Mendime
Faik Krasniqi: Ri-Bashkimi i Shqipërisë duhet të ndodhë
E hene, 21.02.2011, 07:57 PM
Ri-Bashkimi i Shqipërisë duhet të ndodhë
Nga Faik Krasniqi
Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në të trojet tjera etnike duhen bashkuar në një shtet, pra të gjithë shqiptarët duhet bashkuar në një shtet, sikurse ka qenë para vitit 1912 kur fuqitë e mëdha ndanë padrejtësisht (copëtuan) trojet tona në disa shtete.
Disa thonë që kjo gjë është e pamundur dhe ndërkombëtarët nuk do lejojnë një gjë të tillë. Natyrisht që ndërkombëtarët (një pjesë e tyre) dhe shtetet sllave si Rusia e Serbia do mundohen të parandalojnë një gjë të tillë, mirëpo kjo gjë nuk varet nga ta aspak. Ri- Bashkimi i të gjithë shqiptarëve në trojet e Shqipërisë etnike varet nga vetëm nga ne dhe nga askush tjetër. Ne duhet të jemi më të vendosur dhe duhet punuar shumë për këtë gjë. Duhet që në radhë të parë populli shqiptar si në Kosovë, si në Shqipëri, si në Arbëri ( Maqedoni mbi 40% ), Kosovën Lindore ( Luginën e Preshevës), Çamëri e në Malësi ( Mal të Zi), duhet që haptazi të kërkojnë këtë gjë. Sepse nuk ka jetë të përbashkët me sllavët. Pra kur populli do kërkojë këtë gjë atëherë politikanët shqiptarë nga të gjitha viset që i përmenda duhet që me domosdo ta realizojnë këtë gjë.
Disa mendojnë që kjo gjë nuk është e mundur për shkak të ndërkombëtarëve dhe për shkak të stabilitetit në rajon. Përkundrazi, Ri-bashkimi i shqiptarëve në një shtet, rajoni do ishte më i stabilizuar se kurdo herë. Për momentin për fat të keq kemi ca shqipfolës si në Kosovë e si në Shqipëri, Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi e Fatos Lubonja që janë të paguar me para të majme nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm që në çdo diskutim për çështjen Kombëtare Shqiptare të flasin kundër Ri-bashkimit të Shqiptarëve në një shtet Shqiptar. Nexhmedin Spahia, Halil Matosha e Fatos Lubonja për momentin ka edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, por me kohë do të shkatërrohen.
Edhe një gjë Ri- Bashkimi i gjithë Shqiptarëve në një shtet do rregulloj si çështjen ekonomike, sociale ashtu edhe atë të Stabilitetit te Rajonit.
Ne duhet haptazi në Kosovë, Shqipëri e viset tjera ku janë shqiptarët të flasim me një zë të përbashkët për Bashkim Kombëtar. Përndryshe gjithmonë të tjerët do luajnë me ne si maca me miun.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)