E shtune, 08.02.2025, 04:25 PM (GMT)

Mendime

Agron Shabani: Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të botës arabe ose muslimane...

E diele, 20.02.2011, 07:58 PM


Në fokus:

 

Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të botës arabe ose muslimane...

 

Nga Agron Shabani

 

Kryengritje në Kartagjenë,  Revolucion në Kajro,  Testament në Aleksandri dhe Jehonë e fuqishme në Babiloni,  Asiri,  Media(Përsi) dhe Mesopotami! Rrugë e sheshe të mbushura përplot me njerëz(kryesisht të rinjë) të frustruar dhe në revoltë.Pamje markante dhe tepër ekzotike,  veshje të preferuara me stilin e kohës...Slogane, pankarta dhe banderola të larmishme revolucionare,  nacionale dhe ideologjike që së bashku me sloganet , pamjet dhe porositë e njohura europerëndimore vazhdimisht sikur përziheshin dhe gërshetohëshin në sfond.Ishin këto imazhet dhe mesazhet kryesore nga protestat dhe revolucionet e organizuara gjatë këtyre ditëve të fundit  nepër qendra dhe metropola të ndryshme të botës arabe ose muslimane.Të cilat përmes ekranëve të shumëta televizive nga e gjithë bota sikur na i sollën  dhe përcuan serish pamjet, legjendat dhe kujtimet e ndryshme mbi Ajshën dhe Sheherzaden  ose Harun el Rashidin dhe protagonistët tjerë nga romani i njohur i "Një mijë e një netëve"! Thonë se në vende dhe rajone të ndryshme muslimane ose arabike po ndodhë sërish(po ripërseritët) historia. Në Tunis(Tunizi), Egjipt, Algjeri, Libi, Bahrein, Jemen, Iran, Siri dhe në vende të tjera muslimane ose arabike njerëzit ose qytetarët e shumtë janë cuar në protesta dhe kryengritje të ndryshme revolucionare dhe historike kundër sundimtarëve dhe regjimëve të atjeshme diktatoriale dhe despotike që për shumë vite dhe dekada me radhë po vazhdojnë t´i sundojnë popujt dhe vendët e tyre përkatëse ose respektive me dorën e hekurt ushtarake dhe policore.Duke i varfëruar njerëzit ose qytetarët e rëndomtë deri në masën me të padurueshme ose ekstreme.Në këtë drejtim është theksuar edhe me herët se në themelët e sistemëve ose regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike përpos tjerash janë edhe historizmi, nepotizmi, klanizmi dhe ideologjia e njohur fetare, nacionale dhe politike së bashku me fosilizimet, instrumentalizimet, komercionalizimet dhe uzurpimet(monopolizimet) e tejskajshme të pronës ose pasurisë së gjithëmbarshme shtetërore ose nacionale.Ndërkohë që zhvillimet dhe raportët e gjithëmbarshme politike dhe historike e kanë dëshmuar dhe konfirmuar shumëherë dhe multicipërisht bankrotin ose kolapsin total të lidërëve-shtet dhe shtetëve parti.Në Egjipt, Tunizi, Libi, Algjeri, Jemen, Siri, Iran dhe në vende të tjera gjithandej globit .Se këndejmi,  njerëzit dhe popujt e ndryshëm në Tunizi(Tunis), Egjpt, Libi, Algjeri, Maroko, Jemen, Siri,  Iran dhe në vende të tjera të botës arabe ose muslimane flejnë mbi ari, naftë, benzinë, xhevahire të ndryshme ose diamante dhe vuajnë për bukë goje.Ndërkohë që Ben Ali(Tunizi), Mubaraku(Egjipt),  Gadafi(Libi), Hasani(Maroko), Buteflika(Algjeri), Salihu(Jemen), Asadët(Në Siri), Ahmedinnexhadi dhe Mullahët(Në Iran) dhe të tjerët nepër vende të tjera muslimane ose arabike konsiderohen ndër njerëzit me të pasur dhe më të fuqishëm në të gjithë botën.Në këtë kontekst ia vlen të kujtohen në vazhdim shifrat marramendëse ose astromike prej me tepër se 7O miliard dollarësh që Hosni Mubaraku dhe klanët e tij familjare dhe politike ia vodhën (plackiten) popullit dhe vendit të tyre në Egjipt.Apo ato të tjerat mbi plackitjet dhe privimet e shumëta nga ana e presidentit të përmbysur tunizian, Ben Ali dhe familjes së tij në Tunizi dhe kështu me radhë.Aty janë edhe luftërat, konfliktët dhe antagonizmat e njohura fetare(sektare),  nacionale dhe ideologjike që për aq shumë kohë i kanë molisur dhe pllakosur  aq shumë popujt apo vendët e mesipërme përkatëse ose respektive.Duke i tendosur dhe acaruar në këtë vorbull madje edhe raportët ose marëdhënjët e gjithëmbarshme të botës arabe ose muslimane me perëndimin dhe kështu me radhë.Për me tepër ndërkaq,  regjimet e mesipërme diktatoriale dhe despotike të Ben Alisë në Tunizi,  të Mohamer el Gadafit në Libi,  Buteflikës në Algjeri,  Salihut në Jemen,  të Asadëve në Siri ,  mullahëve në Iran etj.Me plot të drejtë mund të quhen dhe konsiderohen si mbeturinat e fundit të një ideologjie të kalbur "revolucionare"  dhe komunopansllaviste ( ndonëse, me nuansa dhe relikte të kamufluara panarabe ose panislamike)e cila fijet dhe rrënjët e saj komplotiste dhe konspirativo-dekonspirativiste mund ti ketë dikund në Moskë, Beograd ose dikund tjetër.Në anën tjetër ndërkaq,  për dallim të sundimtarëve dhe regjimëve të sipërpërmendura të Libisë, Algjerisë,  Jemenit, Iranit ose Sirisë që kanë lidhje dhe miqësi të shumëta tradicionale dhe komplotiste(lëxo:kundër SHBA-së dhe Perëndimit) me Moskën, Pekinin, Beogradin ose  me dikënd tjetër.Mbrëtëria Hashemite e Jordanisë(nën Mbretin Abdullah) si për shëmbull:ndodhët si të thuash në një "udhëkryq të madh"nacional,  politik dhe historik mu për faktin tashmë të njohur se mbi 7O % e popullsisë së gjithëmbarshme të Jordanisë janë me origjinë(prejardhje) nga Palestina dhe se edhe vet mbreti Abdullah  në këtë kontekst nuk i ka si të thuash raportët edhe aq miqësore dhe tradicionale me SHBA-së dhe Perëndimin(si babai i tij i ndjerë, mbreti Hysein dikur..) për shkak se bashkëshortja e tij(mbrëresha Rania) është me origjinë palestineze dhe e interesuar aq shumë për faktorizimin e elementit të fuqishëm palestinez në Mbretërinë Hashemitë të Jordanisë.Duke i eklipsuar dhe katapultuar në këtë menyrë prestigjin dhe ndikimin e dikurshëm të mbretëreshës Nora(lëxo:bashkëshortës së njohur anglo-amerikane të mbretit të ndjerë, Huseinit të Joradinisë) si dhe vet ndikimin dhe prestigjin e SHBA-së dhe Perëndimit në këtë sfond.është i njohur fakti mbi favorizimet dhe benificionet e panumërta të Mbretërisë hashemite të Jordanisë nga ana e Shtetëve të Bashkuara dhe Perëndimit mu për shkak të lidhjeve të saj "speciale" me Palestinën.gjegjësisht, për shkak të emigracionit të madh dhe aq të fuqishëm palestinez në këtë vend. Aty janë edhe emirët, sheikët dhe oborrtarët(monarkët) e ndryshëm të Emiratëve të Bashkuara Arabe, Katarit,  Omanit, Bahreinit dhe Mbretërisë Saudite që në cdo kohë mund të jenë potencial shpërthyes(destabilizues) ose  "bomba të kurdisura" me "sahat" për paqen dhe stabilitetin e gjithëmbarshëm në rajonin e nxehtë të gjirit(golfit) të njohur persiko-arabik.Kjo për shkak të antagonizmave, divergjencave dhe diskrepancave të njohura fetare(sektare), nacionale, politike, ideologjike, gjeopolitike, strategjike dhe të tjera brëndapërbrënda  vet botës muslimane ose arabe që vazhdojnë t´i bartin fijet ose rrënjët e tyre që nga mesjeta dhe gjer me sot.Përkatësisht,  që nga koha e principatave dhe dinastive të njohura arabe si "Omejada",  "Abassida" dhe "Fatimida" në mesjetë dhe kështu me radhë. Aty nuk duhet harruar edhe rolin dhe ndikimet e fuqishme komnspirative, logjistike, komplotiste dhe të tjera  të presidentit Ahmedinnexhad dhe Mullahëve të tjerë të Republikës Islamike të Iranit së bashku ato të presidentit sirian, Bashar el Assad dhe regjimit ose partisë së të tij(BAAS) tek levizjet dhe organizatat e njohura radikale dhe ekstremiste të druzëve, hizbollahut, hamasit dhe të tjerëve në Liban, Palestinë dhe gjetkë.Dhe..si të kalohet ylberi?! Në fund pashmangshëm sikur shtrohet pyetja. Sic dihet lidhjet, raportet dhe marëdhënjët e ndryshme të botës dhe kulturës arabe ose muslimane me Europën dhe Perëndimin janë të mocme e të shumëfishta.Duke filluar që nga lidhjet,  raportët dhe marëdhënjët e njohura letrare, kulturore, historike, shkencore dhe filozofike të artit, kulturës, letërsisë dhe filozofisë arabë(muslimane) me artin, kulturën, letërsinë, shkencën dhe filozofinë e njohura europiane ose perëndimore...Për të vazhduar kështu me marëdhënjët, raportët dhe transaksionet e njohura materiale, monetare, industriale,  ekonomike dhe të tjera që ndodhën në fuqi që nga etapat ose periudhat e njohura mesjetare të Xhebril al Tarikut( Në bazë të të cilit është pagëzuar edhe vet Ngushtica e njohur e Gjibraltarit), El Mansurit-arkitektit dhe themeluesit të njohur të Biblotekës dhe Universitetit të famshëm të Kordobës në Spanjë dhe  kështu me radhë.Në anën tjetër ndërkaq, Tunisi(Tunizia), Egjipti, Siria, Iraku, Irani, Jordania etj.I takojnë si të thuash ´harkut të famshëm´të kulturave dhe civilizimëve të njohura antike të Kartagjenës, Babilonisë, Asirisë, Medisë(Persisë) dhe Mesopotamisë.Përderisa një faktor tjetër me rëndësi në këtë sfond janë vitaliteti ose mosha mesatare e popullsisë së gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të lartëpërmendura arabe ose muslimane( me tepër se 7O % e popullsisë së atjeshme janë me të rinjë se 3O vjec) së bashku me nivelin e lartë të arsimimit dhe përgatitjeve të njohura shkencore ose akademike të gjeneratës së re në vendët e mesipërme muslimane ose arabike.Shih për këtë:njerëzit dhe popujt e atjeshëm me plotë të drejt kërkojnë Një Fillim të Ri.Një Epokë të Re...Që do t´i pucte dhe bëntë bashkë me popujt, kulturat dhe civilizimet tjera anëkënd globit tonë tokësor në kuadrin e njohur të "botës globale" dhe një "tregu universal" vlerash të përbashkëta  të kulturës dhe civilizimit botëror ose planetar." Atdheu im është bota, ndërsa feja ose besimi ynë kryesor janë arritjet dhe përparimet e gjithëmbarshme të arsimit, .shkencës dhe teknikës." Thoshte dikur Kristian Hajgensi i Madh.Në këtë dritë supstancialiteti antik dhe subjektiviteti modern janë në supstancën dhe esencën e gjithëmbarshme shpirtërore, burimore, materiale dhe historike të të gjitha feve)besimevë) ose kulturave të mundshme gjithandej globit tonë.Ndryshe nga kjo:Në ballë të Revolucionëve të lartëpërmendura të botës së sotme arabe ose muslimane ndodhën gjeneratat e reja "të facebokëve"laserëve, kompjutorëve, leptopëve, mikrosofëve ose mikrocipëve të ndryshëm digjital dhe elektronik që janë edukuar dhe arsimuar nepër universitetët me të famshme të botës.Respektivisht,  arkitektët, ingjinjerët dhe instruktorët modern ose bashkohor të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme muslimane ose arabike.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora