E enjte, 01.05.2025, 05:27 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Për bashkimin kombëtar, më tepër të flitet e të shkruhet në shtypin tonë

E merkure, 02.03.2011, 08:59 PM


Për bashkimin kombëtar, më tepër të flitet (Radio eTelevizion) e të shkruhet në shtypin tonë,(ditor,javor, mujor)dhe mediat elektronike

 

Nga Ramiz Dërmaku

 

Vetëm bashkimi  kombëtar mundëson  një zhvillim  më të shpejtë ,më të drejtë, më demokratikë , duke krijuar kushte për ndertimin e shtetit apo një shetësie të pa varur të zhvilluar dhe më të sigurt për qytetarët e kombin. Bashkimi kombëtar është një forcë endogjene dhe energjetike për çdo pore të  jetës,sepse këtë e dëshmon historikisht fuiqia e ekzistimit të kombit dhe shtetit pra e dëshmon ekzistenca , fuqia dhe mendja kolektive. Ekzistojnë shumë e shumë arësye që të bashkohen shqiptarët, dhe kjo është rruga e vetme e zhvillimit ekonomik , social-shëndëtsor politik por edhe ne të gjitha lëmit tjera me interes kombëtar. Bashkimi  gjithëkombëtar është në interes te të gjithë fqinjëve tanë e më gjërë. Për bashkimin kombëtar është folur, shkruarë dhe janë bërë analiza e komente të shumëta, por deri më sot të gjitha kanë mbetur vetëm fjalë, shkrime që i ka terurë koha, dhe asgjë konkrete.

Bashkimi kombëtar është një çështje thelbore dhe esenciale e përpjekjeve të shekullit të kaluar, e sot po depërton, po hynë në mendjet e çdo shqiptari i cili e njeh dhe respekton dinjitetin kombëtar historik. Sot kjo fjalë ka hyrë në shpirtin e çdo shqiptari…, diku më shumë e diku më pakë, varësishtë se ku jeton ai-ajo. Ne mediat e shkruara si dhe ato elektronike duhët më tepër të shkruhet e të flitet, si dhe të informohet qytetari me t’mirat dhe sukëseset që sjellë bashkimi kombëtar. Duhet treguar kjartë dhe ne mënyrë bindëse se cilat janë rrugët dhe mënyrat nepër të cilat duhet  ecur sa më të sigurtë drejtë bashkimit kombëtar.Ne ishim këtu,jemi akoma,…kjo është historia jonë dhe këtu do të çëndrojmë, por së pari duhet të bashkohemi shpirtërishtë e pastaj edhe ekonomikisht e materialishtë. Për tu realizuar kjo, pra bashkimi kombetar, duhet të  angazhohen  të dy shtetet Shqipëria dhe Kosova, pa i harruar edhe shqipëtarët  ne trojet tjera etnike shqipëtare. Duhet të ulen në një tryezë kokat më të afta të  kombit tonë dhe të zgjedhin rrrugën të cilën ne duhet të ecim për realizimin e ëndrrës sonë shekullore pra bashkimin kombëtar. Për bashkimin kombëtar duhet t‘u flitet nxënësve që nga klasët e nalta të shkollës fillore, asaj të mesme, univerzitet e deri tek fshatari apo qytetari i thjeshtë. Duhet të flitet në Radio, Televizion, të shkruhet në shtypin tonë ditor, javor apo mujor. Akademikët, intelektualët duhet të organizojnë ; tubime të shpeshta me popullin, duke filluar nga  nxënësit e deri tek të moshuarit. T‘ua spjegojnë popullit të mirat dhe sukseset që na sjellë bashkimi kombëtarë kombit tonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx