E shtune, 18.01.2025, 04:34 PM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: ''Nëna'' e kryetarit?!

E hene, 21.02.2011, 07:59 PM


„NËNA“  E  KRYETARIT ?!

 

Nëse kandidati për kryetar të Kosovës,zotëri Behxhet Pacolli, mendon dhe deklaron se Serbia na qenka „nëna e tij“,atëherë le të ik nga Kosova dhe le të shkojë tek e ëma.Kot që ësht kandiduar për kryetar tër kryetar të Kosovës! Ata,qytetarët e Kosovës nuk e duan dhe as që e pranojnë për kryetar të vetin.

Ndërkaq deputetëve të Kuvendit të Kosovës u mbetët që të hënën e ardhshme(nesër) mos ta votojnë këtë „djalë të huaj“ për kryetar të vendit.Nëse gabojnë dhe e votojnë,atëherë do të bartin turpin me vete dhe për vete gjatë tërë jetës së tyre dhe në histori.

 

Nga Dibran Demaku

 

Në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit që lam pas në Prishtinë tregohej në formë të barcoletës një ngjarje që kishte ndodhur në redaksinë e gazetës „Rilindja“.Në ato ditë nëntori të vitit 1979 ishte mësuar lajmi se kryetari i atëherëshëm i ish Jugosllavisë,Josip Broz Tito do të vizitonte Prishtinën dhe Kosovën.Në qytet dhe kudo bëheshin përgatitjet për pritjen e tij.Bile në rrugët nga do të kalonte ai kishin filluar të ngjyroseshin edhe fasadat e ndërtesave.Me një fjalë bëheshin përgatitje të mëdha që kryetari Tito të pritej në mënyrë sa më të mirë!Edhe në Prishtinë e Kosovë kishte njerëz që i gëzoheshin ardhjes së tij dhe thuajse në ato ditë flisnin vetëm për të.Ndërkaq ata që nuk i gëzoheshin ardhjes së tij-heshtnin.

Ngjarja e barcoletës që tregohej pas ikjes së Titos,kishte ndodhur në „Rilindje“.Një gazetar i entuziazmuar për ardhjen e Titos në njërën nga redaksitë ishte shprehur:“Sa mirë që po vjen Titoja! Ai jo vetëm që është kryetar shteti,por është edhe prind!Ndërkaq ne jemi bijt e tij?!“.Pas fjalëve të gazetarit entuziast në redaksi për disa çaste kishte mbretëruar heshtja.Në atë moment aty në redaksi kishte rastisur të ndodhej edhe një gazetar i cili nuk kishte mundur t`i gëlltiste broqkullat e kolegut.Dhe pa një pa dy ia kishte hedhur në surrat:-„Nëse nëna jote ka pasur diçka me të,ti mund të jesh i biri i tij! Por,mos fol edhe për të tjerët.Unë kurrë nuk do të pranoja të quhem si i biri i tij!“ Dhe i nervotzuar nga ato cfarë kishte dëgjuar kishte përplasur derën dhe kishte dalur jashtë.Dhe kjo barcoletë atëherë tregohej vesh më vesh dhe vetëm në rrethe të besuara.Sepse nëse dëgjonin ata „bijt e Titos“ të flitej doçka për të qoftë edhe në formë humori, do ta fitoje burgun për disa vjet si në Lloto!

Por,siç duket ne si komb këto fare broçkullash nuk do të na ndahen edhe për një kohë të gjatë!

Sipas mjeteve të informimit,kandidati për kryetar të Kosovës,Behxhet Pacolli, në një intervistë për një gazetë në mes tjerash paska deklaruar: „Serbia për Kosovën ka qenë një nënë e keqe?!“Nëse është e vërtetë kjo që thuhet,për këtë njeri më e pakta që mund të thuhet është: Ky njeri jo që nuk duhet të bëhet kryetar i shtetit të Kosovës,por duhet të japë dorëheqje të menjëherëshme edhe nga partia e tij!  Sepse fyerje më të madhe për Kosovën dhe kombin shqiptar në këtë moment nuk mund të ketë.Deklaratat e tilla jo vetëm që janë fyerje,por edhe të dënushme.

Nëse Behxhet Pacolli,e ka konsideruar ndonjëherë  Serbinë si „nënë“ të veten, është problem i tij,por kurrë ama bash kurrë nuk ka guxuar të flasë në atë mënyrë në emër të Kosovës dhe shqiptarëve!  Sepse sipas atyre pohimeve të tij Serbia na qenka „nënë“,ndërkaq Kosova „bijë“?! Si ka mundur dhe nga e ka marrë atë të drejtë që ta thotë një çmenduri të tillë?!

Dihet historikisht se Serbia që nga fillimi i ardhjes në truallin e Kosovës, ka ardhur si pushtuese dhe ka ikur si pushtuese!Si na dilka tash nga një mendje e sëmurë se ajo na paska qenë „Nënë“e Kosovës?!Aurorit të asaj deklarate ose i kanë rrjedhur trutë ose?!...

Me atë deklaratë Behxhet Pacolli i ka fyer përpjekjet shekullore të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi! E ka fyer gjakun e derdhur të dëshmoreve! Me një fjalë i ka fyer të vdekurit e të gjallët e kombit shqiptar!Sepse duke e quajtur Serbinë „Nënë“,ndërkaq Kosovën „bijë „ të saj i bie se Bija paska luftuar me shekuj kundër Nënës së vet?!

Nëse kandidati për kryetar të Kosovës,zotëri Behxhet Pacolli mendon dhe deklaron se Serbia na qenka „nëna e tij“ atëherë le të ik nga Kosova e le të shkojë tek nëna e vet!Kot që është kandiduar për kryetar të Kosovës!Ata qytetarët e Kosovës nuk e duan dhe as që e pranojnë për kryetar të vetin.

Ndërkaq deputetëve të Kuvendit të Kosovës u mbetët që të hënën e ardhëshme(nesër) mos ta votojnë këtë „djalë të huaj“ për kryetar të vendit.Nëse gabojnë dhe e votojnë,atëherë do të bartin turpin me vete e për vete gjatë tërë jetës së tyre dhe në histori.

Dhe krejt në fund; nëse kandidati i propozuar për kryetar të vendit zgjidhet nga Kuvendi në atë post,pa dëshirën e qytetarëve të Kosovës(sepse ata nuk e kanë votuar për kryetar, atëherë më e pakta që duhej të pritej prej tyre është që të mos tregojnë bindje qytetare.Më së voni ditën tjetër ata do të duhej të dilnin në rrugë dhe të protestonin!Përndryshe me heshtjen e tyre ata do të bartin fajin mbi supet e veta!...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora