E premte, 08.11.2024, 02:13 AM (GMT)

Mendime

Faik Krasniqi: Jo imunitet njerëzve të zgjedhur në pushtet

E premte, 25.02.2011, 07:58 PM


JO imunitet njerëzve të zgjedhur në pushtet

 

Nga Faik Krasniqi

 

A duhet të kenë imunitet ligjor njerëzit e zgjedhur në pushtet?. Përgjigja është e qartë dhe e thjeshtë, JO Imunitet. Është absurde idiotësi t'i jepet imunitet. Në radhë të parë deputetë, qeveritarë dhe Presidenti janë të gjithë qytetarë.

Ato ligje që dalin janë për qytetarët  ku deputetë dhe pushtetarë bëjnë pjesë. Deputeti është zgjedhur nga populli dhe duhet të suportojë interesat e elektoratit që e ka zgjedhur.

Çdo deputet kur hyn për herë të parë në Parlament, bën një betim që konfirmon që deputeti premton që do zbatojë ligjet e Kushtetutës. Ky betim i dokumentuar dhe firmosur është një premtim që deputeti është i përgjegjshëm moralisht dhe ligjërisht, i ndershëm dhe do vërtetojë që ai meriton besimin që i ka dhënë publiku me votën.

I njëjti betim bëhet edhe për funksionarët e lartë të administratës shtetërore, si ministra kryeministër. Kjo çfarë do të thotë? Zyrtarët e lartë dhe deputetë jo vetëm si figura politike-shtetërore por edhe si qytetarë kanë të drejta, por njëkohësisht edhe përgjegjësi ndaj ligjit dhe publikut. Liria në një shoqëri demokratike ka kufi dhe vjen bashkë me obligime dhe përgjegjësi ndaj punës së një pushtetari-deputeti dhe respektimi i ligjeve.

Çfarë do të ndodhë sikur këtyre pushtetarëve të nivelit të lartë tu jepet imunitet ndaj ligjeve? A janë këta njerëz shenjtorë, engjëj ? JO. Do shpërthejë krimi cep e më cep. Çfarë do mendojnë ata? '' Ligji nuk është shkruar dhe aprovuar për mua si deputet, ministër, kryeministër, drejtor banke, inspektor në shtet etj. Ligji është krijuar për njerëzit e thjeshtë pa pushtet''. Çfarë ndodh sikur ky deputet të bëjë krim?Sipas logjikës së imunitetit nuk do bëhet fjalë për hetime prokurori-gjykatë, pasi është imuniteti që e mbron atë ndaj thyerjes së një ligji. Do thotë dikush ku është e keqja vodhi një deputet e pastaj çfarë? Krimet e kryera nga deputetë do kenë pasoja katastrofike për ekonominë dhe për shkak të imunitetit asnjë nuk do shkojë në burg.P sh: Një deputet, propozon dhe manipulon shoqërinë e deputetëve të partisë së tij në Parlament që të votojnë një ligj për shitjen e një ndërmarrje shoqërore. Ligji aprovohet me shumicë votash në Parlament dhe firmoset nga Presidenti. Deputeti merr si shpërblim 2 milionë euro nga firma që bleu atë ndërmarrje shoqërore. Një dëm i madh dhe humbje pasurie kombëtare. Një deputet tjetër del me propozim për amnisti të të burgosurve që janë dënuar 10 vjetët e fundit. Deputeti shpërblehet 100 mijë euro nga shoqata e mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve. Pasoja në këtë rast dalja nga burgu me ligj Parlamenti të kriminelëve, drogaxhinjëve, repistave dhe gjithë mostrave të krimit. Një pasojë e rëndë për sigurinë e publikut dhe një rritje e krimit në publik. Një deputet tjetër abuzon me statusin e tij dhe vjedh një bankë me 10 milionë euro. Kush do e dënojë ? Ai ka imunitet. Një deputet tjetër propozon një ligj që favorizon shitjen e një kompanie duke ja dhënë një firme që është e afërt me deputetin apo partinë e tij . Shpërblimi që merr deputeti, 7 milion euro. Dëm për ekonomin e vendit. Ku çojnë këto krime? Së pari do rritet krimi edhe nga njerëzit e thjeshtë, si vjedhjet, krizë politike qeveritare, ulje e reputacionit dhe besueshmërisë së figurave politike, krizë institucionale etj. Rënie e vlerës së monedhës, rritje e borxhit kombëtar, mos shlyerje e kredive të Bankës Botërore dhe Bankave Evropiane. Në situata të tilla problemet politike dhe ekonomike nuk janë vetëm probleme të brendshme por do shqetësojnë edhe Bashkimin Evropian. Mund të vihet në pikëpyetje anëtarësia dhe përjashtohet vendi nga BE-ja.

Ai imunitet e çon ekonomin, politikën në kaos dhe ka pasoja katastrofike.

Përse Italia p. sh ka një histori të gjatë krizash qeveritare dhe parlamentare.

Arsyeja është pikërisht korrupsioni i anëtarëve të parlamentit, krimi i kryer nga njerëz në pushtet.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora