E premte, 06.12.2024, 11:53 AM (GMT)

Mendime

Xhafer Leci: Pavarësia e Kosovës - shpresë e Bashkimit të Shqiptarëve

E merkure, 23.02.2011, 07:58 PM


Bashkatdhetarë, të nderuar ; zonja dhe zotërinjë.

 

PAVARESIA E KOSOVËS - SHPRESË E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

 

Përgatiti për shtyp: Ramiz Dërmaku

 

Sot jemi tubuar këtu  për ta festuar trevjetorin e Pavarësisë të Kosovës. Salla ishte e vogël për ti nxanë bashkëatdhetarët që kishin ardhë për ta festuar ditën e Pavarësisë së Kosovës. Falë orgaanizimit të mirë që kisht bërë organizatori aktivistët e aktivit të LDK-ës në Kirchheim Teck - Ötlingen - Gjermani. Ajo çka më ra në sy mua, ishte se në këtë manifestim- kremte merrnin pjesë të gjithë mërgimtarët tanë pa marrë parasyshë ngjyrat partiake. Të gjithë e kemi në kujtesë 17-shkurtin e vitit 2008. Në atë ditë ndodhi mrekullia , dhe të gjithë ndodheshim të gëzuar , shqiptarët kudo që jetonin apo vepronin. Cdo vitë kur vie 17-shkurti  ne duhet të ndalemi e mendojmë .., e pyesim veten ? po kush na e solli këtë pavarësi , kush ishte ideatori dhe artitekti i  pavarësisë së Kosovës , pa humbur kohë themi, po kush tjetër pos gjeniut të kombit dr. Ibrahim Rugovës, i cili e përhapi të vërtetën për KOsovën ne të gjitha qendrat e Europës e Botës. Beogradi në bashkëpunim me fqinjët tjerë sllavoorthodoksë me shekuj kanë projektuar plane sekrete për zhdukjen fizike, spastrimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet tona etnike.

Shqiptarët çdo herë në forma të ndyshme si në vendlindje, ashtu edhe në mërgim, kanë ditur t`u rezistojnë projekt-planeve të errëta serbe, shpeshëherë edhe me armë në dorë.

Pas LDB-re në ilegalitet, si në vend ashtu edhe në mërgim, Për çështjen tonë kombëtare punonin shumë organizata nacionaliste, më vonë edhe organizata tjera internacionaliste, markësiste- leniniste, etj. Të gjitha këto organizata edhe pse dallonin për nga ideologjia, ngapak edhe në plan-programet e tyre, për qëllim kishin, çlirimin e tokave tona stërgjyshore.

Ideologëve të arsimuar profesorë e pedagogë për themelimin e universiteteve Tiranë 1957, dhe Prishtinë 1968, u takon falënderimi, sepse këta i dhanë në dorë popullit shqiptarë armën më të fortë, universitetet tona janë zemra e popullit, duke na mësuar të ecim rrugës të drejtë për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, në mënyrë diplomatike, ekonomike, ushtarake etj.

 

Rruga për çlirimin e tokave tona ka qenë shumë e gjatë e mundimshme dhe plotë sakrifica, Akoma  ka mbetur shumë punë për bërjen e Shqipërisë etnike.

Demonstratat e vitit 1968-1981 -1990 në Kosovë dhe jashtë vendit, si dhe ato të vitit 1971 në Kroaci ia dridhën themelet Jugosllavisë artificiale, por jo në masën e dëshiruar, sepse Tito kishte arritur para botës demokratike ta paraqes Jugosllavinë si vendin më demokratik në Botë, ku kinse rrespektoheshin të drejta e popujve dhe të pakicave.

Lufta e Dytë Botërore ishte shkakëtare për ndarjen e Evropës në dy sisteme, kapitaliste dhe komuniste. Mjerisht, shqiptarët i përfshiu blloku komunist.

Gjermania në heshtje, në rrafshin dilomatik, politik dhe ekonomik, punoi plotë 45 vjet deri në bashkimin e saj me 3 tetor 1989. Rusia fillimisht në DDR kishte stacionuar 1.5 milonë ushtarakë.

Në januar 1991 në Gjermaninë Lindore kishte 337.800 ushtarë dhe oficer rusë të ndarë në 24 divizione. Për tërheqjen e ushtrisë ruse, e cila zgjati deri në vitin 1994, Gjermania fillimish pagoi 15 miliardë DM. Përmenda Gjermaninë si udhëheqësen kryesore dhe fuqinë më të madhe për ndryshimin e kufijve të Evropës, si inicuese për pavarësinë e republikave të okupuara nga Rusia staliniste dhe Jugosllavia titoiste.

 

Rrënimi i Murit të Berlinit u bë me kapitalin gjerman mendor e material, me ndihmën e Amerikës dhe vendeve tjera progresive: Anglia, Franca, por edhe personalitete me prirje reformatore, madje edhe demokratike nga brenda vet Rusisë, si lideri i saj shumëvjeçar Gorbaçov e tjerë, shkatrroi komunizmin dhe solli pluralizmin politik shumë partiakë në të gjitha vendet ish komuniste.

Në Kosovë më 1989 nga intelktualë të shumtë u themelua LDK, Lëvizja më e madhe në historinë e Kosovës, në krye të së cilës, në mënyrë demokratike, u zgjodh dr. I. Rugova. LDK në gjirin e saj përfshiu të gjitha shtresat: intelektualë, studentë, fshatarë, puntorë, endesheistë, të burgosur politik, enveristë, titoistë e tjerë. LDK punoi shumë në fushën e internacionalizimit dhe senzibilizimt të çështjes kombëtare e në veçanti të Kosovës, çka edhe ka arritur rezultate të mëdha, të ciliat jo vetëm faktori shqiptar, por edhe ai ndëkombëtar i pranon si zgjidhjen më të mirë në mënyrë demokratike, për realizimin e kërkesave dhe aspiratave tona për pavarësinë e Kosovës.

 

Me luftë dhe diplomaci u pavarësuan: Sllovenija, Kroacia dhe Bosna, ndësa Maqedonia dhe Mali i Zi, me shumicë të popullsisë sllavo-ortodokse, u pavarësuan pa luftë.

LDK si disa parti dhe organizata tjera të vogla e dinte se me shterrjen e rrezistencës paqësore, me përgaditje ushtarake, materiale... në Mërgatë, Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu edhe Besëlidhja Demokratike Kombëtare dhe tjera fraksione, me mundësitë e veta morale, fizike dhe materiale ndihmuan luftën tonë çlirimtare.

 

Qeveria e Bujar Bukoshit në ekzil, bëri disa punë për çlirimin e Kosovës, por nuk arriti ta bëjë bashkimin e të gjitha forcave çlirimtare në një forcë të përbashkët, shkaqet dihen-*.

Më 1998 Beogradi shovenist ndërmori një aksion barbar ushtarako policor, të pa parë në histori dhe, në Prekaz bëri masakrën e familjeve të jasharajve, ku u masakruan 52- anëtarë: fëmijë, pleq e plaka. Qëndresa e jasharajve, në krye me komandantin Adem Jashari, të jatin Shabanin, vëllain Hamzën, dajën Osman Geci, nga Llausha dhe Isak Feriz Halili nga Dubofci, është një histori ndër më të ndritshmet të kombit tonë për liri dhe çlirim.

Me këtë rast populli shqiptar u provokua rëndë nga Beogradi shovenist. Reagimi i popullit ishte përgjigja për t`u radhitur në radhët e UÇK-së dhe gadishmëria për t`i rezistuar okupatorit serb ishte e madhe.

Edhe mërgata jonë nuk kërseu asgjë, duke ndihmuar luften tonë të drejtë çlirimtare me të gjitha mundësitë: fizike, mendore, materiale dhe morale.

Ndodhën edhe shumë masakra tjera në tërë territorin e Kosovës, por ajo e Reçakut i dha fund sundimt të Beogradit mbi Kosovën. Ndodhi mrekullia e pa parë në historinë tonë, fuqitë e mëdha organizuan Mbledhjen e Rambujesë në Francë. Serbia refuzoi kushtet e bashkësisë ndërkombëtare dhe u muar vendimi për bombardimin e Serbisë nga forcat e NATO-s, e cila u erdhi në ndihmë popullit të pa mbrojtur të Kosovës dhe ne bashkëpunim me forcat e UÇK-se, Kosova përfundimisht u çlirua nga Serbia. Bashkë me Saliun ushtronin edhe komandanti Adem Jashari, heroi Zahir Pajaziti dhe shumë patriotë e patriote të tjerë.

Edhe Lëvizja Popullore e Kosovës filloi organizimin përgaditur edhe rrezistencën për vdhe djem atdhetarë për ushtrime ushtarake në Shqipëri, të cilëve u printe komandanti, tash Hero etëmbrojtje

 

Që nga çlirimi, më 12 qershor 1999, Kosova vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Ndërsa më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë e saj, duke u shënuar në hartën e globit si shteti më i ri në botë.

Republiken e Kosovës deri më sot e kanë njohur mbi 75 vende nga e gjithë Bota.

 

Mjerisht në Evropë, shqiptarët janë i vetmi popull që kanë dy palë heronjë e dëshmorë!

 

Lavdi e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit shqiptarë.

Më 19.02.2011-Kirchheim-Teck Xhafer Leci

 

Ky ishte referati kushtuar Pavarësisë së Kosovës, lexuar nga aktivisti Xhafer Leci.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora