Mendime
Mejdi Asllani: Atentat mbi diturinë
E diele, 20.02.2011, 07:59 PM
ATENTAT MBI DITURINË
Nga Mejdi Asllani
Sjelljet vandale sllavo- komuniste dhe skajshmërisht huliganeske – neonaciste në ditëlindjen e univerzitetit dhe para syve të Botës, të një grupi të rinjë nga Lëvizja për vetëvendosje. Ndaj Rektorit të universitetit të Kosovës, nuk ishte gjë tjetër pos një atentati ndaj dijës kombëtare. Nëse organet për zbatimin e drejtësis dhe ato për mbrojtjën e njerzve të ndershëm dhe institucioneve të popullit nuk ndërmarin masa rigoroze ndaj të tillëve, nuk do të thot tjetër, vetëm se të jenë në solidaritet të plotë me kryesit e veprimeve të tilla dhe se ndoshta presin që një ditë për diell, të i a vejnë flakën edhe parlamentit nga brenda.
Në çdo shtet me demokraci të mirëfilltë, organizatave me veprimtari të rezikshme, u ndalohet veprimtaria. Duke i shpallur të kundërligjshme. Vetëm këtu në Kosovë dhe në Shqipëri mund të bëjnë ç’të duan dhe të mos përgjigjen. Pa marrë parasysh se me sjelljet e tyre, po tentojnë të ia ndalin rritjen, shtetit të sapo formuar me mund e me gjak, të shumë dëshmorve dhe viktimave, nga foshnjet e gjer te pleqtë e plaka.
Në kohën kur shteti i sapo formuar, ballafaqohet me sëmundje të ndryshme të fëmijëris dhe nga dashakeqët e kombit Shqiptar nga jashtë, sulmohen pa zgjedhur mjete. Tani, këta “njerzë” të stërngarkuar me ideologji Sllavokomuniste, sulmojn nga brenda. Duke u munduar të çvlerësoin çdo gjë, për të cilat kombi ndihej krenar. Por jo vetëm kombi Shqiptar, por edhe burrat e botës demokratike, të cilët gjatë shekullit patën bërë histori, duke u solidarizuar me popullin Shqiptar. Duke i ndihmuar të shpëtoj nga çfarosja kolektive. E që ndiheshin krenar, kur ky univerzitet ua ndante titullin Honoris kauza. Tani e pyes vetën se si ndihen ata burra pas këti akti vandal.
Njëherit si ndihem unë si pjesëmarës aktiv i tri luftrave të fundit, që i mashtruar me propagandën e kësaj organizate për bashkim Kombëtar. U a kam dhënë edhe votën time. Tani kur po e shof se kreu i kësaj, përmes veprimeve të tilla, nuk është në gjendje të bashkoj popullin as këtu përbrenda. E mos të flasim për Shqiptar që jetojn në troje tjera të okupuara nga shtetet fqinje.
Neonacizmi dhe Sllavokomunizmi si dhe Fundamentalizmi janë luftuar njëher e për gjithmon nder ne. Tani nuk kem nevoj, të na qfaqen përsëri në mesin tonë. Neve kemi nevoj për unitet, respekt të ndërsjellt dhe avansimin kombtar Shqiptar.
Nuk më mbetet tjetër, pos nga dëshprimi të them HARAM U QOFTË VOTA E IME!.
Mejdi Asllani (Plaku i Emshirit)
Prishtinë, 20 shkurt 2011.