Mendime
Tefik Selimi: Intervistë me Besa Gaxherrin
E hene, 21.02.2011, 07:53 PM
Intervistë me Besa Gaxherrin
E dua Platonin, por të vërtetën më shumë...
Intervistoi: Tefik Selimi
Besa Gaxherri është një emër e njohur e ditëve tona. Pse jo?. Ajo, në pamje të parë të lë përshtypjen e një femre se është e urtë e fjalëpak. Por, në realitet - jo! Ajo, tamam është femër bashkëkohore. Është e “vrullshme”, e reagimit me vend. Ajo ka reaguar përherë me gjuhën e “zjarrtë” në përlamentin e Kosovës. Ka reaguar kundër padrejtësive. Ka reaguar dhe s’është ndalur… Asnjëherë s’është pajtuar për atë që e ka ditur se duhet reagohet. Dhe, në qendër të fjalëve e fjalive të saj është parë e vërejtur gjuha e vërtetë e reagimit si deputete e vërtetë shqiptare. Pse e bën këtë? Dihet: E ka mësuar jeta ta thotë të vërtetën dhe, vetëm të vërtetën. Sikur e ka mësuar Aristoteli, i cili ka thënë: “E dua Platonin, por të vërtetën më shumë”. Ja kjo është Besa Gaxherri, politikane, ekonomiste, nënë e dëshur e punëtore e jetës kosovare. Shih për këtë, ne e pyetëm, e ajo na u përgjigj ftesës për intervistë për gazetën “Bota e Yjeve”:
“Bota sot” Si janë nisjet e para në jetën politike?
Besa Gaxherri: Frymëzimet dhe obligimet e para i kam marrë nga familja, duke dëgjuar dhe përjetuar historitë e dhimbshme të popullit dhe familjes sime. Angazhimi më konkret ka qenë në moshën 17-vjeçare, kur isha në vitin e dytë të shkollës së mesme, duke iu bashkangjitur sistemit ilegal, treshet ilegale. Kontakti i parë për këtë aktivitet ka qenë me shokun e klasës, të nderuarin Faik Ukëhaxhaj, dëshmor i kombit, pikërisht në këtë vit ndodhën protestët e studentëve, më1981. Për të vëzhduar apo për të dalë nga ilegaliteti, në vitin 1989, kur themeluam LDK-në, në atë kohë, unë isha ndër themeluesit e aktivit tim të nëndegës “Dardanië
“Bota sot”: Çka keni studjuar dhe si e mendoni jetën “larg” profesionit?
Besë Gëxherri: Unë kam studiuër në universitetin e Prishtine. Kam mbaruar me kohë Fakultetin Ekonomik. Jam e çertifikuër në shumë fusha të dijes, si ato politike, ekonomike, psiko-sociale etj. Sot kam dy profesione, të cilët shumë vështirë mund ti ndaj: atë të politikanes dhe të ekonomistes. Pa mëdyshje se është shumë vështirë të mendosh jetën larg profesioneve tuaja, por profesionet e mia unë do ti zhvilloj gjatë tërë jetës, pa marrë parësysh rrethanat. Kosova sot ka shumë nevojë për politikanë të mirëfilltë dhe për ekonomistë, andëj unë gjithmonë do të jem e gatshme që aftësitë e mia ti ofroj për popullin tim.
“Bota sot”: Sipas jush, a duhet ndryshuar ky realitet, sot?
Besë Gëxherri: Edhe pse duhet ti referohemi historisë sonë të dhimbshme, e cila në tregon se, ne si populli i parë në këtë pjesë të Europës, jemi shteti i fundit në Europë, nuk mund të pajtohemi me realitetin që është sot në vendin tonë. Ky realitet duhet të ndryshojë dhe atë urgjentisht. Mundësitë janë, kërkohet vullneti, në radhë të parë ai politik. Ashtu si çdo shkencë, edhe politika kërkon që të ecësh me kohën, të jesh koherent, të ketë reforma, qoftë në sistemin në të cilin vepron, qoftë në profil. Por, fëtkeqësisht, te ne në Kosovë ka nevojë për shumë ndryshime, ndoshta edhe të mentalitetit njerëzor. Me e keqja në politikën tonë është se shumë politikanë e kënë kornizuar në memorjen e vetë politikën si mjet të përfitimeve personale dhe grupore, që gjithmonë do të jetë në dëm të vendit dhe popullit.
“Bota sot”: Keni qenë zë i “zjarrtë” në parlament, si e arsyetoni këtë?
Besë Gëxherri: Kur thashë më lartë se politika në Kosov ka nevojë të ndryshojë edhe mentalitetin, pata parasysh se në Kosovë janë të përmbysura vlerat, andaj ky mentëlitet duhet të ndryshojë që të ndryshojë politika dhe jeta në Kosovë. Kjo gjendje nuk mund të aryetohet sot, sepse në shekullin që veprojmë sot, ne nuk mund të bëjmë politikë lokale, por ajo duhet të jetë globale. Ne duhet të jemi në hap me kohën. Kosovë nuk mund të konsiderohet sot shtet, në qoftëse jemi të izoluar, siç jemi me një ekonomi çfarë kemi si dhe shumë larg integrimeve EuroAtlantike. Fatkqësisht, politika në Kosovë ende nuk ka dalë ngë kufijtë e fiseve dhe regjioneve mbrenda Kosovës. Ndërsa, proceset politike globale kërkojnë standarde Europiane. Dhe, shembulli më eklatant apo me i keq ishte procesi zgjedhor i filluër në 2010 dhe nuk e dimë se kur do të përfundojë, proces i cili është bazëmenti i një shteti ligjor demokrëtik.
“Bota sot”: A kanë pasur efekte reagimet e juaja?
Besë Gëxherri: Nga përvoja ime e gjatë në politikë, e sidomos përvoja të cilën kemi pasur fatin në fatkeqësi, ne shqiptarët e Kosoves, duke kaluar tri etapa historike, apartheidin, okupimin klasik, luftën e tmershme dhe të pabarabartë, tranzicionin e gjatë dhe shumë të vështirë si dhe shpalljen e pavarësisë, konkludoj se ende ne duhet të jemi të drejtepërdrejtë me qëllim që të zëmë hapin e humbur në politikën globale. Mos reagimi i drejtë dhe në kohë, konsideroj se është pjesëmarrje në veprimin e keq apo jo të duhur për vendin. Se së kanë pasur efekt këto reagime, unë nuk jam edhe aq e kënaqur, por jam e bindur se vetëm me punë dhe reagime të drejta mund të arrim atë që synojmë, andaj unë nga përvoja ime nuk do ta ndaloj se vepruëri kështu kudo që jem.
“Bota sot”: Edhe pse nuk keni dalë fituese në votime, a do të thotë ikje nga politika?
Besë Gëxherri: Jo! Do të merrem me politikë. Politika më është profesion imi. Kudo që jëm unë, do të merem me politikë. Është fakt se tashmë nuk kam ”përgjegjësi” nga votat, të cilët janë të manipuluara, dhe nuk ndjej obligim që ti jap dikujt llogari, por kudo që jam, do të mundohem të japi kontributin në të mirë të vendit. Nëse më lejohet të mos jam modeste, konsideroj se tashme me përvojën time të dëshmuër, politika ka nevojë për mua, e jo unë për politikën. Andaj, jam shumë e relaksuar dhe mund të pushoj nga përgjegjësitë, por jo të iki. Ikja çfarë do qoftë ajo, nuk me pëlqen, edhe pse ajo një ditë duhet të ndodhë, së paku ikja nga kjo botë...
Bota sot”: Cili është profesioni i juaj “tjetër”?
Besë Gëxherri: Jam nënkryetare e subjektit politik (LDD), ushtroj profesionin e ekonomistes, menaxhere postave në regjionin e Pejës etj.
“Bota sot”: Ku është Besë sot?
Besë Gëxherri: Kjo është pyetjë më e vështirë për mua. Çdo njeri ka edhe historinë e vetë personële dhe në bazë të saj krijon autoritetin, profilin e vetë. Ndonjëherë, mendoj se kam bërë shumë vite dhe kam kaluar shumë momente të mira dhe të vështira në jetë, përveç historisë së gjatë e të dhimbshme të popullit tim. Të jesh bijë e një familje të ndershme, nënë e mirë si dhe politikane në Kosovë, është vërtetë vështirë, por e mundshme. Pra, duke pasur parasyesh të kaluarën tonë kolektive dhe ato personale, sot (jemi), jam më mirë se dje. Duhet të pajtohemi, se ishin kohëra të vështira, por nuk duhet të pajtohemi që të mos vëzhdojmë të përballemi me sfida dhe probleme. Sot jam gjithkund nga pak: në politikë, në profesionin e ekonomistes, në profesionin e amvises. Dhe, kurorëzimi i punës dhe mundit tim është statusi i të qenunit nënë. Çdo problem apo sfidë tejkalohet me lehtë me një familje të shëndosh, e cilë të qëndron e fortë pas shpinde. Jeta është një lojë me labirinthet e veta, po qe se nuk din të bësh, do mbetesh në labirinth. Jetë është një arenë lufte, po qe se nuk ke guxim të hysh në luftë, do vdesësh pa ditur se çfarë është arenë (jetë). Andaj, të jesh e dobishme në këtë botë, do të thotë që gjithmonë të jesh aktive dhe me energji pozitive.
“Bota sot”: A keni ndonjë shembull të mirë për të tjerët?
Besë Gëxherri: Këm aq shumë shembuj të mirë për të tjerët që nuk këm guxim ti veçoj, sepse mund ti hy në hak ndokujt. Megjithatë, unë jam e lumtur që veproj dhe punoj në mesin e njerëzve të mirë