E enjte, 01.05.2025, 03:42 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Shteti i Kosoves perball fushates Dik Marti?

E shtune, 26.02.2011, 08:54 PM


Shteti i Kosoves perball fushates Dik Marti?

 

Nga Sylë Arifi, publicist

 

Rrugtimet tona, qe i kemi kaluar ne shum kohra nga shum breza per ta ndertuar pamvarsin e Kosoves drejt intergrimeve mbarkombetare, kan qen te gjithanshme.

Pra fal shum sakrificave, vuajtjeve dhe gjakut te shum deshmorve, Luftetarve dhe heroive te luftes qlirimtare,  sidomos atyre luftetarve te UQK-es qe me luften e saj titanike na mundesuan sot neve ta festoin 3 vjetorin e shpalljes se pamvarsis se Kosoves , qe nga 17 shkurt 2008. Ishte ky një vendim unanim i përfaqësuesve të popullit që në bashkërendim me Bashkesin nderkombetare u ba realitet.

Po keshtu, pamvarsia e Kosoves u konfirmua me 75 njoheje nderkombetare, dhe vula e legjimitetit nderkombetar u vertetua me 22 korrik 2010, ahere kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendim per shpalljen e pamvarsis e quajti të pajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare.

Pavarësia e Kosovës është rezultat i një rezistence të gjatë e të gjithanshme përgjatë shekujve ndaj shtypjes sistematike që i bëhej popullit të saj, e cila kulmoi me kryengritjen e armatosur kunder pushtuesit serb.

Rruga e zhvillimit të Kosovës, pas luftes qlirimtare dhe intervenimit ushtarak te NATOS, kaloi disa faza te shoqeruara edhe me vendosje të administratës civile ndërkombëtare (UNMIK-ut) e deri në ditën e pavarësimit.

Tani, ketyre ditve Shteti yn po i nenshtrohet edhe nje terrori mediatik, nga skenare vazhduse te orkestruara nga kundershtaret e pamvarsis se Kosoves, siq ishte edhe raporti i Dik Martit i cili është vetëm një grumbullim i shum shpifjeve qe nuk jan tani te qpikura nga ky autor, po qe kan vazhduar te shkruhen për Kosovën, dhe Udheqesit politik e ushtarak te UQK-s, qe nga lufta qlirimtare,  pas saj e deri me sot, mjerisht edhe nga disa shqipfols.

Pra me te njejta shpifje ka tentuar edhe ish prokurorja Del-ponte te akuzonte eliten politik dhe ushtake te UQK-s, dhe i cili skenar po përdoret në mënyrë ofezive nga Serbia me tendencën që ta mbuloi ne radh te par krimin qe e kishte ba jo vetem kunder Shqiptarve por dhe popujv tjer nga ish Jugosllavija.

 

Lufta qlirimtare, u ba në sytë e gjith bashkesis nderkombetare, dhe ne baz te pastertis se kesaj lufte, duke i rrespektuar te gjitha konventat nderkombetare per luften, se qellimi i saj ishte fisnik per liri, barazi dhe pamvarsi te Kosoves, prandaj bota demokratike u radhitet në perkrahjen e lufta çlirimtare te UQK-s dhe popullit të Kosovës, sepse kishte për synim qlirimin e vendit. Kjo u deshmua edhe me intervenimin e NATO-s, e cila u ba bashkautore e qlirimit te Kosoves se bashku me UQK-n.

Te gjitha keto jan fakte te ditura botrisht, prandaj dhe

Quditrisht akuzat e ngritura nga z.Mati, jan nje logjik apsurde dhe e fantazuara jo pa qellim nga autri dhe sponzoruesit e tij. Poashtu, asht e ditur se janë hetuar nga drejtësia ndërkombëtarë, disa here te njejtat shpifje edhe nga ish prokurorja Delponte, pa rezulltat ne munges te fakteve dhe provave.

Pra, z.Mati, ne vend qe te ofroi fakte dhe prova per ti argumentuar fantazit e tija te orkestruara, qfaq dyshim edhe ne hetusin dhe drejtesin nderkombetar tani te instaluar ne Repupliken e Kosoves. I gjith ky skenar I sherben tendencave serbe me synime qe te prolongohet avancimi nderkombetar i Shtetit te Kosoves.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx