Mendime
Bledi Prishtina: Komunistat e Nanos e të Fatos Klosit e bënë kryetar të Kosovës Behgjet Pacollin
E merkure, 23.02.2011, 07:58 PM
KOMUNISTAT E NANOS E TE FATOS KLOSIT. E BËN KRYETAR TË KOSOVËS BEHGJET PACOLLIN-HOSHTAPLERIN E BORIS JELLCINIT
Nga Bledi Prishtina
Ata që vetë, para botës, pranojnë(ashti siç pranoi vetë Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës) se shkelin kushtetuta dhe ligje e kanë vendin në burg, jo në qeveri dhe në kuvendin e Kosovës!
Nuk mësohet demokracia, duke dhunuar parime, rregulla, rregullore, ligje dhe kushtetutën e Kosovës. Nuk mësohet demokracia duke margjinalizuar luftën e drejtë çlirimtare kombëtare të UÇK-së, si dhe duke i braktisur bashkëluftëtarët e UÇK-së, duke i hangër votat, duke mashtruar, duke e shfrytëzuar egërsisht dhe, duke e varfëruar skajshmërisht popullin, duke ia mohuiar, liritë dhe drejtat themelore të shumicës dërrmuese shqiptare mbi 90% në favorizimin e minoriteteve dhe të orekseve të huaja antishqiptare.
Kupi vetë pranoi se e shkeli Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës!!!
Para se të fillonte procedura e votimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, deputetët përfaqësues të LDK-së, të AAK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, braktisën sallën e Kuvendit, nuk morën pjesë në “llakërdinë” e kurdisur politike të presidenturës së gatuar alla-Hashim Thaçi, i cili për interesa të tij ekonomike e tregtare ia shiti Behxhet Pacollit postin e presidenturës. Turp e zi! Nuk mund të kuptohet ndryshe. Kjo është politika alla-hashim, alla-jakup, alla-haradin kuqa...
Në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, partitë politike opozitare (LDK, AAK dhe VV), duhet të kërkojnë ngritjen e procedurës për shkarkimin e Jakup Krasniqit nga posti i kryetarit të Kuvendit ngase ai së bashku me PDK-në, shkeli Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, me rastin e ndërprerjes së procesit të votimit, para se të fillonte rundi i tretë për zgjidhjen e presidentit Behxhet Pacolli.
Duke u nisur nga respektimi i mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, dhe më gjerë, si LDK-ja, AAK-ja, ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje (ashtu siç vepruan në bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të zgjedhjes së presidentit Behxhet Pacolli dhe të qeverisë Hashim Thaçi), do të ishte me interes jetik, që edhe në të ardhmen, ta braktrisnin këtë legjislaturë të re të Kuvendit të Kosovës, sepse është vetëm një “kukullë” amorfe juridiko-kushtetuese në duar të lojërave të pakufijshme politike të aktorëve të qeverisë së koalicionit të Hashim Thaçit dhe të Behxhet Pacollit.
Më 22 shklurt të motmotit 2011, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga kryetari i saj, Jakup Krasniqi (deputet i PDK-së) në rend dite ishin vetëm dy pika: a) Zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe b) zgjedhja e qeverisë së Kosovës.
Mirëpo, edhe kësaj here, disa nga udhëheqësit kryesorë të PDK-së, siç ishte Hajredin Kuçi etj., e shkelën Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, duke i mundësuar Behxhet Pacollit që, me çdo kusht të zgjedhej president i Kosovës. Kështu vepruan në sy të gjithë opinionit masmedial dhe të mysfafirëve të pranishëm vendorë dhe ndërkombëtarë, jo për diç tjetër, por vetëm që të mos e humbisnin “kontratën politike”, të dakorduar me Behxhet Pacollin.
Presidenti, pa votën e popullit!
Presidentura e Behxhet Pacollit, është dhuratë e drejtpërdrejtë, e dalë nga marrëveshja politiko-tregtare e Hashim Thaçit dhe PDK-së së tij me Behxhet Pacollin dhe AKR-në. Kështu që, zgjedhja e tij u bë duke falënderuar 34 deputetëve të PDK-së, të Srspka Liberlana Stranka, të Srspka Zajednica dhe të Grupit 6+1 të minoriteteve të tjera.
Kjo nomeklaturë e trupit zgjedhur kuvendar, që zgjodhi presidentin e ri dhe qeverinë e re të Kosovës, nuk është kushtetuese dhe lgjitime, sepse nuk përfaqëson shumicën dërrmuese (90%) të popullit shqiptar në Kosovë, por vetëlm një koalicion dypartiak dhe disa minoritete të parëndësishme.
Behxhet Pacolli u zgjodh president i Kosovës, fal shkeljes së Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Kosovës nga ana e dhunuesve të PDK-së me në krye Haradin Kuçi, pas përfundimit të rundit të dytë të procesit të votimit, me ç’rast Behxhet Pacolli nuk fitoi votat e mjaftueshme (2/3) e deputetëve të pranishëm të PDK-së, të AKR-së dhe të minoriteteve.
Mirëpo, duke parë se, edhe rundi i tretë i votimit ishte në “rrugtim” e sipër të epilogut të disfatës së Behxhet Pacollit, deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi doli në foltore dhe kërkoi pauzë prej 10 minutash, me ç’rast në mënyrë kundërkushtetuese dhe kundër Rregullores së Kuvendit të Kosovës, ndërpreu procedurën e votimit të rundit të tretë, në mënyrë që, gjatë pauzës të ushtronte trysni te të gjithë deputetët e PDK-së dhe të pakicave serbe etj., që me çdo kusht ta votonin Behxhet Pacolli për president të Kosovës.
Këtë akt të shkeljes së Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit, e kritikikoi edhe vetë Jakup Krasniqi, kryesuesi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, duke pohuar se “kjo është shkelje e kushtetutës së Kosovës dhe e Rregullores së Kuvendit të Kosovës”. Mirëpo, nuk rezistoi në përmbushjen e reagimit të vet, duke kërkuar nga deputetët, që të votonin për ose kundër pauzës së kërkuar të PDK-së së Hashim Thaçit. Kështu që, edhe ai cenoi Kushtetutën e Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
Pas pauzës njëorëshe, pasi që PDK-ja nëpër labirinthet e Kuvendit të Kosovës, i “përpunoi”, duke ushtruar presion në deputetët e pranishëm, që në rundin e tretë, t’ia hidhnin votat e nevojshme që Behxhet Pacollil të zgjidhej president i Kosovës, Behxheti Pacolli, fitoi 62 vota të mjaftueshme për postin e presidentit.
Nuk ka satisfaksion më i madh politik për Behxhet Pacollin sesa fitimi i postit më të lartë shtetëror-president i Kosovës, të “blerë” nga Hashim Thaçi dhe partia e tij.
Ndërkaq, nuk ka dështim më i keq politik për Hashim Thaçin, sesa hyrja në një koalicion të tillë me AKR-në, e cila në mandatin paraprak ishte grushti më i madh për shkatërrimin e qeverisë së Hashim Thaçit.
Hashimat komunistë i fituan numrat me serbë e me pakica, por jo edhe POPULLIN SHQIPTAR! JO EDHE OPOZITEN SHQIPTARE!!!
Turp, po nuk se cfare te besh se, keshtu e kane komunistat e nanosit dhe te fatos klosit. Keta komunista kurre nuk bahen demeokrate, se jane mesue me hanger pleshta me komunista te nanosit. keta jane te pariparuar.