E enjte, 01.05.2025, 01:35 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Unioni ballkanik i Thaçit - Pacollit - Haxhinasto & CO

E enjte, 24.02.2011, 08:58 PM


UNIONI BALLKANIK I THAÇIT-PACOLLIT-HAXHINASTO & CO

 

Nga Albert Shabanaj

 

A janë ne gjendje te mjerë mentale Thaçi,Pacolli,Haxhinasto & CO për te lidhur koalicion edhe me parti serbe,si radikalet e sheshelit apo socialistet e Miloshevicit, radikalet e Maqedonisë dhe te Malit Zi, vetëm për te mbetur ne pushtet?!

 

Këtu duke mos përjashtuar njëfarë UNIONI BALLKANIK,i cili ka kohë qe po gatuhet nga qarqet antishqiptare... e tani ka filluar  te zbulohet secilën here e me shume por edhe te  rreshtohen politikuajt te cilët dot tentojnë te e realizojnë atë projekt fate zi për kombin shqiptar.

Fundviti 2010 dhe fillimviti 2011,po na mbanë ne tension dhe pa fryme nga bumet e ngjarjeve negative ne tere Shqipërinë etnike.

Këtu për pos ngjarjeve me përplot ethe dhe pa fryme nga ecurit politike te KOMBIT SHQIPETAR,duke filluar me zgjedhjet qendrore te 12 dhjetori dhe 9 janarit te cilat ishin te manipuluara ne vija te trasha ne Kosove,me pas raporti i Marty i cili akuzoi kombin shqiptar duke na nxjerr ne shënjestër për pushkatim si tërësi,protestat ne Shqipëri te cilat rezultuan me jetëra njerëzish dhe nuk po vërehet ende ndonjë drite ne tunelin e ngujuar përbrenda pozita dhe opozita shqiptare. E qe ne Ilirid vazhdon te mbretëroj brishtësia jo vetëm insituticionale por edhe për brenda shqiptareve,duke mos qen ne gjendje te bëhen fare te gjalle si kombe çka është vërtetë jetike,meçe për te tjera ultësira atje nuk po flasim…

Për te vazhduar me Malësinë e Madhe,ku edhe atje nuk dallojnë nga pjesët tjera etnike shqiptare,për te mbaruar me Kosovën lindore e cila jo vetëm se vazhdon te ngelet e vetmuar dhe shtypur nga qarjet ekzistuese atje por dita ditës po boshatisen ato troje tona etnike nga dhuna dhe represaliet shtetërore por dhe bandave te shumta çetnikesh serbë. Dhe se fundi u tund boca e gazit rus,me zgjedhjen e Presidentit te Kosovës për mes kërcënimeve dhe shantazheve ne Kuvendin e Kosovës. Unë besoj fuqishëm se,këta skenar te muajve te fundit nuk janë rastësisht,ashtu sikurse nuk është rastësisht qe Behxhet Pacolli,me 2-3 % te votave nga zgjedhjet e kontaminuara te behet President!?

Dhe... ma e keqja e punës u vërejt dy dite pas zgjedhjeve letargjike dhe ndjellakeqe ne Kosovë ( Thaçi dhe Pacolli ) sot 24 Shkurt 2011,lexova intervistën e ministrit vërtetë i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto,i cili mbështetë idenë e Unionit Ballkanik,por jo bashkimin me Kosovën!!!

Unë ne këto momente pa fryme kur po e shkruaj ketë opinion timin,nuk po me hiqet nga koka thënia e te madhit Konica: Armiku i Shqipërisë është shqiptari. Kjo është një pike e madhe dhe një formule e qëlluar nga Konica para gati 100 viteve.

Unë mendoj se kjo është me shume se tradhti dhe shitje e interesave madhore kombëtare nga m.... ministri i punëve te jashtme te Shqipërisë.

Shtrohet pyetja madhe se nga është origjina e këtyre gënjeshtrave qe prodhohen kohe pas kohe nga politikuajt shqiptar?! Shprehem origjinal sepse ministri ne fjale lidhur me atë interviste për Ora News,e dezinformoi dhe helmoi opinionin duke vrapuar si i verbër  prapa errësirave qe po ju kanosen popullit shqiptar,qofte edhe prapa artikujve testues për opinionin shqiptar,ne ketë rast “The Sun” Anglez. Siç e dijë populli shqiptar, ashtu duhej ta dijë  edhe m... ministri ne fjale se,qëmoti është mbylle kaptina e Unioneve ne mes shqiptareve dhe sllaveve te jugut te përbëre kësaj radhe nga Kroacia?Serbia,Mali Zi,Shqipëria,Kosova,Maqedonia Bullgaria dhe Rumania,këto dy te fundit nëse përjashtohen nga Unioni Evropian? Pra me poshtërsitë fraksioniste te tija private m... ministri e ka vulosur përgjithmonë pafytyrin e karrierës tij politike,duke u cilësuar dhe krahasuar me plehra historike shqiptare. Hyzmeqaria e tij,te dala për fushe pas asaj interviste për “ Ora News” dot jetë i anatemuar ne gjithë boten shqiptare. Një çmenduri te tille ne e njohim vetëm nga fraksionet serbe,ruse dhe armiqve tjerë te shqiptarëve dhe fraksioneve te tyre paramilitare qe ju shërbejnë ne teren,kudo ne trojet shqiptare.

Idenë për bashkim kombëtar e quan m... ministri utopi! Sipas tij çlirimin e njëmendte te shqiptareve e shef ne Union Ballkanik te kontrolluar nga sllavet e jugut dhe nena e tyre, por ndoshta edhe nena e ministrit Rusia?! Edmond ministri dhe kampanja e tij,duhen një gjë ta kenë parasysh se,kurrë populli shqiptar nuk behet kope delesh prapa dashit te plagosur dhe nëpërkëmbur si ju...

Nga ana tjetër me habit fakti pse politika zyrtare ne Tirane,Prishtine,Shkup,Ulqin nuk distancohen nga ky i pa fytyrë Edmond ministri!? Vallë,a mos donë te thotë se te gjithë  janë hipotekë e Edmond ministrit apo ndoshta edmond ministri hipotekë e politikes zyrtare shqiptare?! Ndonëse nuk është edhe larg mendjes duke pasur parasysh skenarët e fundit ane e mbanë shqiptarëve!!! Unë gjykoj se me një politik zyrtare te dyshimtë qe kemi si popull mbare shqiptar,nuk dot arrijmë qe te shpëtojmë nga projektet kryekëput antishqiptarë,projekteve te ngritura prej kobit dhe kataklizmave te ndryshme si Unionit Ballkanist.

Konsideroj se populli shqiptar nga mosaftësit e politikes kombëtare është shndërruar pa drejtësisht ne hipoteke e politikave te bashkësisë ndërkombëtare. Bandokracia shqiptare po pasurohen me te vetmen metode, duke e mbajtur popullin te mjeruar dhe pengje te politikes se pandërgjegjshme klanore dhe bandokratike... Konsideroj se,është e pa falshme dhe mëkat i madhe i shqiptareve ne te gjitha trevat etnike qe me xhelozin e votës se tyre nuk arritën te zgjedhin njerëz qe vërtetë dhe vetëm interesat kombëtare përfaqësojnë. Nuk dot duhej qe populli shqiptar te pajtohet me vuajtje te vazhdueshme,sepse ne kemi vuajtur mjaft dhe shekuj me radhe neper lloj-lloj shtegtimesh te zorshme shume te zorshme historike. Fundja unë mund ta kem mendimin time për ketë dhe shume çështje tjera dhe secili prej nesh te vetin,por një gjë konsideroj se është e vërtetë se politika zyrtare dhe ajo rreth saj mbare shqiptare,nuk ju shërben dhe as qe ka ndërmend te ju shërben popullit dhe interesave te tij,politikë kjo e cila erdhi ne pushtet me gënjeshtra,shantazhe dhe votën e vjedhur. Te gjitha këto parti politike ne gjitha trojet shqiptare ne përjashtime te vogla te ndonjërës,te gjitha ju shërbejnë njërës apo anës tjetër,kryesisht interesave te armiqve fqinje tanë dhe interesave te dreqit e t’birit deri te ato bipolare... Dhe ketë te padrejte popullit shqiptar nuk mund te ju kthej unë apo dikush tjetër me ndonjë shkop magjik. JO,populli shqiptar duhet qe vete ta merr fatin e tij ne dore,duke i dënuar me xhelozin me te madhe te votës se tyre. Ketë te drejte demokratike shqiptareve nuk mund t’ua mohoj as kush.

Një politik qofte e mire apo e keqe,mund te dënohet vetëm nga populli-elektorati i cili e ka votuar,çështje kjo e cila nuk dëshiroj te zgjatem sepse kërkon studim te gjate deri ne monotoni te lexuesit,prandaj po provoj sa me shkurt te përfundoj ketë opinion timin,qe ne thelb ka shqetësimet e mia por edhe tuaja lexues i nderuar.

Veprimet politike mbare shqiptare mbas Kastriotit e deri sot nuk kanë qen për popull dhe pro kombëtare,kane qene antikombëtare,shitëse,shtypëse,izoluese me përplot divergjenca dhe papajtueshmëri klanore ekzistuese te subjekteve politike mbar shqiptare.

APO IKEN VITET E TERA DUKE BESUAR POPULLI  SHQIPTAR PËR NJË POLITIKE NDERGJEGJESIMI!

Sa e sa vite ikën duke ju ber thirrje partive politike mbare shqiptare,se është koha e fundit për vetëdijesim te kontribuojnë për pajtim dhe interesa kombëtare, për qeverisje legjitime dhe te qëndrueshme,te afte për t’i bere ecjet-reformat e nevojshme qe urgjentisht kërkohen ne te gjitha trevat tona shqiptare. Unë konsideroj se është absurde,dobësi dhe devalvim intelektual nëse besojmë se,politika aktuale mbare shqiptare është e afte për te zgjedhe problemin madhor kombëtar shqiptar,nëse besojmë ne diçka te tille atëherë kjo është me shume se vetëvrasje analitike dhe fizike dhe do te na gjykoj ashpër historia. Pajtueshmëria e popullit shqiptar me bandokracit e vendit,ngërthen ne vete rreziqe me përmasa kombëtare dhe vazhdimësi e çizmeve sunduese te fqinjëve tanë,ne anën tjetër edhe ata pak miq ndërkombëtar qe na kane ngelur do te na braktisin,duke na mallkuar për tere mundin dhe investimet qe kane ber për popullin shqiptar duke e quajtur gjithë atë investim si te gabueshëm ne njërën ane dhe anën tjetër duke na konsideruar si te pariparueshëm.

Si përfundim konsideroj se për t’u rimëkëmbur populli shqiptar dhe për te shpëtuar nga skenar shkatërrues ne trevat tona nga bandat politike,urgjentisht kërkohet qe këto politika te deritanishme te i paralizojmë me xhelozin e votës tone ne zgjedhjet e ardhshme,ketë detyrë mund dhe duhej qe vetëm populli ta bej,ta arrij eliminimin e kësaj sëmundje për pushtet me çdo çmim nga karrieristët e pistë dhe diletante&CO

ZOTI NA BEKOFTE



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx