E diele, 05.05.2024, 10:24 AM (GMT+1)

Mendime

Indrit Vokshi: "Xhoni pa toke" dhe "Behxheti pa vote"

E diele, 27.02.2011, 08:57 PM


"Xhoni pa toke" dhe "Behxheti pa vote"

 

Nga Indrit Vokshi

 

Mbreti Xhon i Anglise frymoi ne periudhen e fundshekullit te XII dhe fillimshekullit XIII me saktesisht nga viti 1167 deri ne vitin 1216. Ai ishte i biri i Henrit II dhe vellai i Riçardit I, ky i fundit i njohur si Riçard Zemerluani.Pas vdekjes se Henrit II, ne vitin 1189 te gjitha territoret i kaluan Riçardit I,dhe Xhoni nuk perfitoi toka.Prej kesaj ndodhie Xhoni mori nofken "Xhoni pa toke" qe e bente ate nje figure kontroversale,sepse nuk mund te kuptohej nje trashegimtar mbreteror pa toke.Ne vitin 1199 Richard Zemerluani vritet ne France,dhe Xhoni arrin te behet mbret i Anglise,por historia e njeh ate si 'Xhoni pa toke".Xhoni bashke me mbretin Xhorxhi III dhe mbretin Xhejmesi II njihen si mbreter jopopullore. Sic nuk mund te kuptohet nje mbret pa toke dhe eshte figure kontroversale,po ashtu nuk mund te kuptohet as nje president pa vote,sepse sic toka dhe pasuria i'a japin emrin mbretit,votat jane ato qe i'a japin emrin presidentit.Presidenti shikohet si figure e unitetit te popullit dhe per kete arsye ne nje post te tille duhet vendosur nje njeri qe ka besueshmerine dhe krahe aq te gjate sa per te perqafuar nje pjese te mire te popullit.Prandaj edhe per zgjedhjen e nje presidenti ne sistemet jo presidenciale,nevojitet nje shumice kuvendore e cilesuar dhe me e larte se shumica qe kerkohet per te zgjedhur qeverine.Mbrojtes te zgjedhjes se z.Behxhed Pacolli president te Kosoves mund te fshihen pas perdes se formaliteteve por ata dhe z.Pacolli nuk kane aq para sa te blejne te verteten e paster dhe te qarte,qe z.Pacolli nuk eshte nje figure popullore dhe e pelqyer nga populli i Kosoves.Ky pohim mbeshtetet ne rezultatin e zgjedhjeve te fundit kuvendore ne Kosove ne te cilat z.Pacolli mori vetem 2% te votave.Pra vetem 2% pajtohen qe z.Pacolli te jete i perfshire ne zhvillimet shteterore te Kosoves. Pavaresisht procedurave,kuorumit dhe numrave,c'dokush e di se z.Behxhed Pacolli,u be president nga nevoja e Partise Demokratike te Kosoves per te patur numrat ne kuvend dhe jo nga mundesite qe ofron si figure apo nga besimi qe gezon ne kuvend dhe ne popull .z.Pacolli mund te presidentoje dhe ta perfundoje mandatin e tij ne kohen kushtetuese.Suksesshem apo deshtueshem e mbarofte historia do ta mbaje mend gjithmone.Ai do te njihet ne historine e shqiptareve si "Behxheti pa vote".



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora