VJEDHUR DHE  KUALICIONIT TE PIST?

 

Nga Albert Shabanaj

 

Kryetari i Partisë Demokratike te Kosovës,Hashim Thaçi, “fitues” i zgjedhjeve të jashtëzakonshme ne Kosovë dhe kjo “fitore” mesa po vërehet dot zyrtarizon marrëveshjen për  bashkëqeverisje me Behxhet Pacollin e AKR-se, Listën Rugovijane dhe minoritetet e Kosovës. Ndonëse,Arena e hamendjeve dhe tygjarimeve politike dhe mediale për konfirmimin e këtyre  tygjarimeve  politike dot bartet në Kuvendin e Kosovës, institucion ky i cili dot voton apo jo qeverinë e re dhe Presidentin e Kosovës.

Bashkëdyzimi i këtyre “forcave” politike faktikisht arrin numrin e detyrueshëm te votave ne Kuvendin e Kosovës për t’mar myhyrin e qeverisjes se vendit. Ndonëse, një analize sado provizore na tregon se,ky shverc-comerc politik nuk mund te jetoj deri ne fund te rrugës.

 Për këtë konglomerat qeverisës i cili me shume i përngjan një biznesi se sa një qeverie te mirëfilltë, një diçka kjo e cila parashikimet i bën të ndryshme, por nuk len shume për te dëshiruar. Dyshimet për jetesën e këtij koalicioni qeveritar burojnë nga faktet se: tani kemi një opozitë te fortë për nga numrat por edhe nga aftësia politike e tyre. Nga ana tjetër e medaljes, kemi një gjendje sociale dhe politike te shkaktuar viteve te fundit në Kosovë e që po rendohet çdo ditë e me shume.

Megjithatë, edhe pse ka një nënshkrim parimor për koalicion qeverisë mes Thaçit e Pacollit dhe pakicave,nuk dot thotë se çdo gjë ka përfunduar dhe është  siguruar mbijetesa. Partnerët e ardhshëm qeveritar Thaçi – Pacolli - Rugova dhe pakicat, me turravrap pas pushtetit harruan  amanetet,hipotekat,vlerat,nderin dhe çdo gjë tjetër kombëtare dhe njerëzore! Dhe unë besoj fuqishëm se dot befasohen gjatë ditës së votimit në Kuvendin e Kosovës, duke mos u votuar besimi ndaj tyre. 

Ky fakt rendon rende edhe mbi qiellin e vete partnereve te koalicionit,sidomos pas deklarimit te një numri te konsiderueshëm brenda PDK-se,te cilët unë i quaj grupi i ndërgjegjes brenda PDK-se,te cilët refuzojnë ketë konglomerat koalicioni ne njërën ane e nga ana tjetër nuk e duan Pacollin për President te Kosovës,një diçka kjo shpresë dhënëse dhe krejt normale,sepse Pacolli për opinionin vendor dhe ndërkombëtar, është një i dyshuar  i rrethuar me plot mistere mbi te kaluarën dhe pasurimin e tij enorm dhe shume te shpejt nga punëdhënësit e tij rus po se po,por cilat ishin dhe cilat dot jene obligimet e tij ndaj rusëve mbetet një mister... Për këto dyshime te origjinës se pasurimit dhe lidhjeve te tij me ruset nuk arriti as Shteti Zviceran te i zbulon për kundër kallximeve dhe seancave hetuese te ngritura kundër tij,sepse atë bote ndërhyri Shteti Ruse ( KGB) duke bllokuar çdo bashkëpunim dhe informacion për Pacollin. Nga ana tjetër e medaljes,këtu kemi nëse dëshirojmë te kujtojmë deklaratat dhe veprimet jo te peshuara politikisht dhe jo dashamirëse definitivisht nga Pacolli ne vitet 1997-8 se fundit 2006 dhe tutje,për kërkesat dhe luftën e drejt çlirimtare ne Kosovën shqiptare. Këto hipoteka Pacolli i ka parasysh ashtu si dhe partneri i tij Thaçi me hipoteka te shumta.. dhe te votës se vjedhur. Fakte  këto qe te dyte e kanë kuptuar  se ky është shansi tyre i fundit për të qenë te “medhajt” në politikën kosovare, meçe  në zgjedhjet e ardhshme vështirë se dot  mundin ta kalojnë  pragun zgjedhor. Ne ketë sfond te këtij shkrimi po me kujtohet një batute nga populli mbi historinë e dy te verbërve (Qorrave):Një dite ne një Qytet tonin,afër një gjellëtore u njoftuan dy  qorra,dhe filluan te bashkëbisedojnë duke qar hallet njeri tjetrit dhe njeri pyet tjetrin,ore qorr ti a ke lindur kështu apo si është puna? Eeeeeh more qorri ime kjo puna ime ka një histori u përgjigjej qorri. Po ma thuaj ore qorr ta bisedojmë se bashku meçe kohe kemi mjaft shtoj qorri kureshtar. Jo ore jo, ma mire nuk e diskutojmë fare përgjigjej qorri,sepse historia ime nuk besoj se dallon shume nga historia jote meçe te dy qorra jemi,rendësi ka tani për ne qe populli ynë shume human te na përkrahin se ndryshe mbaruam.

Pas pak i fton pronari i gjellëtores ku ishin te ulur afër dhe i fut brenda ne gjellëtore për te i shërbyer. Pasi qe u ulen  dhe u rehatuan,pronari ju sjelli qofte për te ngrenë dhe filluan te dy qorrat te han. Pas pak ju drejtua njeri tjetrit, pse ore qorr po i hane nga dy,po si po me sheh ore qorr?! Jo unë nuk te shoh por po i ha vet nga tri dhe filluan te grinden mes vete. Pronari humbi durimin dhe i nxori te dyte ne rruge dhe ju tha kjo është hera fundit se juve ju fus brenda. Pse ore pronar pyeten te dy qorrat? Sepse unë ju futa brenda nga humaniteti e ju,ju filluat te grindeni për qoftet e mia dhe frikuat gjithë njerëzit dhe mua me sjelljet e juaja prej kusarësh! Prandaj nuk dot ketë vend  për ju...

Dhe... mundësia për “ karrierë te madhe” po i afrohet Pacollit dhe atë shume shpejt,bile edhe me shpejt se pasurimi i tij nga ruset dhe vëllai i Milloshevicit,po i ofrohet nga letra e djegur politikisht Hashim Thaçi, i cili në përpjekjet e tija te sëmura për pushtet, nuk e brengos  fare etika dhe ndërgjegjja qe duhen te kenë udhëheqësit e popullit,bile nuk e brengos as bindja e partnerit te tij Pacolli se Kosova, dot duhej ta shoh Serbinë si nënë dhe se fati i Kosovës është i lidhur ngushtë  me fatin e Serbisë,dhe duke trumbetuar Serbinë si motor dhe gjenerator te Ballkanit ne njërën ane dhe anën tjetër duke propaganduar se,Kosova nuk mundet te funksionon-jeton pa serbin,edhe përkundër faktit se ne atë bote te deklaratave te Pacollit (97-8) kullonte gjake populli nga ploja e luftës kundër terrorizmit shtetëror serb me bekimin dhe mbështetjen Ruse si “mike” te Pacollit,ndihmuan Serbinë ne logjistik dhe vullnetarëve te shumte ruse qe se bashku me serbet masakruan,ç’njerizuan dhe dogjën gjithçka shqiptare. Ndonëse, ende pa u konfirmuar në këtë pozitë i trashëguari me sllave “PATRIOTI” Pacolli për President te Kosovës ka shprehur vullnetin e tij për t’i dhenë autonomi pjesëve të territorit të Kosovës, te cilat sot qeverisen nga bandat kriminale serbe te ngritura nga Beogradi.

Këtu mbetet te besohet se, jo të gjithë brenda PDK-së dhe dhashtë Zoti jo te gjithë brenda PDK-se mendojnë si lideri tyre Thaçi,dhe jo te gjithë  kanë shqelmuar mbi gjakun e derdhur dhe mundin  për çlirimin e Kosovës. Këto deklarata të pa cipa dhe te paragjykuara nga Presidentit i Thaçit,besoj se për këto arsye dhe arsye tjera dot duhej qe  “shverc-comercin” politik mes Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit për zgjedhjen e këtij të fundit President ta dënojnë si te pa vlere dhe paçavure historike,veprim ky i cili dot dënohej me mos rizgjedhjen e Thaçit për kryeministër.

Ndryshe çmenduria  për pushtet e Thaçit dhe Pacollit dot jetë fillimi i fundit rrënues i çdo guri për të ardhmen e Kosovës tone, për shkak se nuk ishim ne gjendje te parandalojmë despotet e tërbuar për ne krye te vendit tone,për t’u zëvendësuar me  një qeveri legjitime dhe demokratike të qëndrueshme dhe të aftë për t’i bërë reformat e nevojshme që kërkohen urgjentisht ne vendin tone. ZOTI NA BEKOFTE !



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora